Baba Musa lakuriq
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi
"Baba Musa Lakuriq"

— Vanė mėnt' e mia, vanė,1)
njė mejtim mė prishi trutė,
Glithė profetėt pse janė
ja arapė, ja~ēi£utė?
Pse s'ka profetė tė tjerė?
Kėtė s'e kuptoj dot...
Gjėrat qu bėnė njė herė
pse nuk' bėhen dhe sot?
Gjėra qė s'i kuptoj.

— Mos u habitni me mua:
nė duhet qė t'i besoj,
do t'i besoj, dua s'dua.
do tė besoj shėn, Mėrinė,
kėtė grua tė bekuar,
e cila polli Mesinė1)
me frymėn e. shėnjtėruar;
Do tė besoj, or tė mjerė,
Krishtin qė nuk e kam paro,
qe slipėtoi njerėz te tjere;
dhe la tė tjere tė varė.
Do tė besoj, kur mė thonė:
Krishti vdiq (gjė e vėrtetė),
dhe qė tė mos zemėrohi,
besoj q'u ngjall prapė vetė!
Si gjithė besoj dhe unė
sa shėnjtorė kanė qėnė,
po besoj dhe tjatėr punė,
besoj mėndja na ka lėnė!

S'ka si Mesopotamia,1)
pėrveē, thonė, Shqipėria,
vėnd' i bukur dhe i mbarė,
qė nxjerr burra luftėtarė;
ato fusha, ato male
ku dhėntė kėrcejnė valle,
atje ujėt tė ftohtė,
atje bilibli ia thotė,
atje leu trimėria,
atje rnbretėron liria,
atje do tė dalin trima
tė flakėt si vetėtima,
per atdhe, do tė lėftojnc,
per jete do ta nderojnė,
Pu ē'ndegjoj? Ē'mė shonė sytė?
Njerėz tė egėr, njerėz tė ndytė!
i vinė rrotull paprerė...
Hapi syt', o komb' i mjerė,
se armiqtė qė ke pranė,
pėr tė zotuar tė kanė!
Dhe tek fryn' er' e lirisė,
do tė fryj er' e zisė!...
Eliezer,*) jetėgjatė, (personazh Biblik)
mos u ēudit, paē uratė,
me kėto fjalė qė bėra;
jam profet, i di tė tėra
Ē'do tė ngjajnė, ē'kanė ngjarė
tek pashė dritėn e parė.
Nė kėtė vend tė bekuar,
tė bukur, tė lulėzuar,
tė veē e tė kėrkosh mirė,
tė gjeē nuse pėr tim birė,
tė zgjedhėsh atė qė tė duash,
se ne kėtė vend tė mbarė,
mos harro, ashtu mė rruash,
kam sua, soj, fis' e farė;
me tim vėlla, kur u ndashė,
brenda nė Kanaan e lashė.
Nahari sot s'ėsht' i gjallė,
po thonė se la njė djalė,
Vathuil mė ngjan, i thonė
dhe nderon shtėpinė tonė.
Tek ay tė veē nė ballė,
nga unė bėni tė falė,
dhe nė do tė gėzojsh mua,
kėrko ēupė nga ky sua,
Edhe merre bjere vetė,»
Eliezer, plak' i gjorė,
kur foli kėto patriku,
u ngre e puthi nė dorė,
q'at dit' u nis e iku.
mori pesėdhjet' devera
kurrizdala dhe zverkgjata,
mori dhe shumė tė tjera
tė Paēmuara dhurata:
unazė, komsa dhe vathė,
lidhur me gur' tė paēmuar,
pėr devetė mori bathė
dhe iku duke gėzuar.
Fatmirosh, sytė ē'i panė
udhės nuk tregonet,
se bukuria qė kanė
kėto vise, nuk ēmonet:
Brigje, kodra lulėzojnė
me gjethe dhe me dafinė,
mali, fusha gjelbėrojnė,
me bar e me trėndelinė.
Pėrroj' tė gjat' e tė gjerė,
me rrėmbim te lumi shkojnė,
nėpėr pyll tė paprerė,
ku zogjtė rrin' e kėndojnė.
Nė kėtė vėnd udhtari
nukė nginjet nat' e ditė,
se era qė del nga bari,
gėzon shpirtin, rrit mėlēitė.
Eliezeri, plak' i vjetėr,
betohej pėr perėndinė,
se nukė kish parė tjetėr
vėnd si Mesopotaminė.
Ditėn ēlodhej nė stanė
dhe hante djathė tė butė,
natėn e gdhinte nė hanė
se kish frikė nga hajdutė.
E vėrteta do treguar,
ky vėnd i mir' e i mbarė,
kėto vise tė bekuar
janė mbushur me kusarė,
njerėz tė liq ka kurdoherė.
Udhėtari, pa tė metė,
nė Kanaan u afrua
dhe qėndroi me devetė
jashtė fshatit, tek njė krua.
"Ti e di Patrikun plak
dhe barrėn qė mora unė,
zot, tė lutem nga ky shkak,
ndimė, qė tė mbaroj punė.
Ajo ēupė qė tė vijė,
tė marrė ujė tė ftohtė
dhe tė rrijė tė mė ndijė,
t'u ap tė pinė devetė,
tė flas me mua plaknė,
ajo nuse le tė jetė
pėr t'im zot, pėr Isaknė"

