Toka ime

Me lindi kjo toke e munduar.
Ne djepin e saj me perkundi.
Me klithmat e dhimbjes mekuar,
Vajet e nenave - kenge gjumi.

Dhe hodha une hapat e pare
Mbi trupin e saj te plagosur.
Mesova te flas dhe pa fjale
Per hallet qe s'paskan te sosur.

Me rriti kjo toke e lashte
Me endrra dhe shpresa ne gji.
Sot zemra tek ti rend plot mall,
O balta nene - Shqiperi.

 

 

    Pa Titull

Avione qe ulen.
Te tjere qe ngrihen.
Valixhe qe zbrazen.
Shpresa qe fiken.

Sy te permallur.
Nje lot i pathare.
Buze qe dridhen
E s'thone dot nje fjale.

Nje zemer e lodhur,
Nga zhgenjimi tkurrur.
Nje enderrr e tretur
Ne shkretetire, ne pluhur.

Nje yll qe me ndjek
I heshtur nga lart.
Me lodhi gjithcka.
Shpirti m'u plak.

Me lodhi ky fat;
Me hedh e me pret.
Dhimbja sot qan;
Me lodhi kjo Jete!...

 

 

            Ti ...

Nje fjale e pathene mbete ti,
Nje varg qe kurre nuk u shkrua.
Kujtimin tend thelle ne zemer groposur,
Pluhuri i harreses e ka mbuluar!!!...