Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Pse nuk hiqet ligji i luftės prej Greqisė
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve.

Megjithė faktin qė Shqipėria nuk ishte pjesė e sulmit italian kundėr Greqisė, menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos dhe u shpall Gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė, duke i konsideruar palė sulmuese.

Nė vitin 1970, Gjykata Kushtetuese Greke, ka shpallur vazhdimin e sekuestros sė pronave tė shqiptarėve me kombėsi jo greke, deri nė shfuqizimin e Ligjit tė Luftės dhe nėnshkrimin e Traktatit tė Paqes, mes Greqisė e Shqipėrisė.

Me datė 9. 06. 1947, Ministria e Ekonomisė dhe Ministria e Financave Greke, me Vendimin Nr.14882/3574 dhe me Ligjin 4506, datė 14. 03. 1966, pėrjashtoheshin nga Ligji i Luftės, shtetasit shqiptarė me origjinė greke, banues nė Shqipėri.

Nė 25 Qershor 1925, gjatė njė diskutimi nė Parlamentin Shqiptar pėr pronat e grabitura tė shqiptarėve nė Greqi, deputeti Xhaferr Ypi, tha: Nėse kjo pasuri, do tė vihej nė duart e shqiptarėve, shteti ynė siguronte 10 milionė franga ari nė vit.

Ligji i Luftės me Shqipėrinė, dekretuar e mbajtur ende nė fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjėherė guximin e shtetit shqiptar dhe tė politikės sė tij edhe gjatė kėtyre 14 viteve tė fundit, pėr ta injoruar qoftė jo vetėm praktikisht, por dhe teorikisht kėtė ligj. Pėrkundrazi, ndėrkohė qė prej palės greke ėshtė konsideruar ligji i drejtė dhe i motivuar, prej palės shqiptare ėshtė konsdideruar pa rėndėsi dhe mbetje inaktive e njė periudhe tė vdekur pėrgjithmonė. Nėse ligji i luftės, do tė ishte njė mbetje e tillė, atėherė Greqia nuk duhet ta mbante prej 64 vjetėsh nė fuqi.

Absurdi i Shtetit Shqiptar, qėndron nė faktin, se nga njera anė shteti grek konsiderohet si vend mik dhe afrohet, pranohet e vepron si partner strategjik, nga ana tjetėr vazhdon tė zbatojė me fanatizėm dhe egėrsi, ēdo dispozitė tė ligjit tė saj tė luftės me Shqipėrinė. Natyrisht, nuk ėshtė aspak normale pėr Shqipėrinė, qė quhet edhe me Kushtetutė si vend sovran, tė pranojė miqėsi me njė vend, i cili i ka zhvatur 1/4 e territorit, qė i ka vrarė, sakatuar, larguar me dhunė njė pjesė autoktone tė popullsisė dhe qė i ka grabitur pronat, pėr mė tepėr, vazhdon tė mbajė nė fuqi Ligjin e Luftės. Ne duhet tė jemi tė bindur tashmė, se prapaskenat e dukshme greke, nė lidhje me interesa tė tjera territoriale ndaj Shqipėrisė, tė cilat ringjallen dhe veprojnė edhe pėr shkak tė njė qėndrimi tė ngordhur tė shtetit shqiptar gjatė gjithė kėtyre viteve, janė njė praktikė vepruese dhe jo njė fantazi nacionaliste.

Pesė vjet mė parė, kur ish-ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqiėprisė, Paskal Milo u pyet nga deputeti i PS, Petro Koēi, nė seancėn e datės 29 korrik 1997, nė lidhje me politikėn e fqinjėsisė aktive me Greqinė ndaj Ēėshtjes Ēame u pėrgjigj: Zhvillimi i mėtejshėm i marrėdhėnieve shqiptaro-greke ėshtė objektiv parėsor i qeverisė dhe kjo pėrparėsi ėshtė edhe pėr ēamėt, po kaq i dobishėm dhe shpresėdhėnės, sa edhe pėr gjithė shqiptarėt. Tani gjithkush mund tė kuptojė, se nė ē’nivel ndodhet ēėshtja ēame pėr tė parė se sa e dobishme e shpresėdhėnėse, ka qenė politika e fqinjėsisė sė mirė mė Greqinė, kur nė mes tė dy kufijve qėndron njė Ligj Lufte i pa abroguar.

Pak nga historia e Ligjit tė Luftės

Nė atė peridudhė trazirash tė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė forcuar akoma mė shumė pozitat e triumfatorit pushtues, mė 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftė Greqisė dhe e sulmoi territorin e kėsaj tė fundit, duke pėrdorur si bazė kryesore zbarkimi, territorin e aneksuar jugor shqiptar. Nga kjo pistė dhe nė kėtė kohė, filloi lufta e mirėnjohur nė Jug tė Shqipėrisė, e quajtur Lufta Italo-Greke. Nė kėtė cilėsim, pjesėmarrės tė shteteve ndėrluftuese, mungon emri i Shqipėrisė. Megjithė faktin qė Shqipėria nuk ishte pjesė e sulmit italian ndaj Greqisė, menjėherė pas fillimit tė luftės, nė Greqi u vendos dhe u shpall gjendja e luftės me Italinė dhe Shqipėrinė si palė sulmuese. Dekreti Mbretėror Grek, i datės 10 nėntor 1940, ka hyrė nė fuqi pas botimit nė Gazetėn Zyrtare Greke tė vitit 1940, me kėtė pėrcaktim: Italia me dominimet, territoret perandorake, me kolonitė e saj dhe Shqipėria, pėrcaktohen armike nė kuptimin e Ligjit 2636: Pėr veprimet juridike tė armiqve dhe sekuestrimin konservativ tė pasurive armike.

Nė bazė tė kėtij ligji, tė gjithė pasuritė e shqiptarėve nė Greqi u vunė nėn sekuestrimin konservativ dhe filluan tė administrohen nga shteti grek. Duhet tė theksojmė kėtu se me fjalėn pasuritė e shqiptarėve nė Greqi nuk kemi parasysh vetėm pasuritė e shqiptarėve nė trojet e tyre si nė Ēamėri etj, por pėr pasuritė e shqiptarėve nė tė gjithė territorin e shtetit grek. Mė vonė, me vendim tė pėrbashkėt tė ministrisė sė Ekonomisė Kombėtare dhe tė ministrisė sė Financave tė Greqisė, datė 9 qershor 1947, Nr 14882/3574 dhe mė vonė nė bazė tė ligjit nr. 4506, datė 14 mars 1966, pėrjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave tė ligjit tė luftės, shtetasit shqiptarė me origjinė greke qė banonin nė Shqipėri. Sipas kėtij ligji dhe sipas dėshirės identifikuese greke, shtetas shqiptarė me origjinė greke quhen tė gjithė ortodoksėt e Shqipėrisė. Sipas dekret-ligjit nr. 1138/1948, neni 21 i Ligjit tė Luftės ėshtė ndryshuar, duke qartėsuar se marrja fund e kėtij ligji bėhet me vendim tė pėrbashkėt tė kryeministrit, ministrit tė Punėve tė Jashtme, ministrit tė Financave dhe ministrit tė Drejtėsisė. Pastaj, njė vendim i tillė duhet tė miratohet edhe nga Parlamenti grek. Nė vitin 1987 grekėrit mashtruan nė lidhje me heqjen e Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė. Pėr faj edhe tė palės shqiptare, pėr shumicėn e popullsisė nuk dihej deri vonė se Greqia e kishte akoma nė fuqi kėtė ligj. Por, duhet kujtuar se grekėrit kanė qenė mashtrues deri vonė nė lidhje mė kėtė ēėshtje. Kėshtu pėr shembull ish-kėshilltari i Shtypit i Ambasadės Greke nė Tiranė, Kristos Failadis nė vitin 1994, i ka deklaruar gazetės Aleanca: Me komunikatėn zyrtare tė Kėshillit tė Ministrave tė Greqisė, datė 28 gusht 1987, ka pushuar sė ekzistuari gjendja e luftės me Shqipėrinė. Ky dokument zyrtar i Kėshillit tė Ministrave ėshtė firmosur nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat pjesėmarrės.

Sipas informacioneve qė kemi, ky i ashtuquajtur vendim nuk ėshtė botuar nė Gazetėn Zyrtare tė Greqisė, pra ka qenė njė truk grek, pėr t`i shėrbyr politikės sė dy popujve miq, nisur e publikuar me marifet nė Shqipėri, qė koha e regjimit tė Enver Hoxhės.

Pse Greqisė nuk i inetereson heqja e Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė?

Tashmė nuk ka asnjė mėdyshje, qė shkaku kryesor dhe i vetėm i mbajtjes sė Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė, ėshtė ai ekonomik, ose kuptuar mė ndryshe, kjo ėshtė maska e hajdutėrisė greke nėpėrmjet kėtij ligji. Sipas ligjit grek tė luftės, tė gjitha pronat e shqiptarėve nė Greqi administrohen e shfrytėzohen nga shteti grek. Nė kėto pasuri futen tokat bujqėsore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritė bankare etj. Po ashtu sot ekziston ēdo mundėsi dhe bazė juridike prej shtetit grek, qė emigrantėve shqiptarė nė Greqi, t‘u konfiskohen ato pak prona qė kanė blerė, pasuritė e tjera, pse jo edhe llogaritė bankare. Kėtė e pėrcakton Ligji i Luftės! Por, nė tėrėsinė e interesave tė dukshme e tė padukshme tė Greqisė, pėr tė mbajtur nė fuqi kėtė ligj, qėndrojnė edhe motive tė tjera me natyrė ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas kėtij ligji, shtetasit shqiptarė qė punojnė si emigrantė nė Greqi, mund tė konsiderohen si skllevėr pa asnjė tė drejtė, qė mund tė trajtohen si tė ketė dėshirė shteti grek, siē ka ndodhur dhe po vazhdon tė ndodh me ta.

Ja ligjet greke, antishqiptare

Nė datė 10.11.1940, Parlamenti grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 "Mbi veprimet juridike tė armiqėve dhe konfiskimin konservativ tė pasurive armike" nė zbatim tė kėtij ligji, me Dekret Mbretėror Grek ėshtė deklaruar Gjendja e Luftės me Shqipėrinė. Shteti grek, pėr tė zbutur disi maskarėn zhvatėse tė pronave tė shqiptarėve nė Greqi, me dy akte nėnligjore tė ministrisė sė Financave dhe ministrisė sė Ekonomisė, me nr. 14882 e nr. 3574, si dhe me Ligjin 4506 tė vitit 1965, tė datave 07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bėrė pėrjashtim pėr shtetasit shqiptarė me kombėsi greke, duke iu dhėnė tė drejtėn e rifitimit tė pronave tė sekuestruara. Kėtė akt sekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe nė vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros sė pronave tė shqiptarėve me kombėsi jo greke, deri nė momentin e shfuqizimit tė Ligjit tė Luftės dhe tė nėnshkrimit tė traktatit tė paqes mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Edhe tani, 64 vjet pas daljes sė atij ligji famėkeq, edhe pse mbretėria greke ėshtė rrėzuar, edhe pse kanė kaluar 60 vjet nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, edhe pse miqėsia mes dy vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes sė luftės kundėr Shqipėrisė dhe ligji i sekuestros konservative pėr pronat e shqiptarėve, nuk po shfuqizohen.

Ēėshtja Ēame: Grekėrit sekuestrues e masakrues tė shqiptarėve qė pėrpara vitit 1925

Faktet historike dėshmojnė, se edhe shumė vite pėrpara dekretimit tė Ligjit tė Luftės nė vitin 1940 me Shqipėrinė, Greqia ka patur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitėse pėr tė sekuestruar pasuritė e shqiptarėve nė Greqi. Sipas diskutimeve nė seancėn e Posaēme Parlamentare tė Dhomės sė Deputetėve tė Shqipėrisė, tė zhvilluar nė datėn 25 qershor 1925, kushtuar ēėshtjes sė pronave tė grabitura tė shqiptarėve nė Greqi, pa llogaritur pronat nė Ēamėri, sidomos fjalės Xhaferr Ypit nė kėtė seancė, nėse kjo pasuri e grabitur nga grekėrit, do tė vihej nė duart e shqiptarėve, atėherė shteti shqiptar siguronte 10 milionė franga ari nė vit. Pa llogaritur shpronėsimin e detyrueshėm tė ēifliqeve shqiptare nė Thesali e zona tė tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronėsimeve nė pėrmasa mė tė madhe. Pėr tė bllokuar kėtė qėllim, shkoi atėherė nė Greqi, njė komision parlamentar shqiptar. Duhet thėnė, se pas vizitės sė parlamentarėve shqiptarė, Greqia e kufizoi dukshėm procesin grabitės tė pronave tė shqiptarėve, por nuk e ndali asnjėherė, madje e thelloi edhe shumė vite mė pas. Rast i mirė pėr tė ishte Ligji i Luftės i vitit 1940, i cili nuk mund tė jetė kurrė njė mbetje e sė kaluarės, pėrderisa ėshtė njė faktor i madh grabitės pėr grekėrit dhe qė i shėrben strategjisė serbo-greke tė rrėnimit ekonomik tė shqiptarėve. Bėni njė llogari tė thjeshtė: Vetėm nga viti 1925 e deri sot, me kursin e kėtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionė franga ari nė vit, tė marra nga administrimi i pronave tė shqiptarėve nė Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisė ēame dhe ato qė preku Ligji i Luftės i vitit 1940), Greqia i ka pėrvehtėsuar shqiptarėve, njė shumė prej rreth 950 milionė franga ari. Nė atė kohė, njė frangė ari shkėmbehej me 4 dollarė.

64 vjet e sekuestruar, godina e Legatės Shqiptare tė kohės sė Mbretėrisė

Ka njė fakt tė tillė, tė cilin nuk duhet ta lėmė jashtė vėmendjes: Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite qė paguan shuma kolosale financiare, pėr tė pėrballuar qeranė e godinės sė Ambasadės Shqiptare nė Athinė dhe 8 apartamente banimi tė familjeve tė rezidentėve tė saj. Kjo ndodh nė njė kohė dhe kur prej mbi 6 dekadash, nė qendėr tė Athinės, nė rrugėn Vasilissis Sofias ndodhet godina e ish-Legatės Shqiptare tė kohės sė Mbretėrisė Shqiptare, godinė kjo, qė ėshtė pronė historike e Shtetit Shqiptar. Qė prej 64 vjetėsh, pra qė prej vitit 1940, kjo ndėrtesė ish-seli diplomatike, ka kaluar nė sekuestrim konservativ qysh prej vitit 1940 dhe sot ėshtė kthyer nė muze. Natyrisht, nė krahasim me atė qė kanė humbur dhe po humbin shqiptarėt nė Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur ėshtė shumė pak, por qė duhet kėrkuar e rikthyer, jo vetėm si pronė fizike, por sė pari, si vlerė historike.

Pėrparim Halili
Gazeta Ballkan 23/12/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.