Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Faji eshte jetim.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Demokraci :: Raporti parazgjedhor i OSBE per Shqiperine
Postuar nga: Albo

Demokraci Raporti zyrtar i OSBE-sė pėr problemet e evidentuara nė fillimin e fushatės

Kodi Zgjedhor, zbatimi nė njė terren tė minuar

Pėrmbledhje Ekzekutive

• Zgjedhjet pėr kryetarė dhe kėshilltarė nė 385 njėsitė vendore tė Republikės sė Shqipėrisė do tė zhvillohen nė datėn 12 tetor 2003. Pėr vėzhgimin e kėtyre zgjedhjeve OSBE/ODHIR ka ngritur Misionin e Vėzhgimit tė Zgjedhjeve (MVZ) nė datėn 10 Shtator 2003.

• Aktorėt vendas dhe tė huaj kanė shprehur njė dėshirė tė madhe qė kėto zgjedhje tė pėrfundojnė me sukses pėr tė treguar pjekurinė e arritur nga politika shqiptare dhe nė tė njėjtėn kohė gatishmėrinė e vendit pėr njė integrim mė tė afėrt me institucionet Euro-Atlantike.

• Kodi Zgjedhor me ndryshimet e qershorit 2003, ka sjellė pėrmirėsime tė ndjeshme nė kornizėn ligjore pėr zgjedhjet dhe i adresohet shumicės sė rekomandimeve tė pėrfshira nė Raportin Pėrfundimtar tė OSBE/ODHIR pėr zgjedhjet parlamentare nė vitin 2001. Kjo ka pėr tė qenė edhe mundėsia e parė pėr ta testuar nė praktikė.

• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ėshtė i mirorganizuar dhe funksionon me transparencė, por ēėshtja e barazpeshės politike ka qenė njė temė e rėndėsishme nė periudhėn e fillimit tė fushatės zgjedhore. Ndėrhyrjet e partive politike nė takimet e KQZ-sė kanė ēuar nė vonesėn e marrjes sė vendimeve, duke nxjerrė nė pah nevojėn pėr pėrmirėsimin e rregullave tė proēedurės.

• Kėrkesa pėr shumicė tė pėrcaktuar tė votimit mbi vendimet e rėndėsishme nga komisionet zgjedhore krijon njė mundėsi pėr tė dy partitė kryesore politike tė bllokojnė apo ngadalėsojnė proēesin zgjedhor.

• Pėr tė marrė pjesė nė garat pėr bashkiake janė regjistruar rreth 1 750 kandidatė dhe nga ana e partive politike dhe kandidatė tė pavarur janė paraqitur pothuaj 4 000 lista tė veēanta pėr zgjedhjet e kėshilltarėve. Numri i femrave kandidate ėshtė edhe mė i vogėl se mė parė.

• Fushatat politike kanė vijuar tė qeta duke pėrfshirė edhe median. Janė bėrė disa ankesa lidhur me lėvrimin me vonesė tė fondeve nga ana e qeverisė pėr veprimtaritė e fushatės sė partive politike. Shumė kandidatė duket se e financojnė fushatėn me fondet e tyre.

• Regjistrat e votuesve janė pėrmirėsuar nė mėnyrė thelbėsore gjatė zgjedhjeve tė shkuara, ndėrkohė qė disa probleme tė rėndėsishme mbeten ende aktuale.


--------------------------------------------------------------------------------

Hyrje

Zgjedhjet pėr kryetarė bashkie dhe kėshilltarė nė 65 bashki, 11 njėsi bashkiake tė Tiranės dhe 309 komuna nė Republikėn e Shqipėrisė do tė zhvillohen nė 12 tetor 2003. Nė vijim tė njė ftese nga Kreu i Delegacionit Shqiptar pėr Kėshillin e Pėrhershėm tė OSBE-sė nė Vienė, OSBE/ODIHR ngriti njė MVZ nė datėn 10 shtator 2003. MVZ drejtohet nga Ambasadori Robert L. Barry (ShBA) dhe pėrbėhet nga 11 pjesėtarė tė tjerė tė skuadrės bazė si dhe nga 18 vėzhgues afatgjatė nga 19 vende pjesėmarrėse tė OSBE-sė tė vendosur nė Tiranė dhe 7 qendra tė tjera rajonale.

Nė takimet korteziale me Presidentin e Republikės dhe figura tė tjera tė rėndėsishme nė vend, MVZ ėshtė siguruar pėr njė dėshirė tė madhe pėr suksesin e kėtyre zgjedhjeve duke pėrmbushur pėrkushtimet ndaj ndėrkombėtarėve dhe duke iu pėrmbajtur standardeve pėr zgjedhje demokratike. Hapat e ndėrmarra nga Presidenti Moisiu, pėrfshi kėtu edhe tryezat e rrumbullakta me udhėheqės tė partive politike dhe policinė, tė cilat kanė kėrkuar zgjidhjen e ēėshtjeve problematike, janė pritur veēanėrisht mirė.

Zgjedhjet e mėparshme nė Shqipėri janė vlerėsuar nga OSBE/ODIHR se nuk u janė pėrmbajtur standardeve ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike, megjithėse janė vėrejtur zhvillime pozitive si nė zgjedhjet vendore tė vitit 2000, ashtu edhe nė ato tė pėrgjithshme parlamentare nė vitin 2001.


--------------------------------------------------------------------------------

Konteksti Politik

Zgjedhjet vendore tė 2003 zhvillohen pėr herė tė katėrt nė Shqipėri qė nga vendosja e pluralizmit nė vitin 1991. Tė gjithė faktorėt politikė pranojnė se kėto zgjedhje janė njė provė e rėndėsishme pėr pozicionimin e tyre nė nivel vendor e kombėtar pėr dy partitė kryesore - Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) - si dhe pėr udhėheqėsit e tyre, Kryeministri Fatos Nano (PS) dhe Dr.Sali Berisha (PD). Pėr mė tepėr, udhėheqės tė tjerė tė lartė nga i gjithė spektri politik kanė shprehur njė dėshirė tė madhe qė kėto zgjedhje tė pėrfundojnė me sukses pėr tė shpalosur pjekurinė e politikės shqiptare nga njė periudhė "konsensusi", qė solli pėr rrjedhojė zgjedhjen e Presidentit Moisiu nė 2002 dhe ndryshimet nė Kodin Zgjedhor nė qershor 2003. Pranohet gjerėsisht se suksesi i kėtyre zgjedhjeve mund t'i jepte njė shtysė tė rėndėsishme integrimit me institucionet Euro-Atlantike, qėllim ky madhor pėr tė dy partitė e mėdha.

Nė zgjedhjet vendore 2000 PS fitoi 44% tė votave proporcionale dhe 67 % tė kryetarėve tė bashkive, ndėrkohė qė PD fitoi 34% tė votave proporcionale dhe 24% tė kryetarėve tė bashkive. Kėto zgjedhje u pasuan nga njė bojkot nga ana e PD pėr njė sėrė kėshillash tė bashkive dhe komunave gjė qė mori fund nė 2002. Nė zgjedhjet parlamentare tė 2001, PS u rikthye nė pushtet duke fituar 52.8% tė votave proporcionale.


--------------------------------------------------------------------------------

Korniza Ligjore

Kodi i ri zgjedhor pėsoi disa ndryshime nė Kuvendin e Shqipėrisė mė 19 qershor 2003. Pėrmbajtja e tij ėshtė frut i komisionit parlamentar bi-partizan, qė zhvilloi veprimtarinė e vet nė periudhėn maj 2002 - prill 2003 pėr rishikimin e kornizės ligjore pėr zgjedhjet si dhe marrėveshjet dypalėshe protokollare midis PS e PD. Proēesi i debatit dhe marrėveshjes pėr komisionin bipartizan ishte konsensual.

Nė pėrgjithėsi, Kodi Zgjedhor konsiderohet se ka pėsuar pėrmirėsime tė rėndėsishme dhe korniza ligjore pėr zhvillimin e zgjedhjeve dhe nė veēanti i ėshtė adresuar pjesės mė tė madhe tė rekomandimeve tė Raportit Pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet parlamentare 2001. Njė pėrmirėsim i rėndėsishėm lidhet me proēedurat mė efikase pėr ankimimet dhe apelimet kundėr vendimeve tė komisioneve zgjedhore. MVZ po u kushton njė vėmendje tė veēantė zbatimit tė duhur tė kėtyre proēedurave tė reja.

