Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E sotmja e qesh tė djeshmen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Letersi :: KONSIDERATA DHE VLERĖSIME TĖ EQREM ĒABEJT PĖR ĮT GJERGJ FISHTĖN
Postuar nga: Enip

Letersi Interesimi pėr personalitetin e Fishtės dhe sidomos pėr poezinė e tij ėshtė gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe
tek fakti se ai kishte marrė pėrsipėr paraqitjen e tij edhe jashtė vendit, nė Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe mund tė thuhet se punimi i tij me titull "Der albanischer Dichter Gjergj Fishta" (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) ėshtė mė i plotė, me tė dhėna bibliografike tė mjafta dhe me vlerėsime teoriko - letrare dhe
kritike tė pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera tė tij pėr Fishtėn, mund tė thuhet se figura e kėtij poeti dhe personaliteti tė shquar shqiptar ėshtė dhėnė edhe me mendime tė sintetizuara nė ēdo pikpamje,madje edhe nga aspekti i pamjes fizike,duke thėnė se "ky burrė me pamje madhėshtore, qė nė tė folur i dashur dhe i kthjellėt, mik i kallzimeve tė kėndshme aq tėrheqėse si njėri, sa ka qėnė origjinal e i madh edhe si shkrimtar".




Dr. Engjėll SEDAJ
Universiteti i Prishtinės

KONSIDERATA DHE VLERĖSIME TĖ EQREM ĒABEJT PĖR ĮT GJERGJ FISHTĖN

Hyrje

Prej vitit 1929, kur kishte botuar punimin e parė, me titull "Mbi poezinė e Lasgush Poradecit", e deri te pėrfundimi i Luftės Dytė
Botėrore, Eqrem Ēabej (1908-1980) ka shfaqur konsiderata dhe vlerėsime mbi personalitetin dhe poezinė e Gjergj Fishtės (1871-1940), sikur nė dy punimet e veēanta: Poeti shqiptar Gjergj Fishta dhe Epika e Gjergj Fishtės, ashtu edhe
nė punimet historiko - letraro dhe kritiko-letrare tė tij: Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe dhe Romantizimi nė Europėn lindore e juglindore dhe nė literaturėn shqiptare, kurse nė disa punime tė tjera vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė. Nė fakt, edhe nė manualin shkollor Elememte tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe ai shkruan nė njė kapitull tė veēantė (pp. 50-52) pėr Gj. Fishtėn, duke
dhėnė "pjesė tė zgjedhura" tė teksteve tė tij letrare mė tepėr (pp.132-141) sė tė Naimit, Mjedės dhe Ēajupit sė bashku (pp. 125-131). Kėto pjesė tė zgjedhura janė dhėnė me shije tė letrarit pėr tė ilustruar vlerat mė tė larta dhe mė tipike tė poezisė shqipe.

Interesimi pėr personalitetin e Fishtės dhe sidomos pėr poezinė e tij ėshtė gjithsesi i madh dhe mjaft obligativ te ky filolog shqiptar edhe
tek fakti se ai kishte marrė pėrsipėr paraqitjen e tij edhe jashtė vendit, nė Gjermani dhe Kroaci (Jugosllavi). Prandaj edhe mund tė thuhet se punimi i tij me titull "Der albanischer Dichter Gjergj Fishta" (Poeti shqiptar Gjergj Fishta) ėshtė mė i plotė, me tė dhėna bibliografike tė mjafta dhe me vlerėsime teoriko - letrare dhe
kritike tė pranueshme, kurse krahasuar edhe me punimet e tjera tė tij pėr Fishtėn, mund tė thuhet se figura e kėtij poeti dhe personaliteti tė shquar shqiptar ėshtė dhėnė edhe me mendime tė sintetizuara nė ēdo pikpamje,madje edhe nga aspekti i pamjes fizike,duke thėnė se "ky burrė me pamje madhėshtore, qė nė tė folur i dashur dhe i kthjellėt, mik i kallzimeve tė kėndshme aq tėrheqėse si njėri, sa ka qėnė origjinal e i madh edhe si shkrimtar".

Qė nė fillim duhet thėnė gjithashtu se E. Ēabej, nė kohėn kur i ka shkruar kėto punime, ishte i afirmuar dhe i pranuar mirė nga tė gjithė albanologėt e vendit dhe tė huajt dhe dallohej pėr aftėsinė e tij tė sintetizimit tė rezultateve tė arritura tė lėndės sė shtruar,kurse ex offisso qysh kur u kthye nga studimet ai "vazhdoi lėndėn eletėrsisė shqipe pranė Gjimnazit tė Shkodrės", madje edhe mė vonė, kur nga Ministria e Arsimit u transferua nė kėtė ministri, ai kėrkoi qė tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės. Kjo dėshirė nuk do t'i plotėsohej, por, megjithatė, ai do tė japė pėrsėri letėrsi shqipe nė Gjirokastėr nė vitin shk. 1938/39, qė do tė thotė se fillimisht pikėrisht letėrsinė shqipe e kishte lėndė tė veten.

Edhe pse nga ngjarjet e mėvonshme tė Luftės sė Dytė Botėrore, e sidomos nga ndryshimet e mėdha shoqėrore, ai do tė pėsojė shumė si intelektual dhe si njėri bashkė me intelektualėt e
tjerė tė kohės sė regjimit komunist,konsideratat dhe vlerėsimet e E.Ēabej pėr Fishtėn do tė kenė peshėn e tyre dhe do tė zgjojnė interes tė shtuar dhe tani nė kohėn kur mendimi shkencor i kėtij dijetari shqiptar ėshtė bėrė temė e veēantė dhe e mirėpritur nė kėtė tubi shkencor, qė po mbahet me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė tij.

Ky njeri i shekullit tonė ishte hallkė e studimeve shqiptare nga koha e paraluftės me periudhėn e pasluftės, sikur qė nė njė mėnyrė tjetėr ishte hallkė ndėrlidhėse dhe mjaft sintetizuese e
zhvillimit tė mendimit letrar krijues edhe Gjergj
Fishta nga koha e Rilindjes Kombėtare me periudhėn e realizimit dhe tė pavarėsisė,
me gjithė historinė e popullit shqiptar dhe me kulturėn e tij.
Nė kėtė mėnyrė, Gj. Fishta dhe E. Ēabej, nė mėnyrat e tjera tė krijimtarisė i plotėsonin ato kritere tė nevojshme qė i kishte preferuar edhe Horaci, duke thėnė: "Scribendi recte sapere
est et principium et fons".

Vendosja e Fishtės nė historinė e letėrsisė

Duke qėnė hartues i historisė sė letėrsisė shqiptare, por edhe nga prirja e tij pėr t'i vėshtruar gjėrat sa mė drejtė dhe sa mė mirė, E. Ēabej e koncepton figurėn e shkrimtarit nė rrjedhėn e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare (dhe evropiane) nė vend dhe nė kohė.Kėshtu, vendosja e Fishtės bėhet mjaft realisht nė tokėn
shqiptare, qė do tė thotė se ai vendoset midis Perėndimit dhe Lindjes, nė njė "qėndrim tė ndėrmjemė midis Perėndimit dhe Lindjes", pėrkatėsisht as nė Perėndim, e as nė Lindje, ku do ta kenė vendin e tyre dy poetėt e tjerė shqiptarė, De Rada dhe Naimi, tė cilėt, pikėrisht pėr kėtė arsye, s'do tė jenė nė gjendje ta
kėndojnė ngrohtėsinė e realitetit shqiptar, por do t'i paraqesin ndjenjat romantike shpeshherė krejt tė mjegulluara dhe tė ngjyrosura me aromėn e atyre vendeve ku kishin jetuar dhe vepruar.

