Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Shėn Naumi, shpėrblim i Zogut pėr mbretėrinė serbe
Postuar nga: Skampa

Histori Historiani Paskal Milo deklaroi dje se Ahmet Zogu i dhuroi Serbisė njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė, Shėn Naumin, pasi serbėt e mbėshtetėn atė pėr t'u rikthyer nė pushtet.

Nė fundin e vitit 1925 Ahmet Zogu i fali mbretėrisė sė Serbisė Shėn Naumin, njėrėn prej perlave natyrore tė Shqipėrisė. Ky dhurim atėherė u bė nėpėrmjet njė marrėveshje qė u ratifikua edhe nė parlamentet e dy vendeve, ku Shqipėria i dhuronte Serbisė Shėn Naumin, ndėrsa serbėt na jepnin ne disa kullota nė Vermosh, nė veri tė vendit. Ky shkėmbim ndodhi atėherė kur Ahmet Zogu ishte President i Shqipėrisė. Tre vjet mė vonė, ai u vetėshpall mbret i shqiptarėve.

Njėri prej historianėve mė tė shquar, Paskal Milo, tregoi pėr Gazetėn se e vėrteta pėr dhurimin e Shėn Naumit nuk ėshtė ajo qė ėshtė pretenduar gjithmonė nga Zogu dhe oborri mbretėror. Zakonisht nuk ėshtė praktikė dhurimi i tokave tė njė shteti dhe ky ishte njė veprim i gabuar dhe i dėnueshėm. Aq mė tepėr qė Konferenca e Londrės e njohu Shėn Naumin si tokė shqiptare. Por, nė fakt, Ahmet Zogu e paraqiti kėtė akt nė vitin 1925 si njė marrėveshje mes dy vendeve. E vėrteta ėshtė qė Zogu i ktheu Serbisė nderin qė ata i bėnė duke e sjellė nė pushtet, deklaroi Milo. Sipas tij, dhurimi i Shėn Naumit u bė nėpėrmjet njė marrėveshjeje, tė cilėn Zogu e paraqiti pėr miratim edhe nė Parlamentin Shqiptar. Udhėheqėsi i serbėve, Pashiq, e mbėshteti Zogun tė vijė nė pushtet me forca tė armatosura, mjete financiare dhe armė. Mbreti i serbėve e mbėshteti edhe politikisht rrėzimin e kryeministrit tė atėhershėm, Theofan Noli, dhe ngritjen nė pushtet tė Ahmet Zogut. Aktualisht, Shėn Naumi ėshtė pjesė territoriale e Maqedonisė dhe ndodhet vetėm pak kilometra larg Ohrit dhe Strugės.

Nė librat shkollorė tė Historisė sė Shqipėrisė dhurimi i tokave nė juglindje tė Shqipėrisė tek mbretėria serbe trajtohet si njė nga tradhtitė mė tė mėdha qė i ėshtė bėrė ndėr vite kombit shqiptar. Qė nė bangat e shkollave fėmijėve u ėshtė mėsuar se presidenti i vetėshpallur dhe mė pas mbreti i vetėshpallur, Zog, ėshtė satrap, tradhtar i interesave tė shqipėtarėve dhe diktator i popullit. Nė fakt, figura e Ahmet Zogut eshte diskutuar edhe nga historianėt e paspluralizmit, por nga disa tė tjerė ai
ėshtė njohur si themeluesi i shtetit modern shqiptar. Zogu u bė i njohur edhe pėr krijimin e xhandarmėrisė, njė organ policor i cili kontrollonte rreptėsisht ruajtjen e rendit nė Shqipėri. Nė vitin 1939 Shqipėrinė e pushtuan italianėt dhe Zogu me familjen e tij e braktisi vendin. Kjo u quajt njė tjetėr akt tradhtie nga shteti shqiptar i pasluftės.

Diktatura e E. Hoxhės e ka akuzuar vazhdimisht familjen e Zogut se disponon njė pjesė tė madhe tė thesarit tė shtetit shqiptar, qė sipas disa historianėve ėshtė marrė nga Ahmet Zogu pasi ai la Shqipėrinė. Familja mbretėrore e ka hedhur poshtė pretendimin se Zogu kur la vendin ka marrė edhe thesarin e shtetit me vete. Sipas tyre, ky thesar u grabit nga pushtuesit italianė dhe nazistė. Familja e Ahmet Zogut ka qenė vazhdimisht e ndaluar tė hyjė nė Shqipėri. Me ardhjen e pluralizmit nė vend, Parlamenti vendosi tė mirėpresė kthimin e familjes Zogu nė vend dhe miratoi dhėnien e disa privilegjeve pėr anėtarėt e kėsaj familjeje, si kthimin e disa tokave dhe pajisjen me pasaporta diplomatike. Dhurimi i Shėn Naumit nuk ėshtė trajtuar shumė nga historianėt dhe akademikėt nė Shqipėri. Njė nga tė paktėt njerėz qė janė marrė me kėtė ēėshtje eshte profesor Paskal Milo, i cili flet gjerėsisht pėr kėtė nė librin e tij "Shqipėria dhe Jugosllavia", ku trajtohen marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave nė kohėn e Ahmet Zogut.

Gazeta Shqiptare, 29 Gusht 2003


Shenim: Javen qe vjen do tu percjellim nje kendveshtrim tjeter historik mbi rolin e Mbretit Zog, qe eshte krejtesisht antagonist nga ai i historianit Milo.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.