Eliezer' i bekuar,
lutjen s'e kish dhe mbaruar,
kur pa njė vajzė nė krua,
me vrap e iu afrua.
Dhe qė ta shohė mė mirė,
lipi ujė pėr tė pirė
dhe zu qė tė bėjė fjalė.
E reja u kuq nė ballė,
pastaj me llėrė pėrveshur
mbush dorinė duke qeshur,
Me uj' akull si dėborė
dhe ia ep plakut nė dorė,
mė pastaj merr dhe devetė
njė nga njė i ujit vetė.
Eliezeri shikon,
fėrkon sytė, se s'beson,
kjo ēupė qė ka pėrpara,
kaq' e bukur, kaq' e mbara,
e kujt ėshtė do ta dijė.

— E kujt je ti, moj bijė?
Sa gėzohem qė tė gjeta.

— Unė jam, t'u ngjatė jeta,
e mbes' e Nahorit ndjerė,
nė Padan-Aram kam lerė,
Vathuil quhet im atė.

— Ti si quhesh, paē uratė?

— Rebeka, tė qofsha falė,
irn' atė ka dhe njė djalė.
Po zotrote ē'bėn kėtunė?

— Nė kėtė fshat kam njė punė,
rri kėtu, se jam i huaj,
Nė ka vėnd nė shtėpi tuaj,
Ec e thuaj; tek yt atė,
Tė vij tė gdhi] kstė natė.

