Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Flirti eshte aquareli i dashurise.
--- Bourget

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 155 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Si e shmangėn grekėt gjeneral Tellinin mė 1923
Postuar nga: Skampa

Histori Musolini pushtoi Korfuzin pėr hakmarje, kurse mbreti Zog shpalli zi pėr vrasjen e gjeneralit nga grekėrit fqinj dhe pėrmendorja e tij u vendos nė njė nga sheshet e Tiranės.


Veprimtaria e Komisionit pėr kufijtė jugorė tė Shqipėrisė mė 1922-1923 pėrbėn njė nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme, qė nuk ėshtė trajtuar mė pare nė historiografinė tonė. Punimet e Komisionit tė kufijve nė vitet 1922-1923 pėrfaqėson njė nga faqet e fundit tė procesit tragjik tė copėtimit tė trojeve shqiptare.

Punimet e kėtij komisioni, ngarkuar nga Konferenca e Ambasadorėve, pėr caktimin nė terren tė kufijve tė vendosur me 1913 dhe vendosjen e gurėve tė kufirit, edhe pse nė dukje pėrfaqėsonin njė detyrė tė thjeshtė teknike, nuk dolėn ashtu, pėr shkak tė orekseve tė pangopura tė qarqeve sunduese tė monarkive fqinje. Nė kėto kushte pėrfaqėsuesit e fuqive, tė cilėt u pėrpoqėn tė mbanin qėndrim objektiv, nuk e patėn tė lehtė. Madje, e paguan dhe me jetėn e tyre qėndrimin parimor. Kėtė deshmon edhe vrasja e gjeneralit italian Tellini, qė futi nė pėshtjellim, madje nė njė krizė tė mprehtė marrėdhėniet italo-greke. Pėr pasojė, ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė mbeti pėrsėri nė hije. Historiografia shqiptare lidhur me kėtė ēėshtje, ka vėnė nė pah qėndrimin shovinist konseguent tė Athinės edhe nė kėto momente. Autorėt italianė, tė periudhės para Luftės sė Dytė Botėrore, provat rreth fajėsisė sė autoriteteve greke nė kryerjen e krimit i pėrdorėn pėr tė pėrligjur reagimin e Musolinit, nė aktin e pushtimit tė Korfuzit. Autorė tė tjerė tė huaj, duke pasur si objektiv tė tyre kryesisht trajtimin e incidentit tė Korfuzit, e ngushtojnė trajtesėn nė vrasjen e Janinės, duke mėnajnuar ēėshtjen e kufijve shqiptaro-grek.

Dokumente tė botuar si ato diplomatike italiane, apo dokumentet e shumėfishuara tė Konferencės sė Ambasadorėve e tė Lidhjes sė Kombeve hedhin dritė mbi ngjarjen e vrasjes sė Janinės. Njė mori dokumentesh tė tjerė tė arkivit tonė shtetėror sqarojnė qėndrimin zyrtar tė qeverisė sė atėhershme shqiptare. Njė pjesė e tyre janė tė pabotuara ndonjėherė. Njė mori dokumentesh tė Arkivit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė, ku u shfrytėzuan fondet e serisė Ēėshtje Politikė tė viteve 1922-1926 qė lidhen me Greqinė, Shqipėrinė dhe Italinė, po ashtu japin tė dhėna tė rėndėsishme rreth vrasjes sė kryekomisionerit pėr caktimin e kufijve mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Nė kėto materiale dokumentare janė me rėndėsi ato momente qė hedhin dritė mbi drejtimet e politikės italiane nė Shqipėri, veprimtarinė e kolonel Boēarit, si dhe qėndrimin e shteteve evropiane pėr sa i takon vrasjes sė gjeneral Tellinit dhe pushtimit tė Korfuzit qė e pasoi atė. Rėndėsi akoma mė tė vaēantė paraqesin raportet e gjeneral Tellinit dėrguar Konferencės sė Ambasadorėve.

Por, edhe shtypi Shqiptar jep informacione pėr punėn e komisionit, rreth vrasjes sė delegacionit italian dhe sjell argumente nė dobi tė tezės qė kurrsesi nuk mund tė ishin shqiptarėt vrasėsit e Tellinit. E kundėrta ndodh nė shtypin grek, i cili qė nė fillim ndėrmori njė fushatė tė egėr kundėr qėndrimit parimor tė gjeneral Tellinit dhe ndaj vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve. Pas vrasjes sė Tellinit kjo pasohet nga njė fushatė tjetėr e ethshme pėr tė bindur opinionin publik qė autorė tė krimit ishin shqiptarėt, duke u bėrė njėkohėsisht edhe qesharakė. Shtypi i huaj, nė pėrgjithėsi, dėnon Greqinė pėr vrasjen e ndodhur nė tokėn e saj dhe kėrkon vendosjen e drejtėsisė, duke i dhėnė tė drejtė Italisė. Me pushtimin italian tė Korfuzit vėmendja pėrqėndrohet te konflikti italo-grek dhe vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve dhe Lidhjes sė Kombeve, duke lėnė nė hije ēėshtjen e kufijve tė Shqipėrisė. Dokumentet arkivorė dėshmojnė qartė pėr copėtimin e trojeve
shqiptare, gjendjen e Shqipėrisė pas kėsaj, veprimtarinė e komisionit, apo qėndrimin e Telinit nė caktimin nė vend tė kufijve shqiptarė.

KRONIKA E VRASJES TRAGJIKE TĖ GJENERAL TELLINIT

Mė 27 gusht 1923, Komisioni i Kufirit do tė shkonte nga Janina nė Kakavijė, ku do tė pėrfundonte vendosjen e disa gurėve kufitarė atje. Gjenerali do tė shkonte mė pas nė Korfuz pėr disa ditė, pasi ishte, siē i kishte deklaruar njė ditė mė parė bashkatdhetarėve tė vet, shumė i mėrzitur nga qėndrimi i kolonel Boēarit. Njė ditė mė parė, ky kishte dhėnė njė drekė me rastin e ditėlindjes sė gjeneralit. Kjo kishte ulur disi tensionin midis tyre. Herėt nė mėngjes u nisėn nga Janina automobilat e delegatėve shqiptarė, grekė e italianė. Automobili i Boēarit pėsoi njė aksident (defekt). Gjenerali, kur mbėrriti aty, i kėrkoi kolonelit tė shkonte me ta, pasi nė makinėn e tyre kishte vend edhe pėr njė person tjetėr, por koloneli nuk e pranoi kėtė ftesė. Automobili i italianėve parakaloi atė grek, duke ndjekur automobilin shqiptar, i cili shkonte i pari gjatė rrugės dhe qė nuk pa asgjė tė dyshimtė. Vetėm nė njė vend (fare afėr vendit, ku mė pas do tė kryhej krimi), doktor Xhioti (topografi italian, qė udhėtonte nė makinėn shqiptare), kishte parė tre ushtarė grekė qė kishin me vete njė sharrė e dy sopata e pak mė pėrpara njė oficer topograf grek. Gjenerali ishte 30 minuta larg pėrfaqėsisė shqiptare.

Pasi kaloi automobili i komisionit shqiptar, nė vendin e quajtur Zepe, 4 km larg Delvinaqit dhe 10 km larg kufirit shqiptar, midis Delviqanit dhe Arnishtės, gjaksorėt bllokuan rrugėn me drurė tė mėdhenj. Vendi i zgjedhur ishte shumė i pėrshtatshėm pėr pusi, nė brrylin e njė kthese. Kur arriti automobili i gjeneralit, shoferi Renixho Farneti dhe pėrkthyesi Shqiptar Thanas Kraveri (Leskoviku) zbritėn pėr tė larguar drurėt nga rruga, por u qėlluan prej gjakėsorėve dhe mbetėn tė vdekur qė tė dy. U vra dhe doktori Luixhi Korti, qė ndodhej brenda nė makinė. Adjutanti Mario Bonaēini, sapo u hodh prej automobilit u plagos rėndė e mbeti nėn tė. Gjenerali u hodh nga makina dhe pasi u largua rreth 20 metra mbeti i vrarė me revolver nė dorė. Masakra ėshtė bėrė rreth orės 09.10 e mėngjesit, kurse Janina u lajmėrua pėr ngjarjen nė ora 02.00 pas mesnate, edhe pse komisioni grek kishte arritur nė vendin e krimit nė orėn 10 tė mėngjesit. Nga ora 08.45 deri nė orėn 10.00, misioni shqiptar e priti me kot atė italian. Disa herė ai kėrkoi tė kthehej tė shikonte se ē“kishte ndodhur, por posta ushtarake greke e Kakavisė e ndaloi atė 5 herė rresht.

Vetėm nė ora 17 iu dorėzua delegatit shqiptar njė telegram, me anė tė tė cilit lajmėrohej se misioni Italian nuk mund tė vazhdonte nė drejtimin e caktuar, sepse ishin parė banditė rreth e rrotull. Delegati shqiptar i mbeshtetur nga dr.Xhioti (i Institutit Gjeografik italian) kėrkoi sėrishmi qė tė shkonte nė ndihmė tė gjeneral Tellinit, por pėrsėri nuk u lejua njė gjė e tillė. Vetėm nė orėn 18.00 iu dha leja pėr tė kaluar. Rrugės morėn vesh qė vrasja kishte ndodhur nė orėn 09.00 tė mėngjesit. Trupat ishin transportuar nė Janinė e nė vendin e ngjarjes kishin mbetur vetem disa gjurmė gjaku. Pėrpjekjet e Greqisė pėr t“ja faturuar Shqipėrisė atentatin menjėherė pas krimit, pa pasur ende provėn mė tė vogėl pėr autorėt e tij, autoritetet greke shpejtuan tė deklaronin nė shtyp se autorėt e masakrės, viktimė e sė cilės ra delegacioni italian nė tokėn greke, ishin shqiptarėt.

Argumentet, dhėnė nga autoritetet e shtetit fqinjė nė mbėshtetje tė versionit tė tyre ishin tepėr banalė. Sė pari, ata deklaronin se grekėt nuk ishin tė zotė ta bėnin njė vrasje tė tillė. Sipas tyre, ishin shqiptarėt ata qė e bėnin njė gjė tė tillė, pasi sipas tyre, nė Epir vėrtiteshin ēeta shqiptarėsh. Po ashtu, grekėt hidhnin dyshime tė pabaza mbi kalimin e automobilit tė delegacionit shqiptar pak minuta mė parė se ai i delegacionit italian dhe sipas tyre vrasja e Tellinit dhe pjesėtarėve tė tjerė tė delegacionit italian ishte bėrė vetėm 2 km larg kufirit shqiptar. Argumenti i parė ishte thjesht njė paragjykim, pasi asnjė mision, apo pėrfaqėsues i huaj nuk ishte keqtrajtuar ndonjėherė nga shqiptarėt, dhe jo tė ishte vrarė nga kėta tė fundit. Po ashtu, nuk ekzistonte asnjė arsye pėr momentin qė shqiptarėt tė shprehnin urrejtje kaq tė egėr ndaj kryetarit tė komisionit tė caktimit tė kufirit, gjeneral Tellinit, i cili kishte mbajtur njė qėndrim korrekt e tė paanshėm. Nė tė vėrtetė, qėndrimi i tij, disa herė kishte qenė nė favor tė Shqipėrisė.

