Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka pak femra , merita e te cilave zgjat me shume se sa bukuria e tyre.
--- La Rochefoucauld

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Pack: Keto vota jane vjedhur
Postuar nga: Albo

Lajme Eurodeputetja Doris Pak flet para takimit tė Brukselit

Presidenti nuk mund tė zgjidhet vetėm nga shumica socialiste, ata duhet tė gjejnė njė konsenus tė gjerė, sepse kėto vota janė tė vjedhura

Zonja Pak foli pėr BBC-nė nė shqip pėr takimin qė do tė zhvillohet nė Bruksel midis deputetėve tė Parlamentit Europian dhe udhėheqėsve tė partive parlamentare nė Shqipėri.

Ēfarė do tė ndodhė tė enjten nė Bruksel, pasi ka shumė paqartėsi dhe eufori nė Shqipėri mbi kėtė takim?

Duke qenė se jam emėruar si raportuese pėr negociatat pėr procesin e asociimit dhe stabilizmit me Shqipėrinė, unė e shoh shumė tė arsyeshme tė ftoj kėta politikanė - pėrfaqėsues tė grupeve tė ndryshme nė parlament - tė diskutojnė me ne problemet, dhe veēanėrisht problemin e madh pas zgjedhjeve tė manipuluara tė vitit tė kaluar. Unė mendoj se nė qoftė se nuk do tė ndryshojnė sjelljen e tyre me njėri-tjetrin, pasi pėrjetuan dėshtime tė mėdha me kėto zgjedhje, do tė duhet tė pėrballen me probleme me ne, nė mėnyrė tė veēantė me parlamentarėt. Ne nuk mund tė pranojmė parregullsira, tė cilat janė bėrė nė mėnyrė tė veēantė nė favor tė krijimit tė shumicės absolute pėr zgjedhjen e presidentit tė Shqipėrisė. Unė mendoj se ata duhet tė pėrmbushin ato qė thuhen nė raportin e ODIHR-it dhe nė deklaratėn time tė bėrė me kolegėt e mi nė Parlamentin Europian. Ne do tė diskutojmė tė njėjtėn gjė edhe njė herė tė enjten me tė gjithė tė ftuarit.

Zonja Pak, ēfarė kėshillash konkrete do t'u jepni politikanėve shqiptarė tė enjten?

Mė konkretisht, do tė jenė ato pėr parregullsitė, tė cilat kanė sjellė si rezultat njė shumicė false. Ata duhet tė kurojnė kėtė pėr tė gjetur njė konsensus tė gjerė pėr presidentin e ardhshėm tė Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se presidenti nuk mund tė zgjidhet vetėm nga shumica socialiste, ata duhet tė gjejnė njė konsenus tė gjerė, sepse kėto vota janė tė vjedhura. Kjo ėshtė e para.
E dyta, ne do t'u kėrkojmė tė krijojnė njė komision parlamentar hetimor, siē ua kėrkuam vitin e kaluar qė ta krijonin. Dhe kjo ėshtė pjesė edhe e rekomandimeve tė raportit tė ODIHR-it. Unė mendoj se kėto janė dy pikat tė cilat duhet tė pėrmbushen pėrpara sė tė ndodhė zgjedhja e presidentit tė ri.

Nga ana tjetėr, ne do tė diskutojmė edhe pėr gjendjen nė tėrėsi nė vend, sepse procesi i negociatave mund tė fillojė, pėr mendimin tim, vetėm nė qoftė se shumė probleme do tė kenė filluar tė zgjidhen. Nė Shqipėri ka ende shumė krim tė organizuar, shumė korrupsion, dhe kjo thuhet jo vetėm nga ne, por edhe nga qeveria dhe partia kryesore nė pushtet.
Unė mendoj se, tė paktėn e tėrė klima nė vend duhet tė ndryshojė, sepse ata po sillen me njėri-tjetrin, si klane dhe jo si konkurrues demokratikė. Mendoj se ka shumė gjėra pėr t'u bėrė, por ne do t'i diskutojmė kėto tė enjten nė Bruksel. Por e para ėshtė pėrmbushja e rekomandimeve pėr zgjedhjet, tė cilat u manipuluan.

