Z.B.

Buzmramja u dridhte ndėr afshet e mbramė
tė diellit pėrndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina tė kullueta nė qiellė e nė sy tand.
ku nė fund u pasqyronte njė dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis nė lima,
mbi tė cilin tėrthuer fluturon njė pėllumb
dhe gėzime tė pamatna gugon pa pra.
Zojushė, q' at buzmramje
unė andrroj me andje
dhe me njė dashni tė pastėr
ata dy sy tuej tė kaltėr,
qė m'u falne letė
me njė shikim diskret.