Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'tė mbjellėsh do tė korrėsh
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Marko Boēari, kryetrimi i Ēamerise
Postuar nga: Albo

Elita Nė kujtim tė rėnies tė kryetrimit tė Ēamėrisė, Marko Boēarit

Vesel Ahmeti

U mbushėn 180 vjet qė nga dita e rėnies tė kryetrimit shqiptar Marko Boēari nga krahina e Sulit tė Ēamėrisė. Figura e tij shėrbeu si frymėzim pėr tė gjithė ata shkrimtarė, artistė e poetė qė interesoheshin pėr ngjarjet e Ballkanit e nė mėnyrė tė veēantė pėr revolucionin grek tė viteve 1921-1829. Bėmat e kapidan Marko Boēarit nė atė kohė kishin marrė dhenė jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Evropė e nė botė. Nuk kishte ditė qė shtypi evropian pa le ai grek, qė tė mos shkruante pėr kolosin e Sulit.

Shrimtari i madh Hygoi, duke folur pėr ndikimin e revolucionit francez, e vendos Markon nė radhėt e Uashingtonit, Kostēukos, Boliverit, Pilegonit, Maninit, Lopezit, Xhon Braun dhe Garibaldinit. Ai ėshtė kudo- thotė Hygoi- ku ndizet e merr flakė e ardhmja. Ishin bėmat e Marko Boēarit ato qė i dhanė frymėzim studiuesit gjerman Mendelson Bartholdit qė thotė: "Marko Boēari ishte i pajisur me tė gjitha virtytet qė duhet tė ketė njė njeri. Kėto virtyte zbukuroheshin nga njė karakter i thjeshtė, shembulli i tė cilit mund tė gjendet vetėm te burrat e mėdhenj tė Plutarkut. "Pėr mua- thotė skrimtari i njohur anglez Stjefens Miltjalli- nė Marathonė dhe Leonidha nė Termopile nuk ishin mė heroikė se Marko Boēari nė Karpenish". Ti mban nė gjirin tėnd eshtrat e gjeneralit mė tė madh dhe tė qytetarit mė tė mirė tė Greqisė, tė Marko Boēarit, i cili nė fushat e Karpenishit u ngrit mė lart, madje edhe se Leonidha", u shpreh pjesėmarrėsi i revolucionit grek Thanas Polizoidhi duke iu drejtuar Mesallongjit. Greqia do tė vajtojė pėr shumė kohė njė nga miqtė dhe mbrojtėsit mė tė zellshėm tė saj",-shkruan oficeri francez Rafenel qė luftoi si vullnetar nėn komandėn e Marko Boēarit. Dėgjoj betejėn qė mbush qytetin me zemrat qė thėrrasin :O hije e Boēarit, mbro grekėt e pafat!- shkroi Hygoi kur i dhanė lajmin e vdekjes tė kryetrimit. Akti i fundit i birit tė madh tė Shqipėrisė u pasqyrua me forcė tė madhe emocionale edhe nga arbėreshi i Italisė Eduardo Volio:"Marko Boēari nuk nguroi kur mori vesh se mundėsia e fundit ishte qė me sakrificėn e ekzistencės sė vet tė siguronte dafinėn e flijimit, e cila ishte njė me lavdinė. Virtyti i tij ėshtė virtyti i yllit tė mirė tė shqiptarėve, gjenia ushtarake e Shqipėrisė... Ai ėshtė heroi shqiptar i kohėrave tė reja, i cili me mendimet e tij, me veprat dhe shkencėn e tij strategjike, dhe nė ndėrmarrjet e mėdha, rikrijon nė mos riprodhon pikė pėr pikė, brumin e lavdishėm tė paraardhėsit tė tij, tė disa shekujve mė parė "Gjergj Kastriotit".

Vilhelm Myler na jep edhe kėto vargje:... Ai! Marko Boēari! Suljotėt nga na mbinė?! Njė urim i tillė mėngjezi, te tė pėrgjumurit arrin./ E zgjodhėn e brofin nė kėmbė dhe si delet pa ēoban/ Nėpėr udhė marrin vrapin./ Me shoqshoqin ē'ėshtė ē'po ngjan?... Pyet natėn. Ajo ē'pa le ta tregojė./Po se ē'ngjan kėtė natė, dita a do ta besojė?/ Nė fushėn e Karpenishit njėqind trima, turq njėmijė,/kori vdekja sa agimi i fliste dritės tė vijė./ Oh! dhe ty atje tė gjetėn Marko Boēar, Marko Boēar./Tė njohėn nga shpata jote, nga plagėt qė hape vetė./ Ashtu si pate premtuar, o Marko trimi me fletė!"

U frymėzuan piktorėt nga vende tė ndryshme tė botės. Ata na kanė lėnė shumė tabllo qė kanė pėrjetėsuar figurėn e madhėrishme tė kryetrimit nga Ēamėria. Ndėr ta dallohet piktori i madh francez Delakrua.

Ēamėriotit trim i ngritėn kėngė tė fuqishme rapsodėt qė kanė ardhur me bukuri tė pa shoqe deri nė ditėt tona, kėngė qė janė kėnduar, kėndohen e do tė kėndohen nė shekuj.

"Medet pėr Vezir Alinė/,qė kur s'dėgjoi Boēarinė/ tė mblidhej me Bushatllinė,/pėr tė bėrė Shqipėrinė/.Marko Boēari i tha:/ Dėgjomė Ali Pasha, po s'u bėmė me ata,/ Shqipėria pėr ne nuk ka,/ do grihemi lakra,/do kėndojė qyqeja. "E sa e sa kėngė tė tjera nė shqip e greqisht kėndohen pėr kryetrimin nė dasma e nė lindje, nė ēdo vatėr e sofėr gėzimi, nė prag betejash dhe pas fitoresh.

Marko lindi nė Sul mė 1790 nga njė familje me lashtėsi patriotike. I pari i tyre Gjon Boēari ka qenė njė nga bashkėluftėtarėt mė besnikė tė Skėnderbeut qė pas vdekjes tij, Donika e dėrgoi atė nė krahinėn e Tragjazė, Dukat, Radhimė nė mbrojtje tė trojeve tė saja tė dhuruara nga i jati si prikė kur ajo u martua me heroin tonė Gjergj Kastrioti. Diku aty nė Tragjas mbi njė kodėr, Gjon Boēari ndėrtoi njė kėshtjellė rėnojat e sė cilės ndodhen edhe sot e kėsaj dite. Por edhe pasardhėsit e tjerė tė kėtij fisi kanė luftėtarė, prijėsa dhe udhėheqėsa pėr liri e pavarėsi. Gjyshi i Markos, Gjergj Boēari, ka qenė prijės i Sulit, Noti, Xhaja i tij kryekapedan i trimave, ndėrsa i ati i tij Kiēua ka qenė njė nga kapedanėt mė tė shquar tė Sulit.

Fatosi i vogėl i Ēamėrisė, Markua,fėmijėrinė e tij e kaloi nė periudhėn mė tė rėndė tė luftės sė Suljote kundėr Ali Pashė Tepelenės. Pas disfatės sė Suljote mė 1803, at e bir sė bashku me njė grusht suljotė pasi luftuan edhe pėr disa javė tė tjera nė muret e njė manastiri, ēanė rrethimin dhe u hodhėn nė Korfuz.

Nė vitin 1809 Marku hartoi njė fjalor shqip - greqisht me 1700 fjalė, i bindur se edhe gjuha shqipe, e shkruar mirė, mund tė shprehė gjithēka tė bukur njerėzore, e mbi tė gjitha do tė mund tė komunikonin lirshėm me fqinjėt e tyre grekė. Ja se si e vlerėson historiani grek Titos Hochohallas:"Leksikografia greko -shqiptare nė Greqi fillon me Marko Boēarin... Kjo vepėr, pavarėsisht nga rėndėsia e shumanshme qė ka pėr njė luftėtar... na sjell njė material shumė tė ēmuar pėr dialektologjinė shqiptare. I shkruar nė fillim tė shekullit XIX tė... Leksiku vlen njėkohėsisht edhe pėr vėrejtje tė ndryshme filologjike, shoqėrore, bile edhe historike". Ndėrsa Ēabej thotė:"Me njė ndjenjė habije shohim ne sot se njė njeri jo i penės,por i armės dhe folės i njė dialekti nė skaj tė trevės gjuhėsore, si Marko Boēari prej Suli, pėrdor nė fillim tė shekullit tė kaluar leksema tė sferės kuptimore - abstrakte, si kėrkim, madhėsi, i papunė, i pamasė, ashtu si dikur Gjon Buzuku nė veri e tė tjerė si kėto".

Qėndrimi i Marko Boēarit nė Europė, mėsimet e mėdha tė revolucionit francez dhe qėnia e tij anėtar nė shoqėrinė e miqėsisė Eteria pėr Ballkanin nė luftė kundėr ushtrisė osmane e ndihmuan Markon qė tė vihej mbi gjithė kryetarėt e luftės pėr pavarėsinė e Greqisė. Ai ishte zhveshur nga ēdo ves skllavėrije. Shkrimtari francez Lekretel e quan Markon "Spartak tė tmerrshėm". Ndėrsa zonja Bouquerile para se tė njihej me tė e pėrfytyronte si tė ish njė sfinks.

Nė vitin 1815 Markon e gjejmė pranė Ali Pashė Tepelenės tė cilit i qėndroi besnik derisa e vranė nė 1822.- Do tė vish me ne i madhi Ali - i kishte thėnė Markua atij- Por ai e kishte kundėrshtuar me njė jo! tė prerė. Aso kohe ishin hapur fjalė nga agjentura turke dhe patrikana e Stambollit se gjoja Aliu do ta linte lėkurėn nė malet e Sulit dhe kėto fjalė i kishin vajtur nė vesh dhe Markos, prandaj edhe i tha: Ndėgjo i madhi Vezir: Mos u beso ēfarė ke dėgjuar, se ja ku tė kam, vetė i tretė ja, nė krah tė hedh dhe ezhdėrha tė bėhen ata pak njerėz qė tė kanė mbetur pėrpara ēaj dhe nė Sul tė ēaj, por eja se tė duam. Por Aliu nuk pranoi. Ai kishte planin e tij. Por qė nuk mundi ta realizojė. E vranė.

Marku ishte njė luftėtar i paepur, qė dinte vetėm tė sulmonte.Ishte njė strateg qė me taktikėn dhe strategjinė e tij, e kishte detyruar Sėrasqerin e Janinės Vezirin e madh qė tė shtonte numrin e ushtarėve nė vilajetin e Janinės nga 25 000 qė ishin mė 1821, nė 45000 nė 1822 dhe nė 65 000 nė 1823 duke ndrruar njėrin pas tjetrit edhe 3 sėrasqerė tė vilajetit Pasho Beun, Rushit Pashėn dhe Omer Vrijonin. Tė parin e mbylli pothuaj nė kampin e tij qė ngriti nė fushėn e Janinės, tė dytin e turpėruan edhe gratė duke ia ulur namin e gjeneralit tė sprovuar siē flitej pėr tė, ndėrsa tė tretin e shpartalloi nė portat e Sulit sa nuk e zuri edhe vetė atė tė gjallė. Megjithatė mizėrija e ushtrisė osmane, ndihma e forcave angleze nga deti dhe tradhtia e disa krerėve grekė me nė krye gjeneral Varnaqotin sollėn pushtimin e dytė tė Sulit. Markua nė kėtė kohė u hodh i tėri me revolucionin grek me krerėt e tė cilėve prej kohėsh ai kishte organizuar aleancėn shqiptaro - greke nė luftė kundra pushtuesve. U bė shpirti, organizatori dhe mbrojtėsi i vėrtetė i Greqisė perėndimore qė tradhtia e komandantėve tė tyre kishte krijuar njė ēoroditje dhe amulli tė paparė nė radhėt e ushtrisė qė drejtonin ata.

