UJKU DHE QĖNGJI 

Ujku pa fe
Erth nė kope
Dhe, si s'pa qėn,
U fut nėr dhėn,
Njė qėnq zuri
Zėmėrguri.
Qėngji i tha:
"Ore vėlla?
E po pėrse?
As mė rrėfe
Se ē'faj tė kam?
I vogėl jam."
Ujku i tha:
"Do tė tė ha!
A e mba mėnt
Mė kėtė vėnt
Kur mė shave?
Mė the xhave!" { xhave -- qėn qė leh mė kot }
Qėngj' i thotė:
"E ke kotė,
Unė sivjet 
Jam pėrmbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vėlla."
"Vėlla, tha, s'kam,
I vetėm jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vėlla,
Po jot ėmė
Ē'pati prėmė { prėmė -- mbrėmė, dje nė darkė }
Qė mė qėrtoi
E mė kallėzoi?
Do mė zinin,
Tė mė vrinin!"
Qėngji i tha:
"Dy muaj ka
Qė s'mė rron mė,
Ah, ah, im mė!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt atė,
Njė brigjatė,
Mė pat vrarė
Mon' e parė,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe mė s'mėnoi;
Mė s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lėfyti
Edh' e mbyti,
Se tė ligut,
Zėmėrshtrigut,
Nuk i vjen keq
Pėr njė qė heq. { tė heqėsh -- tė vuash }




Botuar sė pari nė revistėn "Dituria", 10, 1885.