Grekėrit, tė cilėt pretenduan qė s’janė tė zotė tė bėnin vrasje tė tilla, nė kėtė kohė pėrgatitėn atentate pėr njė lord anglez e pėr princ Andrean, qė dėshtuan. Nga lajmet qė vinin nga Janina duket se ajo provincė ėshtė e mbushur me banda komitėsh politikė. Nė afėrsi tė vetė Athinės, tre dama angleze u grabitėn. Megjithatė, vrasja nuk mund tė ketė karakter grabitės, se asnjė nga viktimat nuk ishte plaēkitur. Atyre nuk u mungonte asgjė, edhe pse mbanin me vete tė holla dhe sende me vlerė. Logjikisht, nuk mund tė pretendohet se vrasėsve u mungoi koha. Gjithashtu, duhet tė pranohet, pėr hajdutė tė vetėm rrugėsh organizimi me aq hollėsi i pusisė do tė ishte mjaft i vėshtirė. Kriminelėt jo vetėm njihnin mjaft mirė terrenin, por dhe duhet tė kenė qenė tė informuar pėr lėvizjet e komisionit. Sulmet qė ishin bėrė nė shtypin grek kundėr gjeneralit, duke e konsideruar armik pėr vdekje, kishin ngjallur armiqėsinė e opinionit publik grek ndaj tij. Nė njė atmosferė tė tillė janė kultivuar motivet e krimit. Nė Dhipolicė, Baburi, nė vende thjesht greke, siē theksonin burime shqiptare, ndodheshin ditė pėr ditė kryetarėt e ēetave tė pėrbėra, siē thuhej, prej qindra komitėsh, qė kishin lidhje me zyrtarėt grekė, visheshin, ushqeheshin dhe paguheshin prej qeverisė greke.

VRASJA E TELLINIT, SHQIPĖRIA NĖ ZI

Kjo vrasje shkaktoi njė zi tė pėrgjithshme nė Shqipėri. Opinioni publik shqiptar i konsideroi viktimat therorė tė tė drejtės ndėrkombėtare. Parlamenti shqiptar nė shenjė zie ndėrpreu punimet e tij pėr 24 orė. Autoritetet mė tė larta shqiptare i dėrguan telegrame ngushėllimi personaliteteve italiane dhe familjeve tė viktimave, ēka kishte bėrė pėrshtypje tė mirė nė Itali. Telegrame dėrguan dhe bashkitė dhe populli i tė gjitha qyteteve shqiptare. Nė Korēė, nė kishėn e Shėn Gjergjit, u bė njė pėrshpirtje pėr gjeneralin e shokėt e tij, ku merrnin pjesė autoritetet mė tė larta tė qytetit. Populli i Vlorės ditėn e 3 shtatorit, kur do tė pėrkujtonte me festime 3-vjetorin e ēlirimit tė qytetit nga forcat italiane, vendosi tė shfaqė hidhėrimin e tij pėr vrasjen ēnjerezore me anė manifestimesh. Manifestuesit, qė arrinin nė 3-4 mijė vetė, u drejtuan nė konsullatėn italiane, ku i shprehėn ngushėllimet konsullit italian. Qe andej vajtėn nė kishėn katolike ku u mbajt njė pėrshpirtje.

Po ashtu nė Tiranė, nė kishėn katolike, nė atė ortodokse dhe nė xhami u kryen gjithashtu shėrbesa fetare pėr shpirtin e tė ndjerėve tė komisionit italian. Agjencia Stefani shfaq zyrtarisht mirėnjohjen e Italisė pėr sjelljen fisnike tė popullit shqiptar. Nuk ka diskutim qė vrasja e Tellinit me shokė ishte nė kundėrshtim tė plotė me synimet e shtetit dhe tė popullit shqiptar tė interesuar pėr pėrfundimin sa mė tė shpejtė tė caktimit tė vijės kufitare, qė t“i kushtoheshin plotėsisht problemeve tė brendshme.

AKUZA TĖ RREME DHE DĖSHMITARĖ TĖ STISUR

Ndėrsa shqiptarėt respektonin e nderonin kujtimin e tė vrarėve, Kryeministri grek u deklaronte perfaqėsuesve tė shtypit nė Athinė, se vrasja u bė prej shqiptarėve dhe si provė pėrdori njė dėshmi tė rreme tė konsullit rumun nė Janinė. I habitur nga kjo deklaratė, e pėrgėnjeshtruar prej tij me anė tė njė letre dėrguar z. Dh. Berati, edhe shtypi zyrtar grek u detyrua tė botojė njė deklaratė nė kuptimin e kundėrt. Pėrkundrejt pretendimeve tė autoriteteve greke, prefekturat e Korēės e tė Gjirokastrės deklarojnė nė mėnyrė kategorike qė nuk kishte banda shqiptare as nė Shqipėri as nė Greqi. Nėse kishte ndonjė tė arratisur nga burgu, qė kishte vendosur tė kalonte kufirin grek dhe tė vazhdonte atje zanatin e vet, qė ishte i paleverdisshėm nė Shqipėri, kjo ngarkonte veēse autoritetet policore tė vendit fqinj. Zhurma e grekėve, lidhur me pranimet e bandave shqiptare nė territorin grek, ndiqte njė qėllim tė shumėfishtė: tė shkaktojė njė diversion nė opinionin publik dhe mundėsisht tė shfajėsojė Greqinė.