Zonja Pak, ju po flisni pėr manipulimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė vitit tė kaluar, a do tė pėrfshinin sugjerimet tuaja edhe ribėrjen e zgjedhjeve nė zona tė caktuara?

Jo. Kjo ėshtė e pamundur. Nėse bėhet e njėjta gjė me ligjin ekzistues, do tė kemi tė njėjtin rezultat, sepse ligji aktual duhet ndryshuar. Ata duhet tė ndryshojnė ligjin, ta bėjnė mė praktik, dhe nuk ėshtė vetėm faji i tyre, por edhe i Kėshillit tė Europės qė i kėshilloi ata tė bėnin kėtė ligj, siē e bėnė, duke mos marrė parasysh sesa problematik ishte. Ndaj duhet ndryshuar ky ligj. Nga ana tjetėr, unė mendoj se ata duhet tė ndyshojnė sjelljen edhe nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Nė fund, ata u treguan shumė tė njėanshėm.

Zonja Doris Pak, cila do tė jetė detyra e parė e shtėpisė pėr politikėn shqiptare njė ditė pas Brukselit?
Tė krijojnė njė komision parlamentar hetimor pėr tė diskutuar kėto gjėra edhe njė herė midis tyre, pėr tė gjetur zgjidhje. Pikė sė pari, tė gjejnė njė zgjidhje pėr tė ndryshuar ligjin zgjedhor me njė ligj mė praktik, me vetėm njė raund. E dyta, politikanėt duhet tė gjejnė njė konsensus me njėri-tjetrin, pėr presidentin e ardhshėm, sepse ata nuk kanė shumicė pėr tė votuar kandidatin vetėm si Parti Socialiste, pasi e kanė manipuluar atė dhe atyre u duhet tė gjejnė njė personalitet nė Shqipėri, i cili mund tė pėrfaqėsojė tė gjithė shqiptarėt: Jo kandidat socialist, jo kandidat demokrat.

Zonja Pak, ju thoni se kandidati pėr president nuk duhet tė jetė socialist, nuk duhet tė jetė demokrat, mund tė jetė ky kandidat republikan, pėr shembull?

Nuk e di. Ndoshta. Duhet tė jetė dikush tek i cili mund tė kesh besim, i cili tė gėzojė besim mė tė madh nė popull, sepse nėse bisedon me shqiptarėt, ata nuk kanė shumė besim nė politikėn partiake.

Zonja Pak, nė shtypin shqiptar lexon deklarata pėr rėndėsinė e takimit tė Brukselit, duke e lidhur atė me tė ardhmen e Shqipėrisė nė marrėdhėniet me Bashkimin Europian, sa i rėndėsishėm ėshtė ky takim nga kėndvėshtrimi europian?

Ėshtė i rėndėsishėm. Ėshtė hera e parė qė zhvillojmė njė takim tė tillė. Po e bėjmė, sepse dėshiroja qė ta bėnim njė takim tė tillė. Mendova se do tė ishte e rėndėsishme pėr popullin shqiptar, qė tė paktėn ata tė kuptojnė se ne mendojme nė favor tė interesit tė tyre, pėr hir tė sė ardhmes sė tyre. Ne nuk duam tė ndėrhyjmė nė politikėn partiake, ne duam qė politikanėt shqiptarė tė kuptojnė se duhet tė punojnė pėr tė mirėn e vendit. Dhe kjo nėnkupton se ata duhet tė shmangin manipulimet nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, dhe tė gjejnė sė bashku njė rrugėzgjidhje.
Dhe e dyta, tė fillojnė tė aplikojnė njė mendim tė ri nė politikė, madje edhe pėr ēėshtjen e korrupsionit, krimit tė organizuar e kėshtu me radhė. Unė mendoj se edhe gazetarėt nė Shqipėri duhet tė mėsojnė shumė. Nėse lexon gazetat sheh sesi njė fjali e imja botohet nė variante tė ndryshme. Unė mendoj se kemi tė bėjmė me mungesė etike dhe profesionalizimi. Unė mendoj se ne duhet tė ndihmojmė gazetarėt dhe kryeredaktorėt pėr ta kapėrcyer kėtė situatė.

Zonja Pak, tė gjitha kėto rekomandime qė ju pėrmendėt, do tė duan kohė pėr t'u pėrmbushur. A do tė ndikojė kjo nė hapjen nė kohė tė negociateve pėr Paktin e Asociimit dhe Stabilizimit tė Bashkimit Europian me Shqipėrinė?

Ju e dini shumė mirė se Komisioni Europian, ne si Parlament Europian, unė si raportuese i dimė tė gjitha mangėsitė dhe problemet. Ne u kėrkojmė politikanėve shqiptarė tė fillojnė t'i shėrojnė kėto plagė. Ata nuk mund ta bėjnė kėtė pėr njė javė apo dy muaj. Por disa gjėra mund tė bėhen nė kohė. Ne u kėrkojmė qė t'i bėjnė. Unė nuk mund tė pengoj negociatat, nė rast se Keshilli i Ministrave tė BE-sė dėshiron t'i hapė kėto negociata. Por ēfarė do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė se hapja mund tė zgjasė njė vit, gjashtė muaj si nė rastin e Kroacisė, por mund tė vonohet edhe dhjetė vjet, apo edhe mė shumė. Kjo varet nga sjellja e politikanėve shqiptarė. Kėtė ne do t'ua bėjmė tė qartė nė takimin e sė enjtes nė Bruksel. Edhe nė qoftė se nė korrik, gusht apo shtator, Komisoni Europian, nė bazė tė dėshirės sė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, do tė dėshirojė fillimin e negociatave me Shqipėrinė, kjo nuk do tė thotė shumė, pasi ėshtė nė dorėn e politikanėve shqiptarė qė kėto negociata tė jenė apo jo tė suksesshme.
Nė fund tė procesit, le tė jetė e qartė, Parlamenti Europian ėshtė ai qė duhet tė votojė 'Po'. Dhe kėtu qėndron problemi. Ne si Parlament Europian nuk mund tė pengojmė fillimin e negociatave, por mund tė krijojmė probleme tė dukshme pėr negociatat, pėr kohėn kur duhet tė fillojnė, herėt apo mė vonė nė kohė. Unė mendoj se nė fund tė fundit, e kemi ne nė dorė si parlamentarė tė themi 'Po' ose 'Jo'. Por siē e thashė nė fillim, ėshtė e vėrtetė se ne nuk mund ta frenojmė, por ne japim njė sinjal tė qartė. Ne nuk duam tė kemi probleme, siē patėm me Maqedoninė. Ne nuk jemi shumė tė gatshėm tė mbyllim tė dyja sytė, pasi ne e duam Shqipėrinė.

Unė i dua shqiptarėt, por shpesh unė kam probleme me tė gjithė politikanėt. Ata nuk e duan vendin e tyre sa e dua unė, shpesh e besoj njė gjė tė tillė. Unė shpresoj qė ata tė kuptojnė qė ajo qė ne po bėjmė, dhe ėshtė hera e parė qė ne e aplikojmė njė praktikė tė tillė, dhe ne po e bėjmė kėtė takim sepse ne duam qė Shqipėria ta kapėrcejė kėtė situatė. Por qė ta kapėrcejnė, lipsen politikanė, tė cilėt realisht tė kenė respekt pėr vullnetin e elektoratit tė tyre.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.