Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ashtu sic despotizmi eshte abuzim i mbreterimit, anarkia eshte abuzim i demorkacise.
--- Volter

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Forum :: Folklor: Kenga e Gjergj Elez Alise
Postuar nga: shigjeta

Forum Me poshte eshte nje fragment i shkeputur nga analiza e Ullmar Qvick, suedez, qe me nje pasion te rralle jo vetem ka mesuar gjuhen shqipe, por ka studiuar dhe njeh nga afer zakonet dhe traditat shqiptare. Me perkthimet dhe punen e tij, ai ka bere te njohur veprat e shume autoreve dhe njohjen e kultures shqiptare ne Suedi. Ne kete pjese mund te lexoni komentet e tij per kengen e Gjergj Elez Alise, aq te njohur ne folklorin shqiptar….

***
Gjergj Elez Alia eshte nje figure e njohur ne folklorin shqiptar. Sipas folkloristit tė madh Qemal Haxhihasani, eshte nje “hero, qė gėzon njė popullaritet tė gjerė nė epikėn tonė heroike, nuk ka ndonjė lidhje tė drejtpėrdrejtė me cetėn e Mujit e tė Halilit, prandaj ėshtė marrė edhe si personazh i njė nėncikli mė vete nė kuadrin e kėngėve tė kreshnikėve.” (Q.H. nė Folklori shqiptar, Tiranė 1977 f.76).
...............
Le tė shikojmė tani kėngėn nepėr vargjet e saj, duke dhėnė herė pas here analiza dhe komente:
”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra nė shtat m’i ka!
Veē nji motėr nat’ e ditė te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrės nandvjeēe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terė gjakun me ata flokėt e ballit,
shtatin vllaut ja shtėrngon m’ruba tė nanės,
n’petka t’babės trupin ja hijeshon,
armėt e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herė trupin motra p’e tėrnueke,
Dhimbn e varrėve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrės dekun n’tokė e lėshueke!“

Bie nė sy menjėherė stili solemn dhe krenar, njė krenari shumė e disiplinuar qė nuk lejon teprime as nė formė, as nė pėrmbajtje. Fjalėt “trim mbi trima“ pėrcaktojne karakterin e Gjergjit. Motėr e vėlla jetojnė nė varfėri: Motra pėrdor disa ruba tė nanės dhe petka tė babės pėr tė lidhur plagėt e tė vėllaut. – Numri nėntė ėshtė konsekuent nė variantin shqiptar, ndėrsa nė variantin maqedon (sipas Fatos Arapit) ky numėr pėrdoret vetėm nė vargun 51. – Shumė e dukshme nė tėrė poemėn shqiptare ėshtė dashuria vėlla-motėr, njė dashuri tronditėse qė bėn vėllanė tė harrojė dhimbjet e vdekjes dhe shqetėsohet pėr fatin e motrės kur ai nuk jeton mė. Pėr shqiptarėt e ditėve tona ėshtė me rėndėsi tė kujtojnė kėtė lidhje vėlla-motėr si njė traditė burimore nė kundėrshtim me ato tradita negative me ngjyrim fetar sipas tė cilave gruaja ėshtė njė “tepricė", tradita qė cimentojnė epėrsinė e burrit mbi gruan...

„Ā dalė zani e paska marrun dhenė,
se ’i baloz i zi ā dalė prej detit,
Trim i prapėt e belagji qi ish’ kanė,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng tė randė:
”Tim pėr tim kah njė dash tė pjekun,
tim pėr tim kah njė vashė me ja djergun,
ditė me ditė kah nji kreshnik me premun,
javė pėr javė kah njė krahinė me djegun!”
Haraēi qė kėrkon balozi, dhunuesi i huaj, ėshtė i prerė dhe i tmerrshėm. Ai ka si synim tė nėnshtrojė totalisht territorin e pushtuar, tė shfrytėzojė pa mėshirė tė mirat e vendit dhe tė poshtėrojė njerėzit, duke shkelur sa mė rėndė mbi jetėn dhe nderin e tyre. Kėto rreshta kanė njė forcė tė jashtėzakonshme shprehėse, ato tregojnė hapur gjendjen e veshtire tė popullit tė robėruar. Nuk kam gjetur shprehje aq tė forta nė asnjė kėngė popullore suedeze. – Haraēi duhet tė paguhet nga tė gjithė (’tim pėr tim’ d.m.th ’shtėpi pėr shtėpi’).

