Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Lajme :: Cfare solli takimi i Brukselit
Postuar nga: Albo

Lajme Te gjitha surprizat dhe te papriturat qe solli takimi i Brukselit midis parlamentareve europiane dhe grupimeve politike shqiptare

"Shqipėria larg marrėveshjes sė asociimit"

Disa eurodeputetė u shprehėn tė zhgėnjyer nga takimi

Nė Bruksel ka pėrfunduar takimi i politikanėve shqiptarė dhe eurodeputetėt e komisionit tė politikės sė jashtme tė Parlamentit Europian, ku u diskutua pėr gjendjen politike nė Shqipėri.

Gjatė takimit u rekomanduan rrugėzgjidhje pėr kapėrcimin e problemeve dhe pėrmbushjen e kushteve pėr fillimin e negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian.

Politikanėt shqiptarė tė pranishėm nė takim e vlerėsuan atė si shumė tė rėndėsishėm.

Ndėrkohė, disa eurodeputetė, anėtarė tė komisionit tė jashtėm, u shprehėn tė zhgėnjyer me rezultatet e tij dhe komentuan se politikanėt shqiptarė duhet tė ndryshojnė mėnyrėn e mendimit dhe tė sjelljes politike dhe tė angazhohen pėr, siē thanė, politika konsensuale.

Raportuesja pėr negociatat e BE-sė lidhur me procesin e asociimit dhe stabilizmit me Shqipėrinė, Doris Pak i tha BBC-sė se gjatė takimit u bė e qartė se Shqipėria ėshtė larg arritjes sė marrėveshjes me Bashkimin Europian.

E pyetur nga BBC se ēfarė u diskutua nė takim, Doris Pak tha:

"Ata (pala shqiptare) nuk janė tė gatshėm tė thonė le tė fillojmė negociatat"

"Shumė prej tyre na thanė gjėrat e njėjta qė na kanė thėnė mė parė. Por megjithatė kam pėrshtypjen se ky takim do t'ua hap sytė disave prej tyre.

Nuk jam vetėm unė e zhgėnjyer me sjelljen, por edhe shumė kolegė tė mij edhe ndajnė tė njejtin mendim. Ata nuk janė tė gatshėm qė tė thonė le tė fillojmė negociatat", tha ndėr tė tjera zonja Pak.

Mė tej ajo shtoi: "Nė takim u tha se opozita do tė kthehet nė parlament. Gjithashtu dėgjuam diēka edhe nga socialisti i cili ishte i prannishėm pėr njė kohė se mund tė arrihet konsensusi".

Lidhur me largimin e zotit Nano nga takimi zonja Pak tha: "Zoti Nano nuk ishte mė i pranishėm dhe nuk i di arsyet se pse ai u largua mė herėt. Nėse ai mendon se nuk ėshtė e rėndėsishme qė tė bisedojė me ne, atėhere ky ėshtė gjykimi i tij. Por mund tė them se nuk do tė na ndihmojė shumė nėqoftėse ai vazhdon tė mos jetė konstruktiv. Dhe shpresoj qė sė paku qeveria do tė jetė mė e qėndrueshme, sepse me njė qeveri dhe me njė parlament jo stabėl atėhere mund tė harrosh tė gjitha" tha pėr BBC-nė raportuesja pėr negociatat mes BE-sė dhe Shqipėrisė, Doris Pak.

Kryetari i socialistėve, Fatos Nano, tha se Shqipėria ndan tė njėjtat kocepte demokratike me Europėn dhe eurodeputetėt nuk duhet tė flasin nga pozita superioriteti.

Kryetari i partisė demokratike, Sali Berisha, tha pas takimit se nė pėrputhje me rekomandimet e dhėna nė takim, partia e tij do tė kthehet nė parlament dhe do tė pėrmbushė detyrimet e pėrcaktuara nė rekomandimet e eurodeputetėve.

Mė herėt, nė orėt e para tė mėngjesit, u njoftua pėr njė incident i rėndė ku persona tashmė tė identifikuar sulmuan fizikisht njė grup politikanėsh shqiptarė, dhe lėnduan ministrin shqiptar tė Integrimit Europian, Paskal Milo.


Nano: Ne ndajmė tė njėjtat koncepte me Europėn

Pas takimit tė politikanėve shqiptarė dhe eurodeputetėve tė komisionit tė jashtėm tė Parlamentit Europian nė Bruksel, disa eurodeputetė, anėtarė tė komisionit tė jashtėm, u shprehėn tė zhgėnjyer me rezultatet e tij dhe komentuan se politikanėt shqiptarė duhet tė ndryshojnė mėnyrėn e mendimit dhe tė sjelljes politike dhe tė angazhohen pėr, siē thanė, politika konsensuale.

Raportuesja pėr negociatat e BE-sė lidhur me procesin e asociimit dhe stabilizmit me Shqipėrinė, Doris Pak i tha BBC-sė se gjatė takimit u bė e qartė se Shqipėria ėshtė larg arritjes sė marrėveshjes me Bashkimin Europian.

BBC intervistoi kryetarin e partisė socialiste nė Shqipėri, Fatos Nano.

BBC: Zoti Nano, shumė eurodeputetė ngritėn problemin e ndryshimit tė mėnyrės sė mendimit, tė mentalitetit, tė sjelljes politike nga ju dhe kolegėt tuaj. Kanė patur tė drejtė?


Fatos Nano thotė se eurodeputetėt nuk duhet tė flasin nga pozita superiore
Zoti Nano: Unė besoj se ata kanė mė shumė pėrvojė dhe, megjithatė, nuk do tė ishte e arsyeshme qė tė fliste cilido nga pėrfaqėsuesit e parlamentit europian ex katedra, apo nga pozita superiore.

Ne ndajmė tė njėjtat koncepte demokratike, ne kryejmė mirė detyrat lokale si dhe rajonale nė luftė kundėr tė njėtave probleme dhe fenomene negative qė kėrcėnojnė realitetin e sotėm evropian dhe global, siē ėshtė lufta kundėr trafiqeve, krimit tė organizuar dhe Shqipėria vazhdon tė mbetet njė vend tranzit i parė nė mėnyrė tė favorėshme nga trafikantė qė nisen dhe nga vende tė Evropės qė kėrkojnė fitimin e paligjshėm dhe pasurim tė shpejtė.

Nga pėrvoja evropiane ajo qė mbetet nė Evropėn moderne pas konflikteve shumė mė tė gjata se sa ato ballkanike, ėshtė pikėrisht ky mesazh qė duhet tė institucionalizojmė filozofinė e ballafaqimit dhe jo tė luftės, filozofinė e zgjidhjeve qė i bėjnė tė gjithė tė pėrfitojnė dhe jo filozofinė e likuidimit tė kundėrshtarit qoftė dhe nė kushte demokratike.

BBC: Zoti Nano tė kthehemi tek ēėshtja e presidentit e cila ngrit aty. Duket se nuk ka konsensus pėr fjalėn konsensus nė Shqipėri, sidomos pėr ēėshtjen e presidentit.

Zoti Nano: Nė kushtetutėn demokratike tė republikės parlamentare tė Shqipėrisė pėrcaktohet se pėr zgjedhjen e presidentit duhet tė votojnė tre tė pestat e deputetėve. Dhe ky ėshtė njė konsensus mjaft i gjėrė.

Nėse, siē thashė, nė takimin e sotėm do tė kėrkonim konsensus me kritere jo politike, me kritere qė nuk pėrputhen me autoritetin moral dhe institucional tė kryetarit tė shtetit, me kritere tė tregėtisė politike tė ditės, tė ndryshme nga rregullat standarte me tė cilat zgjidhen probleme tė tilla tė rėndėsishme edhe nė vende mė tė pėrparuara se Shqipėria, kam frikė se do tė shkatėrronim ēdo konsensus tė mundėshėm, sepse do tė humbnim konsensusin e maxhorancave qė zgjidhen dhe qė ushtrojnė pushtetin.

Kriteret pėr tė vlerėsuar cilėndo maxhorancė, cilindo pėrfaqėsues apo titullar institucionesh demokratike, nė ushtrimin e detyrės, janė tė njėjta nė tė gjitha vendet dhe nuk besoj se mund tė shpiken pėr Shqipėrinė.

BBC: Zoti Nano u fol shumė se nė takimin e Brukselit ju do tė takoheshit me Berishėn do t'i jepnit dorėn. Keni ndėrmėnd ta bėni gjatė ditės?

Zoti Nano: Kam thėnė nė mėnyrė tė pėrsėritur qė nuk mungon njė gjest formal pėrshėndetje. Dhe fjala ėshtė pėr pėrgjigje serioze dhe angazhime serioze tė tė dy palėve pėr njė bashkėpunim politik dhe institucional tė programuar nė dobi tė progresit evropian tė Shqipėrisė.

