Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Kuzhina :: Kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn tuaj
Postuar nga: Fiori

Kuzhina Nė vazhdim tė kėtij artikulli do te lexoni disa kėshilla tė rėndėsishme pėr kuzhinėn. Pėr mė shumė material, mund tė na vizitoni tek forumi i kuzhinės nė Forumin Shqiptar.

1.Nė mėnyrė qė tė heqesh erėn e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirė me limon.

2.Mund tė zhdukėsh erėn e qepės apo tė hurdhrave duke i fėrkuar duart me uthull tė bardhė menjėherė pas mbarimit tė pregatitjes sė ushqimit.

3.Nė mėnyrė qė tė zhdukėsh erėn e mykut apo cdo lloj ere tjetėr jo tė kėndshme nė dollap apo nė syrtare mjafton tė vendosni nė kėnd tė tyre njė copėz qymyr.

4.Pėr zierjen e vezėve tė plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copė letėr alumini dhe tė hidhen nė ujė.

5.Mos e lėr orizin apo thjerrėzat apo cdo lloj ushqimi tjetėr qė futet nė kėtė grup nė qese plasmasi nė guzhinė, futi nė qese basme nė mėnyrė qė tė mos zėnė krimba apo tė meken.

6.Mundohu qė tė mos blesh perime tė ndėnjura apo tė vyshkura sepse ato e kanė humbur njė pjesė tė madhe tė vlerave tė tyre ushqimore.

7.Mos i lėr perimet njė kohė tė gjatė nė ujė nė larjen e tyre ėshtė mė mirė qė ato tė lahen nė ujė tė rrjedhshėm e pastaj tė vihen nė kullesė nė mėnyrė qė tė thahen.

8.Pėrdor thikė tė mprehtė nė prerjen e perimeve nė mėnyrė qė tė shmangėsh dėmtimet e lekurės apo tė gjetheve tė tyre.

9.Griji perimet me lėkurėn e tyre nė mėnyrė qė tė mbrojnė vlerat e tyre ushqimore.

10.Erėzat: majdanozi, kopėr etj. ruhen mirė pėr disa ditė nėse futen nė qese plasmasi e mblidhen mirė, e mė pas vendosen nė frigorifer apo nė vende tė freskėta.

11.Majdanozi, kopėr etj nga erėzat e gjelbėrta nuk grihen me makinė sepse u humbet lėngu ėshtė mirė qė tė grihen me thikė.

12.Sa mė tė mėdhaja tė priten perimet aq mė pak e humbasin vlerėn e tyre ushqimore.

13.Perimet ruhen mirė pėr disa ditė nėse mbėshtillen me njė pecete tė lagur.

14.Perimet qėrohen jo shumė kohė para gatimit dhe zihen nė tenxhere me kapak tė mbyllur dhe me pak ujė.

15.Vitaminat qė ndodhen nė perimet e freskėta janė shumė tė ndjeshme gjatė pėrpunimit tė nxehtė, prandaj ėshtė mė mirė qė ato tė zihen shpejt e nė zjarr tė fortė.

16.Patatet e ziera qėrohen mė lehtė nėse pas zierjes hidhen nė ujė tė ftohtė.

17.Qė panxhari i kuq tė ruajė ngjyrėn gjatė zierjes, nė vend tė kripės nė ujė hidhet pak uthull.

18.Mbas qėrimit tė patateve, karrotave, e perimeve tė tjera duarve ju hiqen njollat nėse lahen me lėng limoni ose limontos.

19.Kur gjiza ėshtė e thartė pėrzihet me qumėsht nė raportin 1:1, pasi lihet njė orė kullohet, kėshtuqė gjiza bėhet e ėmbėl dhe e freskėt.

20.Djathi shumė i kripur njomet me ujė tė zier por tė ftohur.

21.Djathi i tharė qė tė bėhet i butė vihet pėr pak kohė nė qumėsht.

22.Vezėt e freskėta kur futen nė ujė me kripė bien nė fund ndėrsa ato qė s'janė tė freskėta notojnė.

23.Kur rrihen tė bardhat e vezėve qė t'u shtohen mė shumė vėllimi pėr cdo kokėrr vezė i shtohet njė gjysėm luge gjelle ujė.

24.Lakra turshi nuk shpėrlahet me ujė tė nxehtė sepse i ulen vlerat ushqimore.

25.Gjatė zierjes sė lakrės nė mėnyrė qė tė mos vijė erė e keqe, nė tenxhere hidhet njė fetė buke e lyer me uthull.

26.Kur lulelakra ruhet nė dritė nxihet dhe i keqėsohet shija.

27.Pėr tė zier njė kg. fasule duhen 2-3 litra ujė.

28.Pėr tė pėrmirėsuar shijen e fasuleve gjatė zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

29.Gjatė gatimit tė gjellėve tė nxehta mos i mbani fėmijėt pranė.

30.Mos pėrdorni mjetet elektrike kur duart i keni tė lagura, si dhe kur dyshoni se kanė difekte teknike.


Materiali u pėrgatit nga xhenisi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.