Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Inva Mula kerkon rrenjet ne Gjakove
Postuar nga: Albo

Intimitet Sopranoja shqiptare me fame boterore, ka mrekulluar artedashesit kosovare, ne nje koncert ne vendlindjen e babait te saj, Avni Mula. Dyndja e artedashesve te muzikes klasike nga Prishtina, kontrastet e mireseardhjes dhe repertori i zgjedhur, qe u mbyll me duetin babe e bije, me nje kenge per Gjakoven, te ndaluar per 20 vjet

GJAKOVE - Si rralle here te dielen ne mbremje, ne Gjakove pati dyndje te publikut nga Prishtina per nje koncert te muzikes klasike. Rendom, levizjet per kete tip aktiviteti jane njekaheshe: nga provinca drejt Prishtines. Por ne nje Kosove ku jeta kulturore le mjaft per te deshiruar, interesimi i publikut per koncertin e Inva Mules ne Gjakove, nuk tingellon aspak befasues.

Per te disaten here, diva shqiptare shpalosi bujarisht spektrin e dhuntive te saj: Ngjyrimin vibrues te zerit, interpretimin brilant, komunikim elegant dhe imazhin e sofistikuar. Komponente harmonike dhe ne te njejten mase "pergjegjes" te magjise qe ajo ka ditur te krijoje ne La Skala te Milanos, Metropolitan Opera te Nju Jorkut, ne Royal Opera House te Londres, ne Moske, Barcelone, Mynih, Bruksel, Tokio, Paris e Tirane. Perballe nje publiku qe nuk mundi te beje tjeter vecse t'a duartrokase dhe t'a adhuroje.

Triumfin e sopranos nuk e zbehen as mjerimi i Pallatit te Kultures ne Gjakove, as kembengulja e nje femije (e ca me shume e prinderve) per t'i dhuruar lule teksa kendonte, as fjalimi i zgjatur i perfaqesuesit te komunes qe i uronte mireseardhjen e qe mund t'u kete kujtuar amatoreve te kinematografise shqiptare, nje pasazh te ngjashem ne filmin "Koncert ne vitin 1936".

Si per te vertetuar shprehjen se "humori lind nga kaosi", ekzaltimi i zyrtarit qe himnizonte bukurine dhe thellesine e syve te Inva Mules, kontrastonte dukshem me ngadalesine dhe qetesine e fillimfjalimit (te mireseardhjes), duke provokuar te qeshura te forta ne salle.

Freskia dhe mjeshteria e interpretimit te Mules, shoqeruar nga ekzekutimi dinjitoz i Orkestres se Filarmonise se Kosoves dhe Teatrit te Operas ne drejtimin e Arber Dhomit, dirigjent i talentuar dhe ish- asistent i mjeshtrit Von Karajan, i dhane mundesine publikut te shijonte madheshtine e artit te Bizese, Verdit, Belinit, Rosinit si dhe lirizmin e "Per mu paska kene kismet" dhe shtrirjen diellore te "Valsit te Lumturise".

Ishte kerkese e qellimshme e sopranos qe koncerti te mbahej ne Gjakove, ne vendlindjen e te atit, kompozitorit dhe kengetarit te njohur, Avni Mula. Me sa duket, per t'i dhene vetes mundesine qe te shlyej nje borxh moral dhe te atit mundesine qe te perjetoje emocionin e "Kenga e Gjakoves", te cilen e kishte kompozuar ne nje vale malli per qytetin e lindjes e qe kishte provuar t'a kendonte 24 vjet me pare ne te njejten salle. Kenga, e ndaluar mese dy dhjetevjecare te shkuar, eshte sjelle mbreme ne nje duet virtuoz qe edhe mbylli nje nate te pazakonte ne Gjakove.

Marre nga Kosovalive


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.