Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruas i duhet te zgjedhe: me nje burre qe pelqehet nga femrat, ajo nuk eshte e qete. Me nje burre qe nuk duhet nga femrat, ajo nuk eshte e lumtur.
--- Anatol France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Mirela Manjani, kampione bote ne hedhjen e shtizes
Postuar nga: Albo

Sport Pasi rekordmenia e sotme e Shqipėrisė, Mirela Manjani shpallet pėr herė tė dytė Kampione e Botės

Tradhtinė e kemi midis nesh, jo te Mirela!

* Shqipėria ka krijuar dy herė Kampionen e Botės, Mirela Manjani!

* Shqipėria ka tradhtuar sportin nobėl tė atletikės sė lehtė!

* Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė pa pistė atletike!

* Shqipėria po e shndėrron sportin kombėtar nė loteri!

* Shqipėria ka 30 rekorde kombėtare 20 vjet pa i thyer!

* Shqipėria dhe parulla e vitit 1945: "Tė thyejmė rekordet e Paraluftės!

Besnik DIZDARI

Dy rekordmenė tė shquar tė Shqipėrisė nė atletikėn e lehtė, Ajet Toska dhe Pavllo Mihali, janė tė vetmit njerėz qė ēdo ditė dalin nė punė pėr tė punuar pėr atletikėn kombėtare. Vetėm kėta tė dy. Askush tjetėr. Nuk ka shtet nė Europė qė pėr sportin e atletikės sė lehtė paguan vetėm dy njerėz! Dhe megjithatė, dy rekordmenėt tanė, pėrpiqen, punojnė, shqetėsohen. Kanė njė zyrė me tavan tė ulėt, qė nuk plotėson asnjė kusht pune tė sotme dhe qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me zyrat sportive mė tė rėndomta, edhe nė shtetin mė tė parėndėsishėm postkomunist tė Europės. Dhe ndihen tė vetmuar. Mundohen pėrditė ta shpėtojnė atletikėn shqiptare, ta nxjerrin nga skamja. Ia kanė arritur tė kenė me vete jo pak atletė pasionantė megjithatė, tė cilėt e ushtrojnė atletikėn s'dihet se ku, ngaqė Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė qė nuk ka njė stadium atletike. Dhe prapė ne kemi atletė. Janė heronj pėr nga kushtet qė i cfilitin.

Kėshtu, dy zyrtarėt tanė tė vetėm tė atletikės sė lehtė, Toska dhe Mihali, ia arrijnė tė shpėtojnė diēka nga ajo qė mund tė shpėtohet thjesht prej njė pasioni tė vjetėr, qė kėtyre dy rekordmenėve tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, iu vlon nė shpirt.

Sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Atletikės, Ajet Toka, ėshtė i vetmi sekretar i pėrgjithshėm i njė Federate atletike prej 52 shteteve tė Europės qė ėshtė njė rekordmen nė fuqi, pra qė nuk i ėshtė thyer rekordi, sepse ende askush nuk ka guxuar t'ia prekė atė. Ndonėse e ka thyer 17 vjet pėrpara, mė 22 gusht 1986, kur ka qenė 25 vjeē djalė. Shifrat e tij janė edhe pėr sot tė nivelit tė lartė ndėrkombėtar: 75.92 metra! Po nga ana tjetėr, si njė paradoks i pashembullt, rekordi i tij fenomenal pėr ne, sot tregon vetė prapambetjen e qartė tė atletikės sonė. 20 vjet mė parė, mė 1983, rekordmeni Pavllo Mihali ka kėrcyer me shkop 5.21 metra. Kampioni i kėtij viti, 2003, nė Shqipėri arriti 4.50 metra dhe askujt sot nuk mund t'i shkojė nėpėr mend se mund tė arrijė 5.21 metra si 20 vjet mė parė. Dhe prej 59 rekordeve kombėtare tė atletikės shqiptare, plot 30 rekorde i pėrkasin kohės sė pėrtej viteve '80 e poshtė. Madje ka rekorde si ai i dhjetėgarėshit (Skėnder Balluku) e i 50 km ecje sportive (Sadik Demiri) qė datojnė mė 1975 dhe 1976, gati 30 vjet tė shkuara!

Ndėrkaq, Kampionati i fundit Botėror qė sapo pėrfundoi nė Saint Denis tė Francės, Shqipėrisė i pranoi vetėm njė atlet. Ky ishte Arben Maka njė nga mė tė mirėt e Shqipėrisė. Ai mori pjesė nė vrapimin e 100 metrave dhe pėr fatin e tij arriti rezultatin mėse modest 10.87, ndonėse Maka ka arritur me kronometėr dore deri nė 10.3. Dhe vetėm kaq.

Po ja sensacioni: Mirela Manjani, atlete e Durrėsit, krijuar prej atletikės shqiptare, fiton pėr herė tė dytė titullin e Kampiones sė Botės nė hedhjen e shtizės. Kėto dy skaje mė tė fundit: shqiptare, Arben Maka 10.87 nė 100 metra i eliminuar qysh me baterinė e parė dhe shqiptarja tjetėr, Mirela Manjani - Kampione e Botės pėr herė tė dytė, pėrfaqėsojnė ndarje tė mėdha larg njeri-tjetrit. Megjithatė, kanė njė tė pėrbashkėt tė madhe: shqiptarėsinė e tyre atletike, nėse mund tė pėrcaktoja kėsisoji. Sepse tė dy janė krijim i atletikės shqiptare. I pari tė trondit me dėshtimin tonė. E dyta tė trondit me arritjen fenomenale tė atletikės "sonė".

Tashmė as unė nuk kam kohė tė merrem as me siglat "Greece", as me flamurin kombėtar tė Greqisė me tė cilin u mbėshtoll edhe njė herė tjetėr Mirela, kėsaj radhe nė Saint Denis tė Parisit, as me arritjen e madhe tė Greqisė, e cila i blatoi kėto pėrmasa botėrore asaj. Po ashtu, nuk kam kohė tė humb duke i fryrė pėrtej llogjikės, tė tė ashtuquajturit "nacionalizėm shqiptar tė tipit tė izolimit tė njė regjimi qė shkoi", dhe madje nuk kam as forca e as mundėsi pėr tė vėrtetuar saktėsisht, nėse Manjani ka folė kundėr Shqipėrisė apo jo nė Greqi. Por marr guximin tė them se tradhtinė - nėse vazhdojmė tė flasim pėr tradhtina kėsisoji - e kemi mė parė midis nesh dhe jo te Mirela Manjani.

Nuk ka tradhti mė tė madhe ndaj kombit tėnd, tė mjedisit sportiv, se sa kur njė shtet braktis sportin e atletikės. Nuk ka tradhti mė tė madhe pėr kulturėn kombėtare madje, qė Shqipėria vazhdon tė jetė i vetmi vend nė Europė pa pistė atletike. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa tė paguash vetėm dy vetė pėr tė rimėkėmbur atletikėn dhe tė paguash bie fjala 20 vetė pėr njė sektor qė quhet "shkencor", qė padashur bėhet edhe njė "rifugium pecatorium" pėr t'i bėrė vende pa meritė ndokujt. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa tė mos subvencionosh pėr atletikėn e lehtė, qė ėshtė sporti mė i parė qė ka zhvilluar njė kampionat kombėtar nė Shqipėri (1929). Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa tė lėsh atletėt shqiptarė tė stėrviten nė ēakull e dhé, nė pluhur a qymyr, kur atletika shqiptare ėshtė sporti i parė nė Shqipėri qė ka krijuar ekipin tonė kombėtar, fanelat kuq e zi dhe qė ka pėrfaqėsuar pėr herė tė parė nė histori Shqipėrinė nė njė kampionat ndėrkombėtar (Zagreb 1934, Lojėrat Ballkanike). Nuk ka tradhti mė tė madhe se tė djegėsh tash sa vjet fondin e ndėrtimit tė pistės sė tartanit, e pėr vite pėr kapricio tė njė njeriu tė miqėsive klanore, t'ia mbyllėsh dyert e Stadiumit Kombėtar atletėve. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa ta zhdukėsh atletikėn nga gazetat, nga publiciteti sportiv, nga problemet, nga nxitja, nga promovimi, nga axhendat, qoftė edhe tė vetė shtetit, i cili sportin e ka edhe detyrė kushtetuese. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa tė kesh njė ministri qė ka sigėl edhe "Sportin", dhe qė megjithėkėtė tė lejojė qė tė shuhet sporti nobėl i atletikės. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa ta loterizosh sportin kombėtar, siē po ngjet vetėm nė Shqipėri, madje deri aty sa thuajse ēdo gjashtė muaj shpiket njė loteri tjetėr, kalamendet rinia dhe pėrfitimet e duhura tė mos shkojnė te sporti kombėtar, veēanėrisht te atletika, si kudo nė Europė. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa ta harrosh, ta mallkosh, t'ia shuash emrin dy herė Kampiones sė Botės dhe Kampiones sė Europės pse ka "tradhtuar" Shqipėrinė duke "iu shitur" flamurit helen, e nga ana tjetėr, tė mos shqetėsohesh aspak pėr shkatėrrimin e atletikės kombėtare. Nuk ka tradhti mė tė madhe se sa tė lejosh qė tė ushtojnė televizione e gazeta me jetėn, rezultate, intimitete, fate, arritje, kėrshėrina bajate me gjithė futbollistėt e Europės, madje edhe me ato prej mė tė rėndomtėve qė nuk i njohin mirė as nė vendet e tyre dhe tė zhdukėsh famėn e njė Mirela Manjani.

Me kėsisoj tradhtinash tė pafund na takon tė merremi, dhe jo me "tradhtinė" e njė njeriu tė vetėm, me emrin Mirela Manjani, qė nė fund tė fundit, edhe nė kėtė ēast "tradhtie" tė saj me ngritjen lart tė flamurit tė Greqisė nė olimpin e atletikės botėrore, prap se prap, mua dhe askėnd nuk e pengon tė shkruajė fjalė pėr fjalė, kėtė lajm:

"Rekordmenia e sotme e Shqipėrisė, Mirela Manjani, u shpall mė 30 gusht 2003 nė Saint Denis tė Parisit nė Francė, Kampione e Botės pėr herė tė dytė nė hedhjen e shtizės pėr Greqinė, pjesėtare e ekipit kombėtar tė tė cilės ėshtė".

Sepse, nėse e keni harruar, megjithėse kam shkruar disa herė, shqiptarja Mirela Manjani e Greqisė, sot e kėsaj dite vazhdon tė jetė rekordmene kombėtare e Shqipėrisė nė hedhjen e shtizės. Si gazetar i vjetėr, ēka gjithashtu e kam thėnė para njė viti nė faqet e kėsaj gazete, nė fund tė fundit, bėj detyrėn e fiksimit tė kėsaj historie dhe dihet qė nuk bėj pjesė nė turmėn e gazetarėve tė vendit tim, tė rinj apo tė vjetėr qofshin, tė cilėt nuk denjojnė tė botojnė thuajse asgjė pėr titullin mė tė ri tė fituar nga atletja fenomenale shqiptare Mirela Manjani.

Sepse Mirela Manjani jo vetėm qė ėshtė shqiptare, por ėshtė njė atlete shqiptare, ka lindur si atlete shqiptare, ėshtė formuar deri nė gjysmė tė rrugės si njė atlete shqiptare, ka fituar jo pak suksese si atlete shqiptare, ėshtė njohur nė botėn ndėrkombėtare si atlete shqiptare.

Temė e vjetėr megjithatė...

Detyrohem tė pėrsėris: edhe pse medaljet e mėdha tė Manjanit i pėrkasin Greqisė, historia shqiptare nė gjithė kėtė periudhė sensacionale tė saj, ėshtė rrėnja, nisma, njohja e madhe. Nuk mund tė mohohet prej askujt. Do tė ishte njė tjetėr tradhti mė e madhe, madje tradhti ndaj sė vėrtetės. Sepse jemi edhe ne aty, brenda periudhės fenomenale shqiptaro-greke tė hedhjes sė shtizės pėr femra, pjesė e shpalljes tė IAAF (Federata Botėrore e Atletikės sė Lehtė), atė tė fillimit tė vitit 2001, ku shqiptarja jonė - pėr fatin tonė pėrfaqėsuese e Greqisė - ishte midis 3 atleteve mė tė mira tė shekullit 20 nė hedhjen e shtizės. Ndėrkohė qė e nis shekullin e 21-tė me dy tituj tė rinj: atė tė Kampiones sė Evropės dhe kėtė tė dytin e Kampiones sė Botės. Rrėnjėt janė historia e saj shqiptare, tė cilėn ne duhet ta tregojmė e ritregojmė sa herė Mirela na jep rast. Tė shtunėn nė mbrėmbje deri vonė jam marrė me internetin dhe kudo Mirela ishte po ajo, shqiptarja: "Lindur nė Durrės tė Shqipėrisė". Dhe po e botoj pėrsėri historinė e saj shqiptare, pėr kujtesė kombėtare, pėr barazpeshė shpirtėrore kombėtare, jo thjesht pėr "nacionalizėm", por pėr ndjenjė tė vetėdijshme kombėtare, pėr tė luftuar morinė e tradhtinave qė pėrmenda mė lart, ēka nė krahasim me "tradhtinė" e Kampiones "sonė" tė Botės, pėr fat tė keq, janė gjigante!



MIRELA MANJANI

Lindur nė Durrės (Shqipėri) mė 1976

Rezultatet e suksesshme me Shqipėrinė:

1990: 48.30 m. Rekord kombėtar NEN 14

1991: 54.86 m. Rekord kombėtar NEN 15-16

1993: 54.86 m. Rekord kombėtar NEN 17-18

1994: 57.20 m. Kampione e Ballkanit Juniore

1994: 56.62 m. Kampione e Ballkanit tė Rritura

1994: 53.40 m. Finaliste (e 8-ta) e Kampionatit Botėror Juniore

1995: 55.56 m. Finaliste (e 12-ta) e Kampionatit Botėror

1995: 59.36 m. Kampione e Ballkanit Juniore

1995: 57.28 m. Nėnkampione e Evropės Juniore

1996: 59.90 m. Medalje Ari nė "Bruno Zauli"

1996: 62.46 m. Rekord i Shqipėrisė nė Alabama



Dhe mandej historia tjetėr, ajo greke e Manjanit, doemos legjendare. Pak e kishim dėgjuar gjatė vitit 2003, ndonėse nė Kupėn e Europės mė 21 qershor 2003 kishte mbėrritur nė 63.13 metra. Duket se ajo punon nė heshtje pėr muaj tė tanė, pėr tė shpėrthyer nė kohėn e duhur nė garat e mėdha. Ndonėse siē thotė komenti i IAAF, "asgjė nuk duket ta pengojė atė nė njė arenė tė rėndėsishme kampionati - njė disiplinė qė ndoshta buron prej profesionit tė saj tė oficeres detare".

Kėsisoj, qysh nga hedhja e parė, nė garėn e Saint Denis tė sė shtunės qė shkoi, ajo ishte shkatėrruese pėr kundėrshtaret e njohura Shikolenko, Narius, Menendez, madje "madhėshtore" siē pėrcaktoi komentatori i IAAF, duke mos iu lejuar atyre as edhe njė ēast kryesimi. Kjo qe psikologjia e Mirela Manjanit, 27 vjeēe mė 21 dhjetor 2003, 1.65 metra shtatlartė dhe 65 kilogram peshė trupore, njė fizik solid dhe shpėrthyes nė hudhjen elegante tė njė stili tė formuar qysh nė Durrėsin e Shqipėrisė nga Klubi Sportiv 'Teuta' e Durrėsit dhe trajneri i saj shqiptar Petrit Kėrtusha, ata qė e lindėn dhe formuan kėtė margaritar tė atletikės dhe sportit tė botės sė sotme moderne sė cilės ajo sapo i rrėmbeu edhe njė triumf tjetėr, kėtė tė titullit botėror 2003:

1. M. MANJANI / Gre 66.52

2. T.SHIKOLENKO / Rus 63.28

3. S.NERIUS / Ger 62.70

4. M.INBERG / Fin 62.20

5. O. MENENDEZ / Cub 62.19

6. S.BISSET / Cub 60.17

Ky ishte apogjeu i Mirela Manjanit, e cila siē pėrcaktoi IAAF, "ka njė krah hedhės tė shpejtė e tė fuqishėm, por edhe flokė tė gjatė tė verdhė dhe tipare helenike prej njė perėndeshe tė Olimpit, pėrveē vendlindjes shqiptare. Personifikim i forcės dhe bukurisė".

Dhe prej kėtu ajo pasuron historinė e saj sensacionale greke qė ėshtė kjo:

Titujt e mėdhenj me Greqinė

1999, Sevilje: 67.09 m. Kampione e Botės (Rekord Botėror)

2000, Sydnei: 67.51 m. Nėnkampione Olimpike

2001, Edmonton: 65.78 m. Nėnkampione e Botės

2002, Munich: 67.47 m. Kampione e Evropės

2003, Paris, S. Denis: 66.52 Kampione e Botės

Kjo "histori greke" pėrfaqėson njė nga historitė mė tė rralla tė kėsaj gare tė Greqisė sė lashtė, e cituar deri prej njė Homeri dhe Taciti.

Ndodhemi para njė qėndrueshmėrie tė rrallė pėr njė atlete fenomenale nga Shqipėria. Siē e kam pasė thėnė me kohė, emri ėshtė gjithnjė aty, i skalitur pėr jetė: Mirela Manjani, lindur nė Durrės mė 1976 dhe rritur e formuar si atlete e nivelit botėror nė Durrėsin shqiptar mbi Adriatik, qyteti i Klestonit - kampionit antik tė Olimpiadės. Sot e kėsaj dite mbajtėse e 4 rekordve kombėtare nė hedhjen e shtizės pėr Shqipėrinė: nga mosha 14 deri te tė rriturat. Ndoshta ėshtė e vetmja atlete nė Botė qė nė tė njėjtėn kohė - njohur zyrtarisht edhe nga IAAF - ėshtė Rekordmene Kombėtare pėr dy shtete, pėr dy kombe: Shqipėrinė dhe Greqinė!

E pra?

Vazhdojmė tė heshtim kėsisoj pėr kampionėt Olimpike, Botėrorė e Europianė, tė cilėt i kemi zbuluar, pėrgatitur e rritur pėr mjaft kohė vetė ne. Nė fund tė fundit, pse i bėri Shqipėria sportistė klasi shpejtoi tė na i rrėmbente edhe Greqia, pėr t'i bėrė ajo Kampionė tė Botės, Olimpikė dhe tė Europės! Dhe prapė mė duhet tė pėrsėris: Nėse kėta sportistė shqiptarė tė njė fame botėrore greke, kanė ra pré e njė pjese tė shtypit vendas duke arritur deri nė deklarata tė papranueshme - nėse ato nuk janė sajime - gjesti i parė i tyre do tė ishte falje ndaj Shqipėrisė - Nėnė. Ndėrsa ne, pėr tė treguar se jemi atdhetarė, pra jo pseudoatdhetarė - ne qė me tė drejtė kemi njė Teatėr "Aleksandėr Moisiu" edhe pse vetėm ngaqė aktori i madh ka thjesht njė origjinė shqiptare, apo qė hidhemi me tė drejtė pėrpjetė kur Maqedonia e quan "Bijė tė Maqedonisė" Nėnė Terezėn, ndonėse duam s'duam, aty ėshtė rritė shqiptarja e madhe sė cilės shqiptarėt e regjimit tė Shqipėrisė nuk e kanė lejuar tė takojė pėr 40 vjet as nėnėn e as motrėn - banore tė Tiranės - nuk ka pra llogjikė qė tė heshtim kėsisoji ndaj kėtyre sportistėve tė rangut botėror tė formuar po prej nesh, nė tokėn tonė, nė stadiumin tonė, me trajnerin tonė, nė kampionatet tona, pa mohuar kurrė zotėsinė e madhe tė Greqisė pėr t'i ngjitur ata nė majat e titujve botėrorė.

Do tė ishte mė mirė qė mė parė tė spastronim kėndej pari tradhtinat tona.

Dhe tė pėrkujtonim ngritjen e parė tė ekipit kombėtar shqiptar, qė ėshtė i ai i atletikės sė kohės sė Mbretėrisė mė 1934; t'iu japim shokė Ajet Toskės e Pavllo Mihalit pėr tė ringritur atletikėn kombėtare; t'i japim Shqipėrisė pistėn e atletikės; tė marrim pėrftimet e loterive sportive pėr sportin kombėtar; tė ndalojmė gazetat e televizionet qė nuk iu kushtohen sportit kombėtar, por kryesisht atij tė huaj; tė rindėrtojmė sektorin shkencor tė sporteve dhe prej kėtyre shkencėtarėve nėse qofshin tė tillė, tė paktėn nja dy t'ia japim Federatės sė Atletikės pėr tė mbėshtetur edhe me shkencė rimbėkėmbjen e kėtij sporti nobėl - ndėrsa tė tjerėt federatave tė tjera; qė fondet mė tė mėdha tani pėr tani Ministria qė ka nė sigėl "Sportin", t'ia japė atletikės; qė ne mė nė fund, tė organizojmė njė Konferencė Kombėtare pėr tė shpėtuar atletikėn kombėtare.

Mė 1945 regjimi komunist mė tepėr me inatin kundėr Mbretėrisė se sa pėr pėrparimin e sportit kombėtar, lėshoi parullėn: "Tė thyejmė rekordet e Paraluftės!" Dhe i theu. E pėr kėtė i lumtė. Dhe a nuk e kuptojmė vallė, se sa do t'i shėrbenim sportit kombėtar, atletikės kombėtare, nėse nė kėtė gusht 2003 menjėherė pas titullit tė dytė botėror tė Mirela Manjanit, tė lėshonim thirrjen: "Tė thyejmė 30 rekordet kombėtare tė viteve '80 e mė prapa", ēka pėr fat janė tė gjithė tė shekullit tė shkuar?!

Atletika shqiptare kėrkon ndėrkaq, tė hyjė nė Shekullin 21. Mendja ta do qė ndihet krenare pėr dy herė Kampionen e Botės, Mirela Manjanin "e saj". Porta pėr tė hyrė nė shekullin e ri tek ėshtė. Por pa hequr "tradhtinat" qė u pėrmendėn nė kėte shkrim, ne do tė mbetemi edhe kushedi pėr sa kohė te shekulli i kaluar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.