Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ēdo ditė ka njė dėshirė tjetėr, asnjėherė nuk arrin ta plotėsojė dėshirėn e tij .
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Emigracion :: Llotaria e re amerikane per vitin 2005
Postuar nga: Albo

Emigracion Departamenti i Shtetit publikon te gjitha rregullat e aplikimit per viza imigrimi per qendrim te perhershem ne SHBA per vitin 2005. Nje kerkese qe duhet plotesuar vetem nepermjet postes elektronike, duke mbajtur parasysh te gjitha rregullat e meposhtme. Per here te pare, nje shembull praktik se si duhet plotesuar formulari, qe secili nga ne te jete fituesi

Udhezimet per Llotarine e vizave te imigrimit ne SHBA per vitin 2005 (DV-2005)

Seksioni 203 (c) i Aktiti te Imigracionit te vitit 1990 ve ne dispozicion cdo vit nje maksimum prej 50. 000 vizash imigrimi per qendrim te perhershem ne SHBA, qe perzgjidhen ne menyre te rastesishme prej kompiuterik te programit te llotarise (DV-2005). Aplikimet per programin e llotarise (DV-2005) duhet te plotesohen ne menyre elektronike, vetem permes faqes se internetit http://www.dvlottery.state.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit duke filluar te shtunen me 1 nentor, 2003 deri te marten me 30 dhjetor, 2003. Aplikimet me poste nuk do te pranohen.

Shperndarja e vizave

Vizat shperndahen ne menyre proporcionalemidis gjashte rajoneve gjeografike duke ia kaluar numrin me te madh te vizave rajoneve me ritme te ulta emigrimi, dhe asnje vize per vendet qe kane derguar me shume se 50. 000 imigrante ne SHBA ne 5 vitet e fundit. Asnje vend nuk mund te perfitoje me shume se 7 % te vizave te vena ne dispozicion per cdo vit. Gjashte rajonet gjeografike jane: Europa, Afrika, Azia. Amerika e Veriut, Oqeania, Amerika e Jugut/Amerika Qendrore/Karaibet.

Kuotat e kualifikimit

Personat e lindur ne vendet me pranim te larte ne shumicen e rasteve nuk mund te kualifikohen per kete program. Vendet me pranim te larte percaktohen si vende prej te cilave Shtetet e Bashkuara kane marre me shume se 50. 000 imigrante gjate 5 viteve te fundit ne kategorite e ndryshme te imigrimit me baze bashkimi familiar dhe punesimi. Departamenti i Sigurise se SHBA llogarit numrin e imigranteve me baze familjare dhe punesimi qe kane hyre ne SHBA ne 5 vitet e fundit, per te identifikuar vendet qe duhet te perjashtohen nga programi i llotarise. Meqenese perpara cdo programi llotarie behet nje percaktim i vecante, lista e vendeve qe nuk kualifikohen i nenshtrohet ndryshimeve per cdo vit. Per DV-2005, vendet me pranim te larte jane: Kanada, Kina (te lindurit brenda Kines), Kolumbia, Republika Domenikane, Salvadori, Haiti, India , Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe (pervec Irlandes Veriore) me territoret e saj te varur dhe Vietnami. Personat e lindur ne Hong Kong, Makao, Taivan kualifikohen per te aplikuar per programin e lotarise se vizave.

Kushtet per aplikimin

Te gjithe aplikantet duhet te jene te nje kombesie qe kualifikohet. Kombesia ne shumicen e rasteve eshte e percaktuara ne baze te vendit te lindjes se aplikantit. Megjithate, nqs nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, nese bashkeshorti/-ja e saj/e tij kane lindur ne nje vend qe kualifikohet, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se tij/saj duke provuar qe ata do te udhetojne njekohesisht ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ne qoftese nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, por asnje nga prinderit e tij/saj nuk ka lindur atje ose qendruar atje ne kohen e lindjes, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se nje prej prinderve te tij/saj.

Aplikuesi DUHET patjeter te kete arsimin e mesem ose ekuivalent, i percaktuar nga SHBA si perfundimi i sukseshem i 12 viteve te shkolles (8-vjecare dhe asaj te mesme) se bashku; OSE dy vjet pervoje pune gjate pese viteve te fundit ne nje profesion qe kerkon dy vjet kualifikim ose pervoje sipas rregullores se Departamentit te Punes te SHBA. Baza e te dhenave qe do te perdoret per kete qellim behet e qarte permes faqes se internetit http://travel.state.gov , perkatesisht http://online.onetcenter.org.

Neqoftese nje person nuk ploteson asnje nga keto kerkesa, ai ose ajo nuk duhet te paraqese kerkese per programin e llotarise.

