Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka tė bahet n'kojshi, prite edhe nė shtėpi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Rruga e Shqiperise drejt OKB-se
Postuar nga: Albo

Histori Te vertetat e refuzimit per pranimin e Shqiperise ne OKB

* Rruga e Shqiperise drejt OKB-se ka qene e veshtire dhe dukesh pak si "Mision Imposible", per shkak te kahut qe ka marre rregjimi komunist. Deri ne anetaresimin e plote te saj u bashkuan faktore dhe rrjedha te ndryshme politike, nga ku qeveria e Tiranes vazhdimisht ka dale e zbuluar. Qeveria komuniste u be vasale e bindur e qeverise jugosllave dhe po ashtu edhe furnizuese e rregullt e komunisteve greke.

Ndersa, vete, refuzoi qe te kishte parametrat demokratike ne zgjedhje dhe te njihte traktatet e lidhura para Luftes se Dyte. Tek, keto dhe jo tek qendrimi i Fuqive te Medha, duhet pare pengesa e Shqiperise, per anetaresimin ne OKB. "Nga kerkesa e pare, me 20 dhjetor 1945, deri te pranimi me 14 dhjetor 1955- thote autori- ne dhjete vjet u kurdisen shume komplote, sic eshte thene nga literatura e ish regjimit komunist, apo nje qendrim i tille perendimor ndiqte nje trajektore te caktuar. Duhet thene se barriera me e madhe ishte vete regjimi shqiptar".

Nga Prof.As.Dr.Elmas Leci

Drejtor Ekzekutiv i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes

Dhjete vjet iu deshen regjimit te Enver Hoxhes qe Shqiperia te zinte vendin e saj ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Nga kerkesa e pare, me 20 dhjetor 1945, deri te pranimi me 14 dhjetor 1955, ne dhjete vjet u kurdisen shume komplote, sic eshte thene nga literatura e ish regjimit komunist, apo nje qendrim i tille perendimor ndiqte nje trajektore te caktuar. Duhet thene se barriera me e madhe ishte vete regjimi shqiptar. Qe ne fillim nisi diskutimi, qe u be ne Keshillin e Sigurimit per kerkesen e Qeverise shqiptare. Anglo-amerikanet vune veton qe kerkesa shqiptare te mos shqyrtohej, sepse regjimi i Tiranes mohonte te drejtat e njeriut dhe vepronte ne kundershtim flagrant me karten e OKB-se. Ndonese keto ishin thelbesore, Tirana zyrtare amplifikonte ne popull se refuzimi behej nga qe "Uashingtoni dhe Londra ishin te pakenaqura nga qendrimi i mbajtur nga qeveria shqiptare ndaj pretendimeve te tyre, sidomos nga mundesite e pakta qe u ishin krijuar misioneve angleze e amerikane ne Shqiperi, per te ushtruar veprimtarine kompllotiste, sic e cilesonte regjimi i Hoxhes, kunder pushtetit popullor.

Pretendimi grek

Ndonese kembengulja anglo-amerikane per aresyet e lartpermendura ishte kunder shqyrtimit te kerkeses se qeverise se Tiranes per anetaresim ne OKB, ne 13 shkurt 1946, pasi kish bere kerkesen e dyte me 16 janar 1946, ajo u vu per shqyrtim ne axhenden e Keshillit te Sigurimit. Pikerisht me 12 shkurt, pra nje dite para shqyrtimit ne Keshillin e Sigurimit, ministri i Puneve te Jashtme te Greqise Rendis, duke qene i informuar indirekt per qendrimin edhe te anglezeve edhe te amerikaneve, i dergoi nje leter Kryetarit te Keshillit te Sigurimit, Makin, ku i kerkonte qe shqyrtimi i ceshtjes shqiptare te shtyhej. Argumentat jepeshin se Shqiperia ishte ne gjendje lufte me Greqine. Pavaresisht se kjo ceshtje nuk qendron, pasi Shqiperia ishte vete e pushtuar nga Italia fashiste dhe nje i pushtuar nuk ka sesi te ndermarre akte agresioni (aq me shume qe edhe dy batalionet qe mbanin emra shqiptar "Tomori" dhe "Taraboshi", te cilet u cuan ne force ne frontin grek, nuk pranuan te luftonin dhe dezertuan ne mase), letra e ministrit te Jashtem te Greqise, ngjalli debate dhe u arkivua ne dokumentet e Keshillit te Sigurimit. Por, Ministri i Jashtem grek e shfrytezoi qendrimin anglo-amerikan. "Kerkesa e pranimit te Shqiperise ne OKB, ngre ceshtje shume delikate - u shpreh delegati britanik Bevin - dhe une nuk kam ndermend te diskutoj kete mbremje. Ne qofte se une do te jem i detyruar te shprehem kete mbremje, do te me duhej te votoja kunder pranimit te Shqiperise". Kete qendrim teper te edukuar e elokuent te Bevinit, propaganda zyrtare e Tiranes, nen dirigjimin e asaj te Moskes e amplifikoi se tepermi.

Pavaresisht nga dashakeqesia greke dhe zhbirilimi i momentit per t'iu kundervene ceshtjes shqiptare, qendrimi anglo-amerikan ne shtyrje te kerkeses per pranimin e Shqiperise ne OKB - justifikohej. Sepse, se pari, Qeveria e Tiranes nuk plotesonte kushtet e pranimit. Se dyti, sepse ndaj saj u paraqit nje leter qe fliste per gjendje lufte ne mes te dy shteteve fqinj. Ja c'thuhet ne hyrjen e Kartes se OKB-se. "... te jemi tolerante dhe te jetojme ne paqe me njeri-tjetrin, ne frymen e fqinjesise se mire". A ishim ne ne ate kohe ne fqinjesi te mire me greket?! C'rendesi ka se cili e ka fajin. E rendesishme ishte qe ato ndaj Shqiperise kishin nje ligj lufte te pa abroguar. I drejte apo i padrejte, ai sic theksonte ne ate kohe delegati britanik Bevin, nuk mund te diskutohej ate mbremje me 13 shkurt 1946, kur me 12 shkurt, sipas praktikes se kulisave, ministri i jashtem grek kish derguar ne Keshillin e Sigurimit letren kunder diskutimit te ceshtjes shqiptare.