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhė,
me lot faqet trimit m’iu kanė mbushė.
Erzi i shpisė qysh lshohet n’dorė t’balozit?!
Ja ka nisė e motra e po bėrtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanė e tatė kah kalben pėr nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandė vjet nė shpi,
trupi motrės n’dorė t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanė,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranė,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanė!”

Themeli i shtėpisė shqiptare ishte i ndėrtuar mbi trekėndeshin Besa – Ndera – Burrnija. Dhe tani kjo shtėpi ishte nė rrezik; a do tė shkatėrrohej qe nga themeli? Brengosja dhe dėshpėrimi i tė dyve duhet parė nė kėtė kontekst. Kush do tė mbronte nderin e shtėpisė kur prindėrit janė tė vdekur, kur vėllau qė nėntė vite dergjet nė shtrat dhe motra ėshtė mbetur e pambrojtur dhe do tė lėshohet nė dorė tė balozit? Nė kėtė segment tė kėngės dėgjojmė dialogun e gjallė plot dashuri vėlla-motėr:

Dy copėsh zemra djalit iu ka da,
Dy sytė nė ballė motrės ja ka lshue,
Dy rigė lot pėr faqe te i kanė skhkue.
Dy fjalė kullės djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevė e gjarpėn paēi motėr e vėlla,
pikėt ndėr shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka pėrgjegjė,
t’ka lodhė jermi e s’po di ē’je kah folė;
se pėrjashta shi nuk asht tuj ra,
sytė e motrės po t’pikojnė, more vlla!
Qatherė Gjergji dorėn ja ka shtėrngue,
mirė po e limon me ato duert e shtatit,
mirė po e kqyrė me ata dy sytė e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folė:
- Amanet, mori motėr, pse po kan?
Zemrėn dysh, mori motėr, pse ma dan?
Qė nandė vjet, qi trupi ā tu m’u kalbė,
Gjergji i yt tjetėr pushim nuk ka,
veē si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranė e me pi?
A t’la keq ty vllau pėr veshė e mbathė?
A mos t’u randue, ndoiherė me fjalė,
motėrzezės vallau me iu mėrzitė,
huj pėr burrė ndoshta qi me t’ra?
Sa mirė motra vllaut po m’i pėrgjegjė,
dorėn e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomėzėja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallė nė dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasė, o vlla, me ngranė, me pi,
mjaft kam pasė me veshė edhe me mbathė,
kurr ma randė se sot ti folė nu’ m’ke!
Tjetėr babė nuk kam, as tjetėr nanė,
amanet, more vlla, mos m’pasė randė,
pėr nji dert qi sot po due me t’kajtė!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motėr, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Kėtu s’ka nevojė pėr shumė komente, kėnga flet vet. Vetėm duhet theksuar me ē’farė gjalleri dhe dashuri flasin motėr e vėlla me njeri-tjetrin. Nė kėtė dialog nuk ka shabllone (mjaft forma tė ngurtėsuara ekzistojne nė poezinė popullore nė pėrgjithėsi). Kjo bisedė motėr-vėlla ka ngjyrėn e freskėt tė jetės, tė emocioneve njerėzore. Nė fjalėt e Gjergjit dhe tė motrės dėgjojmė shqetėsimet e tyre pėr vatrėn, shtėpinė, dhe kujdesin e tyre pėr njeri-tjetrin. Dhe unė si suedez me njohuri pėr mentalitetin tradicional shqiptar, mund tė dalloj nė fjalėt e tyre krenarinė tipike shqiptare, qėndrimin pa kompromise nė mbrojtje tė nderit tė familjes dhe tė individit. Uria, sėmundja dhe hallet e tjera tė jetės mund tė durohen – por motra nė duart e balozit do tė thotė thjesht menxyrė!

Braf nė kamb’ por djali konka ēue:
- T’e marrsh gjogjun, motėr, tė mejdanit,
fill n’gjytet me te, motėr, tė m’bijsh
e t’mė shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji tė ka ēue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathė,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.
E nė sheher ēika konka ra
Edhe ā shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarė tė kjoftė, more kumbar!
- Tė mbarė paē, ti mori vasha e largė!
- Falėmeshhndet ty Gjergji tė ka ēue,
me ma mbathun gjogun mirė e mirė,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej ēelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalė!
Mbrapshtė po folė aj nallban probatini:
- Pėr n’m’i falsh, moj vashė, dy sytė e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!
Se me idhnim ēika e kite marrė!
-Ē’je kah thue, bre burrė, goja t’u thaftė!
Jam kanė nisė tu dera e probatinit,
qe nandė vjet, qi gjogu ksajt s’ā ra,
m’ fal se ndeshkam derėn e magjupit!
Se kta sy njė her’ un ua kam falė
tatės e nanės qi kalben pėr nan’ dhe,
Gjergjit tem qi kalbet varrsh mbi dhe!

Nallban probatini ėshtė njėri i pabesė. Megjithėse ai ėshtė vėllami i Gjergjit, vėllau i tij sipas traditės me gjak, ai tani pėrpiqet tė shfrytėzojė situatėn pėr tė kėnaqur epshėt e tij tė ulėta. Duke parė bukurinė e vajzės ai e harron besėn e shkruar me gjak. Dhe bukuria e motrės sė Gjergjit zbulohet nė botėn e saj tė madhe shpirtėrore, nė ndėrshmėrinė e saj, nė dashurinė dhe respektin qė ka ajo pėr tė vėllanė dhe prindėrit e vdekur. Propozimin e nallbanit ajo e hedh poshtė me pėrbuzje, duke e mallėkuar (“goja t’u thaftė!”).

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji tė ka ēue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kėt gjok ti me ma mbathė,
Than m’ka pėr patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej ēelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.
Si pėr vedi gjogun e ka mbathė
Edhe n’pramje ēika ā dredh nė shpi;
ka gjet vllan tu e pritė nėn hije t’blinit.
Ēa kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falėmeshndet” balozit m’i ka ēue:
- Me dalė heret n’at fushėn e mejdanit!
Ēikė pėr ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit pėr ty nu’ m’janė majė,
sall nji motėr, nu’ po muj me lshue,
varrėt e shtatit s’ā kush qi m’i lidhė!
Sa ka nisun drita me zbardhė majet,
N’fushė tė mejdanit trimat konkan dalė.
Keq me fjalė trimat shoshojnė po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke ēue...?
Pse me m’qitė, bre burrė, n’ket fushė t’mejdanit?
Sa mirė trimi i ka pėrgjegjė balozit:
-Tė lumt goja, baloz, mirė po thue!
Qe nandė vjet qi kam marrė rrugėn e vorrit,
Pak pa mrrijtė baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypė motrėn para se mejdanin,
m’ke lypė berret para se ēobanin
e jam dredhė n’ket log pėr me t’kallxue,
se ne t’parėt nji kanu na kanė lanė:
“Armėt me dhanė pėrpara e mandej gjanė,
kurr balozit motrėn mos m’ja dhanė,
pėr pa u pre n’at fushėn e mejdanit!
Por shtėrngou, baloz, se t’ka ardhė dita,
se ktu i thonė-o Gjergj Elez Ali!
E i kanė ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
pėrmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbėdhetė pash m’ledinė u ngul topuzi,
dymbėdhetė pashė pėrpjetė, si re, u ēue pjuhni.
Atherė Gjergjit rendi te i ka ardhė.
Sa mirė trimi n’topuz qi ka dredhė,
lik pėrmjet balozit te i ka ra!
Ā trandė fusha kur ā rrxue balozi!
Meiherė trimi shpatėn ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag pėr kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithė at m’nji bunar e ka mbytun,
tė tanė lumėn gjaku e ka tėrzue,
pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Pas qėndrimit tė pabesė, imoral, tė nallban probatinit, na jepet si kontrast qėndrimi besnik, i ndėrshėm tė nallban jaranit. Gjergji i ngritur nga shtrati ėshtė gati pėr luftė.
Gjergji i dėrgon balozit njė pėrshėndetje tė prerė: Herėt nė mėngjez ai do t’a presė nė fushėn e mejdanit. Prej atij balozi nuk do tė marrė asgjė – as vajzė, as dash, as motrėn. Lufta fillon me ngacmime nga tė dy palėt, dhe pastaj dyluftimi jepet me ngyra tė gjalla por rrėfimi vazhdon pa u thelluar nė shumė hollėsira, sepse ky nuk ėshtė njė pėrshkrim lufte pėr argėtim. Tėrė kohėn kėnga tregon ngjarjet me stil tė pėrmbajtur, pa teprime.
Gjergj Elez Alia e rrėzon balozin dhe ia ndanė kryet nga trupi.
Pėr tė theksuar se sa i urryer ka qenė balozi kėngėtari na kumton: “Pėr tri vjet krejt vendin e ka qelbun”. Trupi i balozit ka qenė i mbushur me helm dhe vrer dhe kalbet vetėm me zor... Lufta ka mbaruar dhe trimi kthehet nė shtėpi:

Qatherė trimi ā nisė me dredhė tu shpija
edhe shokėt tė gjithė m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokėt e mij!
Falė u kofshin sarajet e mija!
Falė u kofshin tanė paret e mija!
E u koftė falė krejt malli e gjaja e shpisė!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisė!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motėrzezėn ngrykas kesh me e marrun,
tė dy zemrat priherė por janė ndalun,
vlla e motėr dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirė s'i ka dalun!
Gjamė tė madhe shokėt qi m'i kanė ba!
Po ja ēilin nji vorr bukur tė gjanė,
Vlla e motėr ngrykas pėr me i xanė
E ‘i muranė tė bukur e kanė mbarue,
vlla e motėr kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnė tu kryet,
zogu i verės gjithmonė me pushue.
Kur ka nisun mali me u dushkue,
ā ndalė qyqja n’muranė t’vorrit tė ri,
ka gjetė blinin tė tanė degash tha.
Ka flurue pėrmbi ‘i saraj tė zi,
Ka gjetė kulmin tė tanė shembė pėr dhe.
M’nji prezor si m’paska hypė,
ka pėrbe shtegtarin kah po shkon:
- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkėn me e pushue.
N’kofsh tu kajtė ksajt, gjamėn pėr me e xanė!
Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!

Gjergji mblodhi shokėt e tij pėr takimin e fundit. Ai u dha atyre kullat, paret, gjithė mallin e gjėnė e shtėpisė. Dhe amanet motrėn.... Ai e dinte se jeta e tij po soset.
Gjergji u hodh pėr tė pėrqafuar motrėn. Tė dyve zemrat u pushuan njėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Shokėt i vajtuan me gjėmė tė madhe, pastaj ata hapėn njė varr tė gjerė.
Siē theksohet nė vėllimin “Epika legjendare, I”, Tiranė 1966: “Nderimi qė i bėhet pas vdekjes ėshtė shprehje e nderimit dhe e mirėnjohjes sė gjerė shoqėrore pėr ata qė bien si burrat nė fushėn e nderit, pėr mbrojtjen e idealeve tė larta njerėzore.”
Holandezėt marinarė-tregtar kanė njė shprehje shumė kuptimplotė latinisht: Navigare necesse est, vivere non. Shqip: “Me lundrue asht e nevojshme, me jetue jo.” Nė tė njejtėn mėnyrė mund tė thuhet pėr mentalitetin e trimave shqiptarė: “Me mbajt besėn, nderėn e burrninė asht e nevojshme, me u mbajt i gjallė jo.”
Bukuria ideo-estetike e Kėngės sė Gjergj Elez Alisė rritet edhe mė shumė kur marrim parasysh karakterin dhe pozitėn e motrės. Megjithėse ajo nė kėngė ėshtė e paemėr dhe zbaton porositė dhe urdhėrat e tė vėllaut, ajo ka njė forcė morale dhe njė qėndrim tė paepur qė e vendos krah pėr krah me Gjergjin. Ajo nuk ėshtė person sekondar, ajo deri nė fund rradhitet me tė vėllanė, bėhet e barabartė me tė. Kujdesi i Gjergjit pėr motrėn bazohet nė dashuri, jo nė frikė pėr njė turp tė mundshėm. Motra, me karakterin e saj tė lartė, nuk le shteg pėr dyshime.
