Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Njoftime :: Llotaria amerikane, fitojne 3.000 shqiptare
Postuar nga: Albo

Njoftime Departamenti i Shtetit publikon rezultatet e fazes se pare te seleksionimit te personave qe kane aplikuar per nje vize qendrimi te perhershem ne SHBA per vitin 2004. Ne te gjithe boten perzgjidhen 110 mije, por do pajisen me vize vetem 50 mije. Shqiperia, vendi i pare ne bote per numrin e vizave per banor.

Elton METAJ

Rreth 3.070 shqiptare kane kaluar fazen e pare te aplikimit per marrjen e nje vize per qendrim te perhershem ne SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar dje rezultatet e programit, qe ka nisur me 7 tetor 2002, dhe do t'u mundesoje aplikanteve fitues te ndodhen ne "token e premtuar" ne fund te vitit 2004.

Qendra konsullore ne Kentaki ka regjistruar dhe njoftuar fituesit e llotarise DV-2004, duke publikuar edhe numrin perkates per cdo shtet. Jane regjistruar dhe perzgjedhur afersisht 110 mije aplikante, te cilet mund te kerkojne tani nje vize emigracioni. Ndersa, sipas Departamentit te Shtetit, do te leshohen 50 mije viza per rezidente te perhershem nga vende, te cilat kane nje shkalle te ulet emigracioni ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Aplikantet, qe jane regjistruar per programin DV-2003, jane perzgjedhur rastesisht mes rreth 7,3 milione formulareve te pranuara gjate periudhes nje mujore te aplikimit, nga 7 tetor - 6 nentor 2002. Ndersa, rreth 2,9 milione aplikime te tjera jane skualifikuar, pasi u derguan permes postes elektronike (e-mail), pasi kishte skaduar koha e aplikimit, ose u skualifikuan per shkak te mosndjekjes se udhezimeve.

Per Shqiperine, ne listen e publikuar nga Departamenti i Shtetit, jane percaktuar 3.071 fitues te raundit te pare. Nje shifer e larte kjo krahasuar me vendet e tjera dhe e madhja ne raport me popullesine. Me teper fitues te fazes se pare te llotarise amerikane, nga vendet evropiane, ka patur Polonia (5.467), Ukraina (4.494) dhe Bullgaria (3.482). Ndersa, pas tyre renditet Shqiperia. Megjithate, nisur edhe nga numri i popullesise, shifra e aplikimeve te shqiptareve te pranuar duket se eshte e larte. Ndersa, tani ketyre aplikanteve fitues do t'u duhet te vazhdojne kryerjen e procedurave per te arritur deri ne sigurimin e nje vize qendrimi ne SHBA. Megjithate, shanset per shqiptaret duket te jene te larta per te arritur sigurimin e nje vize qendrimi ne "token e premtuar".

Si njoftohen fituesit

Aplikantet e suksesshem njoftohen me poste nga qendra e Kentakit, sipas adresave te dhena ne formularet e tyre. Pergjigjja u eshte derguar atyre, se bashku me udhezimet sesi mund te aplikojne me tej fituesit per te marre vizen e imigrimit. Sipas Departamentit te Shtetit, aplikantet duhet te plotesojne te gjithe kerkesat, qe rrjedhin nga ligjet amerikane, per t'iu leshuar kjo vize. Te perzgjidhesh nga Llotaria DV 2004 nuk do te thote, qe automatikisht ke siguruar nje vize, sepse numri i aplikanteve te perzgjedhur eshte me i madh se numri i vizave te imigrimit te mundshme. Ne kete menyre, ata qe jane perzgjedhur duhet te veprojne shpejt per kryerjen e procedurave per te marre vizen e imigrimit. Aplikantet qe jane ne SHBA mund te aplikojne tek Sherbimi i Imigrimit dhe Naturalizimit (INS) per te kerkuar statusin e rezident te perhershem. Ne momentin qe vizat ne dispozicion jane dhene, programi DV 2004 mbyllet.

Cfare te dhenash kerkohen

Te dhenat duhet te shtypen ose te printohen qarte ne anglisht, ne nje leter formati dhe duhet te perfshijne:

- Emrin e plote te aplikantit dhe mbiemrin te nenvizuar

- Datelindjen dhe vendlindjen e aplikantit

- Vendi i origjines se aplikantit nese eshte i ndryshem nga vendi i lindjes

- Emrin, datelindjen dhe vendlindjes e bashkeshortit/es dhe femijeve, perfshire ketu edhe rastet kur femijet jane te adoptuar legalisht, te cilet jane nen moshen 21 vjec (minoret, femijet e pamartuar duhet te perfshihen ne te dhenat e aplikantit kryesor edhe nese aplikanti nuk eshte me legalisht i martuar me prindin tjeter te femijes, edhe nese ata nuk deshirojne te emigrojne). Te dhenat do te s'kualifikohen nese nuk jane perfshire te tere femijet.

- Nje fotografi e koheve te fundit te aplikantit, te bashkeshortit/es dhe te te gjithe femijeve. Te dhenat do te s'kualifikohen nese nuk jane perfshire fotografite e te gjithe anetareve te familjes.

- Adresa e plote e aplikantit dhe nese ka nje numer telefoni.

- Firma e aplikantit, duke shkruajtur emrin e plote ne gjuhen e lindjes dhe poshte firmen. Nese te dhenat nuk do te jene nenshkruar personalisht nga aplikanti do te s'kualifikohen.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.