Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka ban baba, e hjek i biri
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 83 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Napoleon Bonaparti, perandori me origjinė arbėreshe
Postuar nga: Skampa

Histori Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarėve tė Napolit qė shkuan pėr t'i uruar mirėseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe.



PREJARDHJA ARBĖRESHE

Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohės se tij, historian i dėgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinė e revolucionit francez dhe qė mė vonė u bė President i Francės. Nė kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vėllai i madh i Napoleon Bonapartit u bė mbret i Napolit mė 1806, shqiptarėve tė Napolit qė shkuan pėr t'i uruar mirėseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti ėshtė me origjinė arbėreshe.

Mbi origjinėn e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d'Angely me origjinė nga Korsika nė veprėn e tij 'Enigmat e origjinės sė racave dhe tė gjuhėve tė pellazgėve, arianėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve'. Libėr prej 7 vėllimesh dhe i arrirė pas mbi 30 vjet pune. Nė faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skėnderbeu. Ky profesor i dėgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetėr i Bonapartit ka qenė 'Kalė-miri' dhe jo Kalimeros, ana e mirė si e bėnė grekėrit.


ENCIKLOPEDIA GREKE

Sipas enciklopedisė sė madhe greke 'Piros' vėllimi i tretė, Athinė 1929, faqe 413-425, thuhet se: Shtrirja e shqiptarėve nė drejtim tė Peloponezit (Moresė) ėshtė zgjeruar nga shekulli XIV. Sipas kėsaj enciklopedie, nė Peloponez u krijuan krahina banimi tė reja si: Mani, Bardhunja, Lala, Filati, Hekali, Lopėsi. Edhe sot dihet qė njė lagje e Himarės ėshtė shpėrngulur nė krahinėn e Pelopenezit dhe krijuan Manin. Shqiptarėt qėndruan nė Peloponez (nė More) rreth grekėrve dhe mbiemri i Napoleonit (Kalė-mirė) ėshtė kuptuar shtrembėrisht nga grekėrit nė kallomeros (ana e mirė).

Me zbritjen e vazhdueshme tė ushtrive tė panumėrta osmane nė Peloponez, njė pjesė e shqiptarėve u largua nėpėrmjet detit drejt Italisė sė Jugut e arritėn deri nė Korsikė. Stėrgjyshi i Napoleon Bonapartit, sipas shpjegimeve qė i jep ish-presidenti francez Adolf Thiers, ishte me origjinė nga njė fshat i tillė arbėresh i Korsikės.

Edhe avokati i dėgjuar korsikan, mbrojtės i Gjergj Dimitrovit, nė gjyqin e Laipcigut, De Moro Xhaferi ka qenė nga njė katund arbėresh. Kjo faktohet nga vetė goja e tij kur iu pėrgjigj jurisė franceze: Unė do tė shkoj nė Laipcig dhe do tė mbroj Gjergj Dimitrovin. Nė qoftė se do tė mė vrasin, haka do tė mė merret si arbėresh qė jam nė origjinė.

Dėshmia mė interesante vjen nga njė aristokrate franceze me origjinė maniote, dukesha D'Abrantes, lindur nė Montpelje me emrin Josephine Permon Stefanopuli de Comene. Ajo vinte nga njė familje me origjinė maniote, e cila pėr shkak tė gjakmarrjeve tė shumta me klanet e fuqishme tė Manit vendosi tė shpėrngulej dhe tė vendosej nė Korsikė, ashtu si shumė familje tė tjera nga Mani, 150 vjet para periudhės sė Napoleonit. Nė kujtimet e saj tė pėrmbledhura nė 28 volume, me titull 'Revolucioni, Perandoria dhe restaurimi', ajo formuloi teorinė e pranuar nga historianėt e kohės tė prejardhjes korsikano-maniote tė familjes Buonaparte. Ishte ajo qė deklaroi se mbiemri Buonaparte ishte njė italianizim i fjalės greke kalimeros dhe se Buonaparte nuk ishte nga Trevizo, por nga Mani. Pėr sa kohė ishte gjallė Napoleoni, ai nuk e pėrgėnjeshtroi tezėn e dukeshės pėr origjinėn e tij.


SHQIPJA DHE NAPOLEONI

Njė nga gjeneralėt mė besnikė tė Napoleon Bonapartit, ka qenė edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalėt i shoqėronte dhe me disa sharje tė njė gjuhe tė huaj, qė mareshal Neji dhe shokėt nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhė? Pėrgjigjia e kėsaj pyetje eshte tek vepra e Leo Freundrich, 'Golgota Shqiptare' nė faqen 37.


A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINĖ E SHQIPĖRISĖ?

Nė hartat topografike ushtarake tė tij, trevat tokėsore qė shtriheshin qysh nga Sllovenia deri nė Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot nė Slloveni mjaft hotele dhe rrugė janė emėrtuar me fjalėn Iliri. Ky perandor i lindur nė Korsikė, konkretisht nė Ajaccio, e ka ditur se shqiptarėt dhe korsikanėt kanė zakone tė pėrbashkėta nė lidhje me besėn, hakmarrjen, mikėpritjen etj. Prandaj pėr tė mbrojtur pėrfaqėsuesit e tij, si Pukėvillin e tė tjerė, nė shtetin autonom tė pashallėkut shqiptar tė Janinės sė Ali Pashė Tepelenės, nuk ishin tė rastit kėshillimet e vazhdueshme qė Napoleon Bonaparti i jepte konsullit tė vet qė tė ruhej nga dinakėritė e Aliut, duke i thėnė: 'Ruaju nė qoftė se nuk ta ka hedhur'. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanė ne ēdo drejtim shteteror dhe ushtarak.


SI SHPJEGOHEN MASAKRAT QĖ KANĖ KRYER FORCAT FRANCEZE NĖ EGJIPT KU MIDIS TĖ MASAKRUARĖVE KA PASUR EDHE SHQIPTARĖ?

Ushtarėt francezė kanė zhvilluar luftime tė pėrgjakshme me ushtrine osmane, sidomos nė Tabor, gjatė pranverės sė vitit 1799. Gjithashtu, beteja tė pėrgjakshme janė zhvilluar edhe nė ujėrat e Egjiptit nė afėrsi tė Abukirit ku forcat detare franceze, tė komanduara nga admirali Brueys, u ndeshėn rreptazi edhe me forcat detare angleze tė komanduara nga admirali i dėgjuar Orcio Nelson. Nė tė gjitha kėto luftime detare u vra dhe admirali francez Brueys. Edhe nė luftimet tokėsore, francezėt pėsuan humbje tė mėdha nė ushtarė, sepse nuk ishin mėsuar me dherat afrikane. Atje u vra edhe gjenerali i dalluar Kleber.

Forcat ushtarake frenceze, tė egėrsuara, me nė krye gjeneralin Andreossi, kėrkonin me kėmbėngulje tė arrinin fitoren, duke mos kursyer kėshtu edhe masakrat masive. Midis ushtarėve osmanllinj nė Egjipt ka patur edhe mjaft luftėtarė shqiptarė. Ata vazhdonin t“i mbronin me trimėri kėshtjellat qė iu ishin besuar. Komanda ushtarake franceze, me nė krye Andreossin, nė pamundėsi pėr t“i hedhur nė dorė kėshtjellat me forcėn e armėve, u premtoi tė rrethuarėve, luftėtarėve shqiptarė, si tė huaj qė ishin se do t“i linin tė lirė tė largoheshin sė bashku me armėt e tyre, mjaft qė ata tė dorėzonin kėshtjellat. Shqiptarėt e besuan njė gjė tė tillė dhe dolėn kėshtu nga kėshtjellat tė armatosur, por general Andreossi i preu nė besė, i ēarmatosi rrugės dhe njė pjesė tė tyre e pushkatoi nė deltėn e Nilit. Thuhet se Napoleon Bonaparti, kur u vu nė dijeni, e dėnoi pabesinė e gjeneralit tė tij dhe e pėrkufizonte kėtė fitore me masakėr me kėto fjalė: 'Ushtari francez nuk ėshtė mėsuar tė korrė fitoren mbi kundėrshtarėt, duke i mashtruar dhe ēarmatosur nė befasi'. Njėkohėsisht, kėtij gjenerali i mori edhe medaljonin prej gurėsh tė ēmuar qė vetė ja kishte dhėnė.


- - - - - - - - - - - - - - - - -
Gazeta PANORAMA, 2 Shtator 2003





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.