BLASFEMI

Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.

Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
0 pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!

Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
0, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!

Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.