HIDHET E PĖRHIDHET
Hidhet e pėrhidhet nė shtregullėn e fatit
djalosh' i Arbėnis.
Hidhet e pėrhidhet nė pėmdim mbrapa malit
me hovin e rinis
zogu i liris!
Nė shtregullėn e fatit, ndėr kėto fluturime
ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
se qiellat e hueja premtojnė gėzime t'ambla
nepėr shkalla tė hueja, nėn tė ngjyrta llamba
premtojnė hyjnizimin nė vallen e dėfrimit;
femėn-mashkull rrokun si dy vetė qė mbyten
kin pėr tė mbramen herė qindenjė herė puthen
e mbrenda krahnorit gati tė pėlsasė zemra,
nsa majet e kėpucve shkarravisin germa
tė tanė natėn e lume deri nė tė lem t'agimit.
Pėr njenin ky gėzim, pėr tjetrin gėzim tjetėr...
ndoshta vllime librash, atom ose kompas -
fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetėr
nga melankolia fillon tė vuejė pa masė.
Dh' atėherė nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
futet nė zemėr, nė tru, nė jetėn e tė riut
mfshehtas fillon lojėn tinzake, si krymbi
nė thalbin e mollės... e syni i tė riut
merr hijen e vendit, hijen e njė murit
mbrapa tė cilit rrahin zemrat e makinat
m'i krijuejetė tė tjetėr, njeriun e gurit...
... po, njė ringjallje mbi tė vjetra kalbsinat.
Syn' i tė riut muer hijen e atij murit.
Hidhet e pėrhidhet
zogu i liris,
por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbėnis.