KANGA E TĖ BURGOSUNIT

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
edhe shof diellin sa njė pare serme
- aq larg asht qielli nga e emja gropė.

E kjo gropė e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultė
dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim.

Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme,
dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė;
por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme
dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė.

E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt
gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė
edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt

si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak.
Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė
dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas.

Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme
shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė
dhe zemra e eme ndien po aq tė breme
nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė.