Fragmente nga komedia "Pas Vdekjes"

                            I

                 Zeneli, Adham-Uti

(Hyjne bashke nd’ode te klubit, ku gjenden do karreklla, nje tryeze ne mes,
ngarkuar me gazeta, me doredoreshkrime. Me te djathte, njè dollap;
me te mengjer, nje telefon ne mur.)

Adham-Uti:
(Me zemerim.): Cude! S’mund te marr vesh! Yt zot, kryetar’ i klubit, me dha fjale
te piqemi ketu me 8 pasdreke, dhe ti me thua qe s’ka dhe ardhe! I the, bre, se kush
jam une? A i tregove qe jam une, doktor Adham-Uti, qe po rri e pres?...

Zeneli:

(Duke qeshur nen buze.):
Doktor efendi, nuk’ i thashe gjesendi beut, se s’eshte ketu sot!

Adham-Uti:

Dreqi te marrte!...

Zeneli:

Qysh! Mos e thuaj prape kete fjale se...

Adham-Uti: 
Ma paske gjuhne si bilbil!

Zeneli:

(Me vete.):
Qenka i cmendur!
 

Adham-Uti-Zeneli-Vurkua
Vurkua:
(Duke hyre me rrembim):
Zenel, a erdhi Skendo beu?

Zeneli:

Jo, zoti Vurko, po s’besoj tè menojé. Prit pakez,ne  mos ke pune.

Vurkua:

 (Duke ndenjur.): Do ta pres te vije.

Adham-Uti
:
(Madheshtor.):
Do te rri dhe pakez, sido qe kam pune shume!

Vurkua:

(Ne vesh te Zenelit.):
Kush eshte ky?

Zeneli:

(Duke folur fort.):
Si! S’e njojtke, a? Zotenia eshte doktor
A-dha-mu-ti nga Frasheri, nga katund’ i Naim beut dhe...

Adham-Uti:

(I pret fjalen.):
Naimi ishte nga katundi im! Msou te flac!...

Zeneli:

(Duke qeshur nèn buze.):
Me ndje, zoteni, po...(Duke ulur kryet) me ndje, doktor Adham-Uti!

Vurkua:

(Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarè emèr ky, me qafsh?

Adham-Uti:

(I vrenjtur.):
Duket s’te pelqen!

Vurkua:

(Me qetesi.):
Jo, zoteni, fort i bukur, per bese!
Adham-ati yt’ i pari dhe Uti – emer i dyt’ i Udhisit, si thote Omeri...

Zeneli:

(I habitur.):
Ja se c’domethene te jesh i ditur!Un’ i gjori ket’ emer e pandeje shqip...
Dhe duke ditur se doktori esht’ i krishtene, po mendoneshe se c’dite
luset shent Adham-Uti qe te veje ta uroje dhe t’i thoshe: per shume
mot gezuar!

Adham-Uti:

(E rende.):
Sido qe duket ky emèr, (keqyr Vurkon) un’ e kam nderuar!

Zeneli:

 (Veshtron Vurkon):
Vèrtet, vèrtet! Zotenia eshtè sheronjes i ndegjuar

Adham-Uti:

Dhe shkronjetor, vjershetor!

Vurkua:

(Duke unjur):
T’u ngjate jeta, doktor Adham- -Uti! Besa gezonem qe njojta sot zoterine
tende! Nder i math, per zone! Une jam Vurkua, korres- pondenti i gazetes
«Rrufeja».

Adham-Uti:

A! Qenkej gazetar!

Vurkua:

Ndaj te lutem te me thuash c’mendonen njerzt’ e medhenj per Shqiperine
qé te shkruajme ne gazeten tone.

Adham-Uti:

Domethene, ti kerkon sot nga une «interview»?

Vurkua:

Po, Zoteni, qe ta botoj te "Rrufeja".

Adham-Uti:

Mos thuaj «Rrufeja» po thuaj "Rrufea"! Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija!
Do t’i them dhe Skendo beut! Kjo gjuhe qe perdorni ju sot s’eshte shqip!
Pun’ e gjuhes ka rene ne duart te liga dhe kurre s’ka per te vatur mbare!...
Abe tari qe perdorni ju sot s’eshte per te qene!...

Vurkua:

(I mbire.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres’ i Manastirit...

Adham-Uti:

(Me rrembim.):
Kongres’ i Manastirit. c’eshte Kongres’ i Anastirit? Kush vate? A vajta une?

