Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: 13 vjet nga ndarja me Martin Camaj
Postuar nga: Albo

Elita 13 vjet mė parė u nda nga jeta njė nga kolosėt e artit e kulturės shqiptare

Martin Camaj, personalitet i shquar i letėrsisė shqipe

Nga Prof. Ramadan SOKOLI

Para 13-vjetėsh u nda nga jeta nė Mynhen tė Gjermanisė njė nga bashkėatdhetarėt tanė mė tė shquar, poeti, prozatori dhe dijetari Martin Camaj. Pa dyshim, vdekja e kėtij personaliteti, me prirje e me dije tė gjera e tė thella, qe njė humbje e ndjeshme pėr letėrsinė, kulturėn dhe shkencėn tonė.

Kur shuhet ndonjė autor i tillė, rėndom pėrshkohet nėpėr njė farė "purgatori", pėrmes tė cilit shqyrtohen, shoshiten dhe kullohen veprat e vyera qė la pas. Kėshtu po ndodh edhe me veprat e Martin Camajt, tani qė u pėrmbyll parabola e jetės dhe e veprimtarisė sė tij.

Akullnaja e heshtjes

Mjerisht, si shumė autorė shqiptarė, tė gjallė apo tė vdekur, ky bashkėatdhetar i nderuar njihej fare pak nė atdhe, madje as qė i pėrmendej emri, ndėrsa gėzonte nam tė madh nė Itali nė Gjermani, nė tė gjallė.

Por, meqė mė nė fund, pas kaq dhjetėvjeēarėsh u zgjuam nga njė ankth i lemerishėm dhe u ēa akullnaja e heshtjes qė pat rrethuar shumė autorė shqiptarė, po shtohet dita-ditės kureshtja jonė pėr veprat e tyre, tė botuara nė mėrgim e tė ndaluara kėtu prej asaj zgjedhe qė na ndau nga bota e na ndryni si nė varr, pėr sė gjalli, duke dėmtuar rėndė artin, kulturėn dhe pėrparimin tonė. Vallė, cili popull i qytetėruar mund tė ketė tradita aq tė pasura t'i gjymtojė e t'i mohojė pa keqardhje siē ndodhi kėtu te ne? Kush mund t'i flakte vlerat e dala nga gjiri i popullit tonė pėrveē njė mendėsie dogmatike tė ēmendur?

Tani nuk ėshtė e lehtė tė pėrvizosh pėrmes njė syzimi tė shkurtėr tėrė veprimtarinė e shumanshme kulturore, artistike e shkencore tė Martin Camajt. Tani pėr tani mund tė parashtrojmė vetėm disa vrojtime tė pėrgjithshme, pa cituar ndonjė zbėrthim shterues.

Mbresat dhe kujtimet e pashlyeshme tė vendlindjes nė krijimtari

Martin Camaj u arratis nga Shqipėria nė vitin 1948, duke marrė me vete mbresat dhe kujtimet e pashlyeshme tė vendlindjes, ku vazhdoi t'i thellojė rrėnjėt krijimtaria e kėtij autori. Ai i shpalli aftėsitė e veta krijuese qė me veprėn e tij tė parė "Njė fyell ndėr male", botuar nė Prishtinė mė 1953. Pas kėtij vėllimi me poezi, Martin Camaj botoi njė sėrė veprash letrare e konkretisht: 2. "Kėnga e vėrrikut" (mė 1954 nė Prishtinė); 3. "Djella" (roman lirik bashkė me disa poezi - mė 1958, nė Romė); 4. "Legjenda" (poezi, mė 1964, po aty); 5. "Lirika mes dy motesh" (poezi, botuar nė Mynhen mė 1967); 6. "Rrathė" (roman, botuar po aty mė 1978); 7. "Njeriu me vete e me tė tjerė" (poezi, gjithashtu mė 1978, po aty); 8. "Dranja" (madrigal, po aty mė 1981); 9. "Shkundullima" (pesė proza dhe njė dramė, botuar po aty, gjithashtu mė 1981); Poezi (gjithashtu); 11. "Karpa" (roman, po aty, mė 1984).

Pėrveē kėtyre veprave, Martin Camaj ka botuar mjaft shkrime kritike, syzime e reēensione nėpėr revista tė ndryshme, si pėr shembull: "Zjarri", "Shejzat", "Albania", "Jeta e re", "Südost Forschungen", etj.

Fillimisht, nė poezitė e vėllimit tė parė ("Njė fyell ndėr male"), plot me motive, shėmbėlltyra e tipareve natyraliste nga malėsitė e Shqipėrisė Veriore, ku spikasin shprehitė e traditės shkodrane, Martin Camaj tė kujton disa poezi tė dom Ndre Mjedės. Ēka i pėrqas poezitė e kėtij vėllimi me ato tė Mjedės, nuk janė vetėm elementet apo stilemat me ngjyresat karakteristike ose me frymėn qė pėrshkon vargjet, por ėshtė edhe metrika apo vetė stili i tyre. Mė vonė, kur Martin Camaj vajti e u vendos nė Romė (pas vitit 1957), u josh nga rryma hermetike e poetit italian Ungareti, si dhe nga narrativa lirike e Mondales. Por, ndonėse nga poetėt e lartpėrmendur pėrqafoi teknikisht disa ngjyresa europiane si dhe disa shprehi lirike, prapė se prapė Martin Camaj i ruajti veēoritė kombėtare, pa u zvetnuar nga ndikimet e huaja. Pra, stili i tij poetik, ashtu sikundėr stili i ēdo autori me A tė madhe, mbeti vetjak ose origjinal. Ai diti si t'i mprehte bukur ndjenjat dhe mendimet qė i gėlonin pėrbrenda, duke shfrytėzuar me mjeshtėri tipin e metaforave hermetike pėrmes fjalish tė ndėrtuara drejt, por tė ngjeshura me domethėnie simbolike e me mjaft nyje enigmatike. Nė poezitė e Camajt nuk mungojnė fjalėt me kuptim tė shumėfishtė, krahas fjalėve - shėmbėlltyrė apo fjalėve kumbuese. Ai diti, gjithashtu, tė gėrshetonte motivet dhe elementet simbolike me stilema sqimatare plot drithėtira tė paēansueshme, duke ujdisur gjithfarė shllimesh e ndijimesh tė largėta e duke tretur fjalėt me heshtjen nė lodrime ritmesh e kumbimesh tė jonėsishme, ku nuk mungojnė gjasėramjet dhe asonancat, tė cilat u shtojnė vjershave cilėsitė shprehėse tė domethėnies sė tyre. Ligjėrata poetike e Martin Camajt ėshtė mjaft e ndėrlikuar dhe e cungėt; ajo shtjellohet herė shtruar e herė e tendosur me njė laryshi stilemash, tė cilat nuk pėrmblidhen brenda skemash formale. Krahas trajtave strofike "tė rregullta" ka mjaft shembuj tė shtjelluar pa ndjekur "rregulla" metroprozadike tė paracaktuara. Kjo farė ligjėrate poetike ėshtė e lidhur ngushtė me vetė veēoritė gjuhėsore tė autorit. Gjuha e Martin Camajt ėshtė njė gegėrishte veriore, madje ėshtė njė "ndėrdukagjinishte", e cila, me gjithė ashpėrsinė e saj, ia freskon e ia pasuron veprat letrare me begatinė e fjalorit tė kulluar. Mjaft e gjerė ėshtė tematika e poezive tė kėtij autori me botė shpirtėrore tė pasur. Nė vetė titujt e vjershave tė thukta, ai ka ngjeshur shumėēka. Rėndom spikat mallėngjimi dhe vetmia e mėrgimtarit qė endet viseve tė huaja, ngarkuar me barrėn e rėndė tė brengave. Gjithashtu, spikat tema e natės dhe e ditės me kundėrtinė ndėrmjet dritės dhe errėsirės, si dhe tema e traditės dhe e risimeve, me kundėrshtinė ndėrmjet tė vjetrės dhe sė resė. Nė fakt, poezitė e Camajt zėnė njė vend tė posaēėm midis traditės sė shėndetshme dhe risimeve pėrparimtare.

Mjeshtėr i fjalės nė prozė e nė poezi

Ky mjeshtėr i fjalės, duke zgjeruar pėrmasat e krijimtarisė sė tij, shkroi nė poezi e nė prozė (si romancier e si dramaturg). Dhe nė ēdo vepėr ai shpalos aftėsitė e tij krijuese.

