Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė ( 1606 - 1643 ) :

(Fragment)

Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2)
copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė 
kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh
error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak
mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė
veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7)
posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera 
kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet... 
I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9).

Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10)
e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret
sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė
mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar
mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt
tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė;
do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa 
vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė 
arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
udob(20) t'u vinjė ... 

... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė, 
shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee. 

Shėnim : 

"Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa 
te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit. 



Sqarime : 

( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
( 2) Qish, ēfarė.
( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
( 6) Mėndy, m'u duk.
( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
( 8) Kafshėve, sendeve.
( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
(11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s pėrktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
(15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
(16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
(17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
(20) Udob, lehtė.


Copyright '1996 Eshref Januzaj ( januzaj@informatik.tu-muenchen.de ).