Xhandarmėria greke donte tė bindte tė tjerėt rreth pranisė sė bandave shqiptare pėr tė pėrligjur paaftėsinė e vet. Nė tė vėrtetė, xhandarėt grekė ndanin, sipas burimeve shqiptare, tė ardhurat me brigantėt. Qeveria shqiptare, qė kur u lajmėrua pėr vrasjen, mori masat e nevojshme. Nga hetimet e bėra u arrit nė pėrfundimin se ēeta e vrasėsve kishte pėr kryetar Jani Vanēon dhe pėrbėhej prej 12 vetesh. Sipas Thimio Lolit, njė andarti tė vjetėr, tė cilit vrasėsit i kishin kėrkuar ndihmė, katėr prej tyre ishin fshatarė tė zonės kufitare, grekėr ortodokse. Xhandarmėria shqiptare arriti tė kapė njėrin prej tyre Stefan Carenė, nga Nivice Buvari, i veshur me uniformė greke dhe i armatosur me armė greke. Ai, mė tė shumtėn e kohės, ka qenė nė shėrbim ushtarak tė Greqisė. Tė gjithė kėta me origjinė nga fshatrat kufitare shqiptaro-greke.

Gjithė banorėt e katundeve tė zonės sė kufirit shqiptar shfaqnin mendimin se vrasja u bė prej grekėve, nėn pėrkrahjen e autoriteteve tė tyre ushtarake. Pėr hakmarrje e terror, bariu, qė tregoi se kish parė ushtarėt grekė kur vranė delegacionin italian, pas dy ditėsh u gjend i vrarė. Pėr tė mbėshtetur pretendimin e tyre rreth fajėsisė sė shqiptarėve si autorė tė krimit, autoritetet greke nxorėn nė skenė njė hajdut, Koēo Memon, autor i tetė vrasjeve dhe disa krimeve tė tjera nė Shqipėri e nė Greqi, i dėnuar me vdekje. Memo deklaronte se komandanti i xhandarmėrisė sė Gjirokastrės i kishte kėrkuar tė vriste njė komision, por ai nuk kishte pranuar. Ai ishte gati tė tregonte se kush ishin vrasėsit nė Shqipėri. Pranimi i dėshmisė sė njė individi disa herė kriminel dhe tė dėnuar me vdekje nga autoritetet publike tė njė vendi, siē deklaronte me tė drejtė Mehdi Frashėri, ishte nė kundėrshtim me parimet mė elementare tė drejtėsisė.

Nga ana tjetėr ėshtė lėnduese pėr dinjitetin e njė shteti tė akuzohet nga njė bandit i fėlliqur i dėnuar tashmė nga drejtėsia e kėtij shteti dhe qė kishte kombėsinė e shtetit nė tė cilin ishte kryer krimi. Megjithatė, qeveria shqiptare nė dėshirėn pėr tė zbuluar krimin pranonte ardhjen e Memos nė Shqipėri e garantonte paprekshmėrinė e tij. Midis njerėzve qė tregoi Koēo si vrasės pėrmendej edhe njė i quajtur Aqif Seit Arapi, nėnshtetas grek prej Ēamėrie, qė u dėrgua nė Delvinė mė 27 gusht prej autoriteteve tė Konispolit. Informacionet tregonin se ekzekutorėt ishin me uniformė ushtarake greke Njė informatė flet se 20 minuta pas krismave tė vrasjes ishin parė 7 vetė tė veshur me uniformė ushtarake greke pa shenja. Ndėrsa autoritetet e Epirit ishin tė bindur se krimi ishte kryer, sipas tyre, nga banditi Daut Hoxha (shqiptar) dhe banda e tij nė bashkėpunim me xhandarmėrinė e Gjirokastrės. Nė kėtė kohė, Daut Hoxha ndodhej nė Konispol, ku punonte tokėn e tij. Nga ana tjetėr personi, i cili akuzohej se kishte bashkėpunuar me tė, nuk bėnte pjesė qė prej njė viti e gjysmė nė xhandarmėrinė e Gjirokastrės.

Nga autopsia doli se gėzhojat ishin tė mauzerėve grekė, qė ishin shumė tė rrallė nė Shqipėri. Ndėrsa ushtria dhe xhandarmėria shqiptare mbanin armė austriake dhe italiane. Road, organizator anglez i policisė greke, nė bisedė me Dh. Beratin pohonte se autorė tė vrasjes ishin ushtarėt grekė. Ky fakt, sipas tij, ishte i padiskutueshėm sepse vendi ku u krye krimi ishte pranė vendndodhjes sė njė batalioni grek dhe postave greke tė kufirit. Road, si kompetent, ishte angazhuar qė tė zbulonte se ku tė ēonin gjurmėt. Ai qe i mendimit se nė fillim gjurmėt shkonin drejt kufirit, porse mjaft pėrpara se sa tė arrinin aty, ktheheshin nė brendėsi. Tė nesėrmen, ai u thirr nė Athinė; ky fakt tregonte edhe qėndrimin qė mbante politika angleze ndaj Greqisė nė atė kohė.

Njė akuzė tjetėr, qė i drejtohet shqiptarėve nga autoritetet greke, ėshtė se automobili shqiptar pėr herė tė parė i printe automobilėve tė tjerė. Siē njofton delegati shqiptar pranė komisionit, Dh.Berati, kjo nuk ėshtė e saktė. Delegacioni shqiptar ka prirė edhe herė tė tjera. Asnjėherė nuk vihej re kush u nis i pari e kush i fundit. Secili kishte kujdes tė arrinte nė kohėn e duhur nė takim. Delegacioni shqiptar, rregullisht, nisej para atij italian, ndėrsa delegacioni grek nisej para dy tė tjerėve. Porse vetura italiane i parakalonte dhe zakonisht i linte pas dy automobilat e tjerė. Krimi kishte ndodhur nė rrugė kryesore, qė rrihej dendur ditėn e natėn, e rrethuar nga katėr posta greke (Delvinaqi, Arnishta, Veltishta dhe Kakavija). Posta e Delvinaqit ishte vetėm 4 km larg vendit tė ngjarjes. Tė gjithė fshatrat nė tė majtė e nė tė djathtė tė rrugės banoheshin tėrėsisht nga grekė.

Nė atė sezon tė punėve bujqėsore, njerėzit zakonisht gjendeshin jashtė e pėr rrjedhojė asnjė bandė heterogjene nuk mund tė depėrtonte dhe tė vendosej nė pritė pa u vėnė re. Nga ana tjetėr, tė katėr postat ishin tė lidhura me rrjet telefonik. Banda qė ka kryer vrasjen duhet tė ishte patjetėr e lajmėruar pėr lėvizjen e vendosjen e makinave tė komisionit. Edhe nė emėrtimin e ngjarjes pala greke pėrpiqej ta afronte atė sa mė pranė kufirit, duke e quajtur vrasje e Kakavisė pėr tė pretenduar qė autorėt shqiptarė tė krimit mund tė riktheheshin lehtėsisht nė vendin e tyre. Por kufiri nuk ėshtė 2 km larg, por 10 km nga vendi i ngjarjes. Autoritetet greke nuk kishin lajmėruar gjithashtu autoritetet shqiptare pėr tė ndaluar futjen e banditėve nė Shqipėri. Pėrkundrazi, lajmi i vrasjes i qe fshehur me kujdes edhe vetė delegatit shqiptar pranė komisionit. Megjithė kėrkesat e pėrsėritura, ky fakt atij iu bė i njohur me shumė vonesė.


Rudina Shpuza & Luan Kondi
Tetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.