Krahasime mund tė bėhen me kėngėn e vėllaut tė vdekur (Konstandinin, Halil Garrinė). Mirėpo, motra e Gjergj Elez Alisė me pozitėn e vet nė kėtė dramė poetike nuk ka shoqe nė poezinė popullore shqiptare.
Nėn bli pushonin motėr e vėlla, tė pėrqafuar nė vdekje. Varri u rrethua nga njė mur, njė grumbull gurėsh, qė tė mos harrohej kurrė sa shumė e kish dashur motra vėllanė dhe sa shumė e kish dashur vėllau motrėn.
Qyqja, kur nisi tė dushkohet mali, qėndroi mbi muranė e varrit tė ri. Ajo e gjeti blirin tė tharė, kulmin e kullės (sarajės) sė Gjergjit tė shembur pėrdhe. Qyqja atėherė zuri vend nė njė dritare, duke kėnduar njė pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
Dėgjo, o shtegtar i malit! Nė qofsh duke kėnduar, kur tė afrohesh kėsaj anė, pushoje kėngėn tėnde! Nė qofsh duke qarė, kur tė afrohesh kėsaj ane, shtoje edhe mė shumė vajin dhe gjėmėn!
Dhe qyqja mbaron kėngėn e vet me rreshtat mė tė bukura qė kam gjetur nė poezinė popullore botėrore. Ky mbarim i mahnitshėm ėshtė njė monument pėr rapsodin e panjohur shqiptar, i cili diku nė Malėsi tė veriut krijoi vjersha me njė bukuri tė paparė:
“Kah kėrkova gjithkund bjeshkė e m’bjeshkė,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kėrkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!”
Populli i pėrvuajtur shqiptar ėshtė njė popull shumė i pasur. Thesaret qė kanė shqiptarėt nuk shihen nga tė gjithė. Prapė jam i bindur se Kėnga e Gjergj Elez Alisė, po tė ishe e shkruar anglisht ose frengjisht, do tė numėrohej ndėr xhevahirėt e poezisė botėrore.
Kjo kėngė pėr fisnikėrinė e shpirtit shqiptar ka njė mesazh pėr rininė e sotme shqiptare: Krenoheni! Ju keni pasuri qė as koha nuk do tė prekė! Dhe nė tė njėjtėn kohė kjo kėngė ėshtė njė kushtrim. Jo pėr luftė por pėr rilindjen e shumėvonuar shqiptare me mjete paqėsore. Nėntė plagėt mbi trupin e Gjergjit janė trashėguar brez pas brezi. Sot kėto plagė mund tė quhen: varfėria, papunėsia, korrupsioni, hakmarrja, shfrytėzimi i femrave, mosbesimi, demoralizmi, mėrgimi dhe
prapambetja shoqėrore. Nėntė plagė mbi trupin shqiptar sot.
U ngrit nga shtrati i vdekjes Gjergj Elez Alia. Ngriheni shqiptarė! Pse po pritni? Por kur ndodhem nė mesin tuaj nė kėtė Forum mė duket se drita nė fund tė tunelit po rritet e rritet. Ndoshta, ndoshta tani ka filluar ajo rilindje aq tė vonuar.....

Miku juaj suedez me dashuri dhe mall:

Per nje version te plote te analizes mund te klikoni ketu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.