Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Deshira eshte per pasionin ajo qe kenaqesia eshte per lumturine: por deshira shpesh behet pasion edhe asnje kenaqesi s`eshte bere akoma lumturi.
--- Rivarol

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Intimitet :: Bleona Qerreti, nė krahėt e njė shqiptaro-amerikani
Postuar nga: Albo

Intimitet Kengetarja e njohur e muzikes se lehte shqiptare, ne fotot e nxehta te nje dite pushimi, me te dashurin e saj, Gani Bardha

Bleona Qerreti dhe i dashuri i saj Gani Bardha, kane pushuar ne ditet e nxehta te gushtit ne plazhin e Durresit. Ne nje pishine ne bregdetin e Golemit, Bleona dhe Gani jane fiksuar nga "Korrieri", ne nje seri fotosh te nxehta. Pasi rrefeu publikisht dashurine e saj me djaloshin nga Amerika, Bleona tashme duket e lumtur ne krahet e njeriut, qe ajo vete e ka cilesuar "te bukur, me sycka blu, trup perfekt, me horizont, eksperience jetesore te jashtezakonshme, me nje bote shume te madhe brenda vetes". Dhe mbi te gjitha, "me deshiren shume te madhe te tij, per te me bere sa me te lumtur", ka treguar artistja e njohur.

Ndaj ne ditet e pushimeve nuk kane munguar puthjet pasionante ne shezlong apo pishine. Sidoqofte, Bleona ka qene mjaft e kerkuar kete vere. Sidomos ne Malin e Zi, Kosove e Maqedoni. I eshte dashur te udhetoje shume dhe te merret dendur me karrieren. Per t'i rezervuar disa dite edhe te dashurit te saj, duke e mbuluar me puthje dhe perkedhelje.

Pranimi publikisht i dashurise se re te Bleones, tetorin e shkuar ne faqet e "Korrieri"-t, befasoi jo pak. Ajo pranoi te tregonte per here te pare, te gjitha detajet e historise se saj te re te dashurise me Gani Bardhen. Takimi i tyre i pare ne nje mbremje ne hotel "Plazza" te Nju-Jorkut, me 18 qershor 2004, si u bashkuan ne Tirane dhe turi i pushimeve neper Europe. E gjitha i solli gjate vitit te shkuar, edhe nderprerjen e perkohshme te impenjimeve te saj artistike. Ja si e ka rrefyer vete Bleona dashurine e saj.

Kush ju ben te ndjeheni kaq mire?

"Nje djale i bukur, me sycka blu, trup perfekt, me horizont, eksperience jetesore te jashtezakonshme, me nje bote shume te madhe brenda vetes dhe me deshiren shume te madhe te tij, per te me bere sa me te lumtur".

Kjo tingellon pak a shume si nje enderr e te gjitha vajzave, me Princin e Kalter...

"Per mua nuk eshte me enderr. Djali me te cilin une shoqerohem muajt e fundit, ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por, ai eshte shqiptar. Madje, me shume shqiptar se shume shqiptare qe jetojne ne Shqiperi. Me nje vullnet te jashtezakonshem, ai eshte munduar te mesoje sadopak shqip dhe mund te them, se ne diten e pare qe u prezantuam, ai m'u drejtua ne gjuhen shqipe.

Sa me perket mua, eshte nje ndjenje shume e mire kur takon njerez qe nuk kane lindur ne Shqiperi, por qe ndjekin ne cdo moment, jo vetem traditat me te mira shqiptare, por edhe te gjitha zhvillimet e fundit ne vendin tone dhe kane informacion shume koherent per zhvillimet ketu".

E pas kesaj, mund ta dime emrin e fatlumit?

"Natyrisht, cdo njeri e ka nje emer. Ai eshte Gani Bardha".

Cdo histori e forte dashurie, ka nje fillim...

"Sigurisht. Une kam qene e ftuar si kengetare ne darken qe u shtrua me 18 qershor te ketij viti (2004, shen.red.), ne hotel "Plazza" ne Nju-Jork. Ne kete aktivitet, ku ishin ftuar shume figura te nderuara te lobit shqiptar ne SHBA, ndodhej i ftuar edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, zoti Xhejms Bejker.

Duke qene se jam kengetare dhe jam mesuar te jem ne qender te vemendjes se shikimeve te te tjereve, cuditerisht nder qindra te ftuar ne ate salle gjigande, ishte nder te paktat raste te jetes time, kur po ndjenja nje shikim magnetik qe me shoqeronte ne cdo cast te asaj mbremjeje".

E c'ndodhi ne te vertete ne kete moment?

"Te dy, ne momentin qe takuam duart, ky cast zgjati pak me shume se nje takim kortezie, qe ndodh ne te tilla raste. Mirepo, ne moment e mblodha veten dhe shkova ne tavolinen time. Gjate fotografive te shumta qe bera me fansat, te ftuarit dhe me zotin Bejker, ndjeja qe ai shikim magnetik me shoqeronte ne cdo cast. Derisa ne fund te darkes, ai erdhi, duke m'u drejtuar ne shqip, me tha se e donte shume Shqiperine dhe donte te dinte sa me shume rreth saj. Me pas, me pyeti per planet gjate kohes se qendrimit tim ne SHBA.

Te vetmen CD me albumin tim qe kisha marre ate mbremje me vete, per cdo rast nese do mendoja te beja nje dhurate speciale, ajo i takoi ketij djali".

Sigurisht, pas kesaj ju i treguat edhe axhenden qe do ndiqnit ato dite ne SHBA, apo jo?

"Duke qene se une nuk doja te dukesha si nje adoleshente perpara ketij djali te bukur, i fola per impenjimet e mia artistike dhe i thashe qe pas SHBA-se, turi im do te vazhdonte ne Greqi. Dhe papritur, pergjigja qe mora ishte: Une do te vij te te takoj ne Tirane, por nese nuk do te jesh atje, do te vij te te takoj ne Greqi".

Ne te vertete, kush ishte stacioni i takimit tuaj te dyte?

"Pas tre javesh, une mora nje mesazh ne celularin tim qe me thoshte: 'Une jam ne Shqiperi per te te takuar ty. Ne qofte se nuk je ketu rrotull, me thuaj qe te nisem per ne Greqi".

Dhe ju vrapuat per ta takuar?

"Une jam artiste dhe jam e detyruar te jem shume e rezervuar me njerezit, edhe kur ata me pelqejne. Por, natyrisht qe une e takova. Pavaresisht se me pelqente, isha shume e rezervuar, pasi axhenda ime profesionale ishte aq shume e ngjeshur, sa nuk isha gati per nje lidhje, pasi cdo lidhje kerkon impenjimin e saj.

Por, cuditerisht, pavaresisht nga kjo, takimet tona po beheshin gjithnje e me te shpeshta dhe Gani, cdo here po me forconte bindjen se ky djale ishte dicka tjeter. Pas rreth nje jave qe takoheshim rregullisht, nje nate kur shkova ta merrja per darke tek bar restorant "Piazza", ky djale kishte ne dore te mbeshtjelle dicka me farcolete dhe ne momentin qe me takon, me thote: 'Kjo eshte per ty'.

Ishte unaza e fejeses...?

"Duke qene se ne Shqiperi, nje kengetareje te njohur dhe te re, mund t'i behen oferta nga me te cuditshmet, ne moment, para se ta hapja ate qe ishte mbeshtjelle, po i jepja kohe vetes te formuloja pergjigjen e duhur, ne rast se edhe kjo do te ishte ndonje celes vile apo dicka tjeter e ketij lloji.

Ne ato 2-3 sekonda, gjaku po me vlonte dhe gishtat e mi po e tradhetonin nervozizmin tim. Mirepo kur e hapa letren, shikoj aty dy biskota me cokollate dhe papritur shpertheva ne te qeshur. Dhe a e dini se kush ishte fjalia qe mora? 'Une e hengra pakon me biskota gjithe pasditen dhe keto te dyja, t'i ruajta ty".

Nje mizanskene interesante...

"Po dhe ky xhest, me beri qe te ndryshoja totalisht mendimin per kete njeri dhe te filloja te mendoja pak me teper per jeten time private. Dhe i thashe vetes: 'Ne djall te shkojne te gjitha, duhet ta harrosh karrieren tende, qofte edhe per nje jave'".

Kortezi e Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.