Marko tashmė ishte bėrė komandant i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura tė Greqisė Perėndimore me gradėn e gjeneralit, gradė tė cilėn ai nuk e mbajti duke deklaruar solemnisht para krerėve tė gjithė Greqisė se atė dhe diplomėn pėr mbajtjen e saj mund t'ja japin vetėm bashkatdhetarėt e vendit tė tij, Shqipėria.

Nė luftėn pėr mbrojtjen e Mesallongjit, Marko Boēari e shpalosi flamurin e flijimit tė tij. I bindur se nuk kishte rrugė tjetėr, ai sė bashku me 350 trima suljotė, u fut nė kampin e armikut, vrau dhe preu sa i zuri krahu duke e shpartalluar gjithė atė mizėri ushtarėsh tė Qytahi Pashajt, por mbeti edhe vetė i vrarė;"Ndėrmarrja madhėshtore kundra Greqisė perėndimore, thotė historiani gjerman Gervinua, u shkri si dėbora".

Marko u ngrit nė supet e trimave suliotė dhe u dėrgua nė Mesallongji ku u vendos nė sallėn e madhe tė prefekturės pėr tė bėrė homazhet e nevojshme tė kėtij njeriu tė madh. Nė mbasdite u bė varrimi. Tė gjithė banorėt e vendit ishin veshur me tė zeza, rrugėt ishin shtruar me dafina e lule tė freskėta. Kryetrimi mbahej nė krah tė kapedanėve grekė e shqiptarė. Kambanat binin pėrzishėm. Ēdo gjysėm ore dėgjoheshin 33 tė shtėna topash. Aq ishin edhe vitet qė kishte jetuar heroi.

Para kortezhit ecnin robėrit tė lidhur nė njė litar dhe pas tyre kuajt e stolisur tė pashallarėve tė vrarė nga dora e Markos, me flamujt e kapur. Priftėrinjve tė Mesallongjit u printe peshkopi, qė ecte ngadalė dhe me sytė pėr tokė. Trupi i kryetrimit i shtrirė nė arkivol tė punuar me dru are, mbahej nė krahė tė 12 luftėtarėve suljotė tė veshur me kostume kombėtare. Trupit i vinin pas e motra dhe tė afėrmit, prefekti i Mesallongjit, Kost Metaksaj, i rrethuar nga kapedanėt shqiptarė e grekė dhe populli i krahinės. Mė nė fund tė vargut vinin kafshėt e ngarkesės dhe 8 000 bagėti, tė kapura edhe kėto nė kampet e armikut. Kaq shumė njerėz nuk ishin parė qė nga kohėra qė nuk mbaheshin mend nė Epir. I gjithė kortezhi i pėrzishėm u kujtonte njerėzve kohėt shumė tė vjetra tė paradave triumfale qė bėheshin pėr nder tė fituesit tė betejave tė rėndėsishme, me tė vetmin ndryshim se triumfuesi ishte i vdekur.

Respektin dhe mirėnjohjen e thellė pėr kapedanin Marko Boēari, populli grek e ka shprehur nė dhjetėra libra qė i kushtohen veprės sė tij. Ai i ka ngritur kapedanit njė bust nė qendėr tė Athinės. Edhe nė Francė, emri i luftėtarit tė madh shqiptar ėshtė pėrjetuar nė pllakėn pėrkujtimore tė njė rruge nė Paris, qė mban emrin e tij. Ndėrsa ne shqiptarėt... jemi kufizuar vetėm me vendosjen e njė fotografi tė tij nė muzeun kombėtar.

Hollėsira tė tjera dhe mė tė plota do t'i gjeni nė romanin historik "Legjendarėt e Sulit" tė Ēamėrisė qė ka dalė nė shitje.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.