Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kanun me baben nuk ka.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Gjuha :: Shkolle fillore nė gjuhėn Shqipe nė Bronks
Postuar nga: Skampa

Gjuha Shoqata GJENERATA E RE SHQIPTARE Pėrhap arsimin shqip nė Nju Jork.



BRONKS, Nju Jork. Qė prej disa javėsh ne mjediset e Federatės Pan-Shqiptare VATRA nė Nju Jork, njė grup tė rinjsh shqiptaro-amerikanė kane filluar tė japin mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt shqiptarė tė moshave tė vogla. Tė rinj shqiptarė qė japin mėsim janė djem e vajza nga Shqipėria e Kosova, studentė tė Universiteteve me tė njohur tė Metropolit tė Nju Jorkut siē janė, Universiteti Rutgers, ai i Nju Jorkut, Shkolla e Larte Parsons, Kolegji Xhon Lei dhe ai i Baruēit.

Kėta tė rinj janė gjithashtu themeluesit e njė shoqate tė quajtur Gjenerata e Re Shqiptare, e cila mbledh nė gjirin e saj mė sė shumti universitarė shqiptarė pa dallim moshe, me banim nė ShBA-tė dhe vende tė tjera Perėndimore. Qė nga emri i shoqatės kuptohet se ata janė tė rinj tė cilėt duan qė tė pėrtėrijnė traditėn e mrekullueshme tė shoqatave patriotike shqiptare nė mėrgim e veēanėrisht tė atyre siē janė VATRA, Liga Qyetetare Shqiptare-Amerikane, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, Shoqata 'Motrat Qiriazi' etj. Pėr kėtė arsye ata kane zgjedhur qė ti japin mėsimet e gjuhės shqipe nė mjediset e Vatrės. Pėr kėtė ata i janė mirėnjohės mė sė pari Kryetarit tė Federatės Pan-Shqiptare VATRA, z. Agim Karagjozi.

Ishin pikėrisht veprat e mrekullueshme nė dobi tė ēėshtjes kombėtare - shqiptare qė bėnė qė kėta tė rinj tė zgjidhnin VATRĖN, si vendin ku filizat e njomė, fėmijėt e shqiptarėve tė Nju Jorkut tė mėsonin gjuhėn e tyre amtare dhe jo vetėm atė por edhe traditėn e mrekullueshme tė shqiptarėve tė Amerikės, tė cilėt nė ēastet mė tė vėshtira qė kaloi vendi ynė, i'a zbardhėn faqen atij. Qėllimi ka qenė qė tė mėsojnė nga pėrvoja e mrekullueshme e kollosėve tė kulturės tonė kombėtare, Fan Nolit e Faik Konicės si dhe korifejve tė tjerė pasardhės.

Ideja pėr njė shkollė tė tillė lindi nga nevoja qė breznitė shqiptare tė Amerikės tė vijojnė tė ruajnė lidhjet shpirtėrore me atdheun e tyre. Njė ndėr veprimtaritė mė me efekt nė kėtė drejtim ishte mėsimi i gjuhės shqipe. Tė rinjtė shqiptarė, studentė, e kuptojnė fare mirė se edhe pse janė me trup larg vendlindjes sė tyre apo vendlindjes sė prindėrve tė tyre, detyrimet pėr atdheun nuk sosen kurrė. Prandaj edhe iu dhanė me mish e me shpirt kėsaj detyre qė i vunė vetes.

Mė sė pari ata porositėn dhe blenė Abetaret e Gjuhės Shqipe nga Shqipėria. Pastaj i njoftuan bashkėatdhetarėtt se do tė organizonin orė mėsimi tė lira dhe pa asnjė shpėrblim pėr fėmijėt e shqiptarėve. Po kėshtu blenė mjetet mėsimore qė i duhen njė klase tė tillė. Shumė shpejt fėmijėt filluan tė vijnė dhe procesi i ardhjes sė fėmijėve sa vjen e shtohet. Numri i tyre ende ėshtė i vogėl, por duket se ai do tė rritet hap pas hapi.

