Burri i dheut
Home ] Up ]

 

Andon Zako Ēajupi
Fragment nga drama "Burri i Dheut"

       Murati*)

Ndėgjo mirė se ē'tė themi,
Tė duamė gjithė ē'jemi
sulltana, njė shqipėtarkė,
tė mban pėr drek' e pėr darkė,
dhe unė, ti e di vetė,
tė nderoj me tė vėrtetė,
tė mirat qė tė kam bėrė
i di, zonjė, bot' e tėrė.
Tė dua si time bijė,
prandaj rende mos te vije,
Tani nder' i Shqiperise
dhe madhėri e Turqisė
njė punė nga ti kėrkojnė
dhe mir e ndė paq' tė rrojnė.
Duhetė, ti dhe Selimi,
q'u rrėfye kaqė trimi,
me luftėra qė ka bėrė
q'e lėvdon njė bot' e tėrė,
duhetė, them tė bashkoni
dhe qė sonte, tė martoni.
Tė kam dashur si njė pjellė,
shumė ligsht mė je sjellė,
po shumė do tė tė dua,
zonjė, po tė ndėgjosh mua,
ndryshe do tė qash me lot,
se me mua s'e nxjerr dot.

     Mamica

0 sulltan, mos me trėmb mua,
se nuk jam si ēdo grua,
ti e di mirė se ē'jeshė
dhe ē'jam; bijė mbretėreshė.
Jam bij' e Kastriotit,
c atij trimi qė vare,
mos harro, jam shqipėtare!
Po ē'mund tė bėj e mjera,
kur s'mund tė dal dot nga dera,
kur jam mbyllur ndė pallas
si njė zog ndė njė kafaz!
Po ndėgjo, sulltan Murati:
Kastrioti ē'faj tė pati,
qė vrave me tė pabesė
katrė djemt' e vetė pesė?
Ay tė dha miqėsinė,
ashtu si kėrkove tinė
dhe djemtė peng t'i dėrgoi
fatziu, se tė besoi.
Me ē'ke bėrė ti pėr mua,
qahesh se nukė tė dua
dhe ēuditesh, egėrsirė,
se nukė tė sillem mirė?
Qahesh sikur s'e di shkaknė,
gjaku, sulltan, kėrkon gjaknė!
Kur s'ka princėr shqipėtarė
pėr mua mbeti kjo barrė;
zot, n'ėsht' e rėndė pėr mua,
me pahir tė vdes, ē'e dua,
ē'e dua, zot, jetėn time,
kur jam e shkretė, jetime?
Zot, ē'e dua kėtė jetė,
kur s'mund tė marr gjaknė vetė?
Kur shoh vendė tek kam lerė
tė zotuar nga tė tjerė!
Kur shoh armikn' e shtėpisė,
q'ėshtė mbret' i Shqipėrisė!
Kur shoh atė qė ka vrarė
tim at' me fis e me farė;
kur e shoh ndė kėtė jetė
tė kėnaqur e tė qetė!
Kur e ndėgjoj tė mė thotė,
qė s'ka tjetėr mbret ndė bote
Gėzohem, sulltan Murati,
se shoh qė tė zu inati
pėr njė grua shqipėtare,
qė nukė tė peshon fare,
edhe tė shtyn, duke share,
ta vraē njė ditė mė parė,
se do tė vdesė mė nairė,
se tė shoh njė egėrsirė.
Mė le, duketė tė gjallė
qė tė mė martosh me djalė,
edhe, pėr nder tė krushqisė,
mė fal fron' e Shqipėrisė!
S'ėshtė jotja Shqipėria,
Jo! E gjeē nga perėndia!
Dhe fron' e saj nuk e dua
me gjak nga duart' e tua!
Ay qė do tė mė marrė,
tė lajė gjaknė mė parė...
Sa pėr Selimnė, tė qoftė!
Ėshtė djali yt, tė rroftė!
Murat, tė birė tėnd kurrė
Mamica s'e do pėr burrė,
se s'do tė tė bėjė vjehrr,
se nukė tė bėn dot nder;
bijė mbreti shqipėtare,
Mamica s'tė peshon fare.

      Murati

Me kėto fjalė qė thua,
sikur tė mos jeshe grua
do tė mė zinte inati,
do tė shoje ē'bėn Murati,
me gjithė ē'fole pėr mua,
unė pėrsėri te dua.
Mė vjen keq se gjithė ē'bėra
pėr ty, vanė dėm tė tėra:
mė vjen keq se, po tė doje
tani ndryshe do tė rroje;
do tė keshe kupėtuar,
sa mirė tė kam qėndruar,
tė dua si time bijė,
Mamica, keq tė tė vijė,
pėr veten tėnde mė parė,
ti kuvėndon si e marrė,
tė lashė thuaj tė gjallė,
tė tė marr nuse pėr djalė,
qė tė mė shtohet fuqia
ndė vend tėnd; po Shqipėria,
Shqipėria jote trime
ėshtė sot ndė dorė time,
atje pėr ty s'ka nevojė
Selimi tė mbretėrojė.
Sot shqipėtarėt mė duan,
sa dhe besėn e ndėrruan:
myslimanė qė tė tėrė
sot pak janė tė krishterė;
Shqipėtarėt myslimanė
mbret' e pejgamer mė kanė
dhe pėrgjėrohen pėr mua.
Me kėto fjalė qė thua
ti nuk' i di, shqipėtarėt
nuk janė si tė parėt,
qė vriteshin pėr lirinė;
sot janė ndėnė Turqinė,
kanė zakone tė tjera,
duan nishane, rytbera,*l) titull, pozitė)
vetėm njė trimėri kanė
tė vritenė pėr sulltanė,
vetėm njė shpėrblim kėrkojnė;
t'i mburrin e t'i lėvdojnė,
dhe s'kanė tjatėr dėshirė
janė shumė zemėrmirė,
dhe punojnė pėr tė tjerė...
Nukė janė si njė herė;
liri s'dinė ē'do me thėnė,
kėto ndjenja i pėrzėnė,
se s'e duan Shqipėrinė,
po luftojnė pėr Turqinė,
janė kaq trima, burra,
sa s'u bėn para lėkura
dhe vriten me njėri-jetrė
sot, pėr njė gunė tė vjetrė.
Shqipėria u ndėrrua,
nga faq' e dheut u shua,
sot viset e Shqipėrisė
janė njė cop' e Turqisė.
Ata njerėz qė mė nderojnė,
kėtu si duan punojnė,
vrasėn, presėn, han' e pinė,
se kanė ndihmė Turqinė.
Ndonjė prej ta, kur ngre kokė,
me pak a me shumė shokė
sot s'mėnojmė ta qėrojmė
me tė fala q'u dėrgojė...
Kėtu mbretėroj pa frikė,
se janė burra besnikė,
prandaj trimat qė kam pranė
gjithė shqipėtarė janė,
s'duan tjatėr mbret, veē mua,
pastaj zotrote je grua,
nukė them, se s'je nga sua,
po yt' at sot u harrua.

      Mamica

Mendjen time ta rrefeva
qenke m'i lik seē pandeva,
nukė paske gjak ndė faqe,
kur pandeh se mė kėnaqe
me kėto fjalė qė fole.
Me kaqė prova qė solle
pėr trimatė shqipėtarė,
duke nuk i ke dhe parė,
i gjete gafil,1) i qeshe
prandaj punove si deshe;
po Shqipėria s'u shua
dhe dita u afrua,
qė do tė ndizet si zjarr,
tė shoē ē'punon shqipėtari,
tė ligatė qė ke bėrė
ndė turq edhe nė tė krishterė
edhe gjakn' e Kastriotit,
njė ditė do ta paguash.
Friko, mburru sa tė duash.
prishe, digje Shqipėrinė,
me shumė ia shton fuqinė,
mė tepėr ia shton inatnė
pėr Turqinė, pėr Muratnė,
sado tė bėsh tė kėqia
s'humbet kurrė Shqipėria;
pėr lirinė, shqipėtarėt,
si tė sotmit2) dhe tė parėt,
kanė vdekur, do tė vdesėn.
Mburre, q'u ndėrrove besėn
dhe pandeh se i ke ndarė?
Ti nuk i njeh shqipėtarė:
myslyman e tė krishterė
janė vėllezėr tė tėrė,
kanė njė gjak dhe njė shpresė,
nuk kanė tjetėr besė,
dėshirė kanė lirinė
dhe besė shqipėtarinė.
Leri tė sharat mėnjanė,
se hie nuk tė kanė,
Murat, leri qesėnditė,
se do tė vijė njė ditė,
dit' e bardhė, dit' e mbarė,
qė do tė bėjnė varrė
nukė tė vjen turp njė ēikė?
Si s'mė binde dot me frikė,
zure me ca dhelpėrira,
dhe me ca fjalė tė mira
tė mė qeē') e tė mė thuash,
tė punoj si qė tė duash.
Guxon mė flet pėr tim atė,
qė vrave vetė me dorė,
dhe pėr njerzt' e mi tė tjerė,
qė dėrgove dhe u therė!
Shihni, shihni gjakėtorė
qė flet pėr kėta shėnjėtorė!
Guxon tė mė kėshillojė,
ju thaftė gjuha nė gojė!...

      Murati

Ti qėnke vėrtet e marrė,
nukė lodhesh duke sharė?
Si guxon e flet pėr mua?
Nuk e di se, po tė dua,
tė pres kokėn?

   Mamica

E di mirė,
se ti je njė egėrsirė,
egėrsirė si ariu,
me fytyrė si njeriu.
Nuk tė shoh dot pėrpara,
prandaj dua me tė shara,
Murat, tė tė ēoj inatnė,
tė mė vraē si dhe tim atė:
thermė me duar tė tua,
pse trėmbesh sot nga njė grua?
Ti do tė mė lesh ndė jetė,
se ke njė qėllim tė fshehtė
do tė m'apsh Selimnė burrė,
se do tė tė bėhesh urė,
tė bėhem urė tė shkosh,
ndė vend tim tė mbretėrosh.
Jo, Murat, jo! Shqipėria
s'ėsht' jotja. Perėndia
e mėrgoftė nga ky tmerr.

      Murati

N'ėsht' jotja, pse s'e merr,
kur mund ta marē pa lėftuar,
kur ta 'fal me tė dy duar,
ecė zėre, paē uratė,
fronė qė tė la yt atė.
Po tė kesh Selimnė burrė,
Kėtė fron s'e humbet kurrė,
do ta trashėgosh pėrjetė,
se ėshtė trim i vėrtetė.
Mirė, mua mos mė duaj,
se jam i lik, si mė thuaj,
se tė verbon zemėrimi,
po ē'tė ka bėrė Selimi?
Pse rrėfenesh zėmėrgurtė
sot pėr njė trim kaqė t'urtė?
Ka trim ndė kėtė botė
mė tė mir' e mė tė zotė?
Ti nga se nuk e do vallė?

      Mamica

S'e dua. se e ke djalė')
mos ma trego, e di vetė
q'ėshtė trim me tė vėrtetė;
vendet qė ka sot ndėr duar,
ay trim i ka zotuar;
tėrė bota e lėvdojnė
me gisht tė tėr' e tregojnė,
Selimi shum' u ndėgjua.
Do tė qe burrė pėr mua,
tė mos e keshe ti djalė,
kėtė trim kaqė tė rrallė.
Murat, preje kėtė shprese,
hiq dorė nga kjo martesė,
se Selimi zėmėrmirė
s'ka sot tė tillė dėshirė,
dhe di qė s'mund ta marre burre,
kjo krushqi s'bėhet dot kurrė,
Mamica, tė thonė, mori
tė bir' e njė gjakėtori?
Sot' bij' e Kastriotit,
o sulltan, s'trėmbet tė vdesė,
po s'e do kėtė martesė,
thermė, vramė, e ke nė dorė,
po me njė turk s'vė kurorė.
Dua burrė shqipėtar,
burrė tjetėr nukė marr,
burri qė do tė mė marrė,
eshtė mbret per shqipėtarė,
dhe kėta, sido qė thuaj,
nuk duan mbret tė huaj,
Murrat, kete dije mire:
Ose me ler sot te lire
dhe m'ep prapė ē'mė ke marrė,
mbretėri ndėr shqipėtarė,
a, nė mos ke kėto mėnde,
thermė sot me dorė tėnde.
Shqipėria s'pret nga mua,
s'ka nevojė pėr njė grua.
Sot lajme tė mira mora:
tė ka shpėtuar nga dora
Skėnderbeu Kastrioti.
im vėlla, me faltė zoti.
N'ėshtė e vėrtetė kjo fjale,
nė kam sot vėlla tė gjallė,
ėshtė mbret' i Shqipėrisė,
dridhu, sulltan' i Turqisė,
dhe futu vėtė mbė vėrė,
se shumė faje ke bėrė.