Lidhja me Beogradin

Anglo-amerikanet bene tere tentativat per ta demokratizuar regjimin e Tiranes. I theksuan atij verbalisht e me shkrim se pranimi ne OKB kerkonte plotesimin e disa kritereve te parametrave, qe nga lejimi i veprimtarise korrekte te misioneve angleze e amerikane ne Shqiperi, deri te respektimi i traktateve e marreveshjeve dy e shume paleshe, te nenshkruara ne kohen e regjimit te mbretit Zog . Ne nje artikull, shkruar nga nje diplomat amerikan per marredheniet shqiptaro-amerikane, thuhet se Enver Hoxha dhe Josif Broz Tito, e larguan SHBA-ne nga Shqiperia. Dhe, ja si shkruan ai per kete problem: Si rrjedhim i raportit te 8 shkurtit 1946 te zotit Jacobs (perfaqesues i misionit amerikan ne Tirane), Departamenti i Shtetit i dergoi nje note te forte Hoxhes me 12 shkurt 1946, duke iu ankuar rreth trajtimit jo te sjellshem te anetareve te misionit dhe duke kerkuar perseri qe qeveria shqiptare te njoftonte se i njihte traktatet dhe marreveshjet e meparshme. Ne te njejten kohe, theksohej ne ate note, qeveria e Shteteve te Bashkuara deshiron te mos lere asnje dyshim ne mendjen e autoriteteve shqiptare qe, ne qofte se vazhdon trajtimi jo i sjellshem ndaj misionit dhe perpjekjet e tanishme per te pastruar atmosferen joarmiqesore deshtojne, atehere do ta ndieje veten te detyruar te rishqyrtoje qendrimin e saj ndaj regjimit te tanishem. Ne nje takim me Hoxhen me 27 shkurt, per te biseduar rreth notes ne fjale, Z.Jacobs, per arsye te pashpjegueshme, beri nje theksim te vecante mbi marreveshjen e kombit me te favorizuar (Most Favored Nation Agreement).

Ne pergjigje te nje deklarate te bere nga Hoxha se detyra e pare e qeverise se tij, pas njohjes nga Shtetet e Bashkuara, do te jete rishqyrtimi i traktateve dhe i marreveshjeve dhe se qeveria e Shteteve te Bashkuara duhet t'i besoje qeverise se tij lidhur me kete ceshtje, Z.Jacobs ne kabllogramin e tij te 28 shkurtit, iu pergjigj se "kjo nuk ishte nje ceshtje besimi ndersa, ne veshtrim te zhvillimeve te fundit (me keto fjale duhet te kihet parasysh shtimi i influences se sovjetikeve dhe jugosllaveve ne Shqiperi), marreveshja e kombit me te favorizuar dhe traktati i natyralizimit, ishin per ne me me rendesi se kurdohere tjeter".

Theksimi i Z.Jacobs mbi marreveshjen e kombit me te favorizuar u be ne nje kohe kur jugosllavet, qe kishin ateherene kontroll te plote regjimin ne Shqiperi, ishin duke perpiluar traktate me autoritetet e Tiranes per ta perfshire ekonomine e Shqiperise ne gjirin e ekonomise se Jugosllavise (nje numer traktatesh per kete qellim u nenshkruan ne pranveren dhe veren e vitit 1946). Eshte e qarte se kur po vleresoheshin bisedimet Hoxha-Jacobs te 27 shkurtit, jugosllavet vendosen te mos lene Hoxhen ta pranonte kushtin e Uashingtonit. Kjo gje eshte vene ne dukje ne librin e bardhe jugosllav "Lidhjet jugosllavo-shqiptare 1939-1948", perpiluar me dokumente nga Vladimir Dedijeri dhe botuar ne Beograd me 1949. Dedijeri shkruan se sikur qeveria shqiptare ta kishte pranuar kushtin e traktatit "qarqet financiare amerikane do ta kishin skllaveruar plotesisht ekonomikisht Shqiperine". Ishte pikerisht kjo arsye, thote Z.Dedijer, qe "miqte e jashtem" (lexo sovjetiket dhe jugosllavet) ndermjetesuan te Hoxha qe ta hidhte poshte kushtin e Shteteve te Bashkuara.

Pervec kufizimeve te reja, qe iu vune misionit amerikan dhe mungeses se sjelljeve te mira ndaj anetareve te tij, nga ana e autoriteteve shqiptare, nuk u shenua asgje me rendesi ne raportet Hoxha-Jacobs, qe nga mbledhja e 27 shkurtit dhe gjer ne gusht. Me 13 gusht Hoxha, para se te nisej per ne Konferencen e Paqes ne Paris, beri propozime te reja, me qellim qe te kapercente ngecjen mbi ceshtjen e traktateve. Pikat kryesore te propozimeve te reja, te cilat Hoxha i perfshiu ne nje leter qe i dergoi Z.Jacobs ishin:

1.Shume prej traktateve te nenshkruara nga regjimi i Zogut para 7 prillit 1939, ishin haptazi ose terthorazi te demshme per interesat dhe sovranitetin e Shqiperise.

2.Ndersa nuk mund te thuhet qe traktatet midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, ishin bere me frymen qe u permend me siper, per disa prej tyre ishin te nevojshme "korrektime".

3.Qeveria Shqiptare pranonte vazhdimin e vleres te te 11 traktateve te shumanshme. (Me 11 janar 1946 misioni i dorezoi Hoxhes kopjet e 18 traktateve dhe marreveshjeve; 11 traktate shumepaleshe, 4 dypaleshe dhe 3 marreveshje).

4.Persa u perket kater traktateve dy paleshe (te arbitrazhit, te pajtimit, te natyralizimit dhe te ekstradimit), qeveria shqiptare ishte gati t'i merrte ne shqyrtim me ministrin amerikan, kur ai, pas njohjes, do te paraqiste kredencialet e tij.

Tuk Jakova, "privatisht", ne Departamentin e Shtetit

Hoxha i la pas dore plotesisht keto tri marreveshje: ate mbi trajtimin e kombit me te favorizuar; ate mbi heqjen dore nga taksa e vizave te pasaportave per ata qe nuk ishin emigrante; dhe nje marreveshje per ceqet bankare. Nuk kishte asnje dyshim se lenia jashte e ketyre marreveshjeve u be nga kundershtimet jugosllave, qe qeveria e Tiranes te mos pranonte kurre marreveshjen e kombit me te favorizuar.

Megjithkete, letra ishte shume miqesore ne permbajtje dhe ne komentet qe Hoxha personalisht i beri Z.Jacobs. Ai i la te kuptohet se qendrimi shqiptar nuk ishte aq i ngurte sa ishte ne kohen e kaluar. Sipas mendimit te Z,Jacobs, Hoxha ishte gati te bente negociata te metejshme, pasi Uashingtoni te kishte studuar propozimet. Por, Departamenti i Shtetit i konsideroi ato jo te pranueshme.

