Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Papa eshte nje idiot , te cilit i kane lidhur duart e i puthin kembet.
--- Voltaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 177 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Sulmohet ndėrtesa e Kongresit tė Manastirit
Postuar nga: Skampa

Lajme Trazira nė qytetin e Manastirit. Objekt i sulmit janė nxėnėsit shqiptarė tė shkollės sė mesme qė zhvillon mėsimin shqip nė ndėrtesėn historike.

Qyteti i Manastirit nė Maqedoni ėshtė pėrfshirė dje nga trazirat. Kanė qenė maqedonasit qė kanė nisur njė protestė e mė pas njė sulm ndaj shqiptarėve qė banojnė nė kėtė qytet. Objekt i sulmit ka qenė ndėrtesa historike e Kongresit tė Manastirit, ku janė hapur klasat paralele tė shkollės sė mesme nė gjuhėn shqipe pėr nxėnėsit shqiptarė, qė banojnė nė kėtė qytet. Fillimisht maqedonasit kanė demonstruar nėpėr rrugė, duke mbajtur nė duar flamujt maqedonas dhe duke hedhur parulla antishqiptare. Mė pas gjendja ėshtė keqėsuar. Ka ndikuar negativisht nė nxitjen e kėtyre protestave televizioni local 'Orbit' i Manastirit i cili u ka bėrė thirrje maqedonasve tė mos lejojnė hapjen e shkollės sė mesme nė gjuhėn shqipe, dhe tė protestonin masivisht nėpėr rrugėt e qytetit.

Sipas njė skenari tė pėrcaktuar mirė, turma vandale sllave fillimisht ėshtė drejtuar drejt shkollės fillore 'Goce Dellcev' ku ndjekin mėsimin si nxėnėsit maqedonas dhe ata shqiptarė tė ciklit tė ulėt. Policia maqedonase ka penguar depėrtimin e turmės nė mjediset e shkollės, tė cilėt donin tė pėrdorin dhunė ndaj nxėnėsve shqiptarė tė ciklit tė ulėt. Megjithatė, sipas informacioneve, tė marra nga disa arsimtarė, nė rrėmujėn e krijuar nė oborrin e shkollės fillore 'Goce Dellēev' nxėnėsit maqedonas kanė goditur moshatarėt e tyre dhe si pasojė janė plagosur katėr nxėnės, dy nga tė cilėt kanė kėrkuar edhe ndihmė mjekėsore, duke dalė prej pėrleshjeve tė pėrgjakur. Ndėrkohė turma ka vazhduar marshimin drejt ndėrtesės historike, ku 95 vjet mė parė ėshtė mbledhur Kongresi i Manastirit pėr krijimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Paradite turma nuk arriti tė depėrtojė nė ndėrtesė, ndėrsa nė orėt e pasdites ata mundėn qė tė sulmonin godinėn - kjo falė edhe indiferentizmit tė theksuar tė policies maqedonase. Turma arriti tė thyejė tė gjitha xhamat e ndėrtesės historike, duke e gjuajtur me gurė nga tė gjitha drejtimet. Nxėnėsit e pedagogėt shqiptarė prej disa orėsh mbetėn tė ngujuar nė ndėrtesė, pėr shkak tė sulmeve nga turma huligane maqedonase.

Nxėnėsit shqiptarė tė shkollave tė mesme tė qytetit tė Manastirit po ndjekin mėsimin nė gjuhėn shqipe nė ndėrtesėn historike, sipas njė vendimi tė Ministrisė sė Arsimit tė Maqedonisė. Ministri i Arsimit e ka pajisur ndėrtesėn me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr njė vazhdimėsi sa mė normale. Drejtori i Arsimit tė Mesėm nė Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė, Agim Fazliu rreth kėsaj ngjarje eshte shprehur para gazetarėve: Ne si Ministri Arsimi kėrkojmė zbatimin e vendimit tė arsimit tė mesėm tė gjuhės shqipe, jo vetėm nė Manastir por edhe nė Shkup. Kėtė ne e shohim si njė nevojė immediate dhe kemi menduar pėr tė gjetur zgjidhje racionale. Maqedonasit duhet tė heqin dorė nga emocionet e paragjykimet. Vendosja e nxėnėsve shqiptarė nė ndėrtesėn e Kongresit tė Manastirit ėshtė zyrtarizuar nga ana jonė.

Por zhvillimi i mėsimit nė kėtė ndėrtesė shihet si njė rrezik nė vazhdim, pasi nxėnėsit shqiptarė mund tė bėhen sėrish pre e sulmeve maqedonase. Kjo sepse ndėrtesa ėshtė pronė e ndėrmarrjes publike pėr shfrytėzimin e hapėsirave ndėrtimore dhe ekonomizimin e objekteve tė tjera publike dhe strehimore. Sipas burimeve, mund tė jetė kjo ndėrmarrje qė mė pas tė bėhet pengesė pėr vazhdimin e funksionimit tė shkollės sė mesme paralele nė gjuhėn shqipe. Nė njė situatė tė tillė, prindėrit e nxėnėsve shqiptarė janė tepėr tė revoltuar nga sjellja shtazarake e nxėnėsve maqedonas.

Ata kanė vendosur qė fėmijėt e tyre ta bojkotojnė procesin mėsimor deri nė krijimin e kushteve normale, kurse gjatė kėtyre ditėve, kėshilli i prindėrve do tė dalė nė publik me njė komunikatė lidhur me kėrkesat e tyre qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen e fėmijėve tė tyre nė kėtė qytet tė pėrfshirė trazirat ndėretnike, vetėm pse shqiptarėt kėrkojnė shkollimin e tyre nė gjuhėn shqipe. Duhet tė shihet mundėsia qė nxėnėsit shqiptarė tė vazhdojnė shkollėn nė ndėrtesėn ku funksiononte mė parė ish-shkolla shqipe 'Nikolla Tesla'. Siē bėhet e ditur nga burimet tona, funksionarėt e BDI-sė pėr momentin nuk japin ndonjė zgjidhje tjetėr, pėrveē vazhdimit tė funksionimit tė paraleles shqipe nė lokalet e ndėrtesės sė alfabetit, gjė qė duket se pėrbėn rrezik pėr nxėnėsit shqiptarė.

Qytetarėve tė Manastirit, kėto skena u kujtuan ngjarjet e vitit 1991, ku turma tė tilla nacionaliste sllave dogjėn 80 dyqane e shtėpi tė shqiptarėve nė Manastir. Qytetarėt e Manastirit janė tepėr tė frikėsuar, pasi situata mund tė dalė jashtė kontrollit si herėt e tjera. Gazetari i vjetėr, Qenam Hasani i cili ka punuar pėr 30 vjet nė televizionin lokal, pėr gazetėn Shekulli u shpreh: Ėshtė jashtė ēdo norme etike tė pėrdhoset kjo ndėrtesė historike e cila ka qenė vatėr e kulturės shqiptare. Kėtu nė vitin 1908 u mbajt Kongresi alfabetik tė gjuhės shqipe, i cili mbushi kėtė vit mė 14 nėntor 95 vjet.

Kėto akte vandale janė krejt paradoksale, pikėrisht nė momentin sapo ėshtė ngritur nė shqip njė komision i posaēėm qeveritar me nė krye nėnkryetarin e qeverisė Musa Xhaferin, pėr festimin e 95 -vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Sipas njė njoftimi tė kabinetit tė zv/kryeministrit Musa Xhaferi janė diskutuar aktivitetet qė do tė mbahen gjatė dy muajve tė ardhshėm. Mė 14 nėntor bėhen 95 vjet nga mbajtja e Kongersit tė Manastirit, i cili njihet edhe si Kongresi i alfabetit tė gjuhės shqipe. Me rastin e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme kulturoro-historike, qeveria e Maqedonisė nė mbledhjen e mbajtur mė 25 gusht ka vendosur tė formohet njė kėshill pėr organizimin e aktiviteve. Anėtarė tė kėshillit janė: ministri i Kulturės, Bllagoja Stefanovski, ministry i Arsimit Aziz Pollozhani, shkrimtari Meto Jovanovski, akademiku Luan Starova, shkrimtari Ali Aliu, si dhe historiani Reshat Nexhipi.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Gazeta Shekulli, 13 Shtator 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.