7 Prill 1939
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 318

Mbretneshėn dhe suitėn u nis pėr nė
Egjypt ku qėndroi deri me 1955. Disa kohė
mbas .'rėzimit tė Mbretit Faruk, Mbreti Zog
u nis prej Aleksandris pėr me u vendos nė
Cannes tė Francės jugore. Nė fillim tė vitit
1961, sėmundja prej sė cilės vuente u
keqėsue dhe Mbreti Zog u transferue nė nji
spital tė Parizit. Tue pasė Mbretneshėn
Geraldine dit e natė pranė tij, Mbreti Zog
vdiq me 9 pnll 1961 dhe u varros nė Paris.
Nė bazė tė statutit tė Monarkis, dhe tue
qenė se Mbreti Zog nuk kishte abdikue sa

ishte gjallė, Prind Trashėgimtar i suksedoi
legalisht. Ai u proklamue Mbret me emnin
Leka i I nga Shqiptarėt e mėrgimit qi kishin
shkue nė Paris pėr vorrimin e Mbretit Zog.
Ky akt do tė jet i vlefshėm derisa vazhdon
diktatura komuniste nė Shqipni. Ditėn qi
tė jet i lirė me ēfaqė vullnetin e tij, populli
shqiptar do tė caktojė me shumicė votash
formen e regjimit dhe do tė vendosė nėse
me vazhdue ose jo Monarkin kushtetore
ndėn dinastin Zog.