Gjithsesi, Kodi Zgjedhor pėrmban nė vetvete njė sėrė klauzolash qė mund tė shfrytėzohen pėr tė shkaktuar stagnacion, duke pėrfshirė kėrkesat pėr shumicė tė pėrcaktuar vote (pesė nga shtatė anėtarė) pėr vendime tė rėndėsishme tė marra nga komisioni zgjedhor. Partitė e vogla politike kanė shprehur pakėnaqėsinė e tyre pėr mungesėn e njė roli mė tė madh nga ana e tyre nė kėtė proēes.

I gjithė faktori politik e pranon gjerėsisht se proēesi i pėrmirėsimit tė kornizės ligjore pėr zgjedhjet ėshtė njė proes nė vijimėsi qė duhet tė marrė nė konsideratė edhe pėrvojėn praktike tė fituar nga kėto zgjedhje. Administrata Zgjedhore

Pėr zgjedhjet nė organet vendore nė Shqipėri ka njė sistem prej tri nivelesh: KQZ, 385 Komisione Zgjedhore tė Qeverisjes Vendore (KZQV) nė ēdo bashki a komunė dhe rreth 4 700 Komisione tė Qendrave tė Votimit (KQV) nė ēdo qendėr votimi. Nė vijim tė njė marrėveshjeje mes KQZ-sė dhe Ministrisė sė Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, koordinimi rajonal i KZQV-ve do tė mbėshtetet nga Prefektėt e 12 rajoneve tė vendit.

Vėshguesit e MVZ raportojnė disa ankesa nga KZQV-tė pėr vėshtirėsi financiare dhe pamundėsinė pėr tė marrė fondet e nevojshme nga qeveria pėr disa veprimtari qė kanė lidhje me zgjedhjet.

Tė gjitha komisionet zgjedhore pėrbėhen nga shtatė anėtarė tė caktuar sipas formulės sė parashikuar nė Kodin e Ri Zgjedhor qė kėrkon tė sigurojė njė barazpeshė politike. Pėr KZQV-tė, dy vende i jepen secilės, PS e PD; njė vend i tretė i rezervohet PS nė gjysmėn e KZQV-ve dhe nė gjysmėn tjetėr PD. Vendet e mbetura u shpėrndahen partive tė tjera bazuar mbi rezultatet e mbledhura nė rang kombėtar nga zgjedhjet vendore tė vitit 2000. Pėr rrjedhojė kėto vende u shkojnė aleatėve proqeveritarė PSD dhe Partisė Republikane nė opozitė, pavarėsisht nga rezultati i arritur nė bashki e komuna. Anėtarėt e KQV-ve do tė caktohen duke pėrdorur tė njėjtėn formulė. Partitė, koalicionet dhe kandidatėt qė marrin pjesė nė garė pėr zgjedhjet dhe qė nuk kanė anėtarė nė KZQV e KQV mund tė caktojnė pėrfaqėsues pa tė drejtė vote. Kėrkesa ligjore qė Sekretarėt e KZQV-ve tė jenė juristė nė pėrgjithėsi nuk po mund tė zbatohet pėr shkak tė mungesės nė shumė rajone tė personave me njė kualifikim tė tillė.

Kodi Zgjedhor siguron njė formulė tė veēantė pėr caktimin e anėtarėve tė KQZ-sė; megjithatė vetėm tre prej anėtarėve aktualė janė caktuar sipas dispozitave tė reja. Katėr anėtarėt e tjerė kanė nė duar mandatin e dhėnė nėn legjislacionin e vjetėr. Nga tre anėtarėt e rinj, njėri prej tyre u caktua nga Presidenti dhe njė tjetėr u zgjodh nga Parlamenti. Anėtari i tretė u zgjodh nė 05 shtator duke pasuar njė votė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ka njė kundėrshtim tė konsiderueshėm nė lidhje me kėtė caktim tė fundit pasi duket se nuk ėshtė nė njė linjė me marrėveshjen dypalėshe mes PS e PD pėr anėtarėt e komisionit tė zgjedhjeve. PD pretendon se caktimi i personit nė fjalė e prish barazpeshėn e pėrfaqėsimit duke favorizuar sė tepėrmi PS-nė, duke minuar kėshtu besimin nė KQZ.

