Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje here duke marre nje vendim, duhen mbyllur veshet ndaj argumenteve te kunderta me te mira. Kjo tregon nje karakter te forte. Me raste, pra, duhet mashtruar vullneti deri ne budallallek.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Rezultati i zgjedhjeve lokale ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Politike Votimet ne Shqiperi kane perfunduar por rezultatet zyrtare ende nuk jane publikuar. Lajmet qe dy partite kryesore japin jane kontradiktore te njera-tjetres dhe KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet e veta. Me poshte po postojme disa artituj te publikuar ne te perditshmet shqiptare sot, dita pas zgjedhjeve.

Stafi i Albasoul

KQZ: Pjesmarrja ne zgjedhje, 52% e votuesve

TIRANE (13 Tetor) - Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, Erton Sinani, bėri tė ditur nė kėto momente disa rezultate pėr pėrqindjen e votuesve nė zona tė ndryshme tė vendit. Ai tha se, nė Burrel kanė votuar 46.9 pėrqind e votuesve, nė Bulqizė kanė votuar 56.99 pėrqind, nė Berat 42 pėrqind, nė Durrės 33 pėrqind, nė Elbasan 35 pėrqind, nė Ersek 59.99 pėrqind nė Fier kanė votuar 50 pėrqind, nė Fushė-Arrėz 50.99 pėrqind, nė Fushė-Krujė kane fituar 51 pėrqind, nė Gjirokastėr 40 pėrqind, nė Gramsh 47.33 pėrqind, nė Himarė, 30 pėrqind, bashkia Kamės 35 pėrqind, nė kavajė 32 pėrqind, nė Kolonjė 59 pėrqind, nė Koplik 57 pėrqind, nė Korēė 30 pėrqind, nė Kruhjė 55 pėrqind, nė Kuēovė 35 pėrqind, Gjithashtu, nė Pogradec kanė votuar 40 pėrqind, nė Pukė 70 pėrqind, nė Rrėshen 48 pėrqind pėrqind, nė Rrogozhinė, 42 pėrqind, nė Rubik 43 pėrqind, nė Sarandė, 32.83 pėrqind, nė Shėngjin 45 pėrqind, nė Shijak 45 pėrqind, nė Shkodėr 27 pėrqind, nė bashkinė Sukth 38 pėrqind, nė Tepelenė, 50 pėrqind. Po ashtu, z.Sinani theksoi edhe shifrat e pjesėmarrjes zgjedhore nė Tiranė, duke nėnvizuar se nė minibashkinė nr.1 kanė votuar 45 pėrqind e zgjedhėsve, nė njėsinė nr.2 kanė votuar 47 pėrqind, nė njėsinė nr.3 kanė votuar 36 pėrqind, nė njėsinė nr 4, kanė bvotuar 40 pėrqind, nė njėsinė nr.5 kanė votuar 40 pėrqind, nė njėsinė nr.6 30 pėrqind, nė njėsinė nr.7 kanė votuar 33 pėrqind, nė njėsinė nr.8 kanė votuar 46 pėrqind, nė njėsinė nr.9 kanė votuar 40 pėrqind, nė njėsinė nr.10 kanė votuar 40 pėrqind dhe nė njėsinė 11 kanė votuar 41 pėrqind e zgjedhėsve. dxh/dxh (BalkanWeb)


