Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri me dy gra, kėmishėn pa la
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Elita :: Pashko Gjeēi, pėrkthyesi me dhunti si Noli
Postuar nga: Skampa

Elita Pashku me pėrkthimet qė u ka bėrė kryeveprave tė letėrsisė botėrore ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė letėrsinė shqiptare. Nė fushėn e pėrkthimeve ėshtė ndėr mė tė mirėt dhe krahasohet me Nolin.



Tamtamet e mediave nuk ranė dy javė mė parė, edhe pse pėrkthyesi mė i madh i gjallė i gjuhės shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti nė apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditėt Pashko Gjeēi. Pėr tė bota e kėtushme ka perėnduar prej kohėsh, rron vetėm nė kujtesėn e tij. Prej vitesh nuk e kujton mė askush, as shoqėria e as miqtė e dikurshėm. E harruan qė kur ra nė burg, e gjithnjė i venin rrallė e mė rrallė. I vetmi qė grishte harresėn ishte Eqerem Ēabej. Sot shumkush e di nė anėn tjetėr tė vdekjes. Nė kėtė harresė mė 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithėse kurrė tamtamet nuk kanė rėnė pėr tė, Pashko Gjeēi bėn pjesė ndėr ata intelektualė qė nuk e la veten tė rrėmbehej nga ai pesėdhjetėvjetėsh ndeshjesh tė fėlliquara nė emėr tėpushtetit.

I rrethuar me heshtje endi shkronjė pas shkronje udhėn drejt pėrjetėsisė. Ndryshe nga shumė njerėz qė rreken tė ecin duke u zvarritur nė emėr tė karierės, Pashko Gjeēi kurrė nuk e bėri kėtė. Vepra qė ai krijoi e ngjiti nė majėn e Olimpit tė letėrsisė shqiptare, edhe pse nuk ėshtė zvenitur kurrė me lavde dhe ēmime. Pėrgjatė dyzet vjetėve ka jetuar nė njė dhomė shumė tė ngushtė, sipėr apartamentit tė tanishėm. Aty ka pėrjetėsuar emrin e tij, megjthėse nė ngrysje tė kėsaj jete nuk ndihet mirė me shėndet. Kėtė askush nuk e di. Ashtu siē pak vetė e dinė qė "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeēi.

Pashko Gjeēi lindi nė Shkodėr mė 7 shtator tė vitit 1918. Mbaroi shkollėn e Jezuitėve si dhe gjimnazin Jezuit nė qytetin e lindjes. Nga pedagogėt kujton me nderim tė madh Eqerm Ēabejn, Pashko Gecin. Qė nė moshė tė re, aty nga viti 1934, pėrktheu disa poezi tė poetit italian, Xhakomo Leopardi. Nė shkollė mėson mirė italisht, mė pas nė gjimnaz, greqishten e vjetėr dhe latinishten, gjuhė nė tė cilat pėrktheu mrekullitė e letėrsisė botėrore. Nė vitin 1938, me gjysmė burse tė siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė dhe Filozofisė nė Romė. Pashku gjithnjė kujton me kėnaqėsi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqėrimi me tė do t’i kushtonte atij 5 vjet burg . Me 15 korrik tė viti 1942 diplomohet Doktor nė Letėrsi. Pas kthimit nė atdhe, mė 4 shtator 1947 ndalohet me akuzėn ‘Pjesėmarrje nė grup kundėr pushtetit’. Nė lirim e trasferojnė nė Fushė Krujė ku punoi shumė gjatė pėr pėrkthimin e PURGATORIT dhe tė PARAJSĖS. Kur Noli nuk e mori pėrsipėr pėrkthimin e Dates nė prag tė 700-vjetorit tė poetit tė madh, ata tė shtėpisė botuese iu drejtuan sėrish Pashko Gjeēit. Kėshtu qė nė vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjesė e parė e komedisė FERRI. Veprės nuk u bė ndonjė jehonė e madhe. Por ish-drejtori i shtėpisė botuese nė atė kohė, Nasho Jorgaqi, thotė se shqipėrim tė tillė mund tė bėnte vetėm Pashko Gjeēi. Menjėherė pas botimit tė KOMEDISĖ HYJNORE nisi tė pėrkthente ODISENĖ. Tė gjitha shperblimet e KOMEDISĖ i harxhoi nė ato ece-jakjet Tiranė-Durrės. A thua se ishte nė ndjekje tė Homerit pėr tė krijuar ODISENĖ nė shqip.

Pėrkthimi ka qėnė kurdoherė ai i thjeshti, qė s'i gjendej muzė nė Parnas qė t'i bėhej krah. Nė kėtė formė ka ardhur dhe Dantia nė gjuhėn shqipe. Me sa duket ēdo njeri qė pas lė njė emėr tė mirė ka njė fat tė ēuditshėm. Kur e arrestuan mė 4 shtator tė vitit 1947 ‘pėr fajin pjesėmarrje nė grup kundėr pushteti’, Pashko Gjeēin e kyēėn pėr tre muaj nė njė dhomė izolimi. Me t’u mbyllur porta metalike, pas shpinės sė tij drita mbeti pėrjashta. Nė ditėt e para, i mbėshtjellė nga kundėrmimi i lagėshtirės nuk arrinte tė pėrceptonte hapėsirėn. Kurr terri nisi ta mbėshtjellė, endi me emėr shpirtėrat e ferrit. Edhe pse jo plotėsisht e botuar, vepra e pėrkthyer e Pashko Gjeēit nuk shkohet lehtė nėpėr duar. Madje edhe vetė Noli nuk mori pėrsipėr tė pėrkthente Danten. Nasho Jorgaqi thotė se i bėmė propozim Nolit por ai nuk e mori pėrsipėr. E ndėrsa Pashko Gjeēi e shqipėroi atė nga qelitė e ferrit tė diktaturės komuniste.

Pėrkthimi i Dantes ishte njė ngjarje jo vetėm pėr letersinė, por edhe pėr kulturėn tonė kombėtare. Duhet t'i jemi mirėnjohės kėtij pėrkthyesi shumė tė zotin, por tepėr modest. Megjithėse ka sjellė nė shqip kryeveprat e letėrsisė botėrore, kurrė nuk u kujdes pėr emrin e tij. Nė heshtje tė plotė, ashtu nė vetmi pėrktheu veprėn mė tė vėshtirė tė letėrsisė, qė edhe Noli nuk e mori pėrsipėr. Ashtu nė vetmi tė plotė e gjeje shpesh Pashkun tek pėrsėriste trecinat e Dantes. Duhet t'i jemi mirėnjohės Pashko Gjeēit, madje prej vitesh jemi treguar tė padrejtė me tė. Ėshtė nė nderin e Ministrisė sė Kulturės tė nderojė Pashko Gjeēin tani qė ėshtė ende gjallė.

Pashko Gjeēi ka sjellė nė shqip mrekullirat e greqishtes sė vjetėr. Kėtė nuk e ka bėrė dhe s'ka pėr ta bėrė njeri tjetėr. Pėr atė ēfarė i ka lėnė letėrsisė shqiptare do tė ishte nė nderin e Ministrisė sė Kulturės dekorimi i Pashko Gjeēit. Kete duhet ta bėjė tani nė mėnyrė qė Pashko Gjeēi tė mos ketė fatin e Vedat Kokonės dhe Isuf Vrionit tė cilėt u dekoruan pas vdekjes. Te dy pėrkthyesit qė pėrmenden me siper jane vlerėsuar mė parė nga tė huajt e mė pas nga ne.


---------------------------------------------
Gazeta Shqiptare, 20 Qershor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.