Meqė, sipas E. Ēabej, "De Rada ishte romantik shqiptar i zhvilluar nė tokėn dhe kulturėn latine", kurse "Naim Frashėri pasqyron
tipikisht zhvillimin shqiptar pas influencės sė gjatė osmane",Fishta do tė dallohet prej tyre, sepse ishte "rrėnjosur thellė nė vendin e tij" dhe "fuqitė e tija njerėzore i thithi prej kėsaj toke".Vendosja e Fishtės nė "tokėn shqiptare" arbėresh, me Zef Skiroin(1865-1927), i cili nė poemėn e tij "Te dheu i huaj" kishte kėnduar
jetėn epike shqiptare qysh prej lashtėsisė sė kohės sė ndėrtimit tė kalasė sė Shkodrės e deri te Ali Pashė Tepelena, por nga njė shikim
gjithashtu mjaft i largėt nga toka shqiptare.

Te kėta dy poetė arbėreshė kėndohet realiteti shqiptar sipas vijės sė ruajtjes sė asaj vetėdije kombėtare, qė ishte shumė mallėngjyese dhe e zjarrtė, por tepėr e mangėt qė do tė thotė vetėm aq sa ishte ruajtur nė diasporėn e Italisė dhe pėr kohėn kur i kishin shkruar veprat e tyre, realitetit shqiptar ndryshonte krejtėsisht.
Ky realitet manifestohej mė sė miri nė kohėn e Fishtės tėrthorazi asaj vetėdijeje shqiptare tė malėsorėve rezistues, qė kishin ruajtur kanun dhe tėrėsinė mė tė plotė tė jetės sė tė parėve.

Krahasimi i Fishtės me poetė tė tjerė shqiptarė

Krahasimi i Fishtės me kėta tre poetė shqiptarė, me De Radėn,Zef Skiroin dhe Naimin, E. Ēabej e bėn jo vetėm pėr shkak tė mėnyrės sė thurjes sė teksteve tė tyre letrare, sidomos pėr shkak
tė zgjatjes sė tepruar, monotone dhe tė mėrzitshme tė Istorisė sė Skėndėrbeut (dhe Qerbelasė) tė Naimit, te i cili "bota historike
ėshtė njė realitet", por edhe pėr arsye se poezia e tyre nuk kishte lindur nė tokėn shqiptare dhe nuk dilte nga kjo tokė. Poezia e Naimit kishte "njė ngjyrė religjoze" dhe "dashuri mistike pėr islamizmin", si njė "edukim etik" i tij, qė do tė ndikonte nė pėrcaktimet nacionale tė njė populli ende tė paformuar mirė
kombėtarisht. Me njė fjalė, "Orienti pėr Naimin ėshtė tokė prej nga thithi fuqitė e tij poetike. Ai nuk ėshtė Europiani qė shkel kėtė botė si njė i huaj dhe pėr tė cilin kjo ka magjinė e vendit ekzotik: ai rron nė tė, ėshtė i saj".

Prandaj, i nxitur edhe nga pėrcaktimet zhvillimore tė mendimit letrar dhe kulturor, me njė preferencė shumė tė qartė patriotike,me qėllim qė tė ndriēonte sa mė mirė poetin kombėtar, si faktor edukativ, ai e vlerėson veprėn e Naimit edhe me shumė mangėsi tė
tjera qė kishin ndikuar, siē thotė ai, "qė eposi i tij dėshtoi dhe nga fakti se Naimit i mungoi talenti i poetit epik". Megjithatė,kur ai bėn njė krahasim mė tė ngushtė nė mes tė Naimit dhe tė
tjerėve, thotė se "Naimi ndryshon krejt nga poetėt e tjerė italo-shqiptarė, si dhe nga Fishta", si pasojė e mungesės sė poezisė
popullore te ky poet, sepse tek e fundit, shkruan E. Ēabej, "se me pėrjashtim tė disa pak vjershave, vlera letrare e poezisė sė tij ėshtė e pakėt".

