Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka nje mije menyra per te thene ate qe mendon, e vetem nje per te thene ate qe eshte.
--- Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Muzika :: Origjina e polifonisė popullore shqiptare
Postuar nga: Albo

Muzika “Mbi origjinėn e polifonisė popullore shqiptare, dėshmi tė reja mbi kėtė pasuri tė kulturės shpirtėrore botėrore”

Prof. As. Dr. Vasil Tole

Rėndom pohohet se degėt e tjera tė artit, si muzika arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanė qėnė tė panjohura nė Shqipėri, dhe nė disa kohė patėn arritur shkallėn mė tė lartė sikurse na e vėrtetojnė sot gėrmimet arkeologjike[1]. Megjithė ngjyrimet romantike qė mbart citimi i mėposhtėm, thuhet se nė kohėt e vjetra “… shqiptarėt i kushtuan perėndisė sė muzikės qytetin e Apolonisė” dhe se akoma “…banorėt e atyre viseve mbajnė emrin Myzeqarė”[2]. Sipas Konicės: njė herė ėshtė shprehur njė mendim se muzika polifonike mund tė ketė buruar nė Shqipėri , ku vizituesit italianė nuk kanė mundur tė mos vėrejnė kėtė veēori[3] etj. Edhe mė tej gojėdhėna tė ndyshme pėr mitizimin e muzikės nga ilirėt na janė bėrė tė njohura prej autorėve tė antikitetit[4]. Njė ndėr kėto gojėdhana ėshtė edhe ajo qė lidhet me vdekjen e Panit tė Madh. Sipas Plutarkut[5], njė anije njoftoi vdekjen e Panit pranė liqenit Pelod (liqenit tė Butrintit), dhe pas kėsaj u dėgjuan vajtime nė grup, sikur shumė qėnie tė vajtonin sė bashku. Ende nuk dimė se pse gojėdhana i referohet liqenit tė Butrintit, por mendojmė se e qara polifonike do tė ishte requiemi mė i plotė pėr vdekjen e shumė te shquarit Pan.

Duke vazhduar me dokumentat qė na vijnė prej arkeologjisė sonė muzikore, do tė pėrmendja edhe njė unazė tė shek. XV para erės sė re, nė gurin e sė cilės ėshtė gdhendur figura e Panit brinoē me kėmbė dhie, duke i rėnė njė vegle frymore me dy tyta tė bigėzuara[6]. Nga kėto dėshmi provohet gjithashtu edhe ekzistenca e instrumentave polifonikė qysh nė ndėrtim si p.sh tipi i fyellit tė dyfishtė qė dokumentohet nė Shqipėrinė Jugperėndimore, nė Apolloni, qė nė shek. VI-V p.e.re dhe nė luginėn e sipėrme tė Vjosės nė shek. IV-III p.e.re.[7] etj. Gjithashtu theksohet fakti se ekzistenca e polifonisė sot tek arbėreshėt nė Itali, provon se nė shek. XIV-XV, kohė kur ata emigruan, polifonia ishte njė relitet muzikor i pranuar nga tė gjithė nė Shqipėrinė e Jugut.

Ende, nė pamundėsi tė dokumentimit tė fenomenit sonor tė polifonisė sonė nė kohėt e vjetra, mund tė themi se ekzistenca nė folklorin muzikor polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn polifonike me origjinė mitologjike apo nė “vallet rituale”, mund tė provojė se polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė. Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: “Oj lia oj”, / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj![8]; etj. Kėtu njė vend tė posaēėm do t’i kushtonim edhe baladave por dhe kėngėve historike tė cilat kėndohen dhe vallėzohen[9] nė polifoni. Ndėr mė tipiket kemi kėngėn e Dhoqinės e cila gjendet nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshin Durrėsin, Gramshin, Pogradecin (gjurmė tė saj i gjejmė nė Korēė), Pėrmetin, Libohovėn, Gjirokastrėn, Beratin, Fierin, Vlorėn, Sarandėn, Ēamėrinė[10]; si dhe kėngėt polifonike “Skėnderbeu trim me fletė”[11] dhe ajo e “Gjorg Golemit”[12] etj.

Nė kulturėn popullore jugore janė ruajtur edhe njė varg elementėsh tė tjerė, jo muzikorė, qė vijnė nga e kaluara e largėt dhe shumė e largėt e kėtyre trevave. Kėshtu nga fusha e veshjeve mund tė pėrmendim fustanellėn e burrave, e cila ka pasur pėrdorim tė gjerė nė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Ballkanit, e sidomos nė Iliri e nė Epir. Ajo ėshtė e dėshmuar arkeologjikisht, qė nė shek. V-tė p.e.s nga njė figurinė e gjetur nė Maribor tė Sllovenisė, e pasuar nga figura e njė burri tė paraqitur nė njė gur varri tė shek. III-tė, tė gjetur nė Smokthinė-Mesaplik tė Vlorės, nga njė terrakotė e shek. IV, e gjetur nė Durrės etj. Nga kėto zona, pėrveē fustanellės mund tė pėrmendim se ėshtė ruajtur deri nė fillim tė shek. XX, njė nga tipet mė tė vjetra tė veshjeve pėr gra qė ėshtė kostumi mė kėmishė tė gjatė e dy futa, njėra pėrpara e tjetra prapa. Nė kėto troje ėshtė dėshmuar arkeologjikisht edhe pėrdorimi i “dalmatikės” ilire, qė kishte formėn e njė kėmishe tė gjatė e me mėngė, si ajo qė mban mjeshtri i paraqitur nė njė gur varri tė gjetur nė Drashovicė tė Vlorės dhe qė i pėrket shek. II-tė. Edhe nė njė tjetėr gurr varri tė shek II-III, tė gjetur nė rrethin e Korēės, janė paraqitur dy farkėtarė tė veshur me “dalmatika”. Tjetėr element i lashtė ilir nė kėtė lėmė janė edhe opingat e thjeshta me retra[13]. Gjithashtu, uniteti i tipareve tė pėrbashkėta antropologjike prej ilirėve tek shqiptarėt e sotėm jugorė, janė tregues i vazhdimėsisė biokomunikative dhe sprovė e pėrdorimit tė materialit antropologjik si burim historik[14] etj.

Ajo ē’ka duhet theksuar pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare ishte fare e pastudiuar deri para viteve ’40 tė shek.XX, sepse “… para ēlirimit tė atdheut askush nuk merrej nė vendin tonė me studime muzikologjike, prandaj nuk trashėguam nga e kaluara asnjė farė literature shkencore”[15]. Arsyet rreth kėsaj mund tė jenė nga mė tė ndryshmet, por deri mė atėhere vetė folklori shqiptar si fenomen mė i gjerė nuk ishte bėrė ende objekt i plotė studimi, e pėr mė tepėr polifonia e cila ende sot ngelet nga dukuritė me elitare tė folklorit tonė muzikor. Kuptohet se pėr tė studiuar polifoninė nuk ėshtė njėsoj, fjala vjen si tė studiosh poezinė popullore e cila ka vite qė ėshtė dokumentuar (pa ja ulur vlerat kėsaj tė fundit), sepse vetė polifonia, proēesi i shqyrtimit tė saj mpleks probleme dhe vėshtirėsi nga mė tė shumtat. Ky konstatim gjithsesi nuk mohon se nuk ka patur prekje dhe lokalizim tė saj nė rrafshin teorik si njė dukuri specifike e traditės popullore shqiptare.

Megjithėse pa ekzistencėn e punimeve tė mirėfillta mbi polifoninė popullore, ka ekzistuar njė interes i pėrgjithshėm rreth kėndimit muzikor shqiptar me shumė zėra, i shfaqur nė punime tė ndryshme, qofshin kėto letrare, tė arteve pamore apo dhe tė fushave tė tjera tė dijes, i cili me sa kemi mundur ne tė hulumtojmė deri mė sot, datohet qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XVIII. Mė poshtė, nė rend kronologjik do tė paraqesim punėn e autorėve shqiptarė dhe tė huaj tė cilėt kanė pėrmendur nė veprat e tyre (tė botuara brenda apo jashtė Shqipėrisė), fenomenin e polifonisė popullore, si dhe tė gjitha ato kujtime, vizita dhe pėrshtypje pėr Shqipėrinė, sė bashku me krijimtarinė poetike folklorike gojore, njė pjesė e madhe e sė cilės lidhet me kėndimin polifonik edhe sot e kėsaj dite. Ky interesim buronte dhe ishte i lidhur me faktin se “… Shqipėria mesjetare kish njė pamje tė njė vendi tė ashpėr malor, tė njė zone tipike “strehimi e reliktesh”, ku ruheshin tipare arkaike tė kulturės lėndore e shpirtėrore e tė organizimit shoqėror”[16].