— Zot, ē'janė kėto kuvėnde?
Nė shtėpi kemi plot vėnde
pėr shumė jo, pėr ty vetė,
kemi vėnd dhe pėr devetė,
po t'u jap vetė tė hanė;
vete tė dėrgoj Llabanė,
tim vėlla, njė djal' i iTibare,
tė vijė kėtu t'u marrė,
Kėto tha vash' e bekuar
dhe me dy dori nė duar
u largua si thėllėzė,
dhe si njė sorkadhe mėze
U ēudit Eliezeri
dhe qėndroi si mermeri,
s'harriti ta ngjatėjetojė,
mbeti me fjalė nė gojė.
Llabani nė krua shkoi,
se Rebeka e dėrgoi,
Njė orė nukė kish shkuar,
Eliezeri i bekuar
brėnda nė shtėpi kish vatė
me Llabanė, pastė uratė;
Rebeka mori devetė
ne oborr i lidhi vete.
I shkreti Eliezer
U prit me njė barrė nder.
Vathuil pėr nder tė mikut,
pėr shėrbėtor' e patrikut,
theri dashin mė tė mirė,
bashkė me njė qėngj tė pirė,
dhe Rebeka, pa pėrtuar,
ndėnji bėri njė lakruar,
po dhe Llabani s'pėrtoi,
shumė gjellėra gatoi:
mish me qepė, me patate,
mish me pras' e me domate,
njė paēa qė nuk ēmohet
njė kukurec qė s'tregohet,
njė pilaf si tė Sulltanit
pruri dhe nga vėnd' i stanit
njė pėrshesh mbytur nė gjalpė
orle, djath, kosė, shtalpė.
Po dhe Vathuil i ndjerė
nuk' ndenji kėtė herė
me duarlidhur, i qetė:
Nė hell dashin e vuri vetė,
vetė e poqi, vetė e ktheu,
vetė kur u poq e preu,
dhe pastaj, nė darkė herė,
vet' u nis der' mė derė
dhe grishi ca miq tė tjerė,
pėrveē nga Eliezerė. ,
Kur u mblodhėn gjithė bashkė,
u pėrshėndoshėn mė ashkė,
pastaj i zot' i shėpisė
mori kupėn e rakisė,
dhe me gjithė miqt' e tjerė
uroi Eliezerė.
Dhe me njėri-tjetrin thanė
Pas zakoneve qė kanė:
--Mirė se erdhe, t'u ngjatė jeta!
--Zotėrinj, mir' se ju gjeta!
Ju qė nderoni sot mua,
njė ditė ua paēa hua;
u ardhsha dhe pėr tė mirė,
tani s'jemi dhe pirė,
as me raki, as me verė,
ndėgjoni Eliezerė...
Tė mėsoni pse kam ardhė,
nė kėtė ditė tė bardhė.
Abraam, imzot i ndjerė,
nė kėtė katund ka lerė,
dhe Nahorė, pastė ndjesė,
e kishte vėlla me besė.
Kur shkoi nė dhe tė huaj,
kėtu la babanė tuaj,
kur u largua kėtejė,
nuk' la vėnd tė mos vejė,
sa dhe nė Misir ka vatė
me nipin e tij dhe me gratė,
dhe nė kėtė vėnd, si thonė,
u njoh dhe me faraonė;
nuk' di ē'punė punoi,
po shumė para fitoi.
Duke qėnė shumė vapė,
nga Misiri iku prapė,
u kthye nė Kanaan,
q'atė ditė rron nė stan.
S'i numėrohen devetė,
kuajt, lopėt dhe qetė,
dhen e dhi tri mijė kokė,
zemėrmirė qė s'ka shokė.
Nga tė mirat qė ka bėrė
e nderon bota e tėrė.
i dha zoti dhe njė djalė,
Qė nuk' ēmohet me fjalė,
mė i mėnēur burrė s'ka lerė
nė kėtė botė tė gjerė.
Isaku, po tė rrojė,
far' e fis do tė nderojė,
trim qė nuk' ka tė sharė,
lum ēupa qė do ta marrė;
kush ka vajzė pėr martesė
Gėnjehet me kėtė shpresė.
Nė Kanaan, ku vdiq Sara,
tė tėra shtėpitė e para
te patriku ven' e vinė,
pėr tė mbaruar krushqinė,
po Abraami, plak me mėnd,
s'pėlqen nuse nga ky vėnd.
Njė ditė dolli mė thirri
dhe me tha, veē nga i biri:

«Dua, sa jam vet' i gjallė,
o Eliezer, paē uratė,
tė gjesh njė nuse pėr djalė,
Se jeta s'hiqet pa gratė.
Doje tė mos ta martojė
me turpet qė shoh nė botė;
tė tjera thash me gojė,
tė tjera zemra mė thotė.
Me njė kėmbė nė varr jam,
dit' e fundit kur tė vijė,
djalin e vetėm qė kam
ta le prapa me fėmijė.
Mė ke shėrbyer me besė,
dyzet vjet qė je tek unė,
ndaj tek ti vetėm kam shpresė
tė mbarosh dhe kėtė punė.
Po kėtu nė Kanaan,
tė lutem grua mos kėrko,
se je rritur nė stan,
nuk' shkojm dot me to.
Tė veē nė Padan-Aram,
vend' i bukur dhe i mbarė,
se atje shumė njerėz kam,
nga njė fis e nga njė farė.
Me tim vėlla kur u ndashė,
me Nahor, ndjesė tė ketė,
brenda nė Haran e lashė,
sot s'ėshtė nė kėtė jetė,
po tė veē tė gjeē tė birė
Vathuil, falju nga mua,
dhe do bėsh shumė mirė
tė. zgjedhėsh ēupė nga ky sua
Zotit Vathuil i thuaj:
dua ta martoj me Isakne,
po ēupė s'dua tė huaj,
se s'dua tė trazoj gjaknė,
tė lutem mos kėrko shumė
bukuri, ar dhe ergjend,
tė gjitha venė pėr lumė,
kur s'ėshtė nderi nė vėnd.
Kush do tė rrojė me grua
jetė tė mirė tė ketė,
lė marrė ēupė nga sua,
pra e varfėr le tė jetė,
vash' e mirė, ē'e do gjėnė?
Burrat qė rrojnė nga gratė,
s'janė burra pėr tė qėnė,
turpėrohen dit' e natė...»
Abraami, kėto fjalė
tha dhe mė puthi nė ballė,
e putha dhe un' nė dorė
dhe ika pas dy-tri orė.

******************

Vathuil, t'u shtoftė nami,
tė bėn tė fala Abraami,
Ai tė do si yt atė,
tė dėrgon njė barr' uratė,
dhe tė lutet me dėshirė
t'i apėsh nuse pėr birė,
Rebekėn, rroftė pėr jetė,
se kėshtu do zot' i vėrtetė.»

******************

Vathuili me Llabanė
Eliezerit i thanė:
«Rebeka juaja qoftė,
me Isakn' u trashėgoftė !»•

Kur u bėnė kcto fjalė,
u shtruan nė mėsallė,1)
gjithe tok hėngrėn e pine,
duke kėnduar u gdhinė.
Nė mėngjes. pa ardhė dreka,
u nis pėr udhė Rebeka,
bashkė me Eliezerė.
Sa lot qė derdh mėm' e mjerė,
Po qysh tė mos qaj e mjera?
Sos ka dhe ēupa tė tjera.
Dhe Rebeka nuk' mbahet,
se nga mėma s'mund tė ndahet.
I ati u fshin lotė,
i kėshillon dhe u thotė:
Ē'janė kėto qė punoni?
S'ju vjen turp qė turpėrohi?
Gra si ju nuk' kam parė;
S'ėshtė ditė pėr tė qarė.
Ē'vajzė nuk' ėsht' e gėzuar,
kur niset pėr t'u martuar?
Dhe cila mėmė s'gėzohet,
e bija kur i martohet?
Po dhe ty, moj jetėgjatė,
tė vetėm tė kish yt' atė,
kur tė martoi me mua,
jot ėmė sa u gėzua;
Vajza s'na vete, si thuaj,
nė vėnd dhe nė njerz tė huaj,
Isaku, moj punėmbarė,
mė ka kushėri tė parė.
Tani, tė lutem, fshij lotė,
dhe kujto ē'bėhet nė botė:
njeri nuk' vė kurorė,
pa marrė pajė nė dorė.
Njė burrė qė s'ka tė hajė
s'pėlqen ēupė qė s'ka pajė;
sot nuk' ėshtė si njė herė,
burrat dalin pėr tė blerė...
Ke tė holla, burra shumė,
le tė jesh lum' e pėr lumė,
le tė jesh e ēalė e qorre,
thuaj se burrėn e more;
Je faqekuqe, si molla,
e bukur, po s'ke tė holla?
Tė rruatė bukuria,
s'tė nxjerr njeri nga shtėpia;
nė mos daltė ndonjė plak
tė ranė dhėmbėt nė prak...
Ēupa jonė kėmbėmbarė,
merr burrė qė s'ka tė sharė,
dhe ē'burrė, njė bir patriku;
shėndoshė na qoftė miku;
martoj vajzėn pa njė grosh;
kėto gjėra tė mendosh,
se s'ėshtė fitim i pakė,
mendoju si grua plakė,
mos qaj se lotė dėm venė,
mos i prish ēupės kėsmenė,
po ngrehu epi uratė
tė ketė jetė tė gjatė,
0 bijė, pushoi lotė,
se jot ėmė s'di se ē'thotė,
eja tė tė puth dhe vetė,
tė trashėgohesh pėrjetė"

Rebeka me kėto fjalė,
u bė gati pėr tė dalė.
Gjithė fshati pėr tė dolli,
gjer te kroi e pėrcolli,
gra e burra tė gėzuar
tė tėrė duke kėnduar:

— Ku je nisur pėr tė vatė,
shelege bejk' e ēobanit?
Ku lė jot ėm' e tyt atė
dhe gjithė shoqet e stanit?
Thėllėza gurė mbi gurė,
trimat rėnkojnė pėr tynė,
nga foleja mos dil kurrė,
se ta kanė vėnė synė...

— Moll' e kuqe bukuroshe
pse tė dalē e pabesė?
Kur s'na doje pse s'na thoshe,
po na gėnjeje me shpresė?
S'tė dinim kaqė fodulle,
manushaqe qė mban erė,
tani qė lėshove lule,
tė trashėgojnė tė tjerė.

— Ndėgjoni shoqet e mia,
diē t'u them e diē t'u qahem:
do tė ndahem nga shtėpia,
nga njerėzit e mi do tė ndahem.
Obobo, ē'ėshtė kjo punė?
Moj nėnė pėr ku mė nise?
Pse s'mė martoni kėtunė?
Ē'mė vjen keq pėr kėto vise!

— Ikė, zogė, se pret zogu,
qė kėndon pranė folesė,
rnbi njė degė borziloku
dhe shikon udhėn me shpresė.
Ikė, bėfsh udhėn e mbarė,
tė pret miku tė martoni,
tė dy bashkė tė pandarė,
pėr jetė tė treshėgoni!

            *
        *     *
— As kėndoni tė kėndojmė,
ju e dini kė martojmė;
0 Isak, jeta t'u ngjatė
si mbret tė marton yt atė,
more nuse si je vetė,
tė trashėgohenė pėrjetė.
Nuni qė vuri kurorė
pagėzoftė edhe me dorė.
Dhėndėr, o lule lejmon,
hip e rri nė kėtė fron.
Tė tė laj, tė tė ndėrroj
te nusja tė tė dėrgoj.
A tė pėlqen nusja,
more djal' o lulja?
Ėshtė' e mirė, shoqe s'ka,
m'e mirė nga gjithė na.
Moj nuse buzėqershia,
S'tė ēmonet bukuria,
Tė lėvdon bot' e tėrė.
Lum mėma qė tė ka bėrė.

— Thėllėza, gurė mbi gurė,
me gojė s'mė fole kurrė,
mė, do a s'mė do pėr burrė?
Moj, nė mė do sa tė dua,
lė jot' ėm e rri me mua.

—  Moj lulja vergje, vergje,
tė fola, pse s'm'u pėrgjegje?
Moj, mos je sėmur' e dergje?
As sėmurė s'jam, as dergjem,
po s'dua tė tė pėrgjegjem,
se kam frikė nga im atė,
qė pėrgjon nat' pėr natė.

— Borziloku fletėgjerė,
ēuditem se kur u rrite,
ditėn qė tė mora erė,
m'u nė zemėr mė godite...