Si te aplikojme

Vetem NJE kerkese duhet te paraqitet nga secili aplikant gjate periudhes se regjistrimit. Paraqitja e me shume se nje kerkese con ne moskualifikimin e personit, pa marre parasysh se kush e ka plotesuar kerkesen. Aplikuesit mund te plotesojne kerkesen personalisht, por edhe persona te tjere mund te plotesojne kerkesen per ju. Departamenti i Shtetit do ti pranoje vetem aplikimet te plotesuara ne menyre elektronike ne faqen e internetit http://www.dvlottery.state.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit duke filluar me 1 nentor, 2003. Departamenti i Shtetit do te dergoje nje njoftim elektronik qe konfirmon regjistrimin e plote te aplikimit tuaj. Aplikimet permes postes nuk do te pranohen.

Aplikimi do te skualifikohet nese nuk i permban te gjitha fotografite me te fundit ne forme elektronike te aplikuesit, bashkeshortit/-es dhe secilit femije nen moshen 21 vjec, duke perfshire femijet biologjike dhe te adaptuar ligjerisht (nese ka) edhe kur femijet nuk jetojne me aplikuesin, pervec femijeve qe jane Shtetas Amerikane apo kane statusin e perhershem ne SHBA. Pra secili aplikant, bashkeshort/e dhe femijet duhet te kene nje dokument elektronik qe permban fotografine dixhitale e cila duhet te dergohet on-line. Fotografia dixhitale mund te krijohet nepermjet fotoaparatit dixhital ose skanerit dixhital. Fotografite familjare nuk pranohen; secili anetar i familjes duhet te jete ne fotografi te vecante.

Fotografia dixhitale duhet te jete patjeter ne formatin JPEG (Joint Photographic Experts Group). Fotografia mund te jete me ngjyra apo grayscale (ngjyre hiri); fotografite bardhe-e-zi nuk do te pranohen. Nese fotografia behet permes fotoaparatit dixhital, atehere permasat duhet te jene 320 piksela gjeresi, 240 piksela gjatesi dhe thellesia e ngjyres mund te jete 24-bit kolor, 8-bit kolor apo 8-bit grayscale (ngjyre hiri).

Nese skanoni fotografi te zakonshme, atehere ajo duhet te kete permasa 2 me 2 inc (5 cm me 5 cm) katror. Rezulatati i skanimit duhet te jete 150 pike per inc (150 dpi) dhe thellesia e ngjyres mund te jete 24 bit kolor, 8 bit kolor, apo 8-bit grayscale (ngjyre hiri).

Madhesia maksimale e fotografise dixhitale qe mund te pranohet eshte gjashtedhjete e dy mije bajt (62.500 byte). Nese fotografite e derguara nuk jane sipas te dhenave te lartpermendura, atehere aplikimi eshte i pakualifikueshem. Fotografite duhet te behen ne menyre qe aplikanti, bashkeshorti/ja apo femijet te shikojne direkt ne aparatin fotografik, koka nuk duhet te jete shume e ngritur lart, as u ulur poshte, as e kthyer anash dhe duhet te mbuloje rreth 50 % te hapesires se fotografise. Fotografite duhet te kene sfond te bardhe. Nuk pranohen fotografi me sfond shume te erret. Nuk pranohen fotografi ne te cilat personi mban syze ose pajisje qe do ta benin te pamundur pamjen e plote te fytyres. Nuk pranohen fotografi te personave me kapele te klaneve apo fiseve te cilat nuk jane fetare nga natyra. Nuk pranohen fotografi me kapele dhe uniforma ushtarake, te kompanive ajrore apo kapele personale.

Aplikimi

Egziston vetem nje menyre e vetme aplikimi per llotarine e vizave DV-2005. Aplikuesi duhet te plotesoje formularin e elektronik i cili mund te pranohet vetem permes faqes se internetit: http://www.dvlottery.state.gov. Mosplotesimi i te gjitha kerkesave ka kete si pasoje moskualifikimin e aplikuesit. Nga aplikuesi kerkohet qe ti plotesoje informatat e meposhtme ne menyre elektronike:

1. EMRIN E PLOTE- Mbiemri, Emri, Emri i MesemShembull: Gashi, Leonora Arsim

2. DATA E LINDJES- Dita, Muaji, Viti Shembull: 15 November 1970

3. GJINIA- Mashkull, Femer Shembull: Female

4. QYTETI/VENDI I LINDJES Shembull: Tirana

5. SHTETI Shembull: Albania

6. FOTOGRAFIA Shembull: (fotografia dixhitale e

specifikuar me lart)

7. ADRESA POSTARE Shembull Rruga eElbasanitNr.18

8. NUMRI I TELEFONIT (jo e domosdoshme) Shembull +355-4-224-604

9. E-MAIL (jo e domosdoshme) Shembull gashiLA@yahoo.com

10. EMRI I VENDIT TE KOMBESISE SE APLIKANTIT KUR ESHTE I NDRYSHEM NGA AI I VENDIT TE LINDJES

Kur aplikanti do pretendoje nje kombesi tjeter dhe jo ate te vendit te tij te lindjes duhet ta qartesoje mire ne formular. Neqoftese aplikanti do te pretendonte kombesine nepermjet bashkeshortit/es ose prinderve, duhet ta qartesojne ate ne formular.

11. STATUSI CIVIL (I/E MARTUAR) Po ose Jo Shembull: Yes

12. NUMRI I FEMIJEVE TE PAMARTUAR DHE NEN 21 VJEC Shembull: 2 (teo)

13. INFORMATAT PER BASHKESHORTIN (NESE KA) Emrin e plote, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti/Vendi i Lindjes, Shteti, Fotografia

14. INFORMATAT PER FEMIJET (NESE KA)- Emri i plote, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti/Vendi i Lindjes, Shteti, Fotografia

VINI RE: Emri i bashkeshortit/es duhet te paraqitet edhe nese jeni te ndare edhe ne rast se se ai/ajo nuk planifikon te emigroje (emri nuk duhet te perfshihet ne aplikim kur jeni te shkurorezuar) po ashtu emrat e femijeve (nese ka) duhet te paraqiten neqoftese femijet jane nen 21 vjec, pa marre parasysh nese jane femijet natyral, femijet e bashkeshortit/es nga martesat e meparshme, ose femije te adoptuar me pare, vetem nese femija eshte qytetar amerikan apo ka Karten e Gjelber). Vini re se femijet e martuar apo mbi 21 vjec, nuk mund te kualifikohen. Ne qofte se nuk paraqiten keto te dhena, aplikanti nuk kualifikohet.

Perzgjedhja e aplikuesve

Perzgjedhja e aplikanteve behet ne menyre te rastesishme permes kompjuterit. Fituesit do te njoftohen gjate periudhes prill- korrik 2004, se bashku me udhezimet e metejshme, duke perfshiredhe informacionin mbi pagesat ne lidhje me procedurat e imigrimit ne SHBA. Personat qe nuk perzgjidhen nuk do te lajmerohen. Amabasadat apo Konsullatat Amerikane nuk do te mund te japin listat e fituesve. Bashkeshortet dhe femijet e pamartuar nen 21 vjec te perzgjedhur mund te aplikojne per vize qe ti bashkohen fituesit (prindit). Vizat DV- 2005 do te leshohen mes 1 Tetorit, 2004 dhe 30 Shtatorit 2005. Aplikantet duhet te plotesojne te gjitha kushtet e kualifikimit per vize sipas Ligjit Amerikan ne menyre qe tu leshohet vize.

Te qenit fitues ne programin e llotarise nuk do te thote qe viza do tju leshohet, sepse numri i aplikanteve te perzgjedhur duhet te veprojne shpejt ne aplikimin e tyre per vizat e imigrimit. Aplikantet te cilet ndodhen ne Shtetet e Bashkuara mund te jene te kualifikueshem per te aplikuar atje per statusin e banimit te perhershem. Megjithate, aplikantet e tille duhet te sigurohen qe Sherbimi i Imigracionit dhe Kombetarizimit (INS) do te mund ti perfundoje procedurat e rasteve te tyre perpara dates 30 shtator 2005. Kur te gjitha vizat e vena ne dispozicion te ketij programi te jene leshuar, programi i llotarise per Vitin Fiskal 2005 do te perfundoje. Ne cdo rast, te gjitha vizat e DV-2005, sipas ligjit, duhet te jete leshuar perpara 30 Shtatorit te vitit 2005.

Njoftimi i rendesishem

Nuk ka asnje lloj pagese qe te merrni pjese ne programin e llotarise. Qeveria Amerikane nuk ka marredhenie me asnje agjenci qe te zbatoje programin DV. Te gjithe ndermjetesuesit apo te tjeret te cilet ju ofrojne sherbimin per arritjen e aplikimit per DV, e bejne kete pa miratimin e Qeverise Amerikane. Marrja pjese e ndermjetesuesve te jashtem per te pergatitur formularin e DV eshte shfrytezimi i vete aplikuesit. Formulari i plotesuar pa pagese nga vete aplikuesi ka shanse te njejta perzgjedhjeje me ate qe behet me pagese nepermjet ndermjetesuesit. Pranimi i me shume se nje kerkese per person do te skualifikoje aplikuesin pa marre parasysh se kush e ka bere kerkesen.

Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.