28 Nandor 1912  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Kapitulli i pestė

28 NANDOR 1912

Porsa u sigurue pranimi i kushteve tė 
tyne, udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare e 
lanė punėn kryekėput nė duert e qeveris 
turke pėr tė krijue nji Shqipni tė 
vetqeverisun, nė suazėn e Perandoris 
Otomane. Ata nuk mbajtėn nė kambė nji 
fuqi tė armatosun pėr me i ba ballė rrezikut 
tė nji sulmi nga ana e fqinjve tė Balkanit. 
Ky rrezik ishte dukė nė mėnyrė tė 
pagabueshme qysh nė fillim tė vitit 1912. 
Nga ana tjetėr, ushtėrija turke ishte 
dizintegrue si fuqi e disiplinueme nga 
shkaku i kryengritjes shqiptare dhe nuk do 
tė mund tė mbronte Shqipnin nė rast tė nji 
lufte. Tue lidhė fatin e Shqipnis me atė tė 
Perandoris Otomane deri nė pikėn e 
fundit, udhėheqėsit e lėvizjes kombėtare 
prunė pikėrisht at rrezik qi kishin dashtė 
me i shpėtue: ushtėrit e shteteve tė Balkanit 
zaptuen tokat shqiptare, tue sulmue nga 
veriu, nga lindja dhe nga jugu, ndėrsa 
Shqiptarėt nuk kishin asnji fuqi tė 
organizueme pėr me u mbrojtė me sukses.

Lufta Balkanike

Emerimi i nji valiu (guvernatori) prej 
origjine shqiptare nė Janinė nga ana e 
qeveris sė Stambollit shkaktoi nji stuhi 
zemrimi nė shtypin grek. Argumenti ma 
tipik dhe plot kėrcėnime gati tė hapėt ishte 
ky: nė rast se Shqiptarėt do tė mundohen 
me shtie nė dorė toka qi i pėrkasin Greqise, 
nji frymė solidarėsije do tė krijohet nė mes 
tė Shteteve balkanike, interesat e tė cilve 
janė vue nė rrezik nga sjelljet e Shqiptarve. 
Kjo fushatė e shtypit grek ishte e para re e 
zezė qi errėsoi triumfin e kryengritjes 
shqiptare. Kėrcėnimi se shtetet e Balkanit 
                                                  Faqe 221

do tė vepronin sė bashku pėr tė pengue 
formimin e nji shteti shqiptar tė pamvarun 
me tė katėr vilajetet nuk ishte vetėm nji fjali 
propagandė. Qysh nė fillim tė vitit 1912 
shtetet e Balkanit kishin fillue bisedime tė 
mėshefta pėr tė lidhė nji aleancė politike 
dhe ushtarake kundėr Perandoris 
Otomane. Politika e "otomanizimit" e 
qeveris "Xhonturke" shėrbeu si nxitja ma e 
fortė pėr tė bindė Grekė, Sėrbė e Bullgarė 
me harrue grindjet nė mes tė tyne dhe me 
bashkue fuqit pėr me i dhanė grushtin e 
vdekjes "Njeriut tė sėmundė tė Europės" 
me qėllim qi me nda tokat e Turkis nė 
Balkan. Pėr tė justifikue lakmit e tyne, ata 
kishin sajue plot argumenta etnike, 
historike, kulturore dhe strategjike. Disa 
krahina, si Maqedonija, kishin ma shum 
se nji kandidat. Negociatat e gjata dhe tė 
ngatėrrueme qi u shvilluen mrapa skenės, 
nė muajt e parė tė vitit 1912, kishin 
pikėrisht pėr qėllim me i nda tokat turke nė 
Europė nė mėnyrė qi secili shtet i Balkanit 
tė kenaqej me hisen e vet pėr tė marrė pjesė 
nė luftėn qi po pregatitej. Hapi i parė pėr 
tė ēelė kto negociata ishte ba tepėr i 
vėshtirė mbasi marrėdhaniet nė mes tė 
qeverive balkanike kishin qene acarue deri 
ne kulm dhe ēdo iniciativė diplomatike 
ishte ba e pamundun. Nga ana tjetėr, 
aleanca balkanike duhej tė bahej pa 
ndihmėn e fuqive tė mėdha, tė cilat ishin 
kundėr ēdo orvatje me i ba luftė regjimit tė 
"Xhonturqve".
Pėr tė thye akullin nė mes tė Sėrbis dhe 
Bullgaris shėrbeu si ndėrmjetės gazetari 
anglez I. D. Bourchier, korrespondent i 
fletores Times nė Balkan. Me iniciativėn e 
tij, kryeministrat e tė dy qeverive patėn 
disa takime mrapa dyerve tė mbylluna dhe 
u nenshkrue nji aleancė difensive serbo-
bullgare me 13 mars 1912. Aleanca u 
justifikue nė syt e botės tue shpallė se tė dy 
shtetet do t'i vinin nė ndihmė njani-tjetrit

Faqe ne vazhdim