Vurkua:

(Duke qeshur.):
Pse s’vajte, or zot?

Adham-Uti:

A! a! Perpara me thoshe: doktor efendi, tani qenkam vetem zot, se fola te verteten!
Thash’ ato qe jane! Dhe guxon te me kerkosh «interview»! Jo, jo, s’kam zakon une,
te jap "interview", jo, per gazetat tuaja.

Vurkua:

S’pandeje kurre..., s’te dije per armik te gazetave!

Adham-Uti:

Ja ku e- msove tani dhe thuaje ne gjithe bote me ane te «Rrufese», ne ka njerz te
kendojne te tille flete!... Keto jane fjalet e fundit!

Vurkua:

Jane mjaft pir t’u cuditur! aOl-Uti (Me zemerim.): Pse per te quditur?

Adham-Uti:

(Me zemerim)Pse per te cuditur? Fundi, fundi, s'me dersin veshi per bote mua!
Dreq o pune! Ndègjo. C’fitim do te kem une kur te shkruash ti per mua:
«Doktor Adham-Uti, sheronjes i ckelqyer, qe ka botuar kaqe vepra te bukura
ka gjetur nje bar te ri per ethet, nje tjeter me te quditshem, me te nevojshim
per grate shterpa, ka sot gati per te botuar nje abetar fort te mbaruar per
shqipen me letra te ra, dhe per abetar eshte munduar dhjete vjet plot edhe
tre muaj? Gazetat mua s’me ryjne ne pune! Levdata nuke dua nga kerkush!
Po te kerkoje te tilla gjepura, mor zot, do te marre sot me te mire do te te
rrefeje se per c’pune kam ardhe ! Skendo beu... t’i tregoj vetem ket’ abetar
te msoj a mund te jet’ i pelqyer te xhonturqit a u vjen mbare qe te perhapet
dhe te perdoret nde shkolla te Shqiperise; a duan te ma blejne a mund te
shpres nga qeveria ne Stamboll pune te mire per kete sherbim te madh!
Skendo beu me tha ta sjell sot nde klub abetar keqyrin bashke me zonjezen
Lulushe, q’esht mesonjese per cupa, dhe po te jete kjo per mbare, do ta vere
perpara nde shke qupave; dhe m’u dorezua per xhonturqit, te kenaqen teper
dhe dic do te bejne per mua: mund te me dergojne deputet ne Stamboll!...

Vurkua:

Po ky abetar pse do te viret vetem nde shkolla te cupave?

Zeneli:

Vertet! Pse?

Adham-Uti

(Fodulll):
Po s’e kuptoni, a?

Vùrkua:

Per syt’ e ballit, jo!

Zeneli:

(Me gaz.):
Un’ e gjeta! Se cupat jane femra, u pjell mendja!...

Adham-Uti:

C’del nga kjo gje?

Zeneli:

Qysh? Jane me te zgjuara se nga djemte dhe do te nxene me mire abetarin...
S’kam arsye!S’eshte e vertet?

Vurkua:

Si dy e dy bejne katre.

Adham-Uti

(I rende.): U kripsha trute... Shkaku i vertete eshte ky: cupat behen gra...
dhe burrat bejne si thone grate... Per kete send kam shkruar nje liber te
gjer’ e te gjate.

Vurkua:

Ahere, zoteni, pun’ e abetarit eshte ne dore te zonjezes Lulushe?

Adham-Uti:

Edhe ne dore te Skendo beut, se ky e ka fort mire me xhonturqit, i ka miq
me te vertete.

Vurkua

(I habitur.): I ka miq!

Adham-Uti:

Prandaj, si te thashe, as pyes fare per njerz te .tjere dhe per lepushkat tuaja!...

Vurkua

As per «Bashkimin e Kombit», as per «Diellin»?

Adham-Uti

Jo!

Vurkua:

As per «Rrufene», as per «Shkopin»?

Adham-Uti:

 Aspak!... Mor zot, pse ben dem fjalet? S’kerren dot fjale nga une... s’pres
 nder nga njeri kurre... levdata s’dua! Sido qe te thone, sheronjes si une jane
 te rralle: sheroj sy, veshe, hunde, kembe! Cdo lengate druhet nga une!...
 Do te thuash qe s'kam shume «mushterinj»!
 Kurre mos arcin! Leri te vuajne! Kush u ka faj?

Vurkua:

Po abetarin pse kerkon ta shec te xhonturqit? Pse s’ia fal Shqiperise?

Adham-Uti:

Ah, ta fal!... Te vras mendjen une! Te punoj dhjete vjet dit’ e nate...
 dhe pastaj ta fal... dhe kujt? Shqipetareve!... Dhe te mos ma dine!...
Sa vjet qe punojne shqipetaret per gjuhen ahqipe dhe s’gjejne dot nje
abetar per te qene!... Une vetem e gjeta dhe tek e kam nde xhep! Zonjeza
Lulushe, ne ka dy  koqe mend, do te cuditet kur ta kendoje! Do te lere mende!...

Vurkua:

S’kam dyshim! Do te vije dhe ajo sot ketu?

Adham-Uti:

Posi, po! Skendo beu rae dha fjalen.

Vurkua:

A e nje zonjezen Lulushe?

Adham-Uti:

Po si s’e njo! Tervit kish t’emen me pak ethe. Per kete lengate kam gjetur,
si te thashe, nje bar te cuditshem: kush esh' per te sheruar sheronet, ne mos po
vdes ne gjume pa kupetuar, pa u munduar aspak, Keshtu, pra, kur e piu e em’
e Lulushes...

Vurkua dhe Zeneli

(Bashke.):
U sherua!

Adham-Uti:

Vdiq, vdiq ne gjume, si c’keshe thene!...

Zeneli
:
Bar i mire; nje me nje!...

Adham-Uti

(Te Vurkua.):
Keto jane, zoteni, veprat e mia! Levdata s’dua! Fjalet i merz era!... Pune, pune..
C’del nga gazetat? Kurrgj':... Prandaj mos u mundo kot, mos'humb kohen: nuke
kerren dot asnje fjale prej meje!

Vurkua:

(Duke qeshur pak.):
Mjaft jane keto qe fole, zoteni. Tani, t’u ngjate jeta!
Lamtumire, doktor efendi!..('Del jashte me vrap.)

Adham-Uti

(Me inat.): Ah, i mallekuar! Me bere te flas shume! Pa dashur te dhashe
«interview»! Po te mos me dalc perpara syve tjater here!
 
III


Adham-Uti, Zeneli

Adham-Uti
(Shikon oren.): Cudi! Ora 8 1/2 dhe Skendo beu s’duket te vije!... Bre Zenel, po
as zonjeza Lulushe s’erdhi?

Zeneli
:
 Jo, zot, jo! S’pashe asnje grua te na vije sot ketu!

Adham-Uti

(Me zeinerim): C'domethene! Mos qeshin me mua... Dreq o pune! (Rri prane
tryezes dhe  merr  e  kqyr doreshkrimet qe gjenden mbi tryeze. Pas pak, ngrihet
me vrap, i habitur, duke thene me rrembim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o pune. Mos me bejne syte!... Po jo! Paska
vdekur pa prite e papandyer! Une e lashe mire! Pak i dobet, po jo per vdekje!
I gjori Haxhi Ali! I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshe mik! Dhe kerkonte
te me vinte ne buke te qeverise! Fatziu Haxhi Alil  Haxhi! Paska vdekur!

Zeneli:

Jo, zot, jo! S’ka vdekur! Po mbase heq shpirt!

Adham-Uti:

S’ka dhe vdekur!... Po ahere, c’thoni ketu? (Kendon doreshkrimin.):

«Me hidherim te math mesuam se deputet i ckelqyer Haxhi Aliu dha shpirtin»...
(Te Zeneli): Dreq o pune! Ju i vdisni n]erezit me te pahir!.

Zeneli:

T’u ngjate jeta, duet te dish se nje gazete me rendesi si «Liria» duhet te kete
gati shkrime per cdo puni, per cdo gjeme qe mund te takoje nje dite, qe te mos
ndodhet gafil. Per shembell: kete nate, ne mes te  nates, mund te na vije nje
tel-shkrim te na lajmeroje se Haxhi Aliu henngri buk’ e fiq e vdiq! Drejtor’ i «Lirise »
s’ka kohe ahere te msoje s’e kur lindi i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, c’ka bere
dhe c’nuke ka bere ne jete te vet. Per kete shkak, Skendo beu ben gati shkri-met...
dhe keshtu Haxhi Aliu mund te vdese kur te doje, gazeta jone do te shkruaje per te
gjer’ e gjate q’ate cast.