Mė vjen shumė keq, jam shumė i pezmatuar sot tė them qė aq mė pak sot mund tė shtrėngohen duart midis liderit tė maxhorancės dhe liderit tė opozitės, pas atij incidenti barbar qė ndodhi nė orėt e para tė mėngjezit nga tė arratisur shqiptarė qė nuk e di nė ē'mėnyrė lėvizin lirisht nė mbretėrinė belge si vend evropian, tė cilėt agresuan me dhunė fizike primitive njė numėr deputetėsh, Ministrin e Integrimit Evropian, Paskal Milo, qė ėshtė dhe njė intelektual i shquar, njė numėr njerėzish mjaft paqėsor qė janė drejtuesit e sallave kryesore tė kuvendit dhe Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt sot janė me trauma tė rėnda. Kėta njerėz me nė krye Sali Lushėn, i njeh mbarė opinioni publik nė Shqipėri qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Partisė Demokratike dhe liderit tė saj.

BBC: Zoti Berisha e dėnoi incidentin sot.

Zoti Nano: Zoti Berisha ka dėnuar formalisht gjithēka qė ka ndodhur gjatė regjimit tė tij ose rreth e rrotull tij. Unė besoj se pėrpara akteve tė tilla barbare nuk mjaftojnė dėnimet. Dhe do tė dėshiroja qė dhe zoti Berisha ta merrte si njė stimul pėr tu shkėputur pėr fundimisht nga primitivizmi i barbarėve qė e pengojnė Shqipėrinė tė hyjė nė Evropė.


Berisha: Sė shpejti nė parlament

Nė Bruksel ka pėrfunduar takimi i politikanėve shqiptarė dhe eurodeputetėve tė komisionit tė politikės sė jashtme tė Parlamentit Europian.
Berisha thotė se demokratėt do tė futen nė parlament


Gjatė takimit u diskutua pėr gjendjen politike nė Shqipėri si dhe u rekomanduan rrugėzgjidhje pėr kapėrcimin e problemeve dhe pėrmbushjen e kushteve pėr fillimin e negociatave pėr marrėveshjen e stabilizim asociimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian.

Disa eurodeputetė, anėtarė tė komisionit tė jashtėm, u shprehėn tė zhgėnjyer me rezultatet e tij dhe komentuan se politikanėt shqiptarė duhet tė ndryshojnė mėnyrėn e mendimit dhe tė sjelljes politike dhe tė angazhohen pėr, siē thanė, politika konsensuale.


BBC bisedoi me udhėheqėsin e opozitės, Sali Berisha, i cili fillimisht i pėrgjigjet pyetjes se si e vlerėson ai takimin?

Zoti Berisha : Unė mendoj se ky ishte njė rast i njė rėndėsie shumė tė madhe pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt, nė tė cilėn u dėshmua edhe njė herė interesi i madh pėr Shqipėrinė dhe shqetėsimi i madh pėr krizėn qė ka pėrfshirė Shqipėrinė.

Siē e konstatuat, mund tė them se ne ishim nė valė tė plotė me marrėveshjen e paraqitur nga komisioni i politikės sė jashtme tė Parlamentit Europian dhe do t'i qėndrojmė plotėsisht kėsaj marrėveshje.

Kėrkesa doli shumė e qartė, se maxhoranca ekzistuese nuk ėshtė njė maxhorancė reale dhe se kėrkesa pėr njė president konsensual ėshtė njė kėrkesė jetike pėr tė pasur njė president legjitim. Ne jemi plotėsisht dakort pėr kėtė konsensus sikundėr kemi ofruar konsensusin tonė pėr tė luftuar korrupsionin, pėr tė luftuar trafiqet, pėr tė zgjidhur proceset mė madhore tė krizės nė Shqipėri. Kjo natyrisht varet dhe nga pala tjetėr sepse dihet qė ekziston njė luftė brėnda kėsaj partie, e cila praktikisht ka paralizuar nė tėrėsi institucionet.

BBC: Zoti Berisha sa optimist jeni ju pas takimit tė Brukselit se diēka do tė ndryshojė nė Shqipėri?

Zoti Berisha: Se sa optimist jam unė mund tė pėrgjigjem nė kėtė mėnyrė. Do tė bėjmė ēka na pėrket dhe ēdo gjė qė diēka tė ndryshojė nė Shqipėri, dhe qė Shqipėria tė ecė nė rrugėn qė i pėrket. Natyrisht jo ēdo gjė varet nga ne.

BBC: Ēfarė jeni nė gjėndje tė bėni si detyrė tė parė pas kthimit nė Tiranė?

Zoti Berisha: Detyra e parė ėshtė: ne do tė kthehemi nė parlament shumė shpejt, si pjesė e kėsaj marrveshje e cila propozohet kėtu, dhe do tė pėrmbushim detyrimet tona pėr tė gjitha aspektet e ngritura pėr zgjedhjet, pėr tė ardhmen e zgjedhjeve e tė gjitha kėto.