Nė kėtė krahasim dallohen mjaft mirė dy koncepte fondamentale tė shprehura me termat vatra dhe ndikimi, qė janė nė lidhje me formimin
e "njėsisė etnike dhe kulturo-historike, rrjedhur nga njėsia gjeografike". Vatra ėshtė toka shqiptare nė kuptim tė burimėsisė letrare, kurse ndikimet tek shkrimtarėt paraqesin forma nė plotėsimin sa mė tė madh tė komponenteve tė njėsisė etnokulturore tė kėtij populli. Nė kėtė drejtim, sikur nė aspektin e vatrės, ashtu edhe nė aspektin e ndikimeve, Fishta i pėrmbushte
mė sė miri tė gjitha kriteret e njėsisė etnike dhe etnokulturore.

Krahasimi i poezisė epike tė Fishtės me poezinė e Naimit bėhet jo vetėm nė punimet e veēanta mbi Fishtėn, por edhe nė punimet e tjera tė E. Ēabej, duke pėrqėndruar vėmėndjen mė tepėr te kėta dy poetė sesa nė krahasimin qė ai do t'i bėnte nė mes tė Fishtės dhe poetėve tė tjerė shqiptarė. Kėshtu, bie fjala, nė punimin e tij
Romantizmi... ndonėse nuk e merr nė shqyrtim tė veēantė Fishtėn,por kryesisht De Radėn dhe Naimin, ai ka bėrė krahasimin nė njė mėnyrė
shumė tė qartė nė mes tė Naimit dhe Fishtės, duke thėnė se "ky epos (sc. Istoria e Skėndėrbeut) nuk u bė dot epos kombėtar,
kėtė shqiptarėve ua fali mė vonė Gjergj Fishta".

Kėto paralele dicizive sidomos nė mes kėtyre dy poetėve qė na vijnė nga ky njohės i mirė i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare, mund tė
kuptohen edhe si pėrcaktime tė drejta nė vlerėsimin e pėrgjithshėm tė zhvillimit tė historisė sė letėrsisė shqiptare, tė atyre
divergjencave tė mėdha tė formimit tė kėtyre personaliteteve edhe tė jetės kulturore dhe politike shqiptare. Pėr E. Ēabejn ka rėndėsi formanti i kėtyre dy poetėve si modele tė pėrcaktimeve tė tyre nė krijimin e veprės letrare
dhe kundėrthėniet e mėdha nė kritikėn letrare pėrkitazi me kėta dy poetė. Ai ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Gj. Fishta e ka vazhduar
besnikėrisht traditėn letrare shqiptare edhe nė vijėn e njė tradite tė pashkėputur skenderbegiane tėrthorazi malėsorėve shqiptarė, tė kėngėve popullore tė tyre, tė gjuhės dhe tė tė gjitha vlerave tė tjera etnike tė
tyre pėr t'i njohur dhe dalluar bota sa mė mirė. Kėtu qėndron burimėsia, por edhe epėrsia e vlerės artistiko-letrare saqė Lahuta e Malcis sė tij, sipas E. Ēabej, "ėshtė vepėr arti e plotė, e
pėrsosur dhe e pėrkryer nė vetvete".

Prandaj edhe mund tė thuhet se E. Ēabej qysh atėherė e kishte situatėn mjaft tė qartė tė vlerave letrare shqiptare, sikur nė pėrcaktimin e
periudhave dhe tė "qarqeve letrare", ashtu edhe tė personaliteteve dhe tė krahasimeve tė mundshme nė mes veti dhe tė atyre vetė me letėrsinė evropiane. Ky pėrcaktim i drejtė i vendosjes sė Fishtės nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare do tė jetė i pėrshtatshėm qė tėrthorazi kėsaj figure tė paraqitet nė njė formė
mė tė plotė dhe tipike edhe bota shqiptare pėrgjithėsisht nė mjedise tė tjera sipas kritereve tė pranueshme. Artin letrar tė Fishtės do ta
pranonte bota kurdoherė mė mirė pėr shkak tė plotėsisė mė tė madhe tė vlerave etnike dhe kulturore tė njė populli, ngase, sipas E. Ēabejt
sikur nė letėrsinė gojore, ashtu edhe nė gjinitė dhe zhanret letrare tė letėrsisė sė shkruar, mund tė shfaqet njėsia kombėtare, e cila duhet
ta ketė edhe poetin kombėtar.