Martin Camaj punoi afro 15 vjet pėr romanin "Rrathė" - njė nga veprat madhore mė tė zgjedhura tė prozės sonė bashkėkohore, qoftė pėr vlerat njohėse qė pėrmban, qoftė pėr depėrtimin dhe zbėrthimin e dukurive tė jetės shqiptare apo pėr stilin e ngjeshur, me atė fjalor tė pasur, shtjellim dramatik tė natyrshėm. Shkurt, me mjeshtėrinė artistike. Ky roman ka shumė elemente tė pėrbashkėt me poezitė e vėllimit "Njeriu me vete e me tė tjerė", ndoshta sepse janė shkruar nė tė njėjtėn kohė.

Krijimtarisė letrare tė Martin Camajt iu bashkangjit puna studimore rreth ēėshtjeve tė gjuhėsisė qė nė kohėn e viteve tė jetės sė tij nė Romė (pas 1959-ės), ku ai zhvilloi njė veprimtari tė dendur, sidomos si kryeredaktor i revistės "Shejzat". Fillimisht, ai solli ndihmesė tė vyer me studimin e historikut tė shqipes nėpėrmjet disertacionit pėrkushtuar Gjon Buzukut, si dhe nėpėrmjet zbėrthimit tė veprės "Cuneus prophetarum" tė Bogdanit. Peshė tė veēantė kanė studimet dialektologjike tė bėra nga Camaj me metodėn strukturale nėpėr bashkėsitė arbėreshe. Po pėrmendim, me kėtė rast, monografinė "La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino" (botuar nė Firence mė 1961); pastaj "Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza" (botuar nė Mynhen mė 1977) si dhe njė sėrė pėrshkrimesh rreth krijimeve dialektore italo-shqiptare, ndėr tė cilat po veēojmė: "Zur Albanischen Mundart von Barile in der Provinz Potenza" (botuar nė Mynhen mė 1971), apo "Il bilinguismo nelle oasi linguistiche albanesi dei Italia meridionale" (botuar nė Piza mė 1974) apo "Sprahreste des albanischen Mundart von villa Badersa in der provinz Pescara" (botuar nė Mynhen mė 1975) si dhe "Per una tipologia dell'arberesh" (botuar nė Palermo mė 1982).

Aty nga mesi i viteve '60, pasi Martin Camaj u shpėrngul nga Roma dhe vajti nė Mynhen, ku u punėsua si mėsimdhėnės universitar i gjuhės shqipe, botoi librin "Lehrbuch der Albanischen" si dhe monografinė "Albanische Wortbildung", domethėnė Fjalėformimi i shqipes, e cila merret me ēėshtjet e ndėrlikuara tė trajtave dhe etimologjive shqipe. Mė vonė, mė 1984, Martin Camaj botoi nė Wiesbaden librin "Albanian Grammar" rreth strukturės gramatikore tė shqipes nė tri krijimet e saj, d.m.th nė gegėrisht, toskėrisht dhe nė arbėreshe. Kjo vepėr prej 337 faqesh, krahas kapitujve pėrkushtuar fonologjisė, morfologjisė dhe sintaksės sė shqipes, pėrmban pjesė tė zgjedhura nga Buzuku e Matrėnga, Budi e Bogdani, Variboba e De Rada, Hasan Zyko Kamberi e Naim Frashėri, Skiroi e Mjeda, Fishta e Konica, Asdreni e Fan Noli, Koliqi e Migjeni, Xoxa e Gajtani. Ia vlen tė nėnvizosh faktin se pėrmes kėsaj vepre, pėr tė parėn herė nė historinė e gramatologjisė shqiptare, shqyrtohet e folmja arbėreshe e Italisė me veēoritė e veta, aq hollėsisht brenda sistemit gramatikor tė shqipes, duke u mbėshtetur jo vetėm te gramatika e De Radės apo nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė tė shekullit tė kaluar, por edhe nė vetė gjurmimet vetjake dialektologjike tė bėra nė terren, domethėnė nėpėrmjet ngulimeve arbėreshe.

Ndihmesa e vyer nė studimet folklorike

Martin Camaj solli ndihmesė tė vyer edhe nė rrafshin e studimeve tė folklorit. Po pėrmendim, me kėtė rast, njė syzim tė pėrbashkėt me Alois Shmansik rreth njė kėnge pėrkushtuar Skėnderbeut ("Edu ital-albanischen Lied aus dem Skanderbeg Zyklus") botuar nė Mynhen mė 1970; pastaj vėllimin me tregime popullore ("Rocconto popolari di Greci e di Barile") botuar mė 1972 dhe sidomos vėllimin me pėrralla shqiptare ("Albanischen Märden") botuar nė Dyseldorf mė 1974. Ia vlen tė theksohet se ky vėllim korri nė Gjermani njė sukses tė bujshėm, duke u botuar edhe gjetiu, pėr shembull, nė Japoni.

Martin Camaj, me punėn e tij tė zellshme si docent i Albanologjisė nė Universitetin e Mynhenit, e mė vonė si shef katedre, arriti ta lartėsojė atė degė nė qendėr hulumtimesh akademike, e cila sot gėzon statusin e "Fachstudium" dhe jep tituj pasuniversitarė si "magister", "doctor philosophies".

Matin Camaj na la lėndėrisht, por ai vazhdon tė jetojė shpirtėrisht nė veprat e tij si dhe nė kujtesėn e atyre qė patėn fatin e mirė ta njohin nga afėr.

Ēfarė karriere mund tė bėnte Martin Camaj po tė rrinte kėtu nė Shqipėri?

Dikur, i ndjeri Prof. Eqerem Ēabej gjatė njė bashkėbisedimi mė shtronte pyetjen: "Pėrse vallė puna e shumicės sė personaliteteve artistike e diturake qė dolėn nga gjiri i popullit tonė nuk pati grada kėtu nė atdhe, pak a shumė si puna e miut nė vrimė tė murit? A mos ėshtė njė farė mallkimi qė rėndon mbi vendin tonė?" Pyetjeve tė Prof. Ēabejit mund t'i shtojmė pyetjen tonė: "Ēfarė karriere mund tė bėnte Martin Camaj po tė rrinte kėtu nė Shqipėri?" Dhe nuk ėshtė e zorshme tė hamendėsosh se ēfarė fati e priste kėtu nė kohėn e zgjedhės sė rėndė. E shumta mund tė mbetej mėsues katundi, diku nė malėsi, por mund ta pėsonte edhe mė keq, duke pėrfunduar nė burg si shumė tė tjerė.

Ky shkrim u kumtua mė 9.04.1992 nė njė tubim tė shkrimtarėve dhe artistėve, me rastin e njoftimit tė vdekjes sė Martin Camajt. Pas ngujimit tė zhbunkimit - mė i dhimbshmi qė ėshtė njohur nė mbarė Europėn, nė atė totalitarizėm qė mbuloi shumė vlera tė mirėfillta, duke ndotur shumė vlera tė visarit tonė kombėtar. Asokohe, tė ndjerin Martin Camaj nuk e njihja nga afėr. Vetėm mė 1992 u njoha ndėrsjelltas pėrmes njė bisede telefonike. Prandaj pėrligjen kufizimet e njohurive tė mia rreth autorit tė lartpėrmendur. Deri atėherė, ēensura dhe hetuesia bėnin kėrdinė, duke ndėrhyrė deri nė poret e trurit. Kush i ka pėrjetuar mashtrimet, padrejtėsitė, shtypjen e gjatė gati gjysmėshekullore (vetėm me barazinė e skamjes e tė urisė), kush i ka pėrjetuar pėrndjekjet e egra, skajshmėrisht tė egra nga famėkeqja e luftės sė "kllasave", ndaj rrezikziut me "kleēka nė biografi", veēanėrisht kundėr parisė apo ajkės sė vendit, me intelektualėt dhe klerikėt, kush ka pėrjetuar zezonėn e burgjeve dhe internimeve me klithmat e martirėve tė torturuar, me iu dhimtė gurit e drurit, nuk harrohen vuajtjet dhe salvimet e tyre.

Sidoqoftė, tani qė u shporr trysnia e zgjedhės sė rėndė dhe u ēa akullnaja e heshtjes rreth shumė autorėve tė shquar, shpresojmė se edhe Martin Camaj do tė zėrė sė shpejti vendin e merituar nė panteonin e artit dhe tė kulturės shqiptare.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.