TĖ LINDET NJERIU

Tė lindet njė njeri
nga gjin' i dheut tonė tė rim me lot tė vakėt,
nga thalb' i shpirtit tonė qė shkrihet nė dėshirė tė flakėt
pėr njė gen tė ri, -
Tė lindet njė njeri!
Pa hyll nė ball - por qė me fjalė tė pushton,
qė tė rrėmben qetsin e ban gjaku tė tė vlojė
rrkajė, e ban synin ligshtin ta zhgjetojė,
qė nėpėr shekuj ndėrgjegjen na tradhton.
Tė dali njė njeri!
Tė mkambi njė Kohė tė Re!
Tė krijojė njė Epope!
Ndėr lahuta tona tė kėndohet Jeta e Re...
- Tė gjithė kombet po dehen n'epopea tė veta,
flakė e zjarrmit tė tyne na i pėrzhiti ftyrat
dhe nėpėr to njė nga njė po shtohen rrudhat,
e nėn kambė e mbi krye tinzė po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gėzon,
porgaforre asht...
Liri, ku plogsi ndėrgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Tė lindet njė njeri
i madh si madhni
dhe ndėrgjegjet tona t'i ndezi nė dashni
pėr njė ide tė re, ideal bujar,
pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombtar.