Maēoku dhe miu plak

Tregojnė se njė maēok
ish i fortė sa s'kish shok,
kur dilte tė gjatonte,
asnjė mi nuk' i shpėtonte,
minjt' e gjorė desh u shuan,
ca tė pakėt qė shpėtuan,
nė vrimė rrinė tė tėrė
nga frika se mos i zėrė,
maēi pėrgjon nat' e ditė,
po s'dalin nga vrima rnitė,
rrinė ndėnė prak.
Po pėr kėtė shkak,
maēi, njė mėngjes,
shtiret sikur vdes
dhe nė njė litar
nga kėmbėt u var,
as tundet, as flet,
mitė, me tė parė,
pandejnė vėrtet
se. maēokn' e kanė vrarė,
Nė dhomė, guxojnė
qasen mengadale,
nga gazi kėndojnė
dhe kėrcejnė valle,
i vdekuri qeshi,
(u ngjall si Lazari)
dhe ra nga litari,
zuri minj sa deshi,
ata qė shpėtuan
me vrap u larguan.
«Tekdo qė tė vini,
thosh maēi me vete,
shpėtim nukė kini
se di marifete,
di tė them tė rreme,
di tė bėj llagėme.»-
Maēi njė tė diel.
U lye me miell.
Minjtė kėtė dhunė,
Nuk' e kupėtuan
dhe ju afruan,
njė nga njė u zunė.
Njė mi plak me mėnd,
i ditur, i vuar,
s'u qas n'atė vėnd:
«Tė kam kupėtuar,
dhe miell nė ke
s'tė bie nė duar
se tė di kush je
sot s'mė gėnjen dot, s'mė qesh
dhe thes me miell tė jesh,
nuk qasem, mos ki shpresė.»
Tha miku dhe iku.
Armikut, kush s'i vė besė,
shpėton nga rreziku.