Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zinxhiri i marteses eshte aq i rende sa qe duhen dy veta per ta mbajtur; nganjehere bile edhe tre.
--- Dumas

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 82 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Kulture :: Muzeum oriental ne Korce, testamenti i nje emigranti
Postuar nga: Albo

Kulture Korēa me muze tė Artit Oriental. I vetmi i kėtij lloji nė Ballkan, dhuruar nga Gaqo Borja, njė ish- fotograf nė Washington. Ishte amaneti nė testament

Korēari nga Amerika: kursimet e jetės pėr relike orienti

Jorgjeta Gjanēi

Muzeu oriental “Bratka” zbret nga Amerika e largėt nė Korēė. Eshtė pasioni shumėvjeēar i shqiptaro-amerikanit me origjinė nga Korēa, Gaqo Dhimitėr Borja, i njohur nė kėtė qytet dhe mė pas nė Washington si fotograf Bratka. Ai e kishte fiksuar kėtė projekt qysh kur ishte gjallė dhe nė vitet ‘80 i bėri kėrkesė qeverisė shqiptare pėr tė ndėrtuar e pajisur muzeun me koleksionin e tij tė pasur, me objekte nga vende tė Lindjes sė Largėt. Si shpėrblim kėrkonte qė muzeu tė mbante emrin e tij. Asnjė pėrgjigje nuk iu kthye. Atėherė Gaqo Borja e fiksoi dėshirėn nė testament. Vetėm nė rast se shteti shqiptar kundėrshtonte nė mėnyrė kategorike nderimin e kėtij muzeu, Bratka kėmbėngulės nė dėshiėn e vet qė ēelte njė mundėsi tė dytė: fondi prej 400 000 dollarė pėr investimin e muzeut dhe koleksioni i tij t’i kalonin fondacionit tė Mark Arturit nė Sh.B.A
Bratka vdiq mė 1990 dhe pas 13 vjetėsh ėndrra e tij u bė realitet dje, kur muzeu hapi dyert pėr herė tė parė. Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast ndodhej prefekti i Korēės, Paqėsor Zeneli, zėvendėsministri i kulturės, Halil Lalaj, artistė, fotografė, arkitektė tė Korēės. Kryetari i Bashkisė, Gjergji Duri, nė fjalėn e tij vlerėsoi aktin atdhetar tė Gaqo Borjes i cili kursimet e jetės sė vet i investoi nė kėtė muze tė rrallė, i vetmi nė Ballkan dhe ua dhuroi banorėve tė Korēės. Nė kėtė ceremoni ndodhej edhe Laura Bratka, njė kushėrirė e Gaqo Bratkės, e ardhur nga Sh.B.A pėr kėtė rast. Realizimin e ėndrrės pėr ndėrtimin e muzeut Gaqoja ia kishte besuar Laurės, notere nė profesion. Siē u shpreh zonja nga Sh.B.A, Gaqoja ia dedikonte ndėrtimin e kėtij muzeu nėnės sė tij Viktoria, me tė cilėn u nda kur ishte 17 vjeē dhe nuk e pa mė kurrė. Nipi i Gaqos, Dhimitėr Borja, i ardhur po nga SH.B.A mes tė tjerash u shpreh: “Po shoh se u realizua ėndrra e fundit e xhaxhait dhe gėzohem pėr kėtė dhuratė qė i bėhet populit tė Korēės. Gaqoja dėshironte qė rinia shqiptare tė njihte kulturėn e vendeve tė Orientit dhe ja tani e kemi njė mundėsi tė tillė.”
Ndėrsa zėvendėsministri i kulturės, Lalaj u shpreh: “Po tė kem parasysh se me sa vėshtirėsi u realizua kjo kėrkesė testamenti, kuptojmė se ky muze sjell dimensione tė reja pėr Korēėn e krejt kulturėn e vendit.

Muzeu oriental “Bratka”

Muzeu u ndėrtua nė mes tė Shėtitores “F.S Noli” nė Korēė. U projektua nga arkitekti Kliti Kallamata dhe u ndėrtua nga firma “Konstruksion 93”. Dje nė ditėn e pėrurimit projektuesi Kallamata ka shpjeguar se ndėrtesa ėshtė njė harmonizim i arkitekturės japoneze me atė amerikane. Ndonėse ndėrtesa trekatėshe nuk ėshtė shumė e madhe ajo ėshtė madhėshtore nga bukuria e ana funksionale. Ai ka hollin kryesor, zyra, sallė mbledhjesh, bibliotekė, njė sallė ekspozimi, oborr tė brendshėm, njė sallė me fotografi tė realizuar nga Gaqo Borja. Nė tė janė ekspozuar mbi 5000 objekte, pikturė, skulpturė, ornamente, gdhendje nė dru, metal, sixhade, etj. Vlera e tyre ėshtė e pallogaritshme. Muzeu, sipas testamentit, ėshtė pronė e bashkisė dhe do administrohet prej saj. Ndonėse nė projekt, siē u shpreh Kallamata, ishte e planifikuar me sistem sigurie, nė fakt ai i mungon.

Kush ishte Gaqo Borja

Lindi nė 1903 nė fshatin Mborje tė Korēės. Fėmijėrinė dhe rininė i kaloi atje. Gaqo ishte trashėgimtar i familjes patriote korēare Bratka. I ndjekur nga qarqet shoviniste, por edhe pėr vėshtirėsi ekonomike, kur ishte 17 vjeē emigroi nė SHBA. Aty mes rretheve miqsh tė shqiptarėve filloi punėn si fotograf. Me vullnet tė fortė eci nė profesion dhe u bė shpejt nga fotografėt aktivė nė Washington.
Nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore, Gaqo hyn vullnetarisht nė radhėt e Ushtrisė Amerikane. Gjenerali i saj Dauglas Mac Artur e mbajti pranė si fotograf personal. Kjo i krijoi mundėsinė tė shkonte nė vendet e Lindjes sė Largme ku qėndroi vite tė tėra. Krijon edhe koleksionin e tij privat me objekte tė artit oriental. Nė kėto vite u njoh dhe u bė mik personal i Perandorit Japonez Hirohi. Kėtu edhe u martua, po nuk pati trashėgimtarė. Kur Gaqoja vendosi tė rikthehej nė Amerikė e shoqja nuk pranoi tė lagohej nga Japonia, kėshtu qė vitet e fundit tė jetės i kaloi nė vetmi. Tė afėrmit tregojnė se e kanė gjetur tė vdekur prej katėr javėsh nė apartamentin e tij. Ishte marsi i vitit 1990. Trupi iu dogj sipas amanetit. Hiri u soll nė atdhe po atė vit, dhe pati njė varr nė Varrezat Publike tė qytetit pranė tė parėve tė tij.

Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.