Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Sekretari amerikan i mbrojtjes viziton Tiranen
Postuar nga: Albo

Lajme Nje reportazh i plote i vizites se sekretarit te mbrojtjes ne Tirane.

Moisiu: Ushtarakėt amerikanė, e nevojshme nė Ballkan

TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld zhvilluan dje mbasdite njė takim ku vunė nė dukje mendimin e pėrbashkėt pėr nivelin e mirė tė marrėdhėnieve dypalėshe. Gjatė takimit, presidenti Moisiu theksoi domosdoshmėrinė pėr vazhdimėsinė e pranisė sė trupave amerikane nė rajonin e Ballkanit. Ai shprehu mirėnjohjen gjithė shqiptare pėr kontributin vendimtar tė trupave amerikane nė fundin e konfliktit nė Kosovė, pėr rolin e tyre nė Bosnje, Maqedoni etj. “Pa kėtė ndihmė - tha presidenti – situata nė Ballkan nuk do tė ish si kjo e sotmja. Megjithėse shumė ndryshime kanė ndodhur nė rajon, prania ushtarake amerikane ėshtė akoma e nevojshme”. Presidenti Moisiu vlerėsoi aksionin luftarak amerikan kundėr terrorizmit ndėrkombėtar si njė ndėrhyrje nė kohėn e duhur. Pėr kėtė ēėshtje, presidenti theksoi se mbėshtetja, qė vendi ynė i dha aleatit mė tė madh strategjik tė tij, SHBA-sė, bazohej nė bindjen e tij se, ky fenomen ėshtė kėrcėnimi mė serioz i shekullit. Ndėrsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld theksoi se “administrata e presidentit Bush vlerėson shumė mbėshtetjen e tuaj tė vazhdueshme pėr vlerat, qė ne besojmė” dhe falenderoi presidentin Moisiu pėr kontributin konkret nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, ndihmėn me paqeruajtės nė Agfanistan dhe nė Irak, si dhe nėnshkrimin e marrėveshjes “Adriatik 3”. Ai shtoi se, kėto probleme asnjė vend nuk mund t’i pėrballojė vetėm, por ka nevojė pėr ndihmė, prandaj “do tė vazhdojmė tė punojmė sė bashku nė luftėn globale kundėr terrorizmit”. Ramsfeld siguroi presidentin pėr ndihmė nė integrimin nė strukturat euroatlantike, vlerėsoi arritjet nė kuadėr tė reformave nė tė gjitha fushat, sidomos nė atė ushtarake, dhe shprehu kėnaqėsinė pėr faktin qė, Shqipėria ėshtė anėtare e planit tė veprimit, nė kuadėr tė integrimit nė NATO.
N.Perndoj


