Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ethet, thone, na shpetojne nga pleshtat dhe fatkeqesia nga miqte.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Shqiperia e shqetesuar nga sundimi i mafias
Postuar nga: Albo

Lajme Le Figaro, 20 qershor 2003

Tirane: nga i derguari yne special Philippe Geli

Pyetja ben pjese ne temat e provimit ne Akademine e Policise:"Cdo te benit ju, nese shefi juaj ju terheq ne trafiqe apo ne marrje rryshfetesh?" Daniela, njezet e nje vjec, studente e vitit te pare, ende nuk ka mberritur ne kete pjese delikate te programit. Ajo thote me kutur:"Do t'i raportoja eprorit te tij". Por, ne Shqiperi, kjo gje do mund ta rendonte me keq ceshtjen.

"Vendin e shqiponjave" e kane mberthyer ujdite dhe batakcilleqet. Hija vigane e "krimit te organizuar" rri pezull mbi shoqerine dhe mbi shtetin, duke mbajtur gjalle nje imazh te pergjithesuar korrupsioni.Trafik qeniesh njerezore (emigrante apo prostittuta), rruge droge, importim veturash te vjedhura, kontrabande cigaresh, kafeje, bananesh...Bashkimi Europian, qe negocion nje "Marreveshje Asocim-Stabilizmi" me Shqiperine, shqetesohet per kete gjendje.Shtypi dhe inteligjencia denoncojne kete dukuri. Opozita politike e ka kthyer kete ne armen e saj te betejes. Ne Tirane, kjo teme eshte kthyer pothuajse ne makth.

Ne kete dite maji, faqja e pare e te perditshmes se pavarur Tema ka nje titull teper te rendomte: "Dashnorja e Kryetarit te bashkise merr 40 milion leke per Shen-Valentinin" (rreth 300 000 euro). Paraqiten dokumenta ne mbeshtetje te shkrimit, provat e "subvencionit" te dhene bujarisht "shoqates" se saj.Sipas kritereve shqiptare, nje epifenomen: "Jam i prirur t'ia fal, sepse eshte nje kryebashkiak i mire", shpjegon Mero Baze, kryeredaktori, autor i ketij "scoop-i". Ne celularin e tij, mberrijne nga pesembedhjete mesazhe anonime ne dite: "Do te te futim ne dhe", thote mesazhi i fundit. Nje tjeter radhit thjesht nje seri shantazhesh, si nje batare mitralozi.

"Me kane ngritur tre procese gjyqesore, llogarite bankare m'i kane bllokuar, ne makinen time gjeta nje goditje plumbi", shpjegon gazetari me merzi. Por, perderisa ai nuk shkon te ankohet ne polici apo nuk ia dorezon dokumentat dejtesise, gjerat mbeten pa levizur. Para pak kohe, ai zbuloi nje afere kontrabande qe implikonte Ministrin e Financave dhe shoferin e tij. "Rezultati? Asgje nuk ndodhi. Ministri ndenji ne funksionin e tij, dhe mua nuk me preken". Ne mars, nje bombe shpertheu ne garazhin e Ylli Pangos, dekan i fakultetit te shkencave sociale, i njohur per qendrimet e tij kunder "familjeve kriminale": nje paralajmerim i dale huq.

Trafiku i droges dhe prostitucionit i sjell mafias shqiptare rreth 4 miliarde dollare ne vit, ne nje kohe kur buxheti i shtetit nuk arrin me teper se 2.4 miliarde. "Rrjetet kriminale drejtojne vendin, ata emerojne ke te duan, ku te duan", pohon Sali Berisha, ish-President i Republikes dhe lider i opozites. Nje anetar i Keshillit te Magjistratures ka patur gisht ne nje pune te piste trafikimi te organeve te femijeve. Nje drejtor policie ka liruar nje vrases me miq me ndikim. Vete Kryeministri, Fatos Nano, ka qendruar ne burg, ne vitet 1993-1997, per pervetesim fondesh te ardhura nga nidhma humanitare italiane.

Mos duhet arritur ne perfundim se, trembeshjete vjet pas clirimit nga stalinizmi paranojak i Enver Hoxhes, ky vend i vogel me tre milione e dyqind mije banore, eshte bere nje lloj Far West-i pa bese e pa ligj? Anarkia e provokuar ne 1997-n nga shembja e sistemit te "piramidave" financiare, beri qe mijra arme te qarkullojne ne duart e njerezve. Megjithate fushatat qytetare, ato nuk u arrit asnjehere te mblidheshin. Por "armet rrine ne shtepi", dhe rendi publik eshte rivendosur plotesisht ne Shqiperi. Shoqeria, shumica muslimane, eshte oksidentalizur pa kompleks: pavaresisht vonesave ne zhvillim, ajo fillon te perfitoje frytet e lirise dhe te modernizimit.

Ja pra nje vend qe nuk i mungojne shpresat e fitimit- nafte, nikel, krom, burime te rendesishme hidroelektrike dhe nje potencial i f orte turistik-, por qe shfrytezon vetem nje prej tyre: pozicionin e tij gjeografik midis dy shtetesh anetare te Bashkimit Europian, Greqise dhe Italise. "Droga vjen nga Afganistani nepermjet Turqise, ose nga Amerika Latine nepermjet Egjiptit, shpjegon nje diplomat. Ky eshte problemi kryesor". E riderguar drejt Bashkimit Evropian, droga perfaqeson dhjete here totalin e eksporteve ligjore te Shqiperise, qe mbeten ne 300 milione dollare. Cka ngjall lakmi. "Perfshirja e elites politike nuk ka asnje dyshim", thote diplomati.

Ceshtja eshte te dihet se gjer ne c'pike korrupsioni, qe varet nga krimi i organizuar, e gangrenon shtetin. Per Sali Berishen, eshte pikerisht Fatos Nano "frymezuesi i madh, arkitekti i nje pushteti mafioz". "Ka shume ekzagjerime, te krijuara nga politikanet tane budallenj", kundershton shkrimtari Sabri Godo. Sokol Nao, Ministri i ri i Integrimit Europian, pohon: "Lufta kunder krimit eshte perparesia jone absolute. Ne do te reformojme procedurat e emerimit per rigjallerimin e administrates". Nje propozim ligjor qe synon heqjen e imunitetit te deputeteve ne aferat e korrupsionit apo te krimit te organizuar eshte kthyer nga Parlamenti.

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, personalitet "i paanshem" dhe i respektuar, i jep nje permase me te drejte problemit. "Eshte nje rrezik per vendin tone, por mafia, sa me shume qe e kap per gryke, aq me teper reziston", shpjegon ai.Qysh nga shtatori i shkuar, trafiku i emigranteve dhe prostitutave mes portit te Vlores dhe bregut italian te Barit praktikisht ka reshtur: nje operacion policie i koordinuar midis dy vendeve ka mundur te arrestoje skafistet dhe te djege skafet e tyre.

"Disa thone se korrupsioni hedh vaj ne mekanizmat e zhvillimit, vijon Presidenti. Por une nuk jam dakord: ai eshte nje parazit qe shoqeron zhvillimin".

Disa dobesi jane te kuptueshme, kur nje profesor fiton 120 euro ne muaj, nje polic 200 euro dhe Presidenti i Republikes 1000 euro ne muaj. Por "vendi i shqiponjave" e ka lene parazitin te behet po aq i madh sa preja e vet. Tani ai duhet ose shkulur, ose zbutur. "Kur ekonomia e nendheshme perfaqeson 50 per qind te pasurise kombetare, nuk mund te besh asgje tjeter, vecse te legalizosh perfitimet e saj ne rrjedhe te viteve", nenvizon nje ekspert evropian. Do jete padyshim rasti i ndertesave shumekateshe qe kane mbire ne ish "qytetin e ndaluar" te nomenklattures, "Blloku". Por kjo nuk mund te perbeje burime financimi si trafiku i droges.

Krimi i orrganizuar eshte sfida qendrore e betejave politike. Nese Shqiperia enderron per te hyre nje dite ne Bashkimin Europian, ajo duhet te zgjedhe pa u vonuar nje destin te ri.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.