Adham-Ut
i:
(Keqyr doreshkrimin.): He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do te kenaqej fort sikur te
kendonte  kete shkrim plot me levdata!... Pra, me thuaj, bre Zenel, sa dit’ jane q’u
shkrua ky artikull?

Zeneli:

 Jane mjaft dit’, zoteni, se drejtori i «Lirise » di c’punon kurdohere; per gjithe njerzt e
ckelqyer  kemi gati shkrime te vdekjese! Kemi per mbretret, se jet’ e ketyre varet
shume here nga nje filxhan me kafe, nga nje thike, nga nje revol!... Kerai shkrime
gati dhe per deputenjte, se me te shumet jane pleq... kemi per shkronjetore te ndegjuar, per njerz te medhenj, me nje fjale.

Adham-Uti:

Per njerz te medhenj?

Zeneli:

Po si, po! K per shembull, nje sheronjes i math mund qe te beje kembet bige si cdo
njeri tjeter...

Adham-Uti:

Ashtu bir, ashtu vertet (Si mendohet do pak.). Nuke me thuaj, pag urate, me ke a s’me ke
per te math, mua Adham-Utin?

Zeneli:

Mi pyet ne je plak?

Adham-Uti
:
Jo, bre bir! Te pyes a me ke mua pe raath?

Zeneli:

 Ne je fort i gjate?

Adham-Uti

(Me betesi):
Zo, bre Zenel! Dua te me th ne jam dhe une nje njeri i math, domethen jam
i ndegjuar si sheronjes, si shkronjetor ment?...

Zeneli:

Ashtu thuaj, de!...

Adham-Uti
:
Fole pa ndrim. Une, doktor Adham-Uti a a’jam njeri i math?

Zeneli

(Me ndrim):. Ne je?...

Adham-Uti:

Njeri i math?

Zeneli:

Besa! S’do pyetur: je i math?

Adham-Uti

(i kenaqur): Mos qesh me mua!...

Zeneli
:
Jo, per koke te Skendos, s’ka dyshim qe je i raath!

Adham-Uti:

Nga m0 kuptove?

Zeneli:

Se nuke je i vogel.

Adham-Uti:

Tjeter shkak?

Zeneli:

Se ke mjeker dhe s’ke qime ne krye, je shinik, ma ke si kungull! Ndaj them se
jesh a qeros,a i mencur.

Adham-Uti

(I kenaqur):
Ditke dhe tc tilla?

Zeneli
:
M’i ka mesuar gjyshja, ndjese paste!

Adham-Uti:

Ndjese paste! Paska qenur e mencur. Beut yt, Skendo beu, do te kete bere gati
dhe per mua nje shkrirm te vdekjes. Fole, bre Zenel, me qafsh!

Zeneli:

S’do pyetur! S’ka dyshim; se vertet s’je deputet po s’je sot trim i ri, je burr’ i
thyer... fjala mos na dalte e dalte e marrte dhene!...

Adham-Uti
:
Mire, mire! Po, bre Zenel, a mund te te ve bese?

Zeneli:

Per c’pune?

Adham-Uti:

A mund ti mbash fjale te fshehur?

Zeneli
:
 Sa per kete gje, mos ki frike: Jam si pishku... S'me kerren dot fjale as me dare.
Shpyrti me del po fjala s’del nga goja ime! (Me vetehe). Nde kish’ e nde xhami...

Adham-Uti:

Fort mire! Me kenaqe... Na merr kete mexhite.

Zeneli:

 Sido qe jam mysliman me vjen te bej kryq me dy duar...

Adham-Uti:
  Pse?

Zeneli
:
 Thone qe je fort doreshtrenguar.

Adham-Uti
:
 Mos beso boten.

Zeneli:

 Nje mexhite per mua?

Adham-Uti:

Kam dhe dy te tjera per ty, bre Zenel, sikur te me tregonje...

Zeneli:

Dreq o pune! E mora vesh, per zone! Do te shoh c’ka shkruar im zot dhe per ty...
shkrimin qè do te botoje «Liria» kur te na lesh shendene?

Adham-Uti
:
Te lumte, a ma rrefen?,

Zeneli:

Dreq o pune! Pse jo! Po te lutem dhe une, ne vend te mexhiteve te me besh nje
te mire tjeter qe s’te koshton gjisend prej xhepit, se thone qe jot shoqe t’ep vetem
pese grosh diten...

Adham-Uti
:
c’kerkon nga une, bre djale?