PD FITON NE BASTIONET SOCIALISTE

Anila Rama

Opozita sfidoi mazhorancen socialiste ne bastionet e saj. Ashtu sic pritej, zgjedhjet vendore qe u zhvilluan dje ne ne te gjithe vendin, shenuan surpriza me rezultatte ne mjaft njesi zgjedhore. Harta e mbeshtetjes se forcave kryesore politike, ndyshoi dukshem, ku Partia Socialiste duket se ka humbur ndjeshem ne disa nga zonat qe e kane mbeshtetur ne te gjitha proceset zgjedhore te zhvilluara me pare. Ndeshkimin me ane te votes per PS-ne e ka dhene dje nje pjese e zonave ne jug te vendit qe njiheshin pergjithesiht si te majta. Nga rezultatet paraprake te shpallura zyrtarisht nga selia e Partise Demokratike, bie ne sy humbja e socialisteve ne bashkite e Korces, Sarandes, Elbasan, Lushnjes, te cilat hyjne ne bashkite e kategorise se pare. Nderkohe qe edhe ne Delvine, Kelcyre, Rreshen e Divjake, apo edhe ne ndonje bashki tjeter jo kryesore, ku historikisht PS-ja kishte fituar, socialistet kane humbur perballe kandidateve te PD-se. Me sa duket qytetet e siperpermendura, jane lodhur duke votuar gjithmone per te njejtet persona qe ndoshta nuk u sollen asgje ne keto vite, dke e hedhur voten kete radhe per te alternativen e djathte. Opozita deri vone pas mesnates pretendonte fitoren edhe ne Bashkine e Gjirokastres, gje qe e ka deklaruar edhe kampi kundershtar i socialisteve. Nderkaq ne zonen e shumeperfolur te Himares rezultoi i sukseshem koalicioni i PD-se me partine perfaqesuese te minoritetetit grek. Kandidati i perbashket Vasil Bollano, ka fituar shumicen, fakt qe u konfirmua, si nga kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule ashtu edhe nga nenkryetari i PD-se Bamir Topi. Socialistet jane ndeshkuar edhe ne Polican, ku kandidati i PBDNJ-se, i mbeshtetur nga PD-ja jo zyrtarisht, ka fituar shumicen derrmuese. Kreu i PBDNJ-se konfirmoi se kishte fituar edhe ne Bashkine e Selenices. Por surprize ishte Komuna e Ulzes ne veri te vendit qe ka mbeshtetur kandidatin e PBDNJ-se, duke rrezuar te dy kandidatet e PS-se dhe te PD-se. Nderkaq ne veri te vendit pergjithesisht PD-ja ka ruajtur bastionet e saj, duke fituar Bashkine e Shkodres, Tropojes, Kukesit, Lacit. PD ka deklaruar fitoren edhe ne Bashkine e Peshkopise. Gjithesesi rezultatet e shpallura mbreme vone dhe sot ne oret e para te pas mesantes, pritet qe te marrin konfirmime zyrtare sot, kur gjithcka do te jete me e qarte pasi gjithcka do te jete perfunduar.

Kryeartikulli i gazetes Koha Jone


PD fiton 25 bashki. Revansh socialistėve nė Korēė,
Elbasan, Sarandė, Delvinė, Lushnjė, Divjakė etj.



PS tkurret, rritet PD

Edi Rama triumfon nė Tiranė, Berisha nuk firmos pocesverbalet

Nevila Pėrndoj

TIRANE - Votimi i djeshėm i zgjedhjeve lokale ka shėnuar fitoren e parė tė opozitės nė disa qytete bastione tė Partisė Socialiste. Sipas rezultateve paraprake qė pėrcolli dje nėnkryetari i PD, Bamir Topi, rezulton se Partia Demokratike ka fituar bashkitė Rrėshen, Mamurras, Lushnjė, Korēė, Librazhd, Elbasan, Delvinė dhe Sarandė, qytete kėto qė pėrgjatė tre viteve janė qeverisur nga Partia Socialiste. ”Partia Demokratike ka arritur qė nė kėto zgjedhje tė zhvleftėsojė pėrfundimisht mandatet elektorale politike nga Tropoja nė Sarandė tė atyre qė i kishte tė bazuara nė pseudomazhorancė. Pra, efekti i zgjedhjeve ėshtė groposja e “mazhorancės sė Dushkut”. Sė dyti, rritja proporcionale e PD nė zonat e Jugut luhahet nga 8 deri nė 15%. Kjo ėshtė njė nga rritjet me spektakolare e kėsaj partie. Sė treti, rezultatet e njoftuara pėr Durrėsin janė absolutisht votat qė pėrfaqėsuesi i “Klanit tė Zemunit”, janė dy herė mė pak se qytetarėt e pėrjashtuar nė ēdo qendėr votimi, ndėrsa Edvini ėshtė terėsisht i pashpresė nė Bashkinė e Tiranės. “Pra, fitoi shoqėria shqiptare”, tha sot nė orėt e para tė mėngjesit. Me votimin e djeshėm, lideri i opozitės Berisha paralajmėroi edhe mundėsinė e zgjedhjeve tė parakohshme. Ndėrsa vlerėsoi votimin nė shkallė kombėtare duke e cilėsuar PD si partia e parė politike nė vend, Berisha paralajmėroi se nuk do tė njohė zgjedhjet nė Bashkinė e Tiranės dhe Durrėsit. “Nuk mund tė pranojnė dhunimin e votės dhe Kushtetutės”, ėshtė shprehur ai mbrėmė. Ne jemi tė gjendje qė t’i faktojmė ēdo qytetari shqiptar se Avokati ka fituar kėto zgjedhje. Nėse para tre vjetėsh ne flisinim pėr lista, tani flasim pėr persona. Ne kemi regjistruar gjithė qytetarėt qė u paraqitėn pėr tė votuar dhe nuk votuan dot sepse banda e Padrinos i pėrjashtoi. Edvini ėshtė i pashpresė sepse forca e parė politike e vendit nuk do tė mund tė pranojė dhunimet e Kushtetutes masive siē u bėnė”, tha Berisha. Ndryshe nga tre vite mė parė, kryetari i demokratėve edhe gjatė mbrėmjes sė djeshme ėshtė shprehur se opozita ka fituar nė shkallė kombėtare. “Ata votuan pėr vlerat e tyre, ata votuan pėr imazhin e tyre votuan pėr tė ardhmen e tyre nė Europė. Unė kam kėnaqėsi tė deklaroj votėn e sotme si njė ngjarje historike me tė cilėn u vendos shkėputja nga regjimi i mafies nga regjimi i krimit tė organizuar nga regjimi mė i korruptuar nė Europė. Mund t’ju konfirmoj juve se Elbasani ėshtė nė prag tė njė fitore tė shkėlqyer dhe po kėshtu Korēa”, tha Berisha. Lideri i opozitės theksoi se fitorja e opozitės ėshtė shtrirė nga Tropoja nė Sarandė. “Fitorja jonė shtrohet nga Tropoja nė Sarandė. Bashkia e Durrėsit ėshtė e para nė njė vėzhgim total sepse klani i Zemunit ka thyer tė gjithė rregullat dhe pėr kėtė ai do tė marrė ndėshkimin qė meriton. Unė po flas pėr Shqipėrinė e padominuar nga klani i Zemunit. Ne jemi shumė krenar”, tha Berisha nė orėn 22.00 tė mbrėmjes. Ndėrsa nėnkryetari i PD, Bamir Topi, ka paraqitur mbrėmė orė pas ore rezultatet paraprake duke deklaruar se PD ka fituar nė 25 bashki tė vendit.


PD deklaroi fitoren nė bashkitė

1.Korēė
2.Elbasan
3.Librazhd
4. Rreshen
5.Tepelenė
6.Tropojė
7.Shkodėr
8.Sarandė
9.Bilisht
10.Klos
11.Lezhė
12.Has
13.Delvinė
14.Kėlcyra
15.Ksamil
16.Leskovik
17.Kavajė
18.Mamurras
19.Milot
20.Laē
21.Divjakė
22.Vorė
23.Vau i Dejės
24.Burrel
25.Fushė-Krujė

Kryeartikulli i gazetes Shekulli




Zgjedhjet lokale 2003

Ato qė qytetarėt pėrballeshin brenda qendrės sė votimit, kishin mė shumė doza parregullsishė. Nėse bėhej njė renditje, ajo e mosgjetjes sė emrit nė lista, ishte e para. Nuk dihej pėrse ndodhte kjo, por se dikush shpjegoi se edhe vetė qytetarėt kanė fajin se ata duhej tė ishin interesuar


Shtatė hallet e votuesve

Nga mungesa e emrave, te mbushja plot e kutisė

k.s

Tiranė

Me njė stilolaps BIC dhe njė letėr-format me kuadrate nė dorė, njė vajzė 16-vjeēare gjendej shumė e gatshme, dje, nė qendrėn e votimit nė Unazėn e Re, pėr tė marrė nė pyetje tė gjithė ata qė dilnin prej andej.

Me quizin rrufe “Pėr kė kandidat votove?”, “Kujt partie ia dhe votėn?”, adoleshentes nuk i bėnte syri tėrr edhe nėse dikush i bėnte vėrejtje. Por, skenės me personazhin qė vetė, kurrė nuk mund tė hidhte votėn, pasi nuk ishte nė moshė, u ndalua prej dikujt qė ia ktheu se nuk ishte i detyruar tė tregonte sekretin e votės. Pėr mė tepėr, ai i kujtoi vogėlushes se atė, edhe ligji nuk e zinte, dhe kjo, ishte goxha mosbesuese pėr t“iu pėrgjigjur. Por, ky ishte njė nga problemet e vockėla tė vėrejtura dje gjatė votimit pėr zgjedhjet lokale. Ato qė qytetarėt pėrballeshin brenda qendrės sė votimit, kishin mė shumė doza parregullsishė. Nėse bėhej njė renditje, ajo e mosgjetjes sė emrit nė lista, ishte e para. Shumė persona janė habitur qė, pasi i kanė rilexuar listat e afishuar nė xhamat e qendrave tė votimit, tė mos figuronin. Nuk dihej pėrse ndodhte kjo, por se dikush shpjegoi se edhe vetė qytetarėt kanė fajin se ata duhej tė ishin interesuar. Kėsaj i shtohet edhe fakti qė Gjykata, dje ishte pushim, pasi, sipas rregullit tė ri, tė gjithė kontestimet duhej tė ishin bėrė deri nė datėn 10 tetor. Ndėrsa parregullsia mė e re nė historinė e votimeve ishte ajo e ndarjes sė familjes nė qendra tė ndryshme votimi. Shumėkush dje, ka qenė dėshmitar i skenave tė tilla kur, fjala vjen, burri duhet tė votonte nė njė qendėr votimi dhe gruaja, nė njė tjetėr. Pati edhe raste kur fėmijėt nuk kanė votuar as nė qendrėn ku votoi babai e as nė qendrėn ku votonte mamaja, duke i dhėnė ngjyrime humori kėtij procesi. Nėse kėrkoj shpjegime pėr kėtė skandal, ndonjė babaxhan tė sqaronte se e kishin fajin ata tė KQZ-sė dhe se ca vajza atje nė kompjutera, nuk dihej mirė se ēfarė kishin bėrė. Kushedi, tha njė tjetėr, ku e kanė patur mendjen. Doza e humorit u rrit, jo pak, nė mesditė kur dy kutitė e xhamta ishin mbushur dėng me votat-letra dhe erdhi njė moment qė duhej vėnė nė punė ndonjė gisht apo shkop, pėr tė ngjeshur. Vetėm kėshtu mund tė krijohej ndonjė xhep ku mund tė futej vota. Njė rast ky i vėrejtur pėr herė tė parė e qė dikush ia vinte fajin letrės sė madhe tė votimit dhe njė tjetėr, KQZ-sė qė nuk kishte marrė masa pėr tė dyfishuar numrin e tyre. Kėtė herė nė listėn e parregullsive shėnohet edhe pamundėsia e tė sėmurėve pėr tė votuar. Sipas tė dhėnave, nėpėr spitale askush nuk ka mundur tė hedhė votėn.


Problemet e hasura pėr votuesit

Shumė persona nuk e kanė gjetur emrin e tyre nė listat e votimit. Kjo ka sjellė qė numėr i konsiderueshėm, tė mos votojnė.
Ka patur shumė raste qė brenda njė familjeje, njė ose disa anėtarė duhej tė votonin nė njė qendėr votimi dhe pjesa tjetėr, nė njė qendėr tjetėr.
Nė mesditė shumė kuti votimi janė mbushur plot dhe njė pjesė e votuesve, nuk kanė patur mundėsi tė hedhin votėn nė kuti.
Anėtarėt e komisionit nuk kanė lejuar tė votojnė ata votues, qė kanė paraqitur si dokument identifikimi, kartat e votuesit. Kjo ka sjellė qė shumė persona tė mos votojnė.
Nė qendrat e votimit janė shfaqur disa tė rinj qė, sipas tyre, bėnin sondazhe pėr fituesit. Pyetja e tyre se pėr kė kishin votuar, ka irrituar shumė votues. Pėr mė tepėr, mes kėtij grupi kishte edhe tė rinj, qė nuk ishin mė shumė se 16 vjeē.
Njė numėr i konsiderueshėm personash tė paregjistruar, qė kanė dashur tė fitojnė kėtė tė drejtė nėpėrmjet Gjykatės, janė refuzuar prej kėtij institucioni. Nė njė njoftim, Gjykata e Tiranės sqaron se afati i tė gjitha ankesave ka qenė data 10 tetor dhe dje kjo gjykatė e ka patur pushim.
Nė tė gjithė spitalet e Tiranės dhe tė rretheve, nuk kanė votuar tė sėmurėt.

Gazeta Panorama





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.