Me 22 gusht. Ministri shqiptar pa portofol, Tuk Jakova, vizitoi Departamentin e Shtetit me iniciativen e tij. (Jakova atehere kryesore delegacionin shqiptar prane Kombeve te Bashkuara ne Nee Jork), per te biseduar ceshtjen e traktateve. Gjate bisedimeve, te cilat nuk ishin zyrtare nga te dyja palet, Jakova shprehu mendimin e tij "personal" se qeveria e tij nuk mund te jete gati tani te pranoje ne parim te gjitha traktatet dhe marreveshjet midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise. Ne veshtrim te mendimit te Jakoves, Departamenti i Shtetit perpiloi nje deklarate me shkrim per Tuk Jakoven, me keto pika:

(1) Qeveria shqiptare pranon te gjitha traktatet dhe marreveshjet midis Shteteve te Baskuara dhe Shqiperise, qe kane qene ne fuqi me 7 prill 1939.

(2)Qeveria Shqiptare ruan te drejten te propozoje ndryshime ose marrjen fund te ketyre instrumenteve mbi bazen e interesit te perbashket dhe se cdo bisedim per to do te filloje pas njohjes se qeverise shqiptare nga Shtetet e Bashkuara dhe pas vendosjes se marredhenieve diplomatike midis dy vendeve, dhe

(3)Ne pritje te ndryshimeve te mundshme mbi marrjen fund te traktateve dhe marreveshjeve ne fjale, "si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe qeveria shqiptare do t'i vene ne zbatim nenet e instrumenteve qe ekzistojne".

Jakova premtoi se do t'ia paraqiste Hoxhes kete deklarate, megjithese ai mendonte qe pika e fundit ishte, sipas pikepamjes shqiptare, me e forte se ajo e shprehur me pare, sepse perfshinte nje premtim te qarte nga qeveria shqiptare per te zbatuar nenet e traktateteve dhe te marreveshjeve, gjersa te vije koha qe mund te ndryshohet ose te marrin fund me marreveshje te perbashketa. Nuk u dha asnje pergjigje per kete deklarate, sepse Hoxha e konsideroi viziten e Jakoves ne Departamentin e Shtetit krejtesisht personale dhe se qendrimi zyrtar i qeverise shqiptare vazhdonte te ishte ashtu sic ishte theksuar ne letren e 13 gushtit. Me nje kabllogram te dates 9 shtator, Departamenti i Shtetit i transmetoi thelbin e bisedimeve me Tuk Jakoven delegacionit te Shteteve te Bashkuara ne Konferencen e Paqes ne Paris, te kryesuar nga Ministri Byrnes.

Departementi shprehu pikepamjen se Hoxha mund t'i terhiqte propozimet e 13 gushtit dhe t'i zevendesonte me nje "leter te re, duke dhene sigurimet qe kerkojme ne". Ne ate rast, theksohej ne kabllogram, qeveria shqiptare duhet te njihet pa shtuar kushte te tjera. Ky kabllogram iu parashtrua Ministrit Byrnes, i cili me 20 shtator dha telegrafikisht keto udhezime te permbledhura:

"Une deshiroj qe te mos hidhet asnje hap drejt njohjes se regjimit ne Shqiperi ne kete kohe. Pa marre parasysh se cfare mund te beje Shqiperia per te pranuar vleren e traktateve tona, cdo njohje ne kete kohe, do te keqinterpretohet ne pergjithesi".

Ne cdo pikepamje, keto udhezime u dhane fund negociatave per njohjen e regjimit te Enver Hoxhes nga Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i brendshem dhe i jashtem

Lidhur me demokratizimin, regjimi i Hoxhes kishte si shtrengimin e jashtem ashtu edhe te brendshem. Suat Asllani, jurist me pervoje teper te madhe, anetar i Kryesise se Pergjithshme te Frontit Demokratik te Shqiperise, kur u propozua nga vete Enver Hoxha, qe te hedhe kandidaturen per deputet ne zgjedhjet e vitit 1946, ai i kerkoi atij "qe te kishte kujdes ne berjen e ligjit te zgjedhjeve, duke kerkuar edhe mbeshtetjen e aleateve perendimore, pasi ai ishte kusht per njohjen e Shqiperise nga Anglia, Franca dhe SHBA. 1)I tille ishte edhe qendrimi i Sejfulla Maleshoves, nje figure e rendesishme e luftes antifashiste, i cili ishte per nje hapje dhe orientim sa me te madh ndaj Perendimit. Jo vetem kaq, por Sejfulla Maleshova ne shkurt-mars 1946, kur diskutoheshin politika dhe programi i qeverisjes dhe kushtetuta, kerkoi pranimin e traktateve, qe ekzistonin para clirimit midis SHBA dhe Shqiperise, duke argumentuar jo vetem interesin e bashkepunimit, por edhe vijueshmerine juridike te shtetit shqiptar.

Qeveria e Hoxhes jo vetem qe beri nje ligj zgjedhjesh antidemokratik, por mori e komplikoi veten ne perkrahjen e forcave anti-qeveritare greke, gje qe coi ne konfliktin nderkufitar te gushtit 1949, te quajtur nga historiografia komuniste shqiptare si "Provokacionet e Gushtit".

Shqiperia nen diktatin sllav

Sjelljet per perfaqesuesit anglo-amerikane ne Shqiperi apo te UNRRA-s, ligji i zgjedhjeve dhe vete zgjedhjet tregonin qarte se regjimi i Enver Hoxhes nen inspirimin e diktatin sllav, ishte antiperendimor e antidemokratik. Diplomacia perendimore i ndiqte me interes situatat ne Ballkan dhe e shikonte me pesimizem ate ne Shqiperi. Letra e ministrit te Jashtem grek per mosshqyrtimin e ceshtjes shqiptare ne Keshillin e Sigurimit, nuk ishte se greket kishin informacion anglo-amerikan, as se ishin shtyre nga keto, sic eshte trajtuar ne historine 50 vjecare komuniste, por se kerkesa greke behej ne nje moment qe domosdoshmerisht terhiqte vemendjen. Jo se anglo-amerikanet ishin kunder ceshtjes shqiptare, por ato ishin kunder politikes komuniste, e cila po te realizohej sipas projekteve, conte ne destabilizim te situates ballkanike.

Projekti per aneksimin e Shqiperise ne Federaten Jugosllave, ishte teper destabilizues, qe Perendimi ne asnje menyre nuk mund ta lejonte. Koncepti demokratik perendimor ishte se demokratizimi arrihet ne vende te stabilizuara, ndersa vendet pa stabilitet jane pro e vendosjes se regjimeve komuniste. Sipas parimeve te se drejtes kombetare, parim baze edhe i demokracive perendimore ishte nje Ballkan i lire. Ne rastin konkret, nje Shqiperi ne stabilitet, qe te plotesonte parametrat do te behej edhe anetare e Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Kontraditat, deri ne shkeputje te marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane, shqiptaro-angleze apo shqiptaro-perendimore, ishin rezultat i qendrimeve antidemokratike te qeverise se Enver Hoxhes. Greket vertete u perfshine ne suazen e tensionimit te marredhenieve shqiptare me Perendimin, por kjo nuk ishte rezultat i ndonje bashkepunimi te fshehte te anglo-amerikaneve kunder Shqiperise; kunder regjimit te Tiranes; dhe kunder Shqiperise. Perkundrazi, anglezet dhe amerikanet i shfaqnin hapur pretendimet e tyre ndaj regjimit te Tiranes. Ne keto kushte ne nuk mund te qendrojme ne Tirane, shprehej Nil, perfaqesuesi i misionit ushtarak anglez, por "ne do te kthehemi ne nje menyre tjeter".

Thenien e mesiperme Enver Hoxha dhe kalemxhinjte e tij, e shfrytezuan gjate dhe ne kontekstin si kercenim. E verteta eshte se pas gjysme shekulli eshte ato u kthyen vertet "ndryshe", kur ne Shqiperi fitoi demokracia, kur u njohen vendimet nderkombetare per ceshtjen e anijeve angleze te mbytura ne Kanalin e Korfuzit dhe traktatet dy e shume paleshe.

Shqiperia, ne axhenden e OKB-se

Pasi ishte shtyre per disa muaj nga shkurti 1946, kerkesa e Shqiperise per pranim ne OKB, u vu ne axhenden e Keshillit te Sigurimit te muajit maj. Mirepo Tirana e kish bere kerkesen, ndersa nuk u ish pergjigjur sqarimeve te qeverise amerikane lidhur me statusin e traktateve. Atehere, Departamenti i Shtetit i SHBA ne 14 maj 1946, i dergon nje memorandum qeverise se Hoxhes, ku i theksonte se lidhur me kerkesen per pranimin ne OKB "Qeveria e SHBA mund ta gjykoje vetem me dyshime te medha aftesine dhe vullnetin e autoriteteve shqiptare per te permbushur me mirebesim pergjegjesite nderkombetare". Si rezultat i ketij konkluzioni dhe i projektrezolutes se perfaqesuesit amerikan ne Keshillin e Sigurimit, Stetincus, me 15 korrik 1946 kerkesa e qeverise se Tiranes, u shty per ne nje kohe tjeter dhe ceshtja i kaloi Komitetit te Kerkesave.

Me 2 gusht 1946 ne Paris u takuan sekretari amerikan i shtetit Berns me kryeministrin grek Caldaris dhe kryeministrin anglez Etli (Attlee). Takimi u be jo per copetimin e Shqiperise, pra jo per te joshur kerkesen greke per marrjen e "Vorio Epirit", por per ta bindur kryeministrin grek per pretendimet e pabazuara qe mbronte. Per ta argumentuar kete citojme pyetjen qe iu be delegacionit shqiptar me 9 gusht 1946 ne Komitetin e Kerkesave ne Nju Jork: "A e konsideron qeveria shqiptare veten e saj ne gjendje lufte me Greqine dhe ne qofte se eshte ashtu, si do te perfundonte kjo gjendje lufte, sipas pikepamjes shqiptare...".

Diplomacia amerikane ne kete rast i jepte nje mesim te mire pretendimeve absurde greke ndaj territorit shqiptar. Po ashtu nepermjet pyetjes asgjesuese se "a e konsideron qeveria shqiptare veten e saj ne gjendje lufte me Greqine", perfaqesuesi amerikan, ndonese ishte i qarte dhe e njihte mire historine, kerkonte nga perfaqesuesi shqiptar shpalosjen e fakteve dhe ngjarjeve per luften italo-greke te ndermarre nga territori i pushtuar shqiptar.

Historiografia komuniste i ka paraqitur keto momente si unision te diplomacise amerikane e angleze me ate greke. Ja si thuhej ne nje nga materialet propagandistike te Tiranes zyrtare: "Ne te gjitha institucionet e forumet nderkombetare Shqiperia ndodhej perpara qendrimeve armiqesore anglo-amerikane, te cilat ne thelb ishin te njejta, sepse frymezoheshin nga po ato qellime: izolimi i shtetit ne arenen nderkombetare dhe permbysja e pushtetit popullor". Po, a eshte kjo e verteta apo duhet konkluduar per problemin ndryshe?

Anglo-amerikanet, sic del nga dokumentacionet autentike, kerkonin rindertimin e nje Shqiperie demokratike, me te gjitha parametrat perendimore. Ngjarjet, qe gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pas clirimit te Shqiperise, per te, zhvilloheshin ndryshe. Ndaj nuk eshte e padrejte pyetja qe shtrohej perfundimin e zgjedhjeve te pergjithshme te 2 dhjetorit 1945. Mirepo Tirana zyrtare si pyetjen per zgjedhjet, ate per gjendjen e luftes me Greqine, per traktatet e mareveshjet para pushtimit e per incidentin e Kanalit te Korfuzit, i quan tendencioze dhe qendrim mohues i anglo-amerikaneve kunder pranimit te Shqiperise ne OKB.

Greket dhe SHBA, perballe Shqiperise

E verteta eshte se duhet kuptuar diplomacia amerikane. Kete nuk kishte si e kuptonte ose nuk donte ta kuptonte Tirana zyrtare, sepse cdo gje kalonte nga Beogradi e Moska.

Me 28-29 gusht 1946, bazuar te raporti i Komitetit te Kerkesave, Keshilli i Sigurimit filloi diskutimin per pranimin e anetareve te rinj ne OKB. Ne skene del perseri greku. Nje jave me para dhe pikerisht me 21 gusht Dendramis, perfaqesues i Greqise i kerkonte Keshillit te Sigurimit se kur te diskutohej kandidatura shqiptare te ishte prezent, pasi sipas tij ceshtja qe do te shqyrtohej prekte intresat e vendit te tij, Greqise.

Kjo perseri nga historiografia zyrtare e periudhes komuniste, quhet veprim i diplomacise se fshehte i kurdisur nga anglo-amerikanet dhe anglezet, qe nuk kishin arsye te flisnin me ze tjeter kunder Shqiperise. Se dyti, kundershtite ndaj regjimit te Tiranes ato i kishin shpalosur hapur. "Ne, amerikanet, kemi dyshime per meritat e Shqiperise". Se treti, ne mbledhje Xhonsoni (perfaqesues i Departamentit te Shtetit te SHBA-se ne Keshillin e Sigurimit,) theksonte se "SHBA ushqen simpati te madhe per popullin shqiptar dhe shpreson ta shikoje Shqiperine te perfaqesuar ne Gjirin e Kombeve te Bashkuara". Ky qendrim i Xhonsonit, perfaqesuesi amerikan dhe i Kedagen perfaqesues anglez, nuk kishin asnje lidhje me qendrimin grek. Ne se amerikano-anglezet kembengulin te te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, qe regjimi i instaluar stalinist i Tiranes po i mohonte, greket ngrinin pretendimet revendikuese, qe diplomacia amerikane me pergatitje te dretperdrejta i hodhi poshte si ne Komitetin e Ankesave ashtu edhe ne Keshillin e Sigurimit. Nese Amerika synonte dhe tentonte vetem te ndryshonte sistemin ekonomiko-politik shqiptar dhe te mos cenonte sovranitetin dhe aq me pak integritetin tokesor, greket apo edhe jugosllavet e sovjetiket synonin ta gelltisnin komplet.

Kerkesa e Shqiperise per t'u pranuar ne OKB ne vitin 1946 ra jo si rezultat i diplomacise se fshehte amerikano-angleze me Greqine, por si rezultat i mos plotesimit te parametrave te Kartes se Kombeve te Bashkuara. Ndersa propaganda zyrtare komuniste trumbetonte : "Politika e izolimit nderkombetar te Shqiperise qe ndiqnin SHBA-ja dhe Anglia nuk e trembte popullin shqiptar. Partia e Punes (Komuniste) me kohe e kishte bere te qarte se forcimi i pozitave nderkombetare te Shqiperise do te behej ne lufte te panderprere me imperialistet anglo-amerikane dhe pasuesit e tyre".

Incidenti i Korfuzit

Kundershtimi anglo-amerikan per mos pranimin e Shqiperise ne OKB- lidhet edhe me nje fakt tjeter tashme te njohur e te panjohur me emrin "incidenti i Kanalit te Korfuzit". Ngjarja ndodhi me 22 tetor 1946. Citojme telegramin e ish ministrit te Brendshem shqiptar, gjeneralit Koci Xoxe, derguar udheheqjes se Beogradit : "Ne mbasditen e dates 22 te ketij muaji (tetor 1946) u pane 4 (kater) vapore angleze te udhetonin per ne Korfuz pergjate bregdetit te Sarandes. Njeri prej tyre takoi ne nje mine dhe u ndez flake. Njeri nga te tjeret zbarkoi me barke ushtaret rreth vaporit te djegur. Nje tjeter zuri vend ne ujrat tona, midis katundeve tona Borsh e Piqeras dhe tjetri midis Piqerasit e Kakomese. Nje motoskaf i yni i vezhgimit shkoi prane tyre dhe pyeti se cfare kishin. Ata u pergjigjen se sot nuk kemi kohe per t'u pergjigjur mbasi kemi pune. Me vone, dy nga vaporet rimorkuan vaporin e djegur dhe u nisen ne drejtim te Korfuzit. Vapori i katert ngeli ne vend. Me vone edhe ky u largua". Kaq thote ish ministri yne i Brendshem ne telegramin informativ per Beogradin. Mirepo c'kishte ndodhur: Nga "incidenti", sic e ka quajtur per 50 vjet diplomacia komuniste shqiptare, kishin mbetur te vdekur 44 marinare angleze, luftanija e te cileve ishte hedhur ne ere nga mina detare. Jane ngritur gjithnje pyetjet: Kush i vendosi, si i vendosi dhe perse i vendosi? Pergjigjet e Tiranes zyrtare kane qene: Anglezet shkelen ujrat territoriale (veprim i padrejte). Shqiperia nuk ka patur mundesi minimi. Qendrimi se "anglezet shkelen ujrat teritoriale" sanksionohet edhe nga Gjykata e Hages ku thuhet se "Britania duhet te paguaje demshperblimin per dhunimin e ujrave territoriale shqiptare". Atehere, kush i vendosi minat dhe pse?! Versioni i Tiranes "ishin mbeturina gjermane". Faktet treguan te kunderta. Minat vertet ishin prodhim gjerman, por gjendja e tyre dhe boja (kur anglezet pastruan kanalin e nxorren nga uji), tregonin se ato ishin hedhur ne det kohet e fundit. E verteta: Minimi ishte bere nga jugosllavet me dijenine e Tiranes. Luftanijet minavenese jugosllave te ardhura nga Shibeniku, ne nje nate te erret ne fund te shtatorit te vitit 1946, (sipas dokumenteve angleze dhe ruse), vendosi minat e prodhimit gjerman ne Kanalin e Korfuzit. Per dijenine e Tiranes tregojne dokumentacionet e kohes (telegramet, leterkembimet e mesazhet) derguar Beogradit e marre nga Tirana. Pra, ustai ishte ne Beograd, ishin vete Rankovici e Tito. Ja si i raporton Rankovici Titos me 25 tetor 1946: "Qeveria angleze i ka derguar nje note qeverise shqiptare, ku i thekson se do pastroje nga minimet ujrat shqiptare..." dhe Tito ia kthen Rankovicit: "Tirana t'u pergjigjet se pastrimin e minave do te pergatitet per ta bere vete qeveria shqiptare".

Serbet, shkaktaret e incidentit

Nga dokumentacionet arrin ne konkluzionin se konflikti shqiptaro-anglez e ka bazen ne Beograd. Jane jugosllavet, ata qe kurdisin prapaskenen dhe me dijenine e Tiranes vrasin 44 djem te pafajshem angleze. Ngjarja ndodhte kur Shqiperia kerkonte me kembengulje te futej ne OKB. Beogradit nje gje e tille nuk i pelqente. Planet ishin per aneksimin e Shqiperise ne Federaten Jugosllave. Pranimi ne OKB hiqte shansin.

Ka edhe versione te tjera, qe incidenti i Kanalit te Korfuzit u be se anglezet kerkonin pushtimin e Shqiperise, rrezimin e qeverise se Tiranes, etj, etj.

Qe anglo-amerikanet ishin kunder qeverise komuniste te Tiranes, kjo nuk diskutohet, por qe donin te benin pushtim ushtarak te Shqiperise, kjo eshte absurditet. Te kerkosh ndryshime demokratike me forma demokratike, kjo eshte e drejte e secilit vend qe i gezon ato parametra, sic ishin e jane anglo-amerikanet.

Nuk ishin anglezet dhe as amerikanet, ata qe kerkonin per ta izoluar vendin tone, Shqiperine, nga bota e jashtme, por ishin vete lideret komuniste ne unison me Beogradin qe me diplomacine e fshehte mjerane i vinin ceshtjes shqiptare bariera njera pas tjetres. Mund te ngrihen mijera pyetje: Po c'deshen luftanijet angleze ne ujrat territoriale shqiptare?! Eshte i drejte ky version, madje per kete shkelje u vendosen edhe pergjegjesite; por nuk eshte i drejte amplifikimi i dhenies se mesimit qeverise shqiptare apo qendrimi kokeforte i diplomacise se Tiranes, qe minat ishin te mbetura nga koha e pushtimit gjerman".

Jo vetem prapaskena makabre shqiptaro-jugosllave e Kanalit te Korfuzit, por mbi qeverine e Tiranes, e cila kerkonte me kembengulje pranimin ne OKB, rendonte edhe perkrahja e partise komuniste greke, e partizaneve greke, konflikt qe e coi popullin grek ne lufte civile. A thua se edhe per kete fajin e kishin anglo-amerikanet?! Por si mund te ishin pro anetaresimit ne organizma nderkombetare te nje regjimi, i cili jo vetem ne planin e brendshem, por edhe ne ate te jashtem ndiqte nje politike luftenxitese dhe zbatonte nje diplomaci te fshehte per minimin e paqes rajonale? Ndihma morale e materiale ndaj partizaneve tregon qarte veprimtarine e pajustifikueshme ne kundershtim me qellimet e OKB-se, per te hetuar mbeshtetjen e partizaneve greke. Keshilli i Sigurimit ngriti nje komision, i cili pas hulumtimeve, miratoi nje raport me permbajtjen, "Shqiperia ishte pergjegjese per situaten qe ekzistonte ne Greqi, sepse ndihmonte partizanet greke".

Shqiperia, mbeshtetje partizaneve greke

Se sa i drejte ishte ky konkluzion, po citojme edhe deshmi okulate: Myftar Tare, ish zevendesminister i Brendshem i Shqiperise per zbulimin e jashtem, qe nga nentori 1945 deri ne vitin 1948, kur u arrestua pas goditjes se shefit te tij Koci Xoxes, tregon se "Njesitet qe hynin nga territori yne u organizuan e u mbushen me vullnetare te tjere brenda Greqise dhe nen komanden e gjeneralit Markos krijuan disa divizione. ... Keto njesi te medha numeronin afer 5 mije vullnetare e ishin te pajisur me te gjitha armatimet e kohes deri tek artileria. I gjithe armatimi i tyre, si dhe te gjitha pajisjet e tjera ushqime e veshmbathje ua kishim derguar ne nga Shqiperia. Keto ndihma vinin per ata nga Bashkimi Sovjetik, Polonia, Cekosllovakia. Gjermania Lindore etj. I gjithe ky material vinte ne portin e Durresit dhe me ane te nje parku makinash transportoheshin per ne drejtim te Gramozit... E gjithe kjo veprimtari qe vazhdoi per nje kohe te gjate nuk kishte si te mos binte ne sy te autoriteteve greke, te kryeministrit Caldaris, qe kishte njerezit e tij te futur si agjente ne rradhet e njesiteve komuniste te Markosit. Per kete kryeministri Caldaris e denoncoi Shqiperine ne te gjitha organizmat boterore ku bente pjese Greqia... Kete gje e beri edhe ne OKB..."3)

Por ne OKB e ngriten edhe ne SHBA. Per kete qellim me 21 tetor 1947 OKB-ja krijoi nje Komitet te Posacem per Ballkanin, te quajtur ne anglisht "United Nations Special Comission on the Ballkan". Ne vijim te kesaj pune dhe per te nderprere nderhyrjet e fqinjeve veriore (kryesisht Shqiperise) ne punet e brendshme te Greqise, me 27 nentor 1948 u krijua edhe "Komiteti i Pajtimit"2)

Ne vitin 1948 ne OKB u miratua nje rezolute, ku Shqiperia cilesohej pergjegjese per gjendjen ne Greqi, konkluzion qe u vertetua nga sulmi i nje viti me pas i forcave qeveritare greke ne kufirin tone lindor e juglindor, ngjarje qe njihet si provokacionet e gushtit te vitit 1949. Ne te vertete kufitaret tane dhe forcat e ushtrise qendruan e luftuan heroikisht. Por, i vecuar ky provokacion, ky ballafaqim armesh kishte per autor doren e fshehte te regjimit te Tiranes, i cili jo vetem ndihmonte, por dhe ishte bere strehe e partizaneve greke, veprim qe binte ndesh me te gjithe normat nderkombetare. Si rezultat me 18 mars 1949, mbi bazen e raporteve te UNSKOB-it (Komisioni i Posacem i Kombeve te Bashkuara per Ballkanin), OKB-ja miratoi edhe nje rezolute tjeter, ne te cilen Shqiperia cilesohej me te drejte: Burimi kryesor i ndihmes materiale per partizanet greke e per rrjedhim edhe pergjegjese per situaten ne Greqi. Per ta kuptuar kete, po jap disa te dhena nga luftimet ne malin e Gramozit, ku ishte Shtabi Qendror dhe skalionimi i forcave komuniste greke dhe mbeshtetja, qe i jepte qeveria e Hoxhes. Pas hedhjes nga Markosi te parrulles se: "Gramozi do te behet varri i monarko-fashisteve" ne luftimet e ashpra u vrane me se 5500 forca qeveritare. Edhe nga forcat partizane te Markosit humben jeten rreth 2500 vete. Sic shihet humbjet nga te dy palet ishin te medha. Ato qeveritare me te shumta. Pergjegjese per situaten mbeti Shqiperia. Nga Shqiperia forcat komuniste furnizoheshin, mjekoheshin te plagosurit e merreshin ne Tirane per udhezimet per operacionet ushtarake.

Enver Hoxha, protagonist i ndihmes ndaj Markosit

Ja, nje nga takimet e gjeneralit Markos, kryekomandant i partizaneve greke. "Sipas njoftimit qe kisha nga njerezit e mi prane shtabit te Markosit ne fshatin Gramoz, dola dhe e prita vete gjeneralin ne piken e Nikolices - shkruan ne kujtimet e tij ish zevendesministri i Brendshem Myftar Tare. Pas nje nate, qe qendruam ne Korce dhe Tirane, me gjeneralin Markos shkuam ne shtepine e Enver Hoxhes.

Enveri, asokohe, kishte nje zyre ne shtepi dhe pjesen me te madhe te kohes e kalonte aty duke kryer punet e tij. Ne ate takim, se bashku me mua ishte edhe Nako Spiro, qe me teper luante rolin e perkthyesit, pasi njihte shume mire greqishten (kishte mbaruar shkollen ne Korfuz). Pas pritjes shume te perzemert qe na beri Enveri, gjenerali Markos u ngrit ne kembe dhe nga canta e tij nxori disa harta. Ai beri nje pershkrim te hollesishem rreth situates e gjendjes qe mbizoteronte si ne shtabin e forcat e tij, ashtu dhe ato te forcave qeveritare te kryeministrit Caldaris. Ne te gjitha spjegimet, qe beri ishte shume i sakte. Ne ishim ne korent te gjithckaje qe ndodhte si ne Gramoz prane Shtabit qendror te Markosit ashtu dhe ne forcat qeveritare te Caldarisit, pasi kishim rrjetin tone te agjentures me burim infoirmacioni shume te sakte. Pas rezymese qe beri Markosi ne lidhje me situaten, filloi nga kerkesat e tija. Perpara se te fillonte nga kerkesat, Markosi i shprehu falenderimet Enverit, per te gjitha ndihmat e gjithcka qe ne kishim bere deri ne ate kohe. Pervec ndihmave ne armatime, ushqime dhe veshmbathje, qe ishin prioritare ne kerkesat e mikut grek, gjeja tjeter qe ai kerkoi ishte hapja e disa spitaleve e kryesisht ne zonat afer kufirit per kurimin e ushtareve dhe oficereve. Markosi e kerkoi kete gje, pasi ata nuk kishin mundesi te tilla dhe ngritja e tyre ne zonen kufitare do t'i lehtesonte mjaft ne nje terheqje te mundshme te forcave te tij nga mesymja e forcave qeveritare. Biseda me Enverin zgjati rreth nje ore e gjysme. Ne fund te saj, Markosi ngeli shume i kenaqur nga pritja dhe premtimet qe i beri Enveri, ne lidhje me kerkesat qe parashtroi ai. Ne prezencen e Markosit, Enveri urdheroi Nako Spiron qe te hapeshin disa spitale malore me te gjitha pajisjet ne dispozicion si ne zonen e Voskopojes dhe ne ate te Devollit. Pervec ketyre spitaleve qe u hapen menjehere, nje i tille u hap edhe ne Sukth, i cili do te sherbente per ndonje ndihme mjekesore me te kualifikuar, ku do te mjekoheshin kuadro kryesore. Pervec ketyre spitaleve qe u hapen me urgjence dhe me nje konspiracion te madh, ne per cdo qytet pergatitem nga nje dhome me disa shtreter, duke i patur ne gatishmeri te plote per kete gje.

Ne sesionin e katert te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se kerkesa e Tiranes zyrtare ishte perseri prezente. Amerikanet kerkojne hapur ndryshimin e politikes, d.m.th. te regjimit: "... ndryshoni politiken tuaj te brendshme dhe te jashtme, pranoni planin "Marshall" dhe SHBA do te jene te lumtura te mbeshtesin kandidaturen tuaj"1. Kete thirrje dhe kete ndihme SHBA ja bene dhe ja kerkuan edhe Bashkimit Sovjetik, i cili si shtet i madh te nderhynte dhe te ndikonte te qeveria shqiptare, qe te pranonte kerkesen e Uashingtonit. Nje gje e tille e kishte bazen te diplomacia e fshehte e vitit 1944.

Takimi Stalin-Cercill

Le te hidhemi pak ne retrospektive. Me 9 tetor 1944 ne Moske shkoi kryeministri britanik Cercill i shoqeruar nga ministri i Jashtem Iden.2). Ate mbremje te 9 tetorit dhe pikerisht ne oren 21.00, dy kryeministrat e dy prej vendeve me te fuqishme te Luftes se Dyte Boterore Cercill dhe Stalin, te shoqeruar vetem nga Ministrat e Jashtem Iden dhe Molotov u takuan dhe filluan bisedimet. Ishte nje takim i cuditshem, ne nje dite te ftohte tetori. Ajo cka eshte teper e rendesishme dhe me interes te vecante per Shqiperine, fatet e saj, fatet politike mbas luftes dhe historine e ketij vendi te pakten per kete shekull, jane vendimet e marra prej te medhenjve ato caste. Ja si e pershkruan kete ngjarje vete Cercilli, ne librin e tij te titulluar "Kujtime".

Casti ishte i pershtatshem per pazar, prandaj thashe : "Le t'i rregullojme punet tona ne Ballkan. Armatat tuaja jane ne Rumani dhe ne Bullgari. Edhe ne kemi interesa, misione dhe agjente atje. Le te mos i leme synimet tona ne monopate".

Persa i perket Britanise se Madhe dhe Rusise, si do ta vleresonit ju, sikur ne Rumani ju te kini 90 per qind mbizoterim (predominance), kurse ne te kemi 90 per qind ne Greqi dhe ta leme 50 per qind me 50 per qind ne Jugosllavi?" Ndersa kjo po perkthehej, une shenova ne nje gjysme flete : Rumani: Rusia 90 per qind, te tjeret 10 per qind. Greqi: Britania e Madhe 90 per qind (ne marreveshje me SHBA), Rusia 10 per qind. Jugosllavia: 50 me 50 per qind. Hungaria: 50 me 50 per qind, Bullgaria: Rusia 75 per qind, te tjeret 25 per qind.

Kete flete ja shtyva Stalinit..."

Detaje te metejshme rreth bisedimeve si dhe vendimeve sekrete te mara prej tyre, te cilat percaktuan dhe vendosen fatin e popujve te vegjel te Ballkanit mes tyre edhe te Shqiperise, i ben te njohur konkretisht per here te pare publikisht, ne vitin 1991, libri "Churchil A Life", me autor, Profesor Martin Gilbert, ne Mertin Kolixh te Oksfordit. Ne faqen 797 te ketij libri dokumentaro-historik thuhet :

"Me 11 tetor 1944

Cercilli u kujtua se Shqiperia ishte harruar ne listen e perqindjeve. Prandaj propozoi edhe per te 50 me 50 per qind te njejten ndarje si per Jugosllavine dhe Hungarine. Por, per Hungarine Molotovi nguli kembe per nje ndryshim energjik ne favor te Rusise, nga 50 me 50 ne 80 me 20. Ideni e pranoi kete". Citimi eshte marre nga regjistri zyrtar i bisedimeve ne Moske.

Per hir te se vertetes historike duhet thene se as Presidenti Rusvelt dhe as Sekretari i Shtetit amerikan Kordel Hall, nuk u pajtua me kete marreveshje te fshehte Cercill-Stalin, per ndarjen midis tyre te Ballkanit ne zona ndikimi, influence. Megjithate, te medhenjte kishin vendosur. Zonat e influences dhe ndarjet e tyre ishin percaktuar. Nderkohe ne arenen nderkombetare kishte filluar "Lufta e Ftohte". Vendimet e marra per te lene Shqiperine nen nje influence "tifty-tifty" na kushtuan shume.

Ne vitet e para te pasclirimit te Shqiperise deri ne fundin e 1947 apo fillimin e 1948 shohim nje bashkepunim te plote te diplomacise se fshehte Beograd-Tirane.

Pas vitit 1948 diplomacia e fshehte e Beogradit perpiqet te futet edhe ne kanalin e fshehte Londer-Uashington. "... regjimi shqiptar, i deklaronte Eduard Kardeli ambasadorit anglez ne Beograd, duhet ndryshuar dhe do te ndryshoje" 1).

Perpjekjet jugosllave beheshin perhere e me shume te pranishme ne jeten dhe ceshtjet e brendshme ato vite. Kish filluar keshtu gradualisht ekspansioni jugosllav mbi shtetin shqiptar, njehsimi i ekonomise se te dy vendeve, i financave te tyre, i monedhes. Divizionet jugosllave, specialiste dhe funksionare te tyre hynin dhe tentonin te hynin ne Shqiperi me pretekstin e rrezikut nga Jugu - Greqia. Koci Xoxe minister i pare i Brendshem mbas Lufte, gjithe ato vite ishte njeriu me i fuqishem dhe me i preferuar i jugosllaveve. Ashpersia dhe cinizmi i qendrimeve te tij, arrestimet, perndjekjet dhe denimet e mjaft intelektualeve patriote prej institucionit qe ai drejtonte, perkon cuditerisht edhe me perndjekjet ndaj patrioteve shqiptare ne Kosove dhe Mal te Zi. Duket qe platformat shkombetarizuese serbe kane gjetur ato vite terren te pershtatshem, perkrahje nga te medhenjte dhe ekzekutore vendas te zellshem, per te realizuar misionet e tyre. Nuk ka si te shpjegohet qe, vec provave te tjera edhe pas denimit e ekzekutimit te Koci Xoxes, serbet titulluan dhe mbajne ende ne Beograd njeren prej rrugeve te ketij qyteti me emrin e tij (Kjo nuk konfirmohet sh.n.red). Pavaresisht se kerkesat anglo-amerikane ndaj Shqiperise ishin te drejta, ne sesionin e katert te OKB-se me to u bashkua edhe qeveria jugosllave, pikerisht ajo qeveri qe minoi Kanalin e Korfuzit apo qe mbeshteste partizanet greke ne zhvatje (sipas marreveshjes se fshehte) te pjeses veriore Maqedonise se Egjeut, e cila pas fitores se forcave ushtarake te pastise komuniste greke do t'i aneksohej Jugosllavise.

Pranimi ne mesvitet '50

Ne vitet 50-te dhe pikerisht ne sesionin e 5-te te OKB-se, ceshtja shqiptare hyri ne nje rreth vicioz. Pervec te tjerave asaj i shtohej edhe sfera lindore e perkatesise. Amerikanet me te drejte kembengulnin ne demokratizimin e jetes e te politikes shqiptare, ne te kundert qeveria amerikane "nuk mund te mbeshteste pranimin e Shqiperise". Ndersa ne sesionin e gjashte, delegati amerikan Gros, theksoi ne OKB se Shqiperine e pengonin per ne OKB aktet e saj dhe numeroi tri te tille: "Mbeshtetjen qe po i jepte agresionit ne Kore, "aktet armiqesore" ndaj Jugosllavise dhe mungesen e marredhenieve normale me Greqine. Ne mbeshtetje te akuzes doli delegati grek ne OKB, Politis, i cili theksoi aktin e Kanalit te Korfuzit dhe qendrimin e padrejte ndaj Gjyqit te Hages.

Me 10 korrik 1952, qeveria e Tiranes e perseriti perseri kerkesen per pranimin ne OKB, por qendrimi perendimor ishte kunder, pasi ne Shqiperi nuk "respektoheshin te drejtat themelore te njeriut dhe lirite elementare te individit". Dhe kur gazetari i njohur amerikan, Sulsberger, ne prill te vitit 1953 i merrte nje interviste ish kryeministrit grek Kanellopullos, nga Tirana zyrtare cilesohej si bashkepunim i fshehte amerikano-grek kunder Shqiperise. Ne vitet 1953, 1954 deri ne 14 dhjetor 1955 kerkesa e Shqiperise per pranimin ne OKB kaloi nje kalvar te gjate e disa sesione. Del pyetja: Perse perendimoret, amerikanet, anglezet etj, u terhoqen nga kerkesat e tyre ne drejtim te regjimit te Tiranes dhe u bene pro pranimit, i cili u realizua me 14 dhjetor 1955?! Terheqjen e tyre nga pozitat e meparshme SHBA dhe perendimoret e bene si nje kompromis ne emer te realizimit te universalitetit te OKB-se. Por, edhe Moska nuk ishte me ajo e meparshmja e kohes se Stalinit. Era e ndryshimeve, e kompromiseve dhe e bashkepunimit po ndryshonte klimen.

E rendesishme eshte te theksohet se popullit shqiptar i eshte fshehur e verteta e zvarritjes se pranimit te Shqiperise ne OKB. Madje ne literaturen zyrtare te periudhes komuniste, ajo eshte quajtur "fundi i nje padrejtesie dhjete vjecare"? Te jete vertete keshtu?! Nga i gjithe dokumentacioni qe parashtruam dhe interpretuam arrijme ne konkluzionin se pengesat per pranimin e Shqiperise ne OKB, nuk ishin sajime te anglo-amerikaneve, sic perpiqej te argumentonte regjimi komunist shqiptar, por ngjarje e qendrime te verteta, qe e implikonin rende regjimin e Hoxhes. Me te tilla veprime si bashkepunimi i fshehte me Beogradin per minimin e Kanalit te Korfuzit, zgjedhjet antidemokratike, perkrahja e partizaneve greke dhe destabilizimi i Greqise etj, nuk mund te futeshe ne OKB. Keto i jane fshehur popullit shqiptar

Burimet

1. Milo P. "Fundi i nje padrejtesie" 1984

2. Asllani S. Kujtime

3. Hoxha E. Vepra, vell 5, faqe 486

4. Doag, Nee Jork 1946

5. Milo P. "Fundi i nje padrejtesie" f.60

6. CSPVO Nr,2, vol 1, Nee Jork 1947, fq. 63

7. "Greece and its Balkan neighbours 1948-1949"

8. FRUS, 1949, vol 5, Uashington 1979, fq 313

9. Cercill V. "Road to Victory", vol 1-7, London

10. FRUS, 1950, vol 4, Uashington 1980. F 366


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.