Zeneli:

Ketu, s’kerrej gjesendi, vetem sa jetoj si mos me keq.

Adham-Uti: 
E?...

Zeneli:

Mendonem te vete ne Misir, n’Aleksandrie.

Adham-Uti:

E pastaj?

Zeneli:

 Ty, zotni, s’te behet fjala dy, ndaj te lutem te m’apsh nje leter per kryetarin e
«Bashkimit» te  me vere ne pune.

Adham-Uti:

 Po a e di emerin e kryetarit?
 
Zeneli:

 Besa jo! Emri s’me vjen nder ment, po me kane thene q’eshte nje mustaqemath
me nje trup atje lart dhe me dy sy...

Adham-Uti:

 Do te thuash: nje cope mish me dy sy! Ha, ha, ha... doemos qe ka te holla?...
 
Zeneli:

 Po, zoteni, ka do ara nga e shoqja; eshte nga ata burra qe rrojne nga grate!

Adham-Uti:

 S’eshte per te share per kete pune, mor i mallekuar, se dhe une vete... po c’na
duhen keto fjale? Thuaj pra, c’pune do te kerkosh nga kryetari i «Bashkimit»?

Zeneli:

Faqja me nder te me vere tellall nde burse.

Adham-Uti:

Po a di ti te besh nje te tille pune?

Zeneli:

 Po si po! Te kam nje ze si shpelle...

Adham-Uti:

Ze te forte ka dhe veshgjati, po s'rryn dot ne burse, bre Zenel. Pastaj sa mund te
fitoje  nje tellal qe te ushqeje vedin dhe familen e vet?

Zeneli:

 Une, doktor efendi, familje s’kam. Vertet rroj me nje grua disa vjet, po s’e kam
 me kurore.

Adham-Uti:

 Mos thuaj «kurore», po thuaj ti je mysliman. E mira eshte ta besh grua, qe te
rrosh rne nder ne  sy te botes.

Zeneli:

 Bota pandeh se une jam i martua: them kurdohere dhe gazeta "Kuvendi"
 keshtu ka shkruar.

Adham-Uti:

 Po kini genjyer ti dhe "Kuvendin"?

Zeneli:

 Zoteri, genjeshtra eshte kripa e se vertetes, si  me ka thene sekretar’ i
«Bashkimit» mot  qe pat ardhur ne Selenik.

Adham-Uti
:
Kush, bre dreq?

Zeneli:

 S’mbajtke ment fare, bre djale, i paske trute si hirre! Per kete lengate
 kam shkruar nje liber  fort te cuditshem.

Zeneli:

 Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!

Adham-Uti
:
 S’e thon’ Arkimidhi, jo; sekretar’ i "Bashkimit" quhet zoti Maci!’?

Adham-Uti:

 E c’te thosh zoti Maqi?

Zeneli:

Me thosh se nde Misir gjithe shqipetaret jane te verber dhe vetem ay
eshte me dy sy, pa i genjen  dhe i mjel pareshtur.

Adham-Uti:

 E verteta eshte se shqiptaret e Aleksandrites kane qene gjithmone
 grekomane te rrepte dhe  zoti Maci(Leonidha Naci) ca me teperr,
njeri i poshter, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda,  per te tradhetuar
atdhene, sikurse kane veperuar doktoret e mallekuare Harisi, Harisi, Naumi
dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) qe arriti ne shkalle tè nalte me thashethome, me
llageme, me djallezira, me dhelperira. Pra dhe Maci yt, bre Zenel, kète rruge
ka zenè. Mos me keq, o zot!...

Zeneli:

Ahere qenkam krejt budalle qe s’e paskam kupetuar. Te te them te verteten:
dic rmora erè...por kur e pashe te veshur kaqe bukur, pusho Zenel, thashe me
vetehe, se ky zoteni do te jete doemos nje shqipetar i ckelqyer.

Adham-Uti:

Veshur bukur, po! Por duet te dish se petkat i kish blere duke grabitur arken
e «Bashkimit»! E di fort mire une kéte faqezi! I duket vedi buall dhe eshte
vetem nje krimb i dheut. Le te veje pra ne dreq te math bashke me miqte e vet,
dhe te vime ne punen tone. Ku e kishim f jalen?

Zeneli: 
Ku e kishim fjalen?

Adhani-Uti:

 A! Fjala ishte per jeteshkrimin qe do tè botoje «Liria» per mua kur te vdes.
Qe te ma tvegosh,  te faIa nje mexhide.

