KANGA E DHIMBĖS KRENARE

0 dhimbė krenare e shpirtit qė vuen
dhe shpėrthen ndėr vargjet e lira...
A deshte, vall, pėr t'u ngushlluem
tu' e stolisė botėn me xhevahira?

0 dhimbė krenare ndėr vargjet e lira,
qė kumbojnė me tinguj tė sinqertė...
Vall, a do tė prekish kėnd ndėr ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi nė vjeshtė?

0 kangė e dejė e dhimbės krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkė me vaje,
si dy binjakė kėndoni mjerimin -
se koha do t'ju bijė ngushllimin.