Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: "Alkaeda", pastrim parash ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Lajme Anila Rama TIRANE - Organizata terroriste "Alkaida" nen hetim per pastrim parash ne Shqiperi. Jasin Kadi, bashkepronari i firmes arabe te ndertimit "E.D.V construcion", eshte personi i cili dyshohet si pjestar i organizates terroriste te drejtuar nga Bin Ladeni, pohuan dje burime zyrtare nga Prokuroria e Perjithshme.

Ministria e Financave ka denoncuar nje muaj me pare Jasin Kadin ne prokurori pasi nepermjet aktivitetit ndertues po realizonte pastrim parash ne shuma te konsiderueshme. Ndertimi i dy pallateve qe njihen ndryshe si dy kullat binjake te Tiranes prane godines ku dikur ishte Komiteti Qendror i PPSH-se, ku Kadi eshte njeri nga kater bashkepronaret, eshte aktiviteti kryesor qe kishte zgjedhur arabi per pastrimin e parave te finacuara nga "Alkaida". Pas denoncimit ne fjale, Prokuroria e Pergjithshme ka filluar nje procedim penal per te zbardhur aktivitetin e dyshimte te 45-vjecarit me shtetesi arabe. Nderkohe pas hetimeve te hapura prej saj para nje muaji, eshte leshuar javen e kaluar nje urdher per bllokimin e dy kullave, qe ndertohen edhe me kontributin e firmes se Jasin Kadise "E.D.V construcion". Gjykata e Tiranes pas ketij urdhri-hetimor ka vendosur diten e premte sekuestrimin preventiv te dy ndertesave shumekateshe qe jane ne ndertim e siper ne qender te kryeqytetit, perballe me Qendren Nderkombetare te Kultures. Por, jashte hetimeve jane lene te tre bashkepronaret e tjere qe kane financuar per ngritjen e dy ndeertesave te siperpermendura, pasi sipas deklarimeve te bera dje nuk kane lidhje me pastrimin e parave. Burime nga institucioni qendror i akuzes konfirmuan dje se ne te dy pallatet e sekuestuara jane derdhur miliona leke te pista dhe se ky aktivitet ka sherbyer per te pastruar shumat e te hollave qe i perkisin organizates terroriste "Alkaida". Personi kryesor i dyshuar per lidhje me kete organizate, Jasin Kadi me shtetesi arabe, eshte zhdukur para se te fillonin hetimet nga organi i akuzes. Sipas burimeve zyrtare mesohet se Kadi ishte vendosur ne Shqiperi para disa vitesh duke ushtruar aktivitetin e firmes ndertuese, ku eshte bashkepronar. Jasin Kadi mendohet se nuk eshte larguar ende nga vendi yne, por eshte fshehur duke nuhatur rrezikun qe i kanosej, pas kontrollit te rrepte qe policia dhe ne bashkpunim me sherbimet sekrete dhe prokurorine kishte filluar per te gjithe shtetasit islamike me qendrim ne Shqiperi, qe dyshoheshin se mund te kishin lidhje me terrorizmin islamik. Por nuk jepet asnje detaj nese policia ka rene ne gjurme te arabit, i cili eshte nje nga bashkepuntoret e "Alkaides".

Kur ka filluar ndertimi i dy kullave?

Dy ndertesat e sekuestruar se fundi me vendim te Gjykates se Tiranes kane nisur te hedhin shtat qe ne vitin 1996, pas lejes se siguruar nga KRRT-ja e Republikes, ne kohen kur kryeminister ishte Aleksander Meksi. Ne fillim pronar i tyre ka qene nje shtetas italian, i cili me pas i ka shitur nqe vleren e 8 milion dollareve kater personave, perfaqesues te firmave ndertuese. Aktualisht se bashku me arabin e shpallur ne kerkim Jasin Kadi jane gjithsej kater bashkpronare. Kjo eshte hera e dyte kur ndaj dy kullave binjake merret vendimi per bllokimin e ndertimit te tyre. Ne 1999-en pas shpalljes se jordanezit Abdyl Latif si person "non grata" pasi dyshohej per lidhje te dyshimta me organizata terroriste, prokuroria me ane te nje urdhri dhe me pas te vendimit te marre ne gjykate, vendosen sekuestrimin e perkohshem te ndertimit te dy ndertesave me bazament dhe arkitekture te njejte. Por gati nje vit me pas perfundimi i hetimeve beri qe vendimi te anullohej dhe te rifillonte ndertimi i dy kullave, te cilat ishin menduar qe te ktheheshin ne simbol te kryeqytetit shqiptar.

Te dhena per ndertimin e dy kullave:

-Ne 1996--_erret leja e ndertimit nga KRRTSH-ja e Republikes nga nje pronar me shtetesi italiane per ndertimin e dy kullave te njejta me me 15 kate secila.

-Nje vit me pas pasi kishte filuar ndertimi tyre italiani i shet me vleren 8 milione dollare kater bashkepronareve te rinj.

-Vetem instalimi i xhamave ne te gjitha katet e nderteses ne perfundim te saj do te kushtonte 5 milion dollare.

- Instalimi i kondicionereve do te realizohej me helikopter, pasi ishte e pamundur qe te behej me menyre tjeter.

-Tre katet e para ishin menduar per vendosjen e dyqaneve dhe te bankave.

-Ne katin e katert do te vendosej nje restorant luksoz.

-Te gjitha lokalet jane shitur me vlere 6 mije dollare metri katror.

-Nder pajisjet moderne te ndertesave ishin projektuar: Shkallet e levizshme, ashensoret e brendshem dhe te jashtem.





© Koha Jone 2001 All Rights reserved


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.