KQZ ėshtė teknikisht i mirorganizuar dhe operon nė mėnyrė tė hapur e tepėr kolegjiale. Tė gjitha partitė politike dhe koalicionet e regjistruara kanė tė drejtėn tė kenė njė pėrfaqėsues pa tė drejtė vote nė takimet e KQZ. Tė pranishėm janė edhe grupe vėzhguesish vendas si dhe media. Megjithatė, pėrsėri janė vėrejtur vonesa nė pėrmbushjen e kufijve legjislativė dhe administrativė, shkaktuar pjesėrisht nga ndėrhyrjet e vazhdueshme tė pėrfaqėsuesve tė partive politike. Shqetėsim pėrbėn edhe fakti qė KQZ nuk operon nė bazė tė rregullave tė pėrcaktuara pėr proēedurat e vendimet dhe ankesat e apelimet duket se nuk kanė mundur tė arrijnė nė kohė. KQZ nuk ka mundur tė rekrutojė njė sekretar/e pėr tė siguruar njė operim mė efikas.

Tashmė ka nisur njė program i mirė trajnimi i KQZ pėr KZQV-tė, por ende nuk ėshtė e qartė se sa do tė jenė nė gjendje komisionerėt e KZQV-ve tė kuptojnė Kodin e ri Zgjedhor, kur shumė prej tyre janė tė rinj nė kėtė pozicion, ose 33 000 persona qė do tė caktohen si anėtarė tė KQV-ve. MVZ do tė monitorojė nga afėr zbatimin e dispozitave tė Kodit tė ri Zgjedhor nga ana e KZQV-ve dhe KQV-ve.

Nė total, 2 670 142 votues u pėrfshinė nė listat paraprake tė zgjedhėsve botuar nga KQZ nė 20 gusht. Kjo shifėr pėrfshin njė numėr tė konsiderueshėm tė shtetasve shqiptarė me banim tė pėrkohshėm jashtė vendit. Megjithėse cilėsia e listave tė votuesve ėshtė pėrmirėsuar sė tepėrmi nė vitet e fundit, disa prej faktorėve vazhdojnė tė pretendojnė pėr njė nivel tė lartė pasaktėsie nė to. Kodi Zgjedhor u kėrkon KZQV-ve tė jenė pėrgjegjėse pėr rishikimin e listave tė votuesve, njė proēes qė mund tė pėrfshijė kėrkesa nga partitė politike pėr tė shtuar ose hequr emra nga kjo listė. Vėzhguesit e MVZ raportojnė pretendime tė PD se 12 000 emra mungojnė nė listat paraprake tė votuesve nė Tiranė dhe shkojnė me tej se po bėhen pėrpjekje pėr tė ndryshuar barazpeshėn politike nė disa prej 11 njėsive bashkiake tė kryeqytetit duke ndryshuar adresat e regjistruara tė mbėshtetėsve tė njohur tė partisė. Partitė politike duket se po paraqesin njė numėr tė konsiderueshėm kėrkesash pėr shtesa dhe heqje tė emrave. Lista pėrfundimtare e votuesve duhet tė botohet deri nė 02 tetor 2003.

Pėr shkak tė dispozitave tė Kodit tė ri Zgjedhor, qeveria ka shprehur shqetėsim se mund tė mos ketė numrin e mjaftueshėm tė oficerėve tė policisė pėr tė siguruar materialet e zgjedhjeve dhe qendrat e votimit. Qeveria ka vendosur tė zgjerojė gamėn e oficerėve tė kualifikuar tė policisė qė do tė jenė nė shėrbim ditėn e zgjedhjeve duke pėrfshirė edhe p.sh., policinė e qarkullimit rrugor. Kjo gjė ėshtė kundėrshtuar fuqishėm nga PD qė pretendon se edhe pa kėtė vendim kanė patur tė gatshme forca tė mjaftueshme tė policisė. Roli i policisė nė proēesin zgjedhor ėshtė vazhdon tė jetė njė temė debati mbėshtetur edhe nė pėrvojat e mėparshme nė Shqipėri. Nė vijim tė takimit tė tij me Presidentin, Drejtori i Policisė ka dhėnė udhėzimet e nevojshme pėr veprimtarinė e forcave tė policisė gjatė periudhės sė zgjedhjeve.


