NJE NENE

 Askush s'mund ta dijė sa vjet ka:
 Ajo ėshtė e mocme sa dhimbja,
 Ajo ėshtė e re sa krenaria!

 Nė shtepizen e qetė s'ka njeri,
 Pervec fotografisė sė dy djemve tė saj:
 Nė nje mal me borė ranė pėr liri.

 Njerėn kembe e ka te paralizuar,
 Gishtat e duarve i ka tė holluar nga soda:
 Ajo qė  nė vegjėli ka larė rroba.

 Megjithatė  as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
 Nė oborrin e vogėl del qe pa gdhirė.

 Nė kopshtin e saj ka shumė trėndafila,
 Tė kuq e tė bardhė gjer nė vjeshtė.
 (Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)

Ajo con tufa ne varret e tė rėnėve,
U fal tė rinjve tė fejuar nė lagjie,
U fal tė gjithėve pėr ditė feste e dasme...

Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tėrė jetėn rriti trėndafila
Pėr lirinė dhe njerėzit e mirė.

 

Ndoc Papleka u lind mė 1945 nė Lekbibaj (Tropojė).  Ka kryer studimet e larta pėr gjuhė e letersi dhe ka punuar si mesues,redaktor, skenarist etj.  Ka nisur tė shkruaje poezi shume heret. Libri i tij i pare me poezi eshte: "Zeri Im". Me pas vijne vellimet me poezi "Ecim", "Ngjatjeta, Diell", "Rrathet e Lisit" etj.