Kryekreje, njė tė dhėnė tė rėndėsishme pėr konstatimin e tė kėnduarit polifonik nė jug tė Shqipėrisė na i jep Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664. Ai shkruan se “… gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far’ e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vaktueseve. Unė e pagėzova Gjirokastrėn “qyteti i vajtimit”[17].

Nga autorėt shqiptarė pėrmendim afreskun e pikturuar nga piktori David Selenicasi rreth vitit 1715, i cili gjendet nė manastirin “Laura e Madhe, kapelja e virgjėreshės Kukuzelisa”, nė Malin Athos. Afresku paraqet katėr gra duke kėrcyer tė shoqėruara nga njė formacion me vegla i pėrbėrė nga dy vegla aerofone dhe dy kordofone. Sipas F.Hudhrit[18], nė kėtė punim vihet re trajtimi jetėsor i figurave, duke “shkelur” dogmat e diktuara nga kanonet bizantine.

Paskėtaj kemi njė fjali tė vetme tė shkėputur nga vepra e Marie WORTLEY-MONTAGU, “Letters and Works”, nė tė cilėn ajo pas vizitės nė Shqipėri mė 1817, shkruan pėr shqiptarėt se: “Ata tė gjithė janė tė veshur dhe tė armatosur me paratė e veta, ca burra zakonisht lakmitarė, tė veshur nė pėlhurė tė pastėr tė bardhė, duke mbajtur pushkė tepėr tė gjata, tė cilat i mbajnė mbi supe sikur tė mos ndjenin peshėn e tyre, me prijėsin qė ia jep njė kėndimi tė ashpėr, jo tė pakėndshėm, dhe me tė tjerėt, qė pėrbėjnė korin”[19]. Gjurmė tė polifonisė nė artet pamore gjejmė gjithashtu edhe nė dy afreske tė pikturuar po nga piktorė shqiptarė nė vitin 1744. I pari afresk paraqet njė bari tė vogėl duke i rėnė fyellit i pikturuar nga Konstandin Shpataraku nė kishėn e Shėn Thanasit nė Voskopojė, ndėrsa i dyti punė e Zografėve paraqet dy barinj, ku i dyti nė sfond, i shoqėruar nga tufa e bagėtive i bie gjithashtu fyellit nė njė sfond tipik.

Nga veprat e F.C. POUQEVILLE “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1789-1801), kemi kėtė konstatim pėr vallen e kėnduar polifonike kur thotė se “… kėta banorė tė maleve Akroqerame e bashkojnė kėtė valle me kėngė, qė vijnė qė nga shekujt famėmadhė tė Skėnderbeut dhe e pėrdorin pėr tė qortuar qullosjen e osmanllinjve”[20]. Nė veprėn tjetėr “Voyage de la Grece”, tė botuar mė 1826, veē tė tjerash, ai shpjegon efektin qė i la kėndimi i njė kėnge tė dėgjuar pranė Lukovės me fjalėt: “… shqiptarėt kėndonin me njė zė aq tė fortė sa tė ē’ponte veshėt”[21], qė ne mendojmė se nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kėndimi sė bashku nė grup i njė kėnge polifonike.

Personalisht mendoj se pėrshkrimi mė i saktė letrar i fenomenit tė polifonisė popullore shqiptare, gjendet nė veprėn e J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”. Duke pėrshkruar mbrėmjen e njė dite bashkė me ushtarėt qė ei shoqėronin, nė Salora pranė Janinės, ai shkruante “… one man sung or rather repeated in loud recitative, and was joined in the burthen (burdon-shėnimi ynė) of the song by the whole party. The music was extremly monotonous and nasal; and the shrill scream of their voices was increased by each puttinghis hand behind his ear and cheek as a whipper in does when rating hunds, to give more force to the sound. They also dwelt a considerable time on the last note (as long as their breath would last), like the musicians of a country church. One of the songs was on the taking of Prevesa, an eploit of which the Albanians are vastly proud, and there was scarcely one of them in which the name of Ali Pasha was not roared out and dwelt upon, with peculiar energy”[22].

Konstatim tė polifonisė gjejmė edhe nė veprat letrare me karakter autobiografik. Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824), nė veprėn e tij “Ēajld Haroldi”, mes tė tjerash jep edhe kėtė poezi mbresėlėnėse tė ndėrtuar mbas dėgjimit dhe efektit sugjestionues tė valles sė kėnduar polifonike:



71 Nė zall tė shtruar ndritėn zjarret natėn,

darka mbaroi, vjen rrotull verė e kuqe;

Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjė,

Ju muar mentė fare nga ajo pamje;

Se sa pa shkuar orėz e mesnatės,

Pėrcjellėsit ia nisėn kėngės tyre;

Ēdo Palikar e flaku tutje shpatėn

Kėrcyen dorėpėrdorė njėri pas tjetrit,

Me kėngė apo vajtim u drodhėn fustanellat.



Vlerėsime mė tė pėrgjithshme pėr kėndimin polifonik tė jugut dhe atė tė arvanitasve kemi edhe nga Henry HOLLAND, nė veprėn e tij “Travels in the Ionian isles, Albania, Thessaly during the years 1812-1813”[23]. Njė e dhėnė mjaft interesante pėr konstatimin e iso-polifonisė nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, na vjen edhe nga udhėtimi nė Shqipėri, e konkretisht nė Janinė, nė periudhėn shtator tetor tė vitit 1830 i anglezit Benzhamin Dizrael (1804-1881), mė pas kryeministėr i Anglisė pėr rreth 12 vjet. Nė nė nga letrat qė i dėrgon nga Janina tė atit ndėr tė tjera ai shkruan: “… njė natė Mehmet Aga, solli njė grup kėngėtarėsh tė cilėt kėnduan me iso njė balladė pėr vrasjen e Veli Beut dhe rebelėve tė tjerė”[24].

Mė tej, nė artet pamore, do tė gjejmė shembuj tė tjerė tė dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Nė kėto vite (1820-1840) kemi tre piktorė tė huaj dhe pikturat e tyre nė vaj me kėtė temė. A.Deka (1803-1860) me veprėn “Valltarėt shqiptarė”, vallen tė cilėn ata kėrcejnė e ka shpjeguar edhe T. S. Huges duke e quajtur “Albanitico” ose vallja kombėtare e palikarėve shqiptarė[25], L.Zherom (1824-1904) dhe K.Udvil (1856-1927), tė dy me pikturat e titulluara njėsoj: “Shqiptarėt qė kėndojnė”[26].

Nė veprėn e Ami BOUE “ La Turquie d’Europe” tė botuar nė Paris mė 1840, gjejmė edhe shpjegimet mbi mėnyrat e tė kėnduarit tė popujve tė ndryshėm. Ndėr tė tjera ai thotė se “… grekėt bile dhe zinzarėt (vllehėt-shėnimi ynė) kėndojnė mė mirė se sllavėt, dhe banorėt e Shqipėrisė sė Jugut janė nė mes tė tyre”[27]. Nga kolana e mbledhėsve dhe botuesve tė huaj tė folklorit letrar polifonik do tė evidentoja ndėr ta J.G.Hahn me botimin e “Albanesischen Studien” mė 1854, ku zė vendin e saj edhe kėnga shumė e njohur e “Urės sė Qabesė”[28].

Zef Jubani, (1818-1880) nė artikullin e tij publiēistik “Mbi poezinė dhe muzikėn shqiptare”, jep ndėr tė parėt njė konstatim pėr muzikėn polifonike tė Myzeqesė. Ai thotė se banorėt e kėtyre viseve mbajnė akoma emrin Myzeqarė, qė do tė thotė njerėz me prirje pėr muzikėn dhe tė cilėt edhe sot vėrtetojnė me fakte kėtė cilėsim tradicional. Kur shpirti i tyre ndihet i tronditur nga frymėzimi i muzės, shihen si tė dehur dhe tė mallėngjyer deri nė pėrēartje dhe ėshtė atėhere ēasti nė tė cilin improvizojnė kėngė mbi shijen martesore, me koncepte shumė tė larta dhe tė ēuditshme, dhe e pėrshtasin melodinė e ėmbėl dhe patetike nė mėnyrė origjinale. Nga kjo pikpamje kėngėt e Shqipėrisė sė Mesme, d.m.th. tė Myzeqesė[29], janė mė tė mirat dhe mė tė kėrkuarat tė kėtij kombi[30].

Nga mbledhėsit shqiptarė tė folklorit do tė pėrmendim Thimi Mitkon dhe veprėn e tij “Bleta shqiptare”, tė pėrgatitur pėr botim mė 1874. Njė vend tė rėndėsishėm nė tė krahas folklorit popullor nė tėrėsi, zėnė poezitė popullore tė kėngėve popullore polifonike, tė cilat ai i mblodhi “… i pėshtetur ndė dorėgjerėsinė dhe ndė atdhetarinė e bashkėmėmėdhetarėve tė mij, shpėrenj qė, ndė mbledhje tė dytė, tė jap ndė dritė lėndė mė tė shumėtė e mė tė plotė, prej sė cilės gumėzhin Shqipėria”[31]. Po kėshtu edhe Faik Konica, i cili nė vitin 1887 thoshte se ajo qė do tė ofrojė ndoshta njė interes tė ri, para sė gjithash janė vajtimet, trenet, ato gjėmė, kuisje (lamentations) tė ritmuara qė gratė i improvizojnė mbi varrin e tė vdekurve, karakteri antik i tė cilave shpesh i ka mahnitur udhėtarėt qė kaluan andej[32]. Mė 1879, kemi A. Dozonin me “Manuel de la langue Chkipe”, ku ndėr tė tjera do tė veēojmė edhe “Zakonet e martesės nė Pėrmet”[33], ku gjejmė pėr tė parėn herė shpjegimin rreth kėngėve polifonike qytetare tė formacionit muzikor polifonik tė shairėve-sazet, sė bashku me poezitė e kėngėve pėrkatėse etj.

Nė parathėnien e veprės sė tij “Valėt e Detit”, tė botuar nė Sofje-Bullgari mė 1908, folkloristi Spiro Dine shpjegon mėnyrėn sesi mblidhte folklorin nga shqiptarėt: “… kudo qė gjenja shqiptar do t’i ngarkohesha dhe do t’i lutesha tė mė thosh sa qė dinte. Por eshe pėr fat tė mirė atė kohė, ndodheshin dhe shqiptarė shumė n’Egjypt, nga do tė shkonje do tė piqnje shqiptarė. Karakollėt e Kairos qenė plotė gegė e toskė. Kėngėt e vallet nukė rreshtnin”[34]. E njėta situatė sa mė sipėr gjendet edhe tek copa letrare “Kėnga”, e shkruar nga Lumo Skėndo nė Stamboll mė 20.10.1910: “… Meēi, me gjithė tė dyzetat e shkuara dhe tė pesėdhjetat e afėruara, po mirrte kėngėn: tė tjerėt me radhė sicilido pas zėrit qė kish, po e priste , dhe kėshtu kėng’ e Labėrisė po gumėzhinte nė kėtė dyqan tė vogėl nė mes tė tė madhit Stamboll”[35].

Nė vitet ’30 kemi interesimet e disa kompozitorėve shqiptarė mbi folklorin muzikor polifonik. Thoma Nasi (1892-1964) kompozoi disa vepra me kėtė orientim si “E qarė”, “Fyelli i bariut” apo “Katėr valle”, ndėrkohė qė kompozitori Kristo Kono (1907-1991) pretendonte qė tė krijonte muzikė “… me frymėzim nga folklori i rrethit tonė (Korēės-shėnimi ynė V.S.T), veēanėrisht tė atij tė bazuar nė shkallėn pentatonike, pesėtingujshe. Kisha filluar ta mblidhja kėngėn popullore e ta studioja strukturėn e saj qė kur isha nė Gjirokastėr, si nga ana e melodisė, ashtu edhe nga ajo e polifonisė”[36]. Nė vitin 1935, nė njė artikull qė s’ka tė bėjė me muzikėn, Mehdi Frashėri ka qėnė shprehur se “… kur dėgjojmė njė kėngė lapēe ose toskarēe na bėn njė farė pėrshtypje, sepse na sjell ndėrmend jetėn e kaluar kur ato lloj kėngėsh ishin nė rendin e ditės dhe pėr ne janė tė bashkuara me jetėn e shkuar tė djalėrisė, kujtimi i sė cilės na sjell njė ngashėrim nė zemėr”[37] etj.

Edhe nė Arkivin Qėndror tė Shtetit (A.Q.SH), gjenden njė seri dokumentash tė viteve ’30 tė shek. XX qė provojnė rritjen e interesimit edhe tė shtypit tė huaj[38] e tė studiuesve tė huaj pėr muzikėn popullore shqiptare, e veēanėrisht pėr polifoninė. Nė njė letėr qė mban dt. 7 Janar 1930, e dėrguar nga Dr. Heinrich Schatz, Innsbruck-Hotting, Riedg. 8, kėrkoheshin pllaka gramafoni me muzikė popullore shqiptare pėr t’i prezantuar ato nė njė konferencė mbi Shqipėrinė qė do tė mbahej nė fund tė vitit nė Universitetin e Insbrukut[39]. Tė njėjtėn gjė kėrkonte edhe njė studiues gjerman[40] i folklorit dhe ēeku Artus Ēernik[41], mė 1931. Nė vitin 1934 mėsojmė “…mbi vizitėn zyrtare tė njė muzikanteje amerikane pėr tė studiuar muzikėn shqiptare”[42] dhe mė 1935 kemi njė korespodencė tė tėrė tė M.P.Jashtme me legatat shqiptare nė Athinė dhe Paris lidhur me interesimin e studiuesve francezė pėr muzikėn dhe kėngėtarėt popullorė shqiptarė. Nė kėtė vit, “Institut International de Cooperation Intellectuelle” - Paris, kėrkoi bashkėpunim nga shteti shqiptar qė kėtij instituti t’i dorėzohej njė dokumentim i plotė mbi muzikėn dhe kėngėt popullore tė Shqipėrisė, i cili do tė zinte vend nė enciklopedinė botėrore “Musique et Chanson Populaires”[43], gjė e cila nuk u realizua. Mė 1939 botohet nė shtypin shqiptar artikulli i J. Arbatskit “Muzika nė Shqipėri”[44] etj.

Mbi traditat dhe folklorin muzikor shqiptar nė pėrgjithėsi, nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, interesim kanė shfaqur edhe shoqėritė e huaja kinematografike[45] tė cilat kanė realizuar shumė filma dokumentarė nė tė cilėt zbulojnė pasurinė etnografike dhe etnomuzikore tė shqiptarėve. Tė parėt vėllezėrit Manaki mė 1906 kanė regjistruar filmin “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanė bėrė xhirime tė kėsaj natyre edhe nė Korēė, Pėrmet, Kėlcyrė e Janinė. Mė 1913 amerikani William Hovard xhiroi nė Shqipėri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqėria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi mė 1932 njė film dokumentar me zė qė shoqėrohej me muzikė origjinale popullore. Mė 1936, regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhėtim ėndėronjės nėpėr Shqipėri”, me pamje nga Korēa, Ohri etj. ku jepeshin edhe pamje tė kostumeve e zakoneve dhe valle e kėngė popullore. Kėtu pėrmendim edhe filmin e gjatė dokumentar “Vėllamėt”, tė xhiruar pėrsėri nga gjermanėt, tė mbushur me legjenda e folklor. Mė tej kemi njė film tė “Luce”-1940, ku jepen edhe njė grup vajzash hoēishtare tė veshura me kostume popullore etj.

Pėrmendje dhe analizim mė tė plotė tė fenomenit muzikė popullore polifonike do tė hasim nė vitin 1939, tek punimi i Prof. Ēabejt “Pėr gjenezėn e literaturės shqipe” botuar tek revista “Hylli i Dritės”, shkrim i cili e prek dhe lokalizon gjerazi dukurinė polifonike, pa pretenduar analizimin ngushtėsisht teknik-muzikor tė saj. Njė konsideratė tė pėrgjithshme pėr polifoninė, pėr mendimin tonė shumė tė saktė, na jep pėrsėri Faik Konica kur shkruan mė 1939 se “… vetė kėngėt janė tė trishtueshme dhe monotone, por janė shembull i vetėm i muzikės sė vjetėr folklorike me pjesė tė ndryshme kėndimi, derisa nė vende tė tjera kėngėt popullore kėndohen me harmoni. … Kėngėt rėndom ndahen nė tri pjesė: derisa dy burra kėndojnė me zėre krejtėsisht tė ndryshėm, ndonėse gjithsesi tė ndėrthurur, grupi ia mban njė sostenuto-je tė ngjashme me point d’orgue”[46]. Vazhdojmė me Mitrush Kutelin, i cili mė 1944 pasqyroi poezitė e kėngėve polifonike tek “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”, shoqėruar kjo me ndonjė transkiptim tė thjeshtė tek botimi muzikor “Lyra shqiptare” i Pjetėr Dungut mė 1940 etj. Pra, deri nė vitet ’40 tė shek. XX, megjithėse pa patur studime tė mirėfillta si dhe transkiptime muzikore me objekt muzikėn popullore polifonike, vetė polifonia ishte njė univers muzikor i cili shtrihej nga lindja deri nė vdekje tė shqiptarit jugor, e si e tillė ajo e ishte prezente nė tė gjitha gėzimet dhe hidhėrimet e tij.

Studimi i parė mbi polifoninė tonė popullore ėshtė shkruar nga studiuesi Ramadan Sokoli nė vitin 1959, me titullin “Polifonia jonė popullore”, fillimisht botuar mė vete[47], e mė pas si njė pjesė e librit tė tij “Folklori Muzikor Shqiptar”[48], Tiranė 1965. Megjithėse gjithshka pėrfshihet atje ėshtė veēse disa faqe, piketat e para tė studimit tė polifonisė sonė popullore u ngulėn me kėtė vepėr. Me pak fjalė aty jepet shtrirja gjeografike e tė kėnduarit polifonik, veēoritė e ndėrtimit tė shumėzėrėshit, shkallėt pentatonike tė polifonisė jugore dhe tė dhėna tė tjera me interes rreth saj, sė bashku me disa transkiptime tė muzikės popullore polifonike. Nė kėtė botim mbi foklorin muzikor shqiptar, nė pikėpamje tė klasifikimit, polifonia zė vendin qėndror, dhe trajtohet krahas dukurive tė tjera tė folkut tonė.

Gjithė koha pas veprės sė parė nė studimin e polifonisė vlejti pėr lėvrimin e djerrinės nė kėtė lėndė, pra si me thėnė nė rrokjen e gjithė hapėsirės nė fjalė. Nisur nga ky terren bosh, studimet u thelluan sa nė konstatimin e saj e po aq nė specifikimet e dukurisė. Nė kėtė mėnyrė u bė e mundur qė harta e piketave tė shtohej dikė pėrfshirė nė tė gjithė hapėsirėn etnomuzikore jugore, e cila sot konturohet si sipėrfaqja gjeografike natyrale e ekzistencės sė polifonisė sonė. Pas kėsaj vepre pionere jo vetėm pėrsa i pėrket studimit tė polifonisė, por mė gjerė edhe tė folklorit muziko-letrar shqiptar, pati njė rritje graduale tė interesit tė studiuesve rreth dukurisė sė polifonisė popullore shqiptare. Kėtu do tė pėrmendja shumė artikuj shkencorė tė shkruar mbi polifoninė[49] vokale e atė me vegla, monografinė e Beniamin Krutės “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut” dhe atė tė Spiro Shitunit “Polifonia labe” tė botuara mė 1989, si dhe shumė botime me transkiptime muzikore polifonike[50] etj. Si tendencė kryesore e punimeve tė etnomuzikologjisė sonė, nė studimin e polifonisė nė kėto vite, ka qėnė kalimi “nga totali nė detaj”, ē’ka do tė thotė me fjalė tė tjera analizim i polifonisė popullore edhe nė rrugė ngushtėsisht teknike.

Nė kėto vite reflektime tė veēorive tė polifonisė sonė popullore, si zakonisht, nuk kanė kaluar pa u pasqyruar edhe nė muzikėn profesioniste shqiptare tė viteve 1950-1990 ashtu dhe nė veprat e letėrsisė sonė. Kompozitorėt shqiptarė si Ēesk Zadeja (1927-1997), Feim Ibrahimi (1935-1997), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1992), Kujtim Laro, Shpėtim Kushta, Limoz Dizdari, Aleksandėr Peēi, Thoma Gaqi, etj. gjetėn tek muzika popullore polifonike njė nga burimet ku u pėrqėndrua interesi i tyre krijues. Kur flasim pėr interes krijues tė kompozitorėve shqiptarė mbi lėndėn muzikore popullore, kuptojmė atė brez krijuesish tė specializuar qė nuk komunikojnė me lėndėn folklorike vetėm si profesionistė, por edhe tė lidhur ngushtė gjenetikisht me tė, nė njė farė mase si produkte artistike tė saj[51]. Vetė krijimtaria muzikore ka provuar se integrimi i polifonisė popullore si fenomen ashtu edhe i strukturės sė saj nė veprat e muzikės kulte, ka sjellė njė risi pėr vetė kėtė muzikė pasi “… tradita muzikore shqiptare ėshtė vazhdė e njė harmonizimi tė natyrshėm midis pėrpjekjeve tė shumė muzikantėve me pėrgatitje tė ndryshme dhe burimeve tė kulturės muzikore popullore…”[52]. Kjo marrėdhėnie vazhdon ende edhe nė proēesin krijues dhe veprat mė tė reja tė krijuara nga kompozitorėt bashkėkohorė shqiptarė tė pas viteve ’90 si Vasil S.Tole, Ermir Dergjini, Fatos Qerimi, Endri Sina etj.

Nga pasqyrimi nė letėrsinė shqiptare[53] i dukurisė sė iso-polifonisė, do tė pėrmendja romanin "Kush e solli Doruntinėn" tė Ismail Kadaresė ku “… gjejmė tė pasqyruar jo vetėm riprodhimin e njė prej dukurive mė domethėnėse tė etnomuzikės shqiptare, tė polifonisė nė vajin e grave, por dhe shpjegimin e gjendjes muzikore me njė tjetėr "partiturė". Mė poshtė kemi njė skemė tė pėrafėrt grafike tė linjave muzikore tė 4 vajtojcave:



Vajtimi i vajtojcave Karakteristikat vokale



Zėri I (kėndon) zė i dridhshėm

Zėri II (kėndon) zė akoma mė i dridhshėm

Zėri III (kėndon) ligjėrim

Zėri IV (kėndon) vajtim



Pas polifonisė sė plotė nė tė katėr zėrat (skema mė lart e formuluar nga ne sipas specifikave tė dhėna nė tekstin letrar), vijohet me njė ndėrlikim tė formulės, e cila qėndron nė marrėdhėnie mė specifike fillimisht mes zėrit tė I e atij tė III e tipit marrje-prerje; pastaj njė diafoni e ndėrprerė nė mes tė zėrave IV dhe tė I ("... duke ndėrprerė njėra tjetrėn"), tė cilave u shtohet edhe zeri i III, e mė tej pėrfundojnė sė bashku pėr tė filluar pėrsėri. Prirja pėr tė "notizuar" dukurinė e polifonisė popullore, nuk mbetet me kaq. Trajtimi konceptual i lėndės polifonike ka sjellė nė veprat e Kadaresė edhe risitė pėrsa i pėrket polifonisė si formė. Kėtu do tė vinim nė pah strukturėn e romanit "Dimri i madh" i cilėsuar si "roman me iso", "roman polifonik", ku ēdo gjė nė tė ndėrtohet ashtu si nė praktikėn e gjallė tė tė kėnduarit popullor ku: "…njėri ia merr kėngės, tė tjerėt rrijnė rreth e rrotull dhe ashtu si njerėzit qė i fryjnė zjarrit pėr ta mbajtur gjallė, ata i mbajnė ison kėngės"[54].

Kuptohet se kjo periudhė (1950-1990) ėshtė periudha mė intensive nė studimin e polifonisė sonė popullore dhe nė interesimin rreth saj, e pasqyruar jo vetėm nė sasinė e verpave dhe artikujve tė shkruar mbi tė, por edhe tek madhėsia e lėndės muzikore polifonike e cila ka qėnė dashur tė mblidhej, tė studiohej dhe tė transkiptohej. Nė kėtė pikė do tė shprehnim objeksionet tona pėr nivelin e transkiptimeve muzikore polifonike tė cilat nė masėn mė tė madhe tė tyre lėnė shumė pėr tė dėshiruar, siē do tė pėrshėndesnim punėn voluminoze dhe profesionale qė ėshtė bėrė me mbledhjen, regjistrimin dhe ruajtjen e materialit muzikor polifonik nė arkivin muzikor tė I.K.P dhe nė atė tė R.T.V-sė, dhe aprovimin tonė pėr tė gjitha ato aktivitete muzikore-folklorike tė cilat mbėshtetėn gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit gjallimin e polifonisė dhe tė grupeve polifonike.

Situata nė fushėn e studimeve tė polifonisė popullore shqiptare u pasurua nė momentin kur edhe etnomuzikologėt e huaj u ballafaquan me faktin qė, studimi i fenomenit tė polifonisė popullore nė vėshtrimin mė tė gjerė tė tij nuk mund tė kryhej pa faktorin etnomuzikor shqiptar. Ky fakt i cili mund tė mos ketė qėnė ditur, apo qė mund tė ketė qėnė i nėnvlerėsuar deri diku nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, mė pas orientoi shumė studiues tė kombėsive nga mė tė ndryshme pėr t’u thelluar nė domethėnien e polifonisė popullore shqiptare si njė ēelės pėr shumė nga tezat e tyre.

Kuptohet qė nė rradhė tė parė interesimi tė vinte nga etnomuzikologė tė vendeve tė Ballkanit por dhe mė gjerė[55], nisur nga fakti se “…nė muzikėn popullore shqiptare janė ruajtur deri nė kohėn e sotme forma dhe praktika tė vjetra tė cilat lejojnė tė bėsh konkluzione mbi shkallė tė hershme zhvillimi”[56]. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė interesimet e drejtpėrdrejta tė studiuesve tė huaj mbi polifoninė muzikore popullore shqiptare nisėn me kryerjen e ekspeditės sė parė shqiptaro-gjermane nė vitin 1957[57]. Si rezultat i publikimit tė kėtyre regjistrimeve sė bashku me pėrcjelljet studimore pėrkatėse, publikime nė shumė prej organeve tė rėndėsishme tė etnomuzikologjisė evropiane e mė gjerė, startoi njė “erė e re” nė fushėn e studimit tė polifonisė muzikore popullore shqiptare. Nė kėto vite edhe vetėm p.sh pėr muzikėn popullore ēame, ka qėnė pohuar se “…analiza e saj (muzikės ēame-shėnimi ynė), mund tė japi impuls tė gjurmohen-pėrtej skjarimit tė marrėdhėnieve tė brendshme shqiptare-bashkėlidhjet midis praktikave vokale tė grupeve popullore tė ndryshme jugballkanikė mė tepėr se ėshtė bėrė deri mė tani”[58], si dhe pėr faktin qė t’u jepej studimeve krahasuese material i ri “… pėr sa i perket kompleksit problemor tė polifonisė popullore nė Evropė”[59]. Megjithatė, megjithė studimet qė janė kryer deri mė sot, mė duket ende i drejtė konstatimi i A.L.Lloyd i bėrė nė vitet ’60 se folklori muzikor shqiptar ende ėshtė mė pak i studiuar sesa kėngėt e eskimezėve apo ato tė malėsorėve tė Guinesė sė Re[60].

Pėrsa i pėrket regjistrimeve muzikore tė polifonisė shqiptare mund tė thuhet se ato nuk janė mė tė hershme. Deri nė momentin e regjistrimeve muzikore “… oraliteti ka qėnė mėnyra e ekzistencės sė folklorit dhe mekanizmi themelor i kumtimit tė informacionit artitik si nė drejtim vertikal, nga njėri brez te tjetri, ashtu edhe nė drejtimin horizontal, nė pėrhapjen te bashkohėsit”[61]. Nga sa dimė deri mė tani, regjistrimet e folklorit muzikor polifonik (vokal dhe atij me vegla) datojnė qysh nė dhjetvjeēarėt e parė tė shek. XX, regjistrime tė kryera pranė shoqėrive diskografike shqiptare[62] dhe europiane[63] pėr tė vazhduar mė pas mė intesitet tė plotė. Ky ėshtė njė tregues i faktit se polifonia muzikore popullore mė pėrpara ishte shfaqur si e tillė se sa ishte studiuar. Nė kėto vite, si rezultat i presionit dhe kėrkesave tė shtresave tė gjera popullore, mjaft shoqėri diskografike perėndimore[64] realizuan nė Shqipėri me dhjetra disqe me muzikė popullore polifonike tė jugut, ku ndėr to u shqua kėngėtari Q.A.Ruka[65] si dhe grupi polifonik i bilbilit tė bregdetit Neēo Muko[66], praktikė e cila nė vitet nė vazhdim u intesifikua[67] si nė shtimin e grupeve polifonike e po aq nė afirmimin e liderve tė tyre, siē ėshtė nė vitet ’60, rasti i grupit polifonik tosk tė Skraparit me mjeshtrin Demir Zyko[68], apo atij lab tė Xhevat Avdallit me grupin e pleqve tė Gjirokastrės[69], Dhimitėr Varfi me grupin e bregut, Hysen Ruka me grupin polifonik tė Smokthinės; nė vitet ’70 grupi polifonik i Bėnēės[70]; nė vitet ’80 ai i Lapardhasė-Vlorė dhe i tė “rinjve”[71] nė Gjirokastėr; nė vitet ’90 me grupin lab tė Vėzhdanishtit[72] etj.

Njė CD me muzikė shqiptare e regjistruar nė vitet ’30 nė Shqipėri, nga shoqėri tė huaja diskografike ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė dalė nė tregun botėror nė mbyllje tė kėtij 2000 vjeēari[73].





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Abas Ermenji, “Vendi qė zė Skėnderbeu nė historinė e Shqipėrisė”, fq. 127, Tiranė 1998. Studim i cit. Pėr mė gjerė rreth shqiptarėve shiko dhe Edwin E. Jacques, “The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present”, Introduction “Who are the Albanians”, fq. XI-XVIII, USA 1995; “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969; “Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė”, burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, vol I, Tiranė 1965 etj.

[2]“Antologji e mendimit estetik shqiptar”, 1504-1944, Zef Jubani, “Mbi poezinė dhe muzikėn e shqiptarėve”, fq.152, Tiranė 1979. Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe letėrsia”, fq. 43, Onufri 1997.

[3] Faik Konica, “Vepra 2”, fq. 207, Prishtinė 1997. Studim i cit.

[4] Shiko tek Qemal Haxhihasani, “Balada e Tanės dhe disa pėrkime tė saj ballkanike”, fq. 30, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar”, nr. 4, Tiranė 1989. Studim i cit. Njoftimet pėr muzikėn ilire (shėnimi ynė) na vijnė nga drejtime tė ndryshme. Me mjaft vlerė janė ato qė pėrcillen kalimthi nga veprat e Homerit, Aristotelit, Strabonit, Lukianit, Plutarkut, Tit Livit, Ciceronit, Plinit etj. Me mjaft rėndėsi konsiderohen gjetjet e arkeomuzikologjisė mbi “Kultin e Nimfave”, instrumentariumin e gjinisė frymore si bobla, fyejt, surla, bicula, hydraulikoni, lira etj. Pėr mė gjerė shiko dhe R. Sokoli, “Vallet dhe muzika e tė parėve tanė”, Tiranė 1971; R. Sokoli, P. Miso “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, kap. “Shikim nė tė kaluarėn”, fq. 23-49, Tiranė, 1991 etj.

[5] PLUT., De defectu oraculorum, XVII., “Ai thotė se Epitersi, i ati i oratorit Emilian, thoshte se njė herė, duke lundruar drejt Italisė, qėlloi ne njė barkė tė mbushur me njerėz e tė ngarkuar me mallra. Njė mbrėmje, gjatė lundrimit, era pushoi dhe barka, qė kishte mbėrritur pranė Ekinadeve, filloi tė rrėzonte dhe iu afrua njė ishulli tė Paksosit (kėshtu quhen edhe tani ishujt qė ndodhen nė jug tė Korfuzit). Kur shumė udhėtarė po pinin ose sapo kishin mbaruar sė ngrėni, nga njė ishull i Paksosit u dėgjua papritur njė zė qė thėrriste Thamos. Zėri ishte aq i fortė saqė u habitėn tė gjithė. Ky Thamosiqe njė pilto egjyptian qė pakkush nga ata qė ishin nė anije ia dinte emrin. Ai nuk iu pėrgjigj as thirrjes sė parė, as sė dytės, po vetėm sė tretės. Atėhere zėri u bė edhe mė i fortė e tha: Sa tė mbėrrish te liqeni Pelod, lajmėro se Pani i madh ka vdekur. Epitersi thotė se tė gjithė ata qė dėgjuan atė zė mbetėn tė tmerruar dhe, pastaj, zunė tė diskutonin a duhej Thamosi tė bėnte sa i qe urdhėruar apo mė mirė tė mos e pėrfillte atė porosi. Thamosi vendosi qė, po ta kishte erėn tė mbarė, tė mos e pėrfillte fare. Mirėpo, kur arriti barka te liqeni Pelodit, pushoi era dhe deti ra nė fashė, dhe atėhere Thamosi, duke u drejtuar nga toka, thirri me zė tė lartė se Pani i madh kishte vdekur. Sakaq u dėgjua jo njė, po shumė rėnkime tė thella, sikur shumė qėnie tė vajtonin sė bashku. E meqė shumė njerėz qenė dėshmitarė tė kėsaj ngjarjeje, lajmi mori dhenė e arriti deri nė Romė. Tiberi, perandori i asaj kohe, thirri Thamosin, e aq pėrshtypje i bėri tregimi i tij saqė urdhėroi ta gjenin se kush ishte ai Pani. Letrarėt, qė nuk ishin pak rreth tij, thanė se do tė ishte ai qė kishte lindur nga Penelopja e Hermesi”. Cituar sipas Ugolini. Luigi M, “Butrinti”, Romė 2000, fq. 80-81.

[6] Ramadan Sokoli, Piro Miso, “Veglat muzikore tė popullit shqiptar”, fq. 27, Tiranė 1991. Studim i cit.

[7] Shiko Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisė shqiptare nė polifoninė ballkanike”, fq. 13-14, “Kultura Popullore”, 1/1990.

[8] Alfred Uēi, “Mitologjia Foklori Letėrsia”, fq. 180, Tiranė 1982. Studim i cit. Pėr sa mė sipėr shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, “Kėngė tė moēme shqiptare”, fq. 72-93, Tiranė 1986.

[9] Pėr vallėzimin nė baladat shqiptare shiko dhe Ramazan Bogdani, “Specifikat e vallėzimit nė baladat shqiptare”, fq. 162-167, vallja e kėnduar polifonike “Qėnkėshin tre vėllezėr zėnkėshin tė ndėrtojnė njė urė”, tek “Ēėshtje tė folklorit shqiptar” - 3.

[10] Shiko dhe Fatos Arapi, “Kėngė tė moēme shqiptare”, fq. 69, Tiranė 1986.

[11] Pėr kėtė shiko Ramadan Sokoli, “Figura e Skėnderbeut nė muzikė”, fq. 19, Tiranė 1978.

[12] Pėr kėtė shiko Beniamin Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, fq. 57, Tiranė 1989.

[13] Pėr mė gjerė shiko Andromaqi Gjergji, “Veshjet shqiptare nė shekuj”, kap. IV, Tiranė 1988. Shiko gjithashtu Andromaqi Gjergji “Mbi origjinėn dhe lashtėsinė e disa elementeve tė veshjeve popullore”, fq. 133-143, tek “Shqiptarėt dhe trojet e tyre”, Tiranė 1982; A. Gjergji, “Elemente tė pėrbashkėta tė veshjes sė fiseve ilire dhe vazhdimėsia e tyre nė veshjet tona popullore”, tek “Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve”, Tiranė 1969; A.Gjergji, “Tė dhėna mbi veshjen nė Shqipėri nė shek. XIV-XV, tek “Studime historike”, nr. 4, Tiranė 1967; A.Gjergji, “Vėshtrim historik mbi veshjet nė Shqipėri”, tek “Etnografia shqiptare”, VII, Tiranė 1975; A.Gjergji, “Specifika etnike nė veshjet popullore”, tek “Simpozium kushtuar problemeve tė Festivalit Folklorik tė vitit 1978”, Tiranė 1980 etj.

[14] Pėr mė gjerė shiko dhe Aleksandėr Dhima, “Gjurmime antropologjike pėr shqiptarėt”, fq. 11, 34, 43, 203, 229, 231, 235, Tiranė 1985.

[15] Ramadan Sokoli, “Gjurmime folklorike”, fq. 425, Tiranė 1981. Pėr mė gjerė shiko edhe Ramadan Sokoli, “Mbi traditat tona muzikore”, Nėntori, 9/1965.

[16] Aleks Buda, “Vendi i shqiptarėve nė historinė evropiane tė shekujve VIII-XVIII”, tek “Shqiptarėt dhe trojet e tyre”, fq. 6, Tiranė 1982.

[17] Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė 1930, fq. 39.

[18] Ferid Hudhri, “Shqipėria dhe shqiptarėt nė vepra tė piktorėve tė huaj”, fq. 50, Tiranė 1987.

[19] Marie Wortley-Montagu, “Letters and Works” letra XXX nga Adrianopoja, dt. 1 Prill 1717, drejtuar abatit x, fq. 291, London 1861.

[20] F.C. Pouqueville, “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1798-1801), fq. 277, Paris 1805.

[21] F.C. Pouqueville, “Voyage de la Grece”, Tom. I-er, fq. 95, Paris 1826.

[22] J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”, letter III, p. 35, London 1813.

[23] Vepra ėshtė botuar nė Londėr nė vitin 1815. Pėr mė gjerė shiko fq. 79-80.

[24] Auron Tare, “Udhėtim i panjohur i ish-kryeministrit anglez nė vendin e shqiponjave”, tek revista “KLAN”, 5 shkurt 2001, fq. 32.

[25] Tek T. S. Huges, “Voyage en Janina en Albanie”, Vol. 2, fq. 29, Paris 1828. Ja teksti i plotė: “U kėnaqėm edhe mė shumė me llojet e tjera tė dėfrimit, qė pėr bėheshin nga Albanitico, ose vallja kombėtare e shqiptarėve, lozur nga disa prej gardianėve mė tė shkathėt tė vezirit, qė ishin ftuar nė kremte. Lėvizjet dhe figurat e kėtij ushtrimi shėrbenin pėr tė shfaqur aktivitetin e jashtėzakonshėm dhe fuqinė muskulore tė kėtyre malėsorėve tė fortė, tė cilėt duke mbajtur njeri-tjetrin fuqishėm pėr duarsh, sa lėviznin ngadalė para pas, sa hidheshin pėrreth nė njė lėvizje tė shpejtė harkore, varėsisht nga dalldisja e muzikės dhe zėrat e tyre me tėrė forcėn; bėnin hapa tė papritur, duke u pėrkulur pas, derisa koka i prekte tokėn, e pastaj, duke u sulur lart drejt qiellit me njė hedhje elastike tė pėrkuljes, me flokėt e gjatė qė ju hidheshin shkujdesshėm mbrapa supeve”. (fq. 29)

[26] Pėr mė gjerė rreth muzeve, galerive dhe koleksioneve tė huaja qė ruajnė piktura me temė shqiptare, shiko Ferid Hudhri, “Shqipėria dhe shqiptarėt nė vepra tė piktorėve tė huaj”, fq. 225-229, Tiranė 1987.

[27] Fq. 110.

[28] Varianti i kėngės sipas Hahn, marrė nga “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar (1635-1912), fq. 79, Tiranė 1961:

Mbeēė, more shokė, mbeēė

Pėrtejė urėn’ e Qabesė.

Tė m’i falei nėnesė,

Tė dy qetė tė m’i shesė,

T’i apė nigja sė resė.

Ndė pjetė nėna pėr mua,

T’i thoi se u martua;

Ndė thėntė seē nuse muar,

Tre plumba ndė krahėruar,

Gjashtė ndė kėmbė e ndė duar;

Ndė thėntė seē krushk i vanė,

Sorrat e korbat’ e hainė.

[29] Gabimisht Myzeqenė Jubani e pėrfytyron si pjesė tė Shqipėrisė sė mesme.

[30] Shiko Zef Jubanin, tek “Antologjia e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, Tiranė 1979. Studim i cit.

[31] Thimi Mitko, “Vepra”, fq. 556, “Lajmėrim”, (pėr daljen nė dritė tė “Bletės shqiptare”), Tiranė 1981. Lidhur me interesin pėr folklorin muzikor, qysh mė 1869, Mitko i shkruante Kamardės se “… kėngėtė pėr z. tėnde po i mbledh”. Tek Thimi Mitko “Vepra”, fq. 613, Tiranė 1981.

[32] Faik Konica, “Vepra”, copa letrare “Letėrsia shqipe”, fq. 118, Tiranė 1993. Studim i cit.

[33] Tek “Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar” (1635-1912), fq. 319-325, Tiranė 1961.

[34] Spiro Dine, “Valėt e detit”, Parathėnje, Sofje 1908. Shiko dhe “Visaret e Kombit”, “Dasma nė Toskėri”, fq. 15-109, Tiranė 1941.

[35] Lumo Skėndo, “Hi dhe Shpuzė”, tregimi “Kėnga”, fq. 63-68, Tiranė 1995. Botimi i parė nga shtypshkronja “Mbrothėsia” e Kristo Luarasit, Sofje 1915.

[36] Kristo Kono, “Dėshira ime pėr muzikėn”, Ditar, fq. 15, kopje e daktilografuar, e pabotuar. Ndėr kėngėt (shėnimi ynė) me origjinė polifonike tė pėrpunuara nga Kristo Kono dhe tė kėnduara nga sop. Tefta Tashko Koēo pėrmendim “Po kėndon bilbili fushave”, “Fustanin me pika”, etj.

[37] Mehdi Frashėri, “Reformat e ra tė Turqisė Kemaliste”, fq. 1, revista “Minerva”, datė 31 Janar 1935.

[38] Shiko A.Q.SH, fondi 151, viti 1937, M.P.Jashtme.

[39] A.Q.SH, fondi 149, dosja nr. IV-284, Kryeministria.

[40] A.Q.SH, fondi 149, viti 1931, dosja 284.

[41] A.Q.SH, fondi 251, viti 1931, dosja 200.

[42] A.Q.SH, fondi 152, viti 1934, dosja 899.

[43] A.Q.SH. fondi 251, dosja 302, viti 1935. Letėr e legatės shqiptare nė Francė dt. 7 tetor 1935 dėrguar Ministrit tė Punėve tė Jashtme.

[44] Tek “Pėrpjekja shqiptare”, nr. 25-27, fq. 42-46, Tiranė 1939.

[45] Pėr me gjerė shiko dhe Abaz Hoxha, “Arti i shtatė nė Shqipėri”, Tiranė 1994.

[46] Faik Konica, “Vepra 2”, studimi “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore”, kap. IV, “ Populli shqiptar: tipare tė jetės dhe tė karakterit tė tij”, fq.207, Prishtinė 1997.

[47] Shiko Ramadan Sokoli, “Polifonia jonė popullore”, tek “Buletin i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, seria shkencat shoqėrore, Nr. 3, Tiranė 1959.

[48] Nė kėtė punim tė botuar mė 1965 gjendet njė kapitull i titulluar “Polifonia jonė popullore”, fq. 127-138. Rreth kėtij libri shiko edhe artikullin e Osman Xhatufės, “Dy vepra me vlera shkencore pėr etnomuzikologjinė shqiptare”, gazeta “Drita”, fq. 9, 11, Dt. 10 Mars 1996.

[49] Ndėr ta pėrmendim Lorenc Antoni, “Elementet polifonike nė muzikėn popullore tė Opojės”, tek “Gjurmime Albanologjike”, II/1972-Prishtinė; Lorenc Antoni, “Trajtat polifonike tė muzikės popullore, vokale tė gegėve nė Jugosllavi”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972; Rexhep Munishi , “Tė kėnduarit dy zėrėsh nė disa fshatra tė rrethit tė Kaēanikut”, tek “Gjurmime Albanologjike”, VII/1977; Hysen Filja “Kėngėt polifonike kundėr Tanzimatit”, Nėntori 9/1967; Hysen Filja, “Evolucioni i kėngės polifonike labe”, Nėntori 11/1977; Hysen Filja, “Tipare tė reja tė kėngės polifonike labe”, “Studime filologjike”, 2/1977; Hysen Filja, “Gjurmė tė lashta nė kėngėn e burrave tė Labėrisė”, “Studime historike”, 1/1981; Piro Miso, “Format e polifonisė instrumentale nė Shqipėri dhe marrdhėniet e saj me polifoninė vokale”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Spiro Shituni, “Tipare dalluese tė polifonisė labe”, Nėntori, 9/1980; Spiro Shituni, “Mbi pentatonin nė polifoninė labe”, “Kultura Popullore”, 1/1981; Spiro Shituni, “Stile muzikore tė polifonisė labe”, “Kultura Popullore”, 2/1985; Spiro Shituni, “Vendi i muzikės popullore nė jetėn e shoqėrisė shqiptare”, “Kultura Popullore”, 1/1991; Beniamin Kruta, “Polifonia e burrave tė Myzeqesė”, “Studime filologjike”, 3/1968; Beniamin Kruta, “Polifonia e Skraparit dhe tipologjia e saj”, “Studime filologjike”, 4/1973; Beniamin Kruta, “Culadyjare, fyelli i dyfishtė shqiptar dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1/1975; Beniamin Kruta, “Vėshtrim i pėrgjithshėm i polifonisė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės sė saj”, “Kultura Popullore”, 1/1980; Beniamin Kruta, “Polifonia dy zėrėshe e Toskėrisė”, “Kultura Popullore”, 1/1983; Beniamin Kruta, “Vėshtrim tipologjik i polifonisė labe”, “Kultura Popullore”, 1/1988; Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisė shqiptare nė polifoninė ballkanike”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Beniamin Kruta, “Burdoni-isuane polifoninė shqiptare dhe disa ēėshtje tė gjenezės”, “Kultura Popullore”, 1/1991; vėllimin me transkiptime muzikore polifonike “Kėngė polifonike labe”, Tiranė 1986 etj.

[50] Pėr mė gjerė mbi botimin e materialeve muzikore polifonike tė transkiptuara, shiko gjithashtu dhe tek Beniamin Kruta “Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore”, fq. 7, Tiranė 1989.

[51] Pėr mė gjerė rreth kėtyre marrėdhėnieve shiko Vasil S.Tole, “Aspekte historike nė evolucionin e muzikės popullore instrumentale tė Shqipėrisė sė Jugut”, Disertacion, kap. “Muzika profesioniste shqiptare e gjysmės sė dytė tė shek. XX”, fq. 178-225, Tiranė 1994.

[52] Intervistė me kompozitorin Ēesk Zadeja, gazeta “Drita”, fq. 8, dt. 21 Janar 1996.

[53] Kėtu do tė pėrmendim artikullin e Fan Nolit, “Kėnga e Rrapo Hekalit”, tek “Vepra V”, fq. 277, Tiranė 1987; poezinė e Lasgush Poradecit, “Kėnga pleqėrishte”, tek “Vepra letrare”, fq. fq. 63, Tiranė 1990; vėllimin e Mitrush Kutelit, “Balada dhe rapsodi popullore”, Tiranė 1967 si dhe artikullin kritik “Vendet e largimit nė kėngėt popullore shqiptare”, tek “Vepra letrare 5”, fq. 176, Tiranė 1990; poezinė “Kėnga labėrishte” e Nonda Bulkės”, tek “Soditje”, fq. 35, Tiranė 1957; tregimet “Fyelli i Tanės” dhe “Pani nga Kaonia” tė Dhinitėr S. Shuteriqi, pėrkatėsisht tek “Vepra letrare 4”, fq. 7, Tiranė 1982 dhe tek “Vepra letrare 7”, fq. 80, Tiranė 1982; poezinė “Fyelli i Tomorrit” e Fatos Arapit, tek “Ku shkoni ju, statuja”, fq. 70, Tiranė 1990; poezinė “Valle labėrishte” te Dritėro Agollit, tek “Vepra letrare 2”, fq. 73, Tiranė 1989 dhe “Tregim pėr njė gajde” tek “Vepra letrare 1”, fq. 205, Tiranė 1989; poezinė e Xhevahir Spahiut “Kėngėtari i maleve”, tek “”Vdekje perėndive”, fq. 34, Tiranė 1977; poezinė e Bardhyl Londos “Kėnga e nizamit”, tek “Eksodi i yjeve”, fq. 135, Shkup 1996 etj.

[54] Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe Letėrsia”, fq. 76-77, Onufri 1997. Edhe Fan S.Noli mė 1958 flet pėrpara bashkatdhetarėve nė Boston pėr kėngėn polifonike tė “Rrapo Hekalit”, tė mbledhur nga Thimi Mitko. Pėr kėtė shiko Fan S.Noli, “Vepra 5”, fq. 277-279, Tiranė 1988.

[55] Ndėr to pėrmendim Cvjeto Rihtman, “O iliriskom porjeklu poliofnia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije”, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; S. D. Peristeris, “Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann “Albanische volkmusic” , Vol.I (Gesange der Ēamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann “Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien”, “Ethnomusicologie”, Paris 1964, III; E. Stockmann, “Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik”, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; D. and E. Stockmann, “Albania”, at the “The New Grove Dictionary of Music and Musicians”, London 1980; Samuel Baud-Bovy, “Chansons d’Epir du Nord et du Pont”, Yearbook of the International folk council, Vo; 3, 1971; Arbatsky Yury, “The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953; A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup “Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959”, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl “The yiftoi and the music of Greece: Role and function”, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996; Jane C. Sugarman, “Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings”, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

[56] Doris dhe Erich Stockman “Polifonia vokale burdonale nė Shqipėrinė e Jugut”, tek Ethomusicologie III, Paris 1964.

[57] Kjo ekspeditė u krye si njė ndėrmarrje e pėrbashkėt mes Akademisė sė Shkencave Gjermane nė Berlin (Instituti pėr Folklorin Gjerman) dhe Ministrisė sė Kulturės sė Shqipėrisė nga muaji Maj deri nė Gusht tė 1957. Ekspedita filloi punėn nė zonėn e liqenit tė Ohrit, pastaj nė Mokėr, nė rrethin e Pogradecit dhe tė Korēės, nė Kolonjė e Leskovik, Pėrmet, Kėlcyrė, Gjirokastėr, Sarandė (Borsh dhe Himarė), nė Dukat tė Vlorės, nė malėsinė e Kurveleshit, nė Myzeqe dhe Mallakastėr, nė Fier, Berat, Lushnjė dhe Skrapar. Anėtarėt shqiptarė tė ekspeditės ishin Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Anėtarėt gjermanė ishin gjuhėtari Wilfried Fiedler, tekniku Johanes Kyritz dhe etnomuzikologu Erich Stocckman.

[58] Doris Stockman, “Mbi muzikėn popullore tė ēamėve tė Shqipėrisė Jugore”. Material i pėrkthyer qė gjendet nė fondet e I.K.P nė Tiranė.

[59] Doris dhe Erich Stockman, “Polifonia vokale burdonale nė Shqipėrinė e Jugut”. Tek “Ethnomusicologie III, Paris 1964, fq.86.

[60]A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, fq. 220, England 1968.

[61] Alfred Uēi, “Ēėshtje teorike tė estetikės dhe tė kulturės”, fq. 200, Tiranė 1986.

[62] Pėrmendim regjistrimet e kryera nė Amerikė tė polifonisė toske pranė tė parės shoqėri diskografike shqiptare “Albanian Phonographs Records” tė Spiridon T. Ilos nė vitin 1923.

[63] Ndėr to pėrmendim regjistrimet e polifonisė labe nga Neēo Muko pranė “Pathes”-Francė me 1929 dhe 1931 dhe pranė “Odeonit”-Gjermani. Pėr mė gjerė shiko dhe Vasil S.Tole “Sazet, muzika me saze e Shqipėrisė sė Jugut”, Kreu VII “Rreth historikut tė regjistrimeve diskografike shqiptare” dhe “Katalogu i regjistrimeve muzikore” pėrkatėsisht nė faqet 131-141, 150-159.

[64] Pėr mė gjerė shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[65] Kėngėtimi i kėngės popullore tė kėnduar prej tij, pėr shkak tė stilemave tė vecanta njihet nė popull si “qazimademēe”. Pėr mė gjerė rreth kėngėtarėve tė Labėrisė shiko edhe Mbledhės tė folklorit - nr. 8, “Kėngė popullore tė Labėrisė”, fq. 1356-1358, Tiranė 1992.

[66] Pėr mė gjerė shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[67] Kėtu kemi parasysh pjesmarrjet nė aktivitetet kombėtare e ndėrkombėtare ku polifonia popullore njohu dhe prezantoi mė tej vlerat e saj. Ndėr ēmimet e fituara nga grupet polifonike do tė pėrmendja “Europa-preis fur Volkskunst”, Hamburg 1986. Pėr kėtė shiko dhe “Europa preis fur Volkskunst”, fq. 21, Hamburg 1986.

[68] Demir Zyko lindi nė fshatin Gjerbės tė Skraparit nė vitin 1911. Ka kėnduar kėngėn popullore qysh nė moshė tė re kryesisht nėpėr dasma.Nė vitet 1960 filloi tė popullarizohej si kėngėtar sė bashku me grupin e tij tė pėrbėrė nga Mehdi Kushe, Shahin Ēinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me tė cilėt kėndoi edhe kėngėn e shquar “Mbeēė more shokė mbeēė” nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Lezhė, Janar 1968. Pas kėsaj merr pjesė pothuajse nė tė gjitha aktivitetet e rėndėsishme kombėtare pėr folklorin nė Shqipėri deri nė vitin 1983, kohė nė tė cilėn e ndėrpret veprimtarinė pėr arsye shėndetėsore. Ka kėnduar nė gjithė Shqipėrinė dhe regjistruar rreth 50 kėngė popullore polifonike tė Skraparit dhe Toskėrisė. Vdes nė vitin 1994. Mė 1999 ngrihet nė Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik qė vazhdon traditėn e kėngės skrapallite tė Xha Demirit.

[69] Grupi pėrbėhej nga Xhevat Avdalli-marrės, Nustret Ēarcani dhe Javer Erindi-kthyesa, Skėnder Tushe-hedhės.

[70] Grupi pėrbėhej nga Golik Jaupi dhe Pėrparime Ziflaj-marrėsa, Dervish Guma-kthyes, Agron Selimi-hedhės.

[71] Grupi pėrbehet nga Arjan Shehu-marrės, Perlat Meli-kthyes, Mehmet Vishe-hedhės dhe iso nga Adriatik Cenko, Kastriot Vishe, Jani Hasko, Bajo Koli, Latif Koli, Fitim Cenko.

[72] Grupi pėrbėhet nga Vendim Zyka-marrės, Kalo Bregu-marrės, Nebi Simo-kthyes, Yzedin Simo-hedhės dhe iso prej 5 vetėsh.

[73] Shiko tek revista “ETHNOMUSICOLOGY”, volume 43, number 2, Rene van Peer, “Recordings Reviews”, fq. 381, Spring/Summer 1999.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.