--------------------------------------------------------------------------------

Regjistrimi i partive dhe kandidatėve

Nė korrik, KQZ njoftoi se pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje ishin regjistruar 50 parti politike dhe njė koalicion. Afati i fundit pėr miratimin nga KZQV tė emėrimeve pėr listat shumemėrore tė partive dhe dhe kandidatėve tė pavarur, skadonte nė 16 shtator.

Trembėdhjetė KZQV nuk kanė paraqitur ende pranė KQZ informacionin mbi numrin e kandidatėve tė regjistruar dhe listat e partive. Nga tė dhėnat e disponueshme deri tani pėr MVZ, bėhet e ditur se rreth 1 750 persona do tė konkurrojnė pėr kryetarė, ndėrkohė qė ka pothuaj 4 000 lista tė veēanta tė partive pėr kėshillat duke pėrfshirė edhe 62 nga kandidatėt e pavarur. Numri i femrave kandidate ka pėsuar ulje tė mėtejshme krahasuar me nivelin e ulėt ekzistues qė prej zgjedhjeve tė mėparshme. KQZ ka marrė 27 apelime kundėr refuzimit tė disa KZQV-ve pėr tė regjistruar kandidatėt. MVZ vėren se KQZ duket se nuk ka marrė vendime mbi apelimet e bėra brenda kohės sė pėrcaktuar prej tri ditėsh.


--------------------------------------------------------------------------------

Mjedisi i fushatės

Fushata zgjedhore u hap zyrtarisht mė 12 shtator, edhe pse veprimtaritė zgjedhore ishin zhvilluar qė prej disa muajsh. Deri tani fushata ka qenė e qetė e pa shumė bujė, por me njė shtim tė veprimtarive ku rivalitetet e zakonshme ridalin nė sipėrfaqe pas periudhės sė konsensusit. Ndėrsa nga njėra anė gara pėr Kryebashkiakun e Tiranės ka mbėrthyer pjesėn mė tė madhe tė vėmendjes sė medias dhe publikut, fokusi i fushatės shpesh kalon nė ēėshtjet kombėtare ku veprimtaritė dhe materialet e fushatės kanė nė qendėr figurat udhėheqėse partiake. Nė nivel vendor, garuesit e tė gjitha palėve ngrenė akuza duke pretenduar pėr korrupsion nė palėn kundėrshtare.

Partitė politike tė opozitės janė ankuar se vonesa nė lėvrimin e fondeve qeveritare tė dhėna sipas Kodit Zgjedhor ka kufizuar mundėsitė e tyre nė fushatė dhe presupozojnė se vonesa ka qenė e qėllimshme. Kėto fonde po shpėrndahen edhe pse me vonesė. MVZ vėren se disa kandidatė, shumė prej tė cilėve biznesmenė, po financojnė fushatėn me fondet e tyre. Gjithashtu ekzistojnė edhe presupozime pėr pėrdorimin e fondeve qeveritare pėr kryetarėt qė rikandidojnė. Nė Durrės kandidati socialist ka marrė me qira pallatin e kulturės tė qytetit si qendėr tė shtabit tė tij zgjedhor. MVZ po i kushton vėmendje raporteve tė kėsaj natyre.