Nė kėtė drejtim "Poeti kombėtar" meritonte paraqitjen mė dinjitoze edhe nė botėn e jashtme, sidomos nė gjuhėn gjermane, ku kishte
kryer shkollimin E. Ēabej dhe ku ekzistonte interesimi i shtuar pėr poezinė e Fishtės18. Dhe kjo paraqitje bėhet me kompetencė tė filologut
dhe tė studiuesit tė veprave tė Fishtės nė gjėrėsinė dhe thellėsinė e tyre, qė do tė thotė duke studiuar korpusin letrar tė plotė tė tij,
sipas tė gjitha gjasave, pėr tė vazhduar edhe mė tutje punėn nė kėtė drejtim.

Motivet e ndėrprerjes sė punės nė kritikėn letrare

Megjithatė, kėtu duhet thėnė se ky studiues i madh i historisė sė gjuhės shqipe, vetėm nė periudhėn e parė tė veprimtarisė sė vet
ėshtė marrė me tema nga letėrsia, kurse prej shkrimtarėve shqiptarė me punime tė veēanta, pothuajse, vetėm me poezinė e Fishtės dhe tė
Lazgushit (1889-1987), tė cilėt edhe ishin bashkėkohanikė tė tij mė tė moshuar.

Mirėpo, as sot as kėsaj dite nuk jemi nė gjendje tė konstatojmė saktėsisht, se pėrveē ndryshimeve tė mėdha tė jetės shoqėrore, cilat
do tė kenė qėnė motivet kryesore pėr ndėrprerjen e punės sė tij nė kritikėn letrare dhe pėr tė kaluar nė albanistikė, si nė leksikografi (dhe leksikologji), ashtu edhe nė historinė e gjuhės shqipe19. Kjo ka rėndėsi tė konstatohet pse konsideratat dhe vlerėsimet e tij pėr poetin kombėtar nuk ishin tė pėrkohshme ose, si tė thuash, tė modės, por tė mbėshtetura dhe tė arsyetuara mirė, qė pas atij konfrontimi tė madh e tė hidhur qė ky poet do ta ketė me elementet antikombėtare tė pėrmbrėndshme shqiptare, do ta kenė vlerėn e shtuar, duke qėnė ndihmesa e madhe pėr studiuesit e rinj.

Me fjalė tė tjera, edhe nė periudhėn e paraluftės, E. Ēabej ishte i nivelit tė vet dhe mbetet i pakontestueshėm nė shumė pikėpamje
sikur edhe nė studimet e mėvonshme albanistike, kėshtu qė ndėrprerja e punės sė tij nė veprėn madhore tė Fishtės, nuk nėnkupton edhe refuzimin e tij.

Ē'ėshtė e vėrteta, E. Ēabej edhe pas luftės do tė merret me disa shkrimtarė shqiptarė, sidomos me autorė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare, e nė mėnyrė tė veēantė me Gjon Buzukun, por kryesisht me studimet e gjuhės sė veprave tė tyre. Prandaj, shikuar nga aspekti i korpusit tė plotė tė veprave tė botuara tė tij, edhe mund tė thuhet se poezia e Fishtės, sidomos Lahuta e
Malcis, e ka tėrhequr vėmėndjen e kėtij filologu mė tepėr se poezia e De Radės, e Naimit, e Ēajupit dhe e Nolit22, jo vetėm pėr shkak tė vlerave mė tė mėdha artistiko-letrare tė saj, por
mbase edhe pėr arsye tė krahasimeve tė mundshme me poezinė popullore dhe me folklorin shqiptar nė pėrgjithėsi, qė ishte
pothuajse temė e pėrhershme e studimeve shqiptare tė tij.

Lahuta e Malcis dhe folklori shqiptar

Kėtu qėndron edhe bindja e E. Ēabej se "poetėt kanė dalė prej tokės sė natyrshme tė poezisė popullore"24. Ai mendon se nė Lahutėn e Malcis "ky poet ėshtė influencuar prej poezisė popullore tė Gegėrisė sė Veriut", dhe se sado qė "talenti satirik i Fishtės i afrohet sigursht fuqisė sė tij si poet epik"25, dhe se ai ėshtė gjithsesi poeti mė i madh satirik i letėrsisė shqiptare, kėngėt lirike e satirike nuk do ta zgjojnė interesimin te ky studiues sa epika e tij26. Kjo epikė ėshtė pasqyrė besnike e folklorit shqiptar,sepse fryma popullore e pėrshkon eposin qė nė krye e deri nė fund, sikur me zėrin tingėllues e shumė tė gjallė tė jetės sė pėrditshme tė popullit, tė zakoneve tė tij, mitologjisė, tė pėrrallave dhe tė legjendave, ashtu edhe pėrmes pėrsurisė artistike tė masės sė vargut dhe tė formės sė jashtme pėrgjithėsisht.

E. Ēabej shkruan pėr rolin e folklorit nė ngjizjen e veprės sė poetėve dhe pėr mėnyrėn se si e kanė frymėzuar ata traditėn e poezisė popullore, sidomos nė kohėn kur kishte filluar tė merrej me letėrsi krijuese Gj. Fishta, sepse, thotė ai, "nė Shqipėri nė kohė tė Naimit nuk kishte lindur ende interesi pėr poezinė popullore" dhe "se poezia popullore nuk pati ndonjė pjesė nė zgjimin nacional tė Shqipėrisė nė shek. XIX, siē ndodhi p.sh. me kroatė e me serbė"27. Nė kėtė mėnyrė mund tė thuhet se
edhe konsideratat e E. Ēabej pėr Fishtėn, si "poet kombėtar i Shqipėrisė", si "pėrfaqėsues mė i pari i leteraturės sė sotme shqiptare"28 dhe sidomos si poet mė i avancuar epik ballkanik i shekullit, i mbėshtet kryesisht nė Lahutėn e Malcis.

Kėto konsiderata dhe vlerėsime ai do t'i mbėshtesė edhe nė momentet integruese ballkanike tė poezisė epike dhe tė burimėsisė
sė kėsaj poezie tė Fishtės, duke krahasuar nė disa momente edhe me Njegoshin (1813-1851) dhe me disa poetė tė tjerė mė tė mėdhenj evropianė. Nė kėtė mėnyrė ai vepron sipas parimeve qė i kishte paraparė edhe Faik Konica mbi kritikėn letrare se "kryeveprat janė pikat e pėrkrahjes (les points de comparaison)pas tė cilave, shpesh edhe pa ditur vetė, kritikėtari gjykon veprat e reja29. Ky parim nė vlerėsimin e kryeveprave ėshtė nė pajtim edhe me artin poetik tė Horacit, i cili thotė se poeti sjell kulturėn vetėm duke mbrojtur tėrėsinė, qė thėnė me fjalėt e E. Ēabej, "kjo shprehet nė krejt mėnyrėn e jetesės, nė historinė dhe nė historinė kishtare, nė zakonet dhe nė poezinė popullore dhe artistike tė popullit shqiptar.
Nė fakt, nė poezinė epike tė Fishtės ėshtė kėnduar thelbi i shpirtit tė shqiptarėve, elementi i konservuar i popullit qė njėherit mė sė mirė dėshmon njėsinė e kombit.

Fishta - poet kombėtar i Shqipėrisė

Argumentin kryesor tė epėrsisė artistike, sidomos nė krahasim me poetėt e mėparshėm De Rada dhe Naimi, E. Ēabej e shikon nė faktin se nė "ngjarjet e njė natyre mė shumė lokale, qė pėrbėn bazėn historike pėr veprėn", Fishta, "prej kėsaj bėri njė epope kombėtare", kėshtu qė "kjo epope nganjėherė i kalon kufijtė e shqiptarisė, duke qėnė njėkohėsisht nė njė farė kuptimi edhe njė epos ballkanik".

Ky aspekt i kryeveprės sė Fishtės nė gjėrėsinė ballkanike pse aty dalin jo vetėm shqiptarėt, por edhe slllavėt e turqit e Gadishullit Ballkanik, vetėm sa i fuqizon tiparet shqiptare tė saj, tė ndriēuara nė krahasimet e tyre edhe si mė tė vjetra e mė tipike se tė sllavėve jugorė. Kjo gjėrėsi tregon edhe momentin e rėndėsishėm integrues me sllavėt e kohėrave mė tė lashta, tė shtrirjes dinarike32, sepse "kjo botė nuk mund tė ishte krejt sllave, kurse u mungon pėr njė
pjesė tė madhe sllavėve tė tjerė". E. Ēabej mendon se kėtu "mund tė kemi me nėnshtresė ilire, qė mjerisht nuk njihet e qė me rikonstruksione mbėrrijmė te copa - copa, nėnshtresė qė vazhdon tė jetojė me njė veshje shpeshherė tė sllavizuar".

Prandaj, edhe krahasimi qė ka bėrė E. Ēabej nė mes Fishtės dhe Njegoshit, sidomos kur evokon titujt e kryeveprave tė tyre me kuptimin Mal (Gorski vijenac - Lahuta e Malcis), nuk duhet
kuptuar vetėm si njė krahasim me veprėn madhore tė poetit malazez, por edhe tė lidhjeve tė shumta etnike dhe letrare, sikur nė substratin, ashtu edhe nė adstratin dhe superstratin e folklorit ballkanik, sidomos tė atij dinarik.

Nė poezinė epike tė Fishtės konfliktet ndėretnike dhe luftėrat janė vetėm mjet i pėrshtatshėm dhe madje i domosdoshėm
pėr tė paraqitur trimėrinė, si njė lulėzim tė natyrshėm tė heroizmit dhe tė njė drejtpeshimi midis urtėsisė dhe guximit, qė aspak nuk
largohet nga parimet e drejtėsisė dhe tė humanizmit. Nė kėtė aspekt paraqiten vlerat, si tė thuash, homerike tė objektivitetit historik,
pikėrisht, siē i kishte kėnduar Homeri vlerat morale dhe heroike tė tė dy palėve tė konfrontuara nė Luftėn e Trojės, tė trojanėve dhe tė grekėve.
* * *

Duke pėrfunduar kėtė paraqitje tė shkurtėr mbi konsideratat dhe vlerėsimet e E. Ēabejt pėr Fishtėn, mund tė thuhet se ky dijetar i
madh nė punėn shkencore tė tij nuk ishte njeri i modės, e as i politikės sė ditės, por klasik i vėrtetė i studimeve shqiptare.Vlerėsimet e tij pėr poezinė e Fishtės, sidomos pėr Lahutėn e
Malcis, janė tė qėndrueshme, kurse krahasimet e bėra me poezinė e Naimit dhe tė disa poetėve tė tjerė shqiptarė, qė kishin jetuar dhe vepruar nė Lindje ose nė Perėndim, e bėjnė poetin kombėtar dhe porosinė e madhe tė tij mė tė bindshme, duke ia dhėnė njė kahje tė drejtė dhe tė pranueshme edhe gjithė zhvillimit tė
mendimit letrar shqiptar. Konceptet e Lindjes dhe tė Perendimit,sikundėr edhe koncepti i vatrės ose i "tokės shqiptare" nė poezinė e De Radės, tė Naimit dhe tė Fishtės nė punimet e E. Ēabej,janė paraqitur me argumentin e shkencėtarit dhe tė studiuesittė letėrsisė shqiptare.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.