— Shum' e bukur je, moj vashė,
u ēuditēė kur tė pashė,
cullufet fije-fije,
besa sa tė kanė hije;
faqet si moll' e kuqe,
goja jote si burbuqe,
mesi yt unazė dore,
sa mėnd qė kesh' m'i more,
me dy sy tė zezė nė ballė
si dielli mė tė dalė.
Vetullat pse t'u nxinė?
Mos u ke vėnė mazinė?
Jo, besa, pėr perėndinė,
e kam vetė bukurinė,

— Vura njė kopsht me mollė,
nusja si selvi e hollė;
falmė, falmė, moj selvi,
mollėt qė ke nė gji...
Vura njė kopsht me dardhė,
nusja jonė fort e bardhė;
nėmė, nėmė, moj selvi,
dardhėtė qė ke nė gji...
Vura njė kopsht me pjeshkė,
nusja jonė njė syzezkė,
eja, eja, moj selvi,
eja me pjeshkė nė gji!...

— 0 shoko, more shoku,
dhėnt' e mia kush i do?
Se s'mund tė vete me to;
me miken dua tė rri
nat' e ditė nė shtėpi,
tė los e ta marr nė gji.
Do tė los ballė pėr ballė,
Posi luga nėpėr dhallė,
do tė los faqe pėr faqe,
tė marr erė manushaqe,
do tė los gushė pėr gushė,
posi shtjerratė nė fushė.

— Moj nuse ē'ėshtė kjo punė,
qė ditėn qė je kėtunė,
pse na rri duke menduar?
Vallė, kush tė ka qortuar?
Pse na mban sytė pėrdhe,
turp tė vjen a frikė ke?
Mos u mendo, paē uratė,
harro jot' ėmė e yt' atė;
kėtu rrotull sa jemi
gjithė far' e fis tė kemi,
dhe burrin qė more vetė
nukė ka shokė ndė jetė.
0 zot, shitet njeriu
si njė lopė, si njė kalė!
Ē'janė kėta qė rėnkojnė?
Nuke janė njerėz tė tėrė?
Po si njerėz pse nuk' rrojnė?
Zbathur e zhveshur pse janė?
Pse punojnė pėr tė tjerė?
Pse nukė kanė tė hanė?
Ē'janė kėta njerėz tė mjerė?
Ku i shpienė si dhėntė?
Nė treg pse duan t'i shesin?
E tillė jetė mos qėntė,
Mė pahir ėshtė tė vdesin.
Skllav! Kjo fjalė na tregon
njerinė si njė gomar,
tjatėr njeri e mundon
e blen, e shet a e var.
Ju qė mbroni skllavėrinė,
ju qė bėni tė kėqija,
ju qė mundoni njerinė,
e gjeēi nga perėndia!
 


Ėshtė poemė e gjatė, me mbi 6000 vargje, e ndarė nė 49 kėngė. Poema mbeti pėr shumė kohė dorėshkrim, me gjallje tė poetit nuk u botua dhe deri vonė nuk njihej. Fillimisht poeti i vuri titullin «Dhjai.' e vjetėr e cfacune», por mė vonė e korrigjoi duke e emėruar "Baba Musa lakuriq".. Ky ndryshim lidhet me synimin e Ēajupit pėr tė paraqitur plagėt e shoqėrisė sė kohės, ashtu lakuriq, siē ndesheshin nė realitetin e atyre viteve. Nė vitin 1903 Ēajupi i shkruante mikut tė tij, poetit tonė Asdrenit: «Sa pėr njerėzit e liq dhe pėr tradhtarėt e kombit, nuk do tė rreshtem kurrė t'i rrėfej nė botė e tė pėrēaj ashtu si duhet, pėr tė mirėn e shqiptarisise,dhe nga ky shkak po bėj gati njė tjetėr librė shqip me emrin "Dhjat' e vjetėr".