BBC: Zoti Berisha, u fol shumė se nė Bruksel ju do tė takoheshit me zotin Nano, gjė qė nuk po ndodh. Si mendoni, pėrse nuk ėshtė realizuar kjo?

Zoti Berisha: Nuk ka pasur asnjė takim tė fiksuar, ē'ėshtė e vėrteta. Kėto mund t'i ketė qarkulluar shtypi. Por ne kishim fiksuar takim kėtu nė komision. Pėr mua nuk pėrbėnte asnjė problem takimi me zotin Nano dhe me tė gjithė ata tė delegacionit.

BBC: Ishte e dukshme qė zoti Nano nuk dėshironte t'ju takonte, por po aq e dukshme ishte edhe mos dėshira juaj pėr ta takuar, pėrse?

Zoti Nano: Nuk besoj se ėshtė tamam kėshtu. Ėshtė e vėrtetė qė kėtu u ēfaqėn divergjenca tė qėnėsishme lidhur me ēėshtjen e presidentit dhe, siē e vutė re, disa parlamentarė janė theksuar nė kėtė. Pra, ishte njė problem i zotit Nano me euro parlamentarė dhe jo me mua. Unė kėtė ēėshtje ja kam ngritur atij edhe nė Shqipėri dhe kam kėrkuar qė ai tė jetė i arsyeshėm tė pranojė qė tė zgjedhė njė president konsensual.

BBC: Zoti Berisha, sė fundi, lidhur me incidentin qė ka ndodhur mbrėmė, ju e denoncuat atė.

Zoti Berisha: Siē e konstatuat, e denoncova dhe e dėnova me ashpėrsinė mė tė madhe.

BBC: Megjithatė, zoti Nano nuk ishte i kėnaqur vetėm me denoncimin qė i bėtė ju.

Zoti Berisha: Zoti Nano mund tė ketė kėnaqėsira dhe pakėnaqėsira nga mė tė ndryshmet. Unė denoncoj aktin pastaj humorin dhe emocionet e zotit Nano janė diēka tjetėr.

BBC: Sa larg ėshtė Shqipėria nga marrėveshja e negocimit pas Brukselit?

Zoti Berisha: Unė mendoj se sot Shqipėria ishte shumė afėr dhe mendoj se po mbahet pėrsėri peng nga ata tė cilėt nuk po shprehen qartė pėr rekomandimet e kėtij tempulli.



Milo thotė se sulmi kishte 'prapavijė politike'

Ministri shqiptar i integrimit, Paskal Milo, dėnoi sulmin 'me prapavijė politike' kundėr tij nga njė grup personash me origjinė shqiptare nė hollin e hotelit ku po qėndronte delegacioni shqiptar, qė ndodhet nė Bruksel pėr njė takim me eurodeputetė.

"Sulmi ishte njė incident banal, produkt i zakonshėm i mjedisit tė ndyrė politik shqiptar, qė pėrdorin skuadronet fashiste tė prapavijės politike pėr tė goditur kundėrshtarėt ose pėr t'u hakmarrė nuk e di se pėr ēfarė," tha zoti Milo.

Sulmi ėshtė dėnuar nga udhėheqėsi i Partisė Demokratike (PD) tė opozitės, Sali Berisha, qė mori pjesė nė takim e Brukselit.

Zoti Berisha e quajti atė "sulm kriminal" dhe i bėri thirrje organeve tė drejtėsisė tė kapin e ndėshkojnė fajtorėt.

Sulmin ndaj zyrtarėve shqiptarė e dėnoi edhe kryetari i Parisė Socialiste, Fatos Nano, i cili i bėri thirrje zotit Berisha tė distancohej nga incidente tė tilla.

Zoti Milo tha se grupi prej shtatė-tetė vetėsh qė i sulmoi nė hollin e hotelit "kryesohej nga Sali Lushaj dhe Pėrmarim Laēi, njerėz qė janė nė ndjekje penale nė Shqipėri dhe qė janė larguar nga Shqipėria".

"Ishte njė veprim i paramenduar se kėta njerėz kishin orė qė prisnin nė kafenenė e restorantit," tha ai.

"Do tė dėshiroja qė zoti Berisha tė distancohet nga kėta njerėz, tė cilėt kanė qenė bodigardėt e vet dhe tė shpresoj se ai do tė distancohet nga tė gjithė enturazhet kriminale pėr tė dhėnė mė shumė mesazhe bashkėpunimi," tha zoti Milo.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.