DY BUZĖ

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma ikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė tė pėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithen
nė buzė kur m'u njitėn -
andjeet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trunin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė grueje stėrzane
njė pranverė tė tanė mė mome
njė pjesė zemre mė nxome,
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lotė tė mia
qenė shenjat e dhimbjes
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.