KANGA E RINIS
Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.
Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili
e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.