Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555) :

U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh
 nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh 
botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė 
pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(8) saa hi
 naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em 
gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh 
gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier
enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh 
zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh 
dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr
 juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė 
enbiellash.

E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV 
njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė
ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh 
vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė; 
pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy 
anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr
muoh. 


Shėnim : 

"Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė. 
Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur 
u pėrkthye e u botue ky libėr. 



Sqarime : 

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
( 3) Tė endigloum, qė kupton.
( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
( 8) Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
(10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
(11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
(12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
(13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
(16) Fėjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku;
        mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
(18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim. 


Copyright '1996 Eshref Januzaj ( januzaj@informatik.tu-muenchen.de ).