Orėt e mėsimit mė fėmijėt e shqiptarėve nė Bronx janė vėrtetė shumė tė bukura. Ata interesohen pėr ēdo gjė qė lidhet me atdheun. Pėrveē orėve tė mėsimit tė gjuhės, "metodistėt" e Shoqatės 'Gjenerata e Re Shqiptare' i'u tregojnė fėmijėve pėr bukuritė e atdheut. Ata i'u tregojnė atyre legjenda e tregime tė bukura, tė cilat ata vetė i kanė mėsuar nė atdhe ose nė familjet e tyre. Ėshtė si njė lloj stafete qė gjeneratat e shqiptarėve tė Amerikės ia pasojnė njėri-tjetrit. Dikur, shqiptarėt e Amerikės, duke shfrytėzuar hapėsirėn demokratike amerikane, organizoheshin nė baza partish apo shoqatash, tė cilat qenė formuar nė atdhe. Mė vonė ata krijuan shoqatat e tyre dhe tani kjo vjen duke marė njė pamje ose dukuri tė re. Meqė atdheu nė tė dy anėt e kufirit ka nisur rrugėn e demokracisė, pluralizimit, dhe tregut tė lirė sipas modelit amerikan, atyre nuk i'u pelqen qė tė pėrzihen nė politikė. Pėr ta ėshtė me rėndėsi tė mbahen marrdhėnie sa mė tė forta me shtetin mė mik tė shqiptarėve, ShBA-nė, si dhe tė ruajnė traditėn e tyre nė vendin mė tė zhvilluar dhe demokratik tė botės ku jetojnė.

Njė ndėr synimet kryesore tė tyre ėshtė qė duke u pėrgatitur vetė, tė pėrgatisin edhe gjenerata tė tjera mė tė reja pėr tė qenė tė aftė qė t'i mbajnė tė gjalla dhe t'i shtyjnė pėrpara lidhjet e mrekullueshme, qė ekzistojnė midis popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Nė kėtė vėshtrim, ata duan qė tė rinjtė shqiptaro-amerikanė tė ēdo moshe tė jenė tė pėrgatitur pėr tė dhėnė pėrvojėn dhe kontributin e tyre nė trojet shqiptare dukė pėrcjellė dijenitė e marra nė Amerikė nėpėrmjet gjuhės sė bukur shqipe. Kėto dijeni mund tė jenė tė lidhura me biznesin, bankat, ushtrinė, arsimimin, kulturėn, shkencėn, teknologjinė etj. Kush mė mirė se ata do t'a bėntė njė gjė tė tillė. Mjafton qė tė kenė dėshirėn dhe pasionin pėr kėtė.

Shkolla "Dituria" nėse mund tė quhet kėshtu nuk ėshtė njė shkollė qė ėshtė organizuar, bazuar nė ndonjė lloj detyrimi. Madje nuk ka as provime pasi askush nuk vjen me detyrim. Megjithatė, femijėve iu krijohet njė atmosfere ku ata te kenaqen me njeri tjetrin, zhvillojnė lojra tė tilla ne gjuhėn shqipe qe i'u nxit atyre interesin pėr tė vijuar dhe mėsuar edhe mė shumė edhe mė me passion. Deri tani, ndonėse ėshtė nė hapat e para, ajo mund tė konsiderohet e suksesshme. Mėsimi jepet me radhė. Nė fillim Blerta Alikaj dhe Laureta Ismailaj iu krijojnė fėmijėve njė mjedis tejet tė kendshėm, gazmor dhe interesant. Ato zotėrojnė aftėsi tė veēanta komunikimi me fėmijėt. Pastaj ato ndėrrohen me Alma Uldedaj dhe Ketin Spahiun. Mė pas vjen Kreuza Leka dhe Erioni Berisha e kėshtu me radhė.

Fėmijėt, ketu duke i pėrmendur tė gjithė, Besar, Blerita, Blerind Mulliqi, Ingrid, Greta, Monika Mici, Daniel, Ronald Vuthaj, Ertiola, Frasher, Leart Ulaj e Xhulia Gjokaj tė shohin drejt e nė sy pėr tė pėrfituar sa mė shumė dije. Pėr ata qė nuk kanė lindur nė NYC ato qė tregojnė 'mėsuesit' e tyre shkrihen me kujtimet qė kanė sjellė nga atdheu. Pėr tė tjerė tė cilėt kanė lindur nė NYC, tregimet e tyre pėr historinė, gjeografinė, jetėn, kulturėn shqiptare pėrzihen me imazhet e tyre tė thithura gjatė vizitave tė tyre nė atdhe ose me tregimet e pėrmallshme e tė pėrditshme tė prindėrve tė tyre.

Shkolla e Gjuhės Shqipe nė NYC tregon mė sė miri se sa tė thella janė lidhjet e rinisė shqiptare nė Amerikė me atdheun, se sa demokratik ėshtė sistemi qė u'a mundėson atyre kėtė dhe mė sė fundi, se sa mund tė bėjė pėr tė mirėn e atdheut dhe tė komuniteteve shqiptare nė mėrgim ēdo shqiptar qė ka pasion, dashuri dhe ndjenjė tė zjarrtė pėr dheun meme.


Mal Berisha, BOTA SOT
1 Tetor 2003




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.