       Murati

Ah' Beson kėtė pėrrallė
qė ke njė vėlla tė gjallė?
Yt vėlla, moj kokėtrashė,
ka vdekur, po ti shėndoshe,
ka njėzet vjet q'u varros,
tani u tret e u sos.

     Mamica

Mjaft, se nga fjalėt e tua
zemėra m'u copėtua.
E di, kėto janė fjalė,
e di, kjo ėshtė pėrrallė,
Murat, unė te di mirė,
Skėnderbeut ia ke pirė
gjaknė, qėkur ishte djalė,
po ay trim qė ka dalė

     Murati

sot si bir' i Kastriotit,
duket do tė ketė ngjarė
dhe gjaknė do t'ia marrė.
Sot vetė kam pėr tė dalė,
tė vėrtetoj kėtė fjalė,
ta gjej kudo qė tė jetė,
ta njoh pėr vėlla tė vetė;
shqipėtarėt do besojnė,
do tė ngrihen, tė lėftojnė.
Sot duhetė tė pandejnė
qė shikojnė Skėnderbejnė
dhe kėshtu, ne ktė mėnyrė,
o sulltan me dy fytyrė,
qė nukė fryhesh me gjak,
mbase t'i vimė pėr hak...

      Murati

Bushtrė, me kėtė kuvend
tani do tė tė vė mend.
Tė ka marrė koka erė,
do tė bėsh dhe shok tė tjerė,
dhe me ca fjalė tė rrėme,
tė mė punoni llagėme?1)
Me tė sharat qė ndėgjova,
dosė, shumė tė durova,
tani t'u mbarua fati
se tepėroi inati;
nesėr nisu ja pėr ,varr,
ja pėr martesė!

    Mamica

Barbar,
Mamica s'trėmbet tė vdesė,
po s'do tė tillė martesė!

    Murati

Nesėr shomė.

  Mamica

Ē'do tė shoē?

  Murati

Burr' a varr do tė kėrkosh.
 

*) Fragmenti ėshtė marrė nga drama nė vargje «Burri i dheut». Drama u mbarua nė vitin 1907. Miku i Ēajupit, Sofokli Ēapi e botoi nė Kajro tė Egjiptit (1937) veprėn e lėnė dorėshkrim. Ēajupi shkruante se kėtė dramė ia kushtoi atdheut dhe njėkohėsisht porosiste tė birin,
Stefanin, qė tė nderonte pėrherė kujtimin e heroit tė madh, Skėnderbeut:

Me kėtė vepėr qė shkrova,
pėr atdhenė them •punova,
dhe pėr djalėn tim Stefanė,
qė tė kujtojė babane
tė nderojė Skėnderbenė
qė ka nderuar atdhene!

Subjekti i saj ka tė bėjė me ngjarje qė zhvillohen nė pallatin e sulltan Muratit. Problemi themelor ėshtė njohja e Skėnderbeut tė vėrtetė, «zhdukja» e tė cilit ėshtė ndėrthurur nė njė intrigė disi tė ngatėrruar. Dihet historia e zhdukjes sė djemve tė Gjon Kastriotit, por nė ē'rrethana shpėtoi Gjergji?
Rreth kėtij shqetesimi Ēajupi thurri nje subjekt, i cili, siē thote vetė nė parathėnie, nuk i pėrgjigjet me besnikėri fakteve historike. Sipas kėtij subjekti, Skėnderbeu shpėtoi nė sajė tė pėrpjekjeve tė Fatimesė, njė grua shqiptare, e cila ka pranuar tė martohet me sulltanin pikėrisht pėr tė kryer kėtė mision tė rėndėsishėm. Nė fshehtėsi tė madhe, ajo ka kėmbyer djalin e sulltanit, Selimin, me Skėnderbeun, qė u rrit sikur tė ishte i biri i sulltanit. Nė njė ēast tė caktuar, kjo e fshehtė del nė shesh dhe fillon hakmarrja e shqiptarėve kundėr sulltan Muratit dhe vėllait tė tij. Nė kėtė  fragment do tė ndiqni
dialogun e ashpėr e tė ten-sionuar midis sulltan Muratit dhe Mamicės, motrės sė Skė-nderbeut. Pėr tė arritur synimet e tij, Murati do ta martojė Selimin (tė cilin e pandeh si birin e vet) me Mamicėn. Ky dialog pėrbėn rastet mė tė arriratė dramės, ku, nė mėnyrė tė vecantė, spikat portreti i Mamicės, vajzės me cilėsi tė larta morale.