Millonai, i biri dhe njė gomar

Njė millona me tė birė
u nisnė pėr nė pazar,
pėr tė shitur njė gomar.
Qė ta shesėn ca mė mirė,
qė tė mos lodhet gomari,
e shpėtuan nga samari.
Kur e lidhė mbi njė tra,
e muar tė dy nė kra
njėri pas, tjetri pėrpara.
Gjenė ndėpėr ara,
njė tjetėr udhėtar:
Ky u tha
kur i pa:
— Nga kėta tė tre nuk' ėshtė gomar
ay qė pandeni,
ndaj mos u gėnjeni.
Millonai, q'e ndigjoi,
e mori vesh kėtė fjalė
dhe me vrap, bashkė me djalė,
nė shesh gomar' e lėshoi,
e zgjidhi nga druri,
pėrpara e vuri.
Kur hipi tė birė,
vetė, me gas
dhe me dėshirė
u vete pas.
Do, s'do veshgjati shkon duke qare.
se i pėlqente mėnyr' e parė.
Tre njerėz q'i panė,
djalit i thane
— Ti s'paske turp fare, nukė paske gjak'
Zbrit nga gomari, t'ja hypi yt' at.
q'ėshtė shumė plak.
Djali me inat
zbret nga veshgjati, -
ja hipėn i jati.
Mė tutje gjen tri gra,
nga tė tria njėra tha:
— Mbyty, mbytu, millona,
qė shkon hipur si dhespot!
Shiko, djali s'ecėn dot.
ndė kėtė rrėpirė.
Millonai plak
grave u dha hak,
mori nė vithe tė birė.
S'kishnė bėrė njėzet ēape,
poqnė tė tjerė njerz prapė;
njė nga tė tėrė kėta,
kur i pa hipur u tha:
— S'kini turp tė turpėroni?
Mos ini tė dy tė marrė?
S'u vjen rėndė qė mundoni
kaqė shumė sot gomarė,
— Vanė mėnd e mia, vanė,
(thotė millonai), sot
kurkush nukė kėnaq dot
gjithė botėn dhe babanė!
Ēdo njeri me mėnd tė vet...
tani gjė tjetėr s'mė pret,
nga gomari tė zbres,
qė tė mos thyhet nė mes,
Pas kėto fjalė,
hidhet nė shesh
bashkė me djalė.
Gomari qesh,.
se u lecua nga barra.
Vunė gomare pėrpara,
vetė pas i venė,
Pa vatur nė trek,
njerez tė tjerė gjenė,
sipėr te njė brek.
Kur u vanė pranė,
tė tėrė tok thanė.
— Shihni mėndjehollėt,
shihni dy tė marrė,
qė grisin shollėt,
kursejnė gomarė,
se i kanė gjarė,
U hodh e tha millonai:
— Vėrtet jam gomar, per zonė,
tek un' ėshtė gjithė faji
se kėrkoj tė bėj ē'mė thonė.
Shani, qeshni sot me mua;
sot e tutje kurdoherė
do tė bėj vetėm ē'tė dua,
jo si tė duan tė tjerė.