Nano-Ramsfeld: SHBA, ndihma jonė pėr nė NATO

TIRANĖ-SHBA do tė ndihmojė Shqipėrinė me ndihma ushtarake dhe nė struktura, me qėllim arritjen e standardeve tė NATO-s. Kryeministri Fatos Nano, pas takimit tė djeshėm me sekretarin amerikan tė Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ka bėrė tė ditur pėr mediat pas takimit pėr bashkėpunimin mes SHBA-nė nė fushėn ushtarake. Ky bashkėpunim do tė thellohet me synimin pėr tė arritur standardet pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. “Ne diskutuam pėr aspekte tė ndryshme tė bashkėpunimit, pėr mbėshtetjen qė do tė zgjerohet pėr shkak tė rritjes sė aftėsive tona thithėse dhe bashkėvepruese, pėr njė program veprimesh bilaterale qė do tė sjellė mė shpesh dhe mė shumė prezencė, jo vetėm tė drejtuesve ushtarake amerikanė nė Shqipėri, por edhe tė trupave dhe tė ekspertėve tė armėve tė ndryshme, qė do tė ndihmojnė strukturat tona tė mbrojtjes, qė jo vetėm tė reformohen por edhe tė bėhen ndėrvepruese me standardet e NATO-s dhe, besoj se amerikanėt janė mė tė pėrshtatshmit pėr ta pėrfaqėsuar kėtė standard”,-theksoi Nano pėr median. Kryeministri shqiptar, e ka cilėsuar si majft tė rėndėsishme nga pikėpamja politike vizitėn e Ramsfeld, po aq sa “edhe ajo e sekretarit amerikan tė Shtetit z. Pauell dhe me specifike nė funksion tė nevojave dhe programeve tė bashkėpunimit strategjik tė Shqipėrisė dhe SHBA nė fushėn e sigurisė, tė mbrojtjes dhe tė transformimeve tė mėdha qė po bėjmė drejt anėtarėsimit nė NATO”. Aspekt tjetėr themelor tė bisedimeve, sipas Nanos, “ishte si do tė ndėrtohet njė program veprimesh konkrete nė fushėn e mbrojtjes, tė sigurisė dhe nė fushėn e bashkėpunimit ushtarak pėr tė implementuar Kartėn e Adriatikut qė nėnshkruan tė tre vendet Shqipėri, Maqedoni, Kroaci dhe SHBA, nėpėrmjet njė programi stėrvitjesh tė pėrbashkėta dhe strukturash apo forcash tė specializuara qė punojnė pėr sigurinė kolektive”.
B.Hoti


Ministri i Mbrojtjes shprehet se marrėdhėniet shqiptaro-amerikane janė nė kulmin e tyre

Majko: Shqipėria, e hapur pėr baza amerikane

“Jo gjithēka e kėsaj vizite do tė jetė pjesė e diskutimit publik, deri diku, pėr arsye tė caktuara tė vendosjes ose jo tė njė baze tė SHBA-ve”.


Ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko nė njė intervistė dhėnė korrespondentit tė BBC-sė, Fatos Ahmati, thotė se vizita e zotit Rumsfeld ėshtė njė kulm nė marrėdhėniet midis dy vendeve. “Unė mendoj se pėrfitimet do tė jenė shumėpalėshe. Nė radhė tė parė, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Shqipėria doli nga balanca e Jalės e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė radhė tė dytė, mendoj qė me reshtimin e saj nė luftėn kundėr terrorizmit, ajo largoi sidomos njė perceptim qė njė pjesė e mediave jo shumė pozitive karshi Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar, donin tė orientonin opinionin pėr gjoja ekzistencėn e fondamentalizmit deri dhe bazave tė Bin Ladenit nė Shqipėri, gjė qė tani duket gjithēka krejtėsisht qesharake”,-shprehet Majko .


Cili ėshtė qėllimi i vizitės sė zotit Ramsfeld nė Tiranė?

Unė mendoj qė nuk duhet kėrkuar ndonjė qėllim i veēantė apo shumė i specifikuar. Unė mendoj se kjo, nė radhė tė parė, i pėrgjigjet marrėdhėnieve kulmore qė tani po ndodhin nė atmosferėn e kėtyre situata kaq pozitive - sidomos pas luftės sė Kosovės nė 1999 - midis Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė. Ajo qė Shqipėria kontribuoi gjatė luftės sė Kosovės dhe pas ngjarjeve tė 11 shtatorit, mė pas nė Afganistan, e sidomos lufta nė Irak, mendoj qė padyshim i kanė dhėnė marrėdhėnieve tė pėrbashkėta shqiptaro-amerikane njė cilėsi tė re.

Zoti Ministėr, a pritet qė Shqipėria tė pėrfitojė nga rirreshtimi global i forcave qė duket se do tė pėrfshijė zhvendosjen e trupave amerikane tė periudhės sė Luftės sė Ftohtė nė vendet e ish-bllokut komunist?