--------------------------------------------------------------------------------

Media

Mbulimi i fushatės zgjedhore nga media elektronike rregullohet nga Kodi Zgjedhor. Koha pa pagesė e transmetimit ėshtė shpėrndarė pėr gjithė partitė politike tė regjistruara nė transmetuesin publik, RTSH, nė raport me numrin e vendeve nė parlament, ku deri tani pjesa mė e madhe e kohės i ėshtė dhėnė PS e PD. Kodi zgjedhor kėrkon gjithashtu qė transmetimet e lajmeve tė kenė raport tė barabartė pėrsėri sipas vendeve qė zėnė nė parlament. MVZ ka marrė disa ankesa se formula pėr shpėrndarjen e kohės sė transmetimit diskriminon partitė e vogla politike. Raportet pėr veprimtarinė e qeverisė lidhur me zgjedhjet pėrfshihen nė sasinė e kohės nė lajme dhėnė pėr partinė nė pushtet. Media elektronike private po transmeton njė fushatė me pagesė. Pėr median e shkruar nuk ka ndonjė rregull tė ngjashėm qė tė kėrkojė barazpeshė tė mbulimit tė fushatės.

Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ ėshtė pėrgjegjės pėr rregullimin e mbulimit tė fushatės nga ana e medias. Pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur Bordi i Monitorimit tė Medias (BMM) pėr tė mbikėqyrur transmetimet, pėr tė kėshilluar mbi ankesat dhe pėr tė rekomanduar sanksione kundėr mediave qė nuk i pėrmbahen Kodit. Sanksionet e mundshme pėrfshijnė gjoba dhe deri nė mbyllje. BMM ka paraqitur raportin e vet tė parė mė 19 shtator, duke pasuar njė vonesė nė caktimin e shtatė anėtarėve tė tij, gjashtė prej tė cilėve u propozuan sėrish vetėm nga PS, PD, PSD e PR. Njė video muzikore me pjesėmarrjen e kandidatit pėr kryetarin e bashkisė sė Tiranės ėshtė gjykuar nga BMM si njė formė fushate; sidoqoftė ajo vazhdon tė shfaqet nė veprimtari muzikore.

Mbikėqyrja e mediave nė nivel vendor pėrfshihet nė pėrgjegjėsitė e KZQV-ve. BMM ka shprehur shqetėsim pėr kapacitetin e KZQV-ve pėr ta pėrmbushur si duhet kėtė rol. Disa kandidatė pėr kryetar bashkie janė edhe pronarė tė mediave vendore.

Nė 12 shtator, MVZ nisi monitorimin e tri kanaleve televizive kombėtare si dhe shtatė gazetave tė pėrditshme. Mbulimi nė televizione deri tani ka qenė nė pėrgjithėsi i barazpeshuar, ku lajmet janė ose pozitive ose neutrale. Mbulimi nė median e shkruar ėshtė e polarizuar sipas parapėlqimeve partiake dhe shpesh ka qenė agresive nė tonin e vet me sulme tė drejtpėrdrejta ose tė nėnkuptuara mbi kandidatėt.


--------------------------------------------------------------------------------

Veprimtaritė e MVZ

Kreu i Misionit ėshtė takuar me Presidentin e Republikės, Kryeministrin, Ministrin e Jashtėm nė detyrė, Kryetarin e KQZ-sė dhe me njė sėrė krerėsh tė partive politike. Janė zhvilluar takime dypalėshe me ambasadat e disa vendeve anėtare tė OSBE-sė. MVZ po bashkėpunon ngushtė me Praninė e OSBE-sė nė Shqipėri qė ka siguruar njė mbėshtetje tė shkėlqyer logjistike dhe teknike. MVZ njoftoi nisjen e veprimtarisė sė vet nė njė konferencė shtypi nė 10 shtator, mbajtur sė bashku me Kreun e Pranisė sė OSBE-sė nė Shqipėri.

OSBE/ODIHR ka kėrkuar qė vendet pjesėmarrėse nė OSBE tė sigurojnė 250 vėzhgues afatshkurtėr (VASh) pėr ditėn e zgjedhjeve. Pėrveē kėsaj, OSBE/ODIHR do tė rekrutojė edhe 10 vėzhgues nga fondi i vet pėr tė sjellė larmi nė anėtarėsinė e MVZ-ve. Pritet qė njė MVZ Ndėrkombėtar tė pėrfshijė pjesėmarrjen e njė delegacioni prej 10 vėzhguesish nga Kongresi i Asambleve Lokale dhe Rajonale Europiane (KALRE).


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.