VUEJTJAKa do dit qė po shof fare mirė se si nga vuejtja syt po mė madhohen, nepėr ball dhe ftyrė rrudhat po mė shtohen e si buzqeshja m'asht e hidhun... ... dhe po ndij se si mėngjeset e mia nukjanė ma mėngjese hovi e pune, as ndėrtimi, por tė shtymt dita mė ditė e njė jete qė s'durohet.Dalngadalė po shof si jeta njė nga njė secilin ndjesi me tradhti po ma vulos dhe s'po mė mbetė asgja qė me u nda si shej gėzimi, pėrpara nuk e dishe, ojetė, se kaq i tmerrtė asht grushti i yt qė mbyt pa mėshirė.Por kot nė pasqyrė po shof se si nga vuejtja syt po mė madhohen nėpėr ballė dhe nė ftyrė rrudhat po mė shtohen, dhe shpejt do tė bahem flamur i vjetruem i rreckuem ndėrluftat e jetės.