Gjergj Kastrioti
Skenderbeu
  

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

 

SKENDERBEU

I pari autor i jetėshkrimit tė
Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili
jetonte nė nji kohė me fatosin tonė
kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga
Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga
prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt i
kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe
fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai
kishte pasė gjithashtu mundėsin me
studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė
Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas
pushtimit tė Shkodrės prej Turqve.
Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė
gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim
tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti
nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė
shkrojtun prej nji auktori anonim prej
Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi
Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė
Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė
pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe
citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e
Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte
nga familja sunduese feodale e Beratit dhe
luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai
jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė
Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe
trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė
Muzakėve", ku kallzon historin e
Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet.

Nė shekullin e XIX, dijetarė tė
kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė
veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy
shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri
nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė

                                                  Faqe 117

arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės
dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie
nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e
Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė
pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė
shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė
Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si
Anglezi Clement Moors, Francezi Camille
Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn
biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn
ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e banė
eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė
cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji
koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr
monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe.
Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve.
Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila
gėzoi menjiherė nji popularitet tė
jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi
pėrmendsh nga nxariėsit e shkollave nė
atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi
dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun.
Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi
Universitetit tė Louvain nė Belgjikė nji
thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me
titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri
me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės
sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan
Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė
gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr
shkencore e nji niveli shum tė naltė,
sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e
auktorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi
Skėnderbeun, ashtu edhe mbi
personalitetet dhe ngjarjet historike qė
kanė pasė lidhje me epopėn tonė
kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj
vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me
dallue faktet nga legjendat dhe
paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me
interpretue ngjarjet historike mbas theoris

Faqe ne vazhdim