Unė mendoj se pėrfitimet do tė jenė shumėpalėshe. Nė radhė tė parė kjo nuk duhet parė thjesht nė njė kuotim financiar, dhe nuk mendoj se gjithēka do tė jetė e lidhur me logjikėn e pagesave apo kundėrpagesave. Nė radhė tė parė, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Shqipėria doli nga balanca e Jalės e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė radhė tė dytė, mendoj qė me reshtimin e saj nė luftėn kundėr terrorizmit, ajo largoi sidomos njė perceptim qė njė pjesė e mediave jo shumė pozitive karshi Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar, donin tė orientonin opinionin pėr gjoja ekzistencėn e fondamentalizmit deri dhe bazave tė Bin Ladenit nė Shqipėri, gjė qė tani duket gjithēka krejtėsisht qesharake. Por nga ana tjetėr mendoj se ky lobizmi i Shteteve tė Bashkuara pro Shqipėrisė dhe anasjelltas mendoj qė faktorizon edhe mė rolin e Shqipėrisė rishtas nė skenėn e Ballkanit, pse tė mos themi edhe mė gjerė.

Kohėt e fundit ėshtė folur pėr ngritjen e njė baze ushtarake amerikane nė Shqipėri, a do tė jetė kjo temė e bisedės me zotin Ramsfeld?

Gjithsesi, nuk mund tė thuash se gjithēka e kėsaj vizite do tė jetė pjesė e diskutimit edhe publik, deri diku, pėr arsye tė caktuara tė vendosjes ose jo tė njė baze tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Unė dėshiroj tė theksoj faktin qė marrėdhėniet ushtarake aktualisht janė kaq cilėsore, konfidenca ėshtė kaq e madhe sa problemi i bazės, po ose jo , nuk besoj se pėrbėn thelbin e problematikės. Aktualisht nė Shqipėri stėrviten trupa elitė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, siē ishte stėrvitja e fundit, njė nga mė tė mėdhatė dhe mė tė gjėrat, dhe mendoj se tė tilla do tė kemi edhe nė vazhdim. Kėshtu qė pėr mua theksi bazė ose jo ėshtė njė problem krejtėsisht teknik. Sigurisht kjo ka qenė njė temė e diskutuar nė kuadrin e menaxhimit tė strukturės sė bazave amerikane nė Evropė, Shqipėria do tė jetė e hapur nė kėtė pikė


Sekretari amerikan i Mbrojtjes falenderon Shqipėrinė pėr mbėshtetjen gjatė luftės nė Irak

Baza amerikane, Ramsfeld merr ofertėn

Nė takimet me Nanon dhe Majkon propozohen dy zona pėr vendosjen e trupave amerikane

TIRANĖ-Shqipėria i ofron SHBA-sė dy zona tė lira pėr ndėrtimin e bazės ushtarake amerikane. Burime tė sigurta treguan dje se kryeministri Fatos Nano dhe ministri i Mbrojtjes, gjatė takimit me sekretarin amerikan tė Mbrojtjes, Donald Ramsfeld i kanė paraqitur atij “ofertėn” e palės shqiptare pėr ndėrtimin e bazės ushtarake amerikane. Sipas burimeve tė sigurta mėsohet se nė kėtė takim mes Nanos, Majkos dhe Ramsfeld ėshtė prezantuar edhe propozimi i qeverisė shqiptare pėr ndėrtimin e njė baze ushtarake amerikane nėse pala amerikane mund ta gjykojė tė nevojshme. Sipas burimeve qeveritare, mėsohet se ēėshtja e krijimit tė bazės ushtarake amerikane i pėrket tashmė SHBA-sė tė vendosė dhe ėshtė nė diskutim. Dy zonat kryesore tė ofruara nga qeveria, mėsohet se janė Gjadri i Lezhės dhe njė nė jug tė Shqipėrisė, njė zonė nė afėrsi tė Lushnjės.

Ramsfeld
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ramsfeld gjatė konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp me ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko nė aeroportin e Rinasit, nuk ka pėrcaktuar qartė qėndrimin e SHBA-sė pėr krijimin e bazės ushtarake, por ka bėrė tė ditur se bashkėpunimi me Shqipėrinė nė fushėn ushtarake pritet tė thellohet akoma mė tej. “SHBA presin me dėshirė qė tė punojnė sė bashku me Shqipėrinė nė fushėn ushtarake dhe nė arritjen e anėtarėsimit nė NATO. Ne nuk diskutuam pėrtej kėsaj pike (ngritjes sė bazės ushtarake). Diskutuam mundėsinė e stėrvitjeve tė ndryshme, por nuk u futėm mė tej nė detaje pėrtej kėsaj pike”,-iu pėrgjigj Ramsfeld pyetjes sė gazetarėve pėr mundėsinė e krijimit tė njė baze ushtarake amerikane. SHBA, sipas Ramsfeld do tė punojė me qeverinė shqiptare nė fushėn ushtarake, si dhe nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se arsyeja e vizitės sė tij nuk ishte panjohur, pasi ishte i ftuar zyrtarisht, duke e cilėsuar si mundėsi pėr t’u njohur me drejtuesit e shtetit shqiptar, si dhe pėr tė vazhduar marrėdhėniet e mira qė ekzistojnė mes dy vendeve. Duke u ndalur nė angazhimin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit global, Ramsfeld vlerėsoi "ndihmėn konkrete tė shtetit shqiptar, dhėnė nė krizat e Afganistanit dhe tė Irakut". Ramsfeld pėrmendi si tė rėndėsishme nėnshkrimin nga Shqipėria tė deklaratės sė vendeve tė Vilnusit 10, si dhe nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Gjykatės Ndėrkombėtare Penale. Mė tej, sekretari amerikan bėri tė ditur se, nė takimet me personalitetet shqiptare si Moisiu, Nano dhe Majko u fol edhe “pėr pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė planin e veprimit pėr anėtarėsim nė NATO dhe pėr lėvizjet e saj pėr njė anėtarėsim tė plotė nė vitet qė vijnė”. Ndėrsa ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko gjatė konferencės pėr shtyp i ka cilėsuar si tė shkėlqyera marrėdhėniet me SHBA-nė. “Vizita e zotit Ramsfeld ėshtė dėshmi e marrėdhėnieve tė shkėlqyera qė ekzistojnė mes dy vendeve tona”,-tha Majko. Ministri i Mbrojtjes theksoi se objektivi kryesor i qeverisė ėshtė anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO.
Bledar Hoti



Ministri i Mbrojtjes udhėton me avionin personal tė Ramsfeld

Majko dhe Ramsfeld nisen drejt Gjermanisė

TIRANĖ- Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko sė bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Donald Ramsfeld ėshtė nisur dje pėr nė Gjermani. Majko dhe Ramsfeld pas konferencės sė pėrbashkėt pėr shtyp janė nisur pėr nė Gjemani pėr tė marrė pjesė nė 10-vjetorin e qendrės ushtarake “Marshall”. Majko ka udhėtuar sė bashku me sekretarin Ramslfed, tė tė njėjtin avionin, nė atė personal, tė sekretarit amerikan tė Mbrojtjes. Ata do tė shkojnė nė qendrėn e mbrojtjes, “Marshall” nė Garmisch-Partenkirchen, nė jug tė Gjermanisė, pėr tė asistuar nė kėtė 10-vjetor tė kėsaj qendre, qė pėrgatit oficerė nga disa vende tė ish-bllokut sovjetik. Dy javė mė parė, ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko vizitoi SHBA-nė. Majko zhvilloi takime me homologun e tij, Ramsfeld, duke u shprehur pėr rritjen e bashkėpunimit ushtarak mes dy vendeve. Majko, gjatė kėtij qėndrimi nė SHBA, ftoi zyrtarisht Ramsfeld pėr tė vizituar Tiranėn.
B.H

Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.