Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bima e keqe rritet kudo
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Rekordmeni olimpik Ymer Pampuri i rikthehet peshėngritjes
Postuar nga: Albo

Sport Pjesėmarrja nė Kampionatin Botėror tė Mjeshtrave

Pampuri i rikthehet peshėngritjes pas 25 vjetėsh

Ymer Pampuri i rikthehet peshėngritjes nė moshėn 63-vjeēare. Legjenda e sportit shqiptar, por edhe njė nga personat mė tė njohur tė Cirkut Kombėtar, ka marrė mbi supe njė sfidė tė re, Kampionatin Botėror pėr Mjeshtra, qė zhvillohet nė Francė nga data 26 gusht deri mė 2 shtator tė kėtij viti.

Kampionati i mjeshtrave ėshtė pėr moshat nga 35 deri nė 84 vjeē, ndėrsa 615 peshėngritės janė regjistruar nė kėtė aktivitet. Rreth 25 vjet larg sportit, Ymer Pampuri, kampioni i botės nė stilin e forcės, me 127.5 kilogramė, titull tė marrė nė Gjermani mė 1972, ka pasur njė jetė jo shumė tė lehtė. Pas humbjes sė tė shoqes, kampioni filloi punė rojė tek INIMA, ku vazhdon tė jetė ende i punėsuar. Qė prej dy muajsh njė shpresė tjetėr iu rikthye legjendės sė peshėngritjes. Qė prej dy muajsh ai stėrvitet nė palestrėn e peshėngritjes pranė stadiumit “Qemal Stafa” nė krah tė kampionėve tė rinj, Endri Haxhihyseni, Fetie Kasa dhe Romela Bregu.

Pėrse iu rikthyet shtangės dhe stėrvitjes pas gati 25 vjetėsh?

Synimi im ėshtė pjesėmarrja nė Kampionatin Botėror pėr Mjeshtra, qė zhvillohet nė Francė. Jam i vetmi sportist qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė mes 614 peshėngritėsve tė tjerė nga e gjithė bota. Nė Francė do tė konkurrojė nė peshėn 60 deri nė 65 kilogram, pėr grupmoshat 60 deri nė 65 vjeē. Me sa di unė nė kėtė kategori marrin pjesė peshėngritės, qė kanė deklaruar rezultate mjaft tė mira.

Njihni ndonjė prej tyre?

Po, pasi aty ka emra tė njohur tė peshėngritjes botėrore si Maks Muhableuer nga Gjermania, Andrei Barkiėez nga Polonia, Jusai Zuzuki nga Japonia. Po kėshtu janė edhe peshėngritės tė tjerė nga Franca, Amerika dhe Anglia.

Po si vendosėt tė merrnit pjesė?

Pjesėmarrja ime nė kėtė botėror ėshtė realizuar pas insistimit tė miqve tė mi, tė cilėt kanė mundėsuar edhe udhėtimin tim pėr nė Francė, si dhe sponsorizimin. Profesor Gudar Beqiri ėshtė njė nga njerėzit qė beson tek unė dhe mė ka nxitur tė jem pjesė e kėtij kampionati. Ai do tė mė shoqėrojė edhe nė Francė dhe mė ka bindur se i kam tė gjitha mundėsitė, qė tė bėj njė prezantim dinjitoz. Mė ka thėnė se “ne qė tė dy jemi olimpistė dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė marr pjesė nė garė, rezultati pak rėndėsi ka”.

Cila ėshtė hera fundit, qė keni marrė pjesė nė njė kampionat peshėngritjeje?

Unė kam marrė pjesė edhe para 12 vjetėsh nė njė kampionat evropian pėr mjeshtra tė zhvilluar nė Shopenazen nė Gjermani, vetėm pak kilometra nga Mynihu, ku kam mbresa tė paharrueshme. Dėshira ime ka qenė qė tė merrja pjesė edhe herė tė tjera, por puna ime si rojė tek INIMA nuk ma lejonte kėtė luks.

Cili ėshtė objektivi juaj pėr kėtė botėror?

Synimi im ėshtė tė arrij nė zonėn e medaljeve. Pėrsėritja e historisė pas 34 vjetėsh do tė ishte njė mrekulli, po unė besoj. Gjendja ime fizike ėshtė mjaft e mirė. Nė fillim tė stėrvitjes kam pasur disa probleme me muskujt e kėmbėve dhe krahėve. Kjo ėshtė e natyrshme, pasi fillova njė stėrvitje sistematike qė kisha gati 25 vjet qė e kisha lėnė. Tashmė stėrvitem prej dy muajsh, ēdo ditė nga dy orė. Pėrveē kėnaqėsive qė mė jep stėrvitja kur shoh nė krah brezin e ri tė kampionėve shqiptarė, kam mundur tė mbaj edhe trupin nė njė formė mjaft tė mirė, pasi kam humbur rreth shtatė kilogramė.

Cilėt janė trajnerėt tuaj?

Pranė kam dy trajnerėt mė tė mirė, siē janė Hektor Shaqiri dhe Faruk Kalleshi, por edhe vetė ndihem optimist. Do tė bėj ēmos qė tė ndjek rivalėt e mi gjatė garės. Nė Francė do tė jap edhe maksimumin nė stilin tim tė preferuar, atė tė shtytjes. Kjo ėshtė arsyeja qė unė po stėrvitem shumė sepse dua tė jem nė nivel kampionėsh. Pėr sa u pėrket ushtrimeve teknike po stėrvitem vetėm me 80 pėr qind tė mundėsive tė mia, pasi i druhem ndonjė dėmtimi, qė do tė mė kushtėzonte pjesėmarrjen nė botėror.


Historia e djaloshit qė u rrit mes cirkut dhe peshėngritjes

Ymer Pampuri fillimisht ka pasur njė pasion pėr cirkun. Nė moshėn 7-vjeēare pasioni i tij ka qenė cirku, por mė pas do tė bėhej peshėngritja. E ka zbuluar pėr herė tė parė talentin e Ymerit nė peshėngritje, Telat Agolli, i cili mandej e mori Ymerin nė palestėr dhe nisi ta stėrviste. Nuk ishte mė shumė se 20 vjeē, kur u shpall pėr herė tė parė kampion kombėtar me peshėn 120 kilogramė. Nė 1972 Ymer Pampuri do tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Kampionatin Evropian qė u organizua nė Rumani. Ishin nė pėrgjithėsi sportistė dhe trajnerė pa pėrvojė tė madhe. Shqipėria prezantohej aty pėr herė tė parė. U shpall nėnkampion me peshėn 125 kilogramė, e njėjtė me atė tė vendit tė parė, por mandej pesha trupore bėri diferencėn. Nė tė njėjtin vit merr pjesė nė Lojėrat Olimpike qė zhvilloheshin nė qytetin e Mynihut. Nė moshėn 27-vjeēare, peshėngritėsi i “17 Nėntorit” tė Tiranės theu nė Gjermani rekordin olimpik tė Yoshinobu Miyake tė Japonisė nė stilin e forcės. Gara u zhvillua mė 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti tė ngrinte 127,5 kilogramė. Veē medaljeve e titujve, i ėshtė akorduar edhe titulli “Mjeshtėr i Madh i Punės”, si dhe urdhri “Naim Frashėri” i klasit tė parė. Nė vitin 1981 heq dorė pėrfundimisht nga sporti, qė i kishte dhuruar aq shumė emocione pėr disa vjet radhazi dhe u rikthye nė mjediset e Cirkut tė Tiranės, aty ku do tė dilte nė pension nė moshėn 50-vjeēare. Pasi doli nė pension nė vitin 1994, Ymer Pampuri kėrkoi tė punonte pėr tė fituar jetesėn. Tashmė ėshtė 63 vjeē dhe punon vetėm si rojė porte nė Institutin e Informatikės dhe Matematikės sė Aplikuar, INIMA. Ende ndjen dhimbjen e humbjes para kohe tė sė shoqes. Megjithatė duhet tė gjejė forcė pėr tė pėrballur njė jetė, e cila nuk i ofroi atė qė Pampuri dha pėr sportin dhe vendin e tij.


Ministria e ēoi pėr vizitė te neurologu Bajram Preza

“Mė quajtėn tė ēmendur kur u thashė se do merrja medalje nė ‘72”

Nė vitin 1972, kur Ymer Pampuri dhe trajneri i tij, Zydi Mazreku, deklaruan para nisjes nė Olimpiadėn e Mynihut se do tė shkonin nė Gjermani pėr tė marrė medalje, shumė nga drejtuesit e sportit shqiptar nė atė kohė qeshėn. Deklarata e Pampurit dhe trajnerit tė tij u bė objekt debati nga shumė funksionarė nė Ministrinė e Rinisė dhe Sportit. Kishte dhe nga ata qė kėrkonin qė Pampuri tė mos shkonte, pasi nuk ishte mirė mendėrisht. Edhe pse mė parė kishte arritur rezultate tė mira, askush nuk mendonte se njė sportist shqiptar mund tė merrte medalje nė Mynih, apo tė vendoste rekorde qė ende sot nuk janė thyer. “Unė kisha bėrė njė pėrgatitje tė mirė fizike dhe teknike, dhe sė bashku me trajnerin kishim besim”, tregon Pampuri. “Drejtuesit e sportit mendonin se kjo deklaratė e imja ishte vetėm njė lajthitje e mendjes. Madje mė quajtėn edhe tė ēmenduar dhe pėr kėtė kėrkuan qė para se tė nisesha nė Gjermani tė bėja dhe njė vizitė te mjeku neurolog. Sė bashku me trajnerin shkuam te mjeku Bajram Preza, ku iu nėnshtrova disa vizitave mjekėsore. Nė pėrfundim doktor Preza tha se isha shėndoshė e mirė dhe mund tė merrja pjesė nė Olimpiadėn e Mynihut. Shkuam nė Olimpiadė dhe arrita tė merrja medalje”, rrėfen kampioni i Botės, Ymer Pampuri.


Florenc Bakillari
Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.