Zeneli:

 Dhe mè dhe fjalen e nderit dhe per dy mexhide te tjera.

Adham-Uti:

 Sa bukur mbajtke ment kur te vjen mbare! Tregoma pra, dhe kur te shkoc
ne Misir do t’i  shkruaj kryetarit «Bashkimit», kushdo qofte, mustaqemath a
nje cope mish me dy sy, te te ndihmoje,

Zeneli
:   Besa!

Adham-Uti:

 Besa-bese, more dreq, vetem te me tregosh shkrirain qe ka bere gati per mua
Skendo beu.

Zeneli:
Pse jo: po tani s’kujtonem dot se ku gj6ndet.

Adham-Uti:
  Kerko, me rrofsh

Zeneli:
  Po duet te ma kthesh prape qe ta vloj.

Adham-Uti:
  S’ka dyshim.

Zeneli: 
Fort mire! Kur ta gjej, nje dite...

Adham-Uti:
  C’dite, bre burre! E dua tani.

Zeneli:

Tani? (Kercet telefoni dhe Zeneli vete me vrap e pyet me telefon): Allo!...
Une Zeneli!...Kush? Posi, po; erdhi dhe po te pret ketu doktor Adham--Uti, po zonjeza Lulushe s’ka dhe ardhe. (Te Adham-Uti) Esht’ im zot, Skendo beu.

Adham-Uti:

A! Dale te flas vete me bejne. (Shkon ne telefon). Allo!... Jam une Adham-Uti...
Shume mi-re, po ti qysh je?...  o si, po, kur me the i vajta ne shtepi...
Po, i dhemb nje sy... C’duhet bere? Pas mendjes sime syr’ i semure duet kerryer
me vrap, qe te mos i dhembe dhe tjetri!... I thashe po nuke kandiset. T’i vete prape?
Fort mire, po kush do te me paguaje?... A! Zotrote, fare mire!...    Kur? Qe kete cast
vete t’i kerrej syne, ne me lente!... Ashtu po, pas dy ore do te kthenem ketu te flasem
per abetarin shqip... do te shoq, do té shoq se c’eshte!...Ma, te te gjej vertet nde klub!...
Po si, po: edhe zonjeza Lulushe duet te gjendet -ketu...
Te fala shume... Qofsh me shendet!

Zeneli:
  Kujt i dhemb syri, doktor efendi?

Adham-Uti:
  Si s’e paske mesuar? Mehdiut.

Zeneli
:  Mutesarifit?

Adham-Uti:
  Skendo beu me lutet ta sheroj.

Zeneli: 
Dhe zotnia jote kerkon t’i kerrej syne?

Adham-Uti:

 Ndryshe s’behet, se i pelcasin qe te dy. Une e kam gjetur kete methode te re: te dhemb
 nje ' dore?  Preje qe te shpetoje tjetra! Te dhemb nje kembe? Me vrap sharroe qe te
 shpetosh tjetren! Te dhemb nje sy? Kerre,je qpejt qe te mos se-muret dhe tjetri!
 Keshtu m'ra dhe per time shoqe:  i dhembi nje dite syr’ i djathte: me vrap ja qita dhe
 sot syr’ i mengjer eshte shendosh e mire,  sa shikon edhe naten...
 
Zeneli

 (I habitur):
 Dreq o pune! Sheroke fort bukur! Ahere, zoteni, po te dhembi do kujt koka, i dash'ka prere?

Adham-Uti:

Pusho, bre Zenel! Keto gje'ra jane te larta, te thella; ti s’i kupeton dot... une kam ngrenur
 jeten time...Po mos harro, te lutem, fjalen qe me dhe per jeteshkrimin.

Zeneli:
  As zotrote mos harro te dy mexhidet.

Adham-Uti:

Peshin, bre burre! Po kerko te gjesh sa te vete te Mehdiu dhe te kthenem. Ah!
Po te vije zonjeza Lulushe ketu, thuaj te rrije te me prese.

Zeneli:
  Fort mire, doktor efendi. Udha e mbare!... (Adham-Uti del jashte).

Fragmenti eshte shkeputur nga komedia "Pas Vdekjes", qe eshte nje nder veprat me te arrira artistikisht dhe me te fuqishme, per demaskimin qe u behet perfaqesuesve me tipike te pseudo patrioteve, atyre qe per interesat vetjake ishin gati te